DIELLZA GJATĖ DO TĖ NA MUNGOJĖ

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: DIELLZA GJATĖ DO TĖ NA MUNGOJĖ

Mesazh nga Kotelja prej Sun 25 Jan 2009, 4:15 pm

Ishte dimer i gjate ky, sikur jetoi perjetesisht!
Akulli ka mbushur te carat e jetes, blerimin ka flakur tutje...
Hap dritaren ne mengjes, bora bie ne toke pa u ndjere, qetesi permbytese!
Kerkoj nje ze, kerkoj nje fjale... rreth meje askush, c'trishtim!
Dua te marr fryme, te mbush mushkerite me ajrin e lumturise qe me falje ti!
Dua te te shterngoj fort, te ndjej zemren qe me cohet peshe nga gezimi qe vec syte e tu ma falnin! Pastaj dua te shetisim bashke ne natyre, ta deftoj jeten dhe margaritaret e saj, por edhe per nje mije mjerimet qe ka, qe sa here vijne trishtimin sjellin me vete. Dua te te bej nje Amazone te vertete! Te besh hapa te medhenje te jete!
Dua... !
Dua ti mbyll syte. Te enderroj sikur je ketu. Sikur ke shkrire akujt e te ftohtin. Sikur ke sjelle diellin, Dielleza ime! Sikur lulet te kene shperndare polenin ngado. Sikur buzeqeshja jote te kete pushtuar boten, te kete zhdukur dhembjen, largesite dhe mallin... Do flakja tutje cdo gje vec te degjoja zerin tend prej kanarine, te ledhatoja flokun tend prej mendafshi, te puthja duart tua te vogla e te bardha... e bardha ime, e enderrta ime!
Tik-taket mezi levizin, jane renduar aq shume... une mbyll dritaren me syte e ulur pertoke, sikur dua ti them jetes: c'faj po paguaj qe po ma ben gjithe kete?!
Gjendem mes kater muresh. Shoh perrreth, ndjej te ftohtin ne palce, ndjej se me eshte shembur bota mbi koke! Pse nuk futesh nga ajo dere, sic beje dikur, te me perqafosh nje here te vetme dhe pastaj kthehu prape ne qiellin tend, tek engjujt e perendise! Cfare ti them zemres qe po merzitet kaq shume pa ty? Cfare ti them loteve, qe dalin per ty? Cfare ti them familjes, e cila nuk di te jetoje qe kur ike ti?
Shtrihem, sikur te mos kem deshire te ngrihem me! Sepse me e madhe se jeta eshte deshira per te te pasur prane, engjulli im! Ti ishe gezimi im kur hapja syte ne mengjes, ti ishe parajsa ime kur bashke me mbremjen vija ne shtepi. Me ty jeta ishte e bukur!
Ndjej se do te cmendem, se nga nevoja per ty do te coroditem, se nga malli per ty do te digjem, se nga goditjet e jetes do te behem hi! Ah... vogelushe!
Vec sikur ta dije sa te veshtire e kam!!!
Ne cdo hap je ti! Ne cdo enderr je ti! Ne cdo lot je ti!
Une jetoj sikur te ishe ketu. Te puth kur zgjohem, kujdesem per ty, me merr malli per ty kur jam larg dhomes ku ti mbyllje syckat e vogla plot jete! Syckat e kaltra! Te thella si deti! Vezulluese si dielli!
Jam me ty ngado, sepse ti je brenda meje, fryme e shpirtit tim! Ne cdo femije te lumtur shoh pak nga ty. Ne cdo buzeqeshje ndjej ngrohtesine tende. Ne cdo feste, festoj per ty! Keshtu ka qene qe kur ike... dhe keshtu do te jete gjithmone!
Bota ime mban emrin Diell, mban emrin Yll!
Ti je si zjarri qe me djeg. Ti je hena qe i ben drite neteve te mia. Ti je shpirti i shpirtit tim!
Mengjeset do te rendin njeri pas tjetrit, duke zhdukur netet nga horizonti.
Dielli do te lind e perendoje perseri, sa ne njerin qosh te botes ne tjetrin. Lulet do te celin ne pranvere, fluturat do te rrahin krahet ne qiellin e kalter, prane teje.
Une do te jem ketu, ku ti mesove fjalen e pare, ku ti bere hapin e pare ne jete! Do te jem ketu, ku shendrisje ti.
E ti, edhe nga atje lart, vazhdon te na sperkatesh me shkendijat tua, vazhdon ti japesh kuptimin jetes time, vazhdon te shkrish akujt e jetes, vazhdon te me japesh fryme!
Sa lakmi i kam qiellit qe te mban ne gji, sa lakmi u kam engjujve me te cilet hedh vallen e parajses, sa lakmi i kam yjeve qe te kane prane! Por, e di cfare e dashur, une nga ketu shoh qiellin dhe e di kur je e lumtur, e di edhe kur qielli qan per mua - qe pa ty mbeta! Nga ketu, kur bota fle, fshehurazi une dal te shoh vezullimen e yjeve dhe perpiqem ta gjej cili yll je ti! Dhe ti je secili! Dhe ti je ngado e kudo! Ndejva qe buzeqesha lehte! Ndjeva zemren qe me rrahu hovshem, sepse une jam i lumtur qe kam nje Diell timin, qe kam nje Yll, qe kam nje Hene! Une jam i lumtur qe ti me fal buzeqeshje, ngrohtesi dhe dashuri!

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mjauuu...!

Kotelja


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Nen rrenojat e dashurise!
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 2766
Reputacioni Reputacioni: 186
Piket Piket: 4782
Regjistruar Regjistruar: 04/06/2007
Profesioni Profesioni: Viktoriane
Hobi Hobi: Lufta pa zhurme
Shenja e Horoskopit: Leo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DIELLZA GJATĖ DO TĖ NA MUNGOJĖ

Mesazh nga Vizitor prej Sun 25 Jan 2009, 8:39 pm

Kotelja po te kishte forumi cmime qe do te ndante per shkrimet e forumisteve patjeter qe ky shkrim do ta fitonte qmimin e pare.
Edhe pse ky kend eshte i Babushit une po i jap te drejten veteit se e di qe edhe Babushi do jete i nje mendimi me mua, ti je njesh dhe nuk ka si ty,te falenderoi ne emrin tim dhe te ne emrin e Babushit per ket shkrim te mrekullueshem qe prejse e ke postuar e kam lexuar me se tri her, dhe po me duket sikur ta shkruaja vet, mu ashtu i ke perfshi te gjitha thua se ke hyr ne zemren e nje personi te lenduar shpirterisht.Te pergezoi per aftesit tuaja ne shkrime te mrekullueshme.


Edituar pėr herė tė fundit nga Lukja nė Mon 26 Jan 2009, 2:44 am, edituar 1 herė gjithsej

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DIELLZA GJATĖ DO TĖ NA MUNGOJĖ

Mesazh nga Kotelja prej Sun 25 Jan 2009, 9:11 pm

Edhe po nuk qeme bashke ne gezime, sfidat duhet ti kalojme bashke! Bashkendjej me dhembjen e babushit dhe tenden, e dashur Lukja. Faleminderit per konsideraten!

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mjauuu...!

Kotelja


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Nen rrenojat e dashurise!
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 2766
Reputacioni Reputacioni: 186
Piket Piket: 4782
Regjistruar Regjistruar: 04/06/2007
Profesioni Profesioni: Viktoriane
Hobi Hobi: Lufta pa zhurme
Shenja e Horoskopit: Leo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DIELLZA GJATĖ DO TĖ NA MUNGOJĖ

Mesazh nga Adem Berisha prej Mon 26 Jan 2009, 4:20 pm

Kotelja, je fantastike dhe vėshtirė njeriu tė pėrshkruaj gjithė mirėsinė tuaj.
Si shumė tė tjerė, edhe shkrimi yt i djeshėm nga ora 14:15 dėshmon kėtė konstatim ndaj uroj qė gjithė tė mirat tuaja tė jenė tė shpėrblyera me tė mirė nė jeten tuaj rinore nė ēka edhe nuk dyshoj.
Kėtu dua pėrzemėrsisht tė falėnderoj edhe znj. Lukja pėr pėrgjegjen e saj nė shkrimin tuaj nga se unė nė kohen e duhur nuk e kisha atė mundėsi prandaj ti ate merre njėsoj sikur tė ishte pėrgjegjėja ime. Lukja faleminderit shumė.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Firmė autoriale:
“Dy tė pashpirt, i treti pa krye".
"Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".


Adem Berisha
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni Lokacioni: Rahovec-Republika e Kosovės
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 529
Reputacioni Reputacioni: 2
Piket Piket: 3480
Regjistruar Regjistruar: 30/05/2007
Profesioni Profesioni: punėtor administrate
Hobi Hobi: shkrimet
Shenja e Horoskopit: Taurus

http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multiply.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi