
|
| | Shendetesia dhe problemet e saj | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
arla Pėrparues


   Age : 28 Anėtarėsuar : 31 May 2007 Mesazhe : 1173 Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise Profesioni : Impaktuese Hobi : letersia
 | Titulli: Shendetesia dhe problemet e saj Wed 12 Dec 2007, 1:29 pm | |
| Per te pasur dhe gezuar nje jete te mire primare eshte shendeti, po si paraqitet sherbimi mjekesor ne vendin tone cilat jane problemet, qe perballemi, kur vjen puna per te kuruar nje semundje. Spitalet shqiptare kane nje kapacitet te dobet ne sherbimin spitalor, pse e them kete? Cdokujt nga ne na ka rastisur te hyjme ne nje dere spitali, gjeja e pare qe na eshte "servirur" ka qene lista e cmimeve te shtrimit sherbimeve , analizave, etj. Nuk behet fjale qe nje pensionist te marr sherbimin perkates nga bluzat e bardha, sepse i vjen nje kunderpergjigje dhe nga infermerja e jo me nga mjeku ku i thote -Pensioni jot nuk del as me henger buke. Duhet te tregosh qe portofoli jot eshte plot qe te arrish te kurohesh. E mos te flasim per pasterti dh higjene aty. Sepse vetem ne ambjentet e jashtme te shef syri nje mal me mbeturina. _________________ Shuaj etjen shkretetire Shuaj etjen shkretetire Zbrazeti hapesire Ne, ne jetojme Shuaj etjen shkretetire Zbrazeti hapesire |
|  | | Majlinda Anėtar


 Anėtarėsuar : 12 Oct 2007 Mesazhe : 43 Lokacioni : Ne shtetin me te ri
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Wed 12 Dec 2007, 1:39 pm | |
| Arla, ki te drjet eshte tmerr ne spitalet Shqipetare. Ja nje rrefim i nje miku:
TIRANE
Kam parė tmerr nė atė spital! Isha me njė tė afėrmin tim qė kohet e fundit ka pasur probleme me zemrėn. Mė kėrkoi ta shoqėroja sepse nuk ndihej mirė, madje kishte frikė se do ti binte tė fikėt. Qe e premte, 10 gusht 2007, mesditė, ishim nė Spitalin Qendror Universitar Nene Tereza. Para se tė shkonim aty, ishim tek njė klinikė private, tė cilės nuk dua ti bėj publicitet ndaj nuk po e pėrmend. I afėrmi im u vizitua aty pastaj vendosėm tė shkonim tek spitali shtetėror. Qe kėmbėngulja e tė sėmurit qė ishte bėrė fort merak pėr problemet nė zemėr dhe deshi tė vizitohej edhe nė shtet. Shkuam dhe hymė nė spital. Nė krah tė majtė tė derės kryesore, po punohej, nuk e di pėr ēfarė por ekskavatorėt kishin shkatėrruar gjithė atė sipėrfaqe toke teksa po hapnin gropat mbi tė cilat ndoshta do tė ngrihet njė ndėrtesė. Hymė brenda nė spital dhe qė aty, filloi tmerri. Pllakat tė palara, tė vjetra dhe gjysmė tė thyera. Dyert dukej se nuk qėndronin nė vendin e tyre, tė nxira nga pisllėku i kohės. Njerėz tė shumtė qė lėvizin nėpėr korridore e shkallė dhe pacientė, nė katet lart, qė qėndrojnė nė ballkonet e shkallmuara derisa nuk durojnė dot mė tej qėndrimin nė shtrat. Menduam tė mos mundoheshim shumė. Ecėm drejt nė atė korridor gjysmė tė errėt derisa mbėrritėm tek njė derė e mbyllur, ngjyrė qumėshti ku njė dorė e shkujdesur kishte shkarravitur "ECO Zemre". Ndaluam aty, pritėm disa ēaste dhe askush nuk doli prej asaj dere, brenda nuk dėgjohej asgjė. Para se tė largoheshim pyetėm disa tė mbėrritur mė parė aty qė po prisnin. Na thanė se kishin hyrė dy veta rreth 40 minuta mė parė dhe akoma nuk kishin dalė. Ikėm. U ngjitėm tek kati i dytė, ku qėndronte njė roje private, me sa kuptova unė nė hyrje tė pavijonit. E pyetėm atė polic qė mė shumė rrinte brenda derės sė mbyllur dhe nuk e di ēfarė ruante, ku ishte infermierja qė po kėrkonim dhe na tha se duhej tė zbrisnim poshtė, nė katin e parė. U kthyem, lamė pas shkallėt dhe u ndodhėm prapė tek dera kryesore, nė katin e parė. Nė atė gjysmė errėsirė, njė njeri pa bluzė tė bardhė, qė ngjante me njė pacient tė shtruar padrejtėsisht nė spital na u ofrua tė na jepte ndihmė kur na shikoi se po qėndronim disi nė mėdyshje dhe paksa tė trembur. I thamė se po kėrkonim atė infermieren qė njihnim dhe na tregoi se duhej tė zbrisnim poshtė tek Urgjenca, sepse personi qė kėrkonim ne, nė fakt ishte kryeinfermierja. Kuptova se ai interesohej vetėm pėr qytetarėt qė kėrkonin disa mjekė tė caktuar, pėrmendi dy emra gjatė kohės qė po bisedonim. Hymė nė ato shkallėt e ngushta qė tė ēonin nė Urgjencė. Nė tė dy anėt kishte qese dhe shishe plastike tė hedhura, vinte era myk dhe hekurat anash shkallėve ishin tė ndryshkur dhe tė pistė nga gjėra tė hedhura nga lart nė hapėsirėn qė krijonin dredhitė e shkallėve. Aty ishte vetėm njė grua e cila nuk kishte nevojė tė fliste, pasi kur shkuam ne, ishte duke pastruar dhomėn e ērregullt tė urgjencės. E pėrshėndetėm dhe u kthyem mbrapsht. Dolėm nga bodrumi dhe ndodheshim pėr tė tretėn herė nė katin e parė tė spitalit. Aty u kujtuam tė pyesnim tek njė gjysmė dritare e hapur nė duralumin dhe na thanė se duhej tė hynim brenda, tė shkonim nė fund tė korridorit pėr ė takuar D, infermieren qė po kėrkonim. Ia arritėm qėllimit. Ajo mbante njė palė syza tė vogla dhe njė bluzė ė bardhė. E gjetėm ė fund tė korridorit pasi kishim lėnė pas dyert e hapura tė dhomave ku ishin shtruar tė sėmurėt. Prej andej vinin aroma nga mė tė ndryshmet: gjellė tė nxehta, bukė e ndenjur, barna dhe djersė. Anash dyerve ishin hedhur lėvozhga kastravecėsh, copa buke apo mbeturina tė tjera domatesh. Nuk mė ra nė sy njė pacient i vetėm qė po qėndronte drejt nė shtrat. Tė gjithė kishin gjetur njė mėnyrė pėr tu shtrembėruar. Kryeinfermierja na tha se kishim shkuar vonė, "profesorėt" ishin me pushime dhe nuk kishte mjekė. megjithatė tha se duhej tė shkonim tek urgjenca e zemrės se do tė bėnte diēka. E falėnderuam dhe zbritem edhe njėherė nė urgjencė. Nė atė korridor tė gjatė mė shumė se gjysma e mureve mbanin lagėshtirė. Pjesa mė e madhe e dhomave ishin kthyer nė depozita pėr karrige te thyera apo barela tė sakatosura. Nė fund nė njė dhomė tė ērregullt dhe pa derė dukeshin disa barna, serume dhe pajisje tė tjera mjekėsore. Nė korridorin e gjatė ndodheshin edhe dy tre barela tė njollosura, tė pista gjysmė tė shkatėrruara. Arritėm nė fund dhe infermieres qė na doli pėrpara i dhamė letrėn qė na kishte dhėnė kolegia e saj njė kat mė lart. Prisni aty na tha. Ishte ora 13:10, ajo doli tek dera e jashtme e urgjencės dhe i foli njė mjeku, i cili me njė qėndrim tė rėndė dhe tė bezdisur i tha "tė presin do tė shkoj tė pi kafe". Infermierja u kthye, mori pacientin e futi nė urgjencė, i tha tė shtrihej dhe i vendosi rrotull zemrės disa pajisje nė formėn e llullave qė pėrdorin mjekėt. Pas pak pacienti, njeriu im i afėrt, doli me njė shirit tė bardhė nė duar, ishte Elektro Kardiograma e Zemrės. Pashė djersė nė ballin e tij teksa po ulej nė njėrėn prej barelave tė shkatėrruara, nuk qėndronte dot nė kėmbė. Pritėm aty derisa erdhi mjeku tė cilin infermierja e bezdisi edhe njėherė. Ai hyri nga dera e urgjencės, u afrua dhe mori nga duart e pacientit shiritin e letrės sė bardhė. Pa grafikun, tha se kishte njė aritmi tė theksuar dhe pastaj tėrhoqi pacientin brenda nė urgjencė. Mė vonė dolėn tė dy dhe u ndanė. Pacienti nuk harroi ti thoshte mjekut tė bezdisur se "do tė shihemi tė hėnėn". Jam lodhur tha i afėrmi im, kam dy ditė pa ngrėnė, mė dhemb kėtu nė tė majtė tė gjoksit....ndėrsa isha duke menduar pėr atė klinikėn private, ku nė mure kisha parė dhe disa simbole qė nuk i kam hiē simpati, mu shfaqėn sportelet, shkallėt, tabelat dhe korridoret ku qėndronin njerėzit si njerėz. Edhe unė ndihesha i lodhur ndėrsa i afėrmi im mezi po priste tė ulej diku te merrte frymė pas gjithė asaj qė ndodhi...njė shkak mė shumė pėr tė mos qenė sėmurė, nuk e di si arrihet kjo!
PS: Unė u thashė tė gjithėve aty nė spital, se isha gazetar. Mė hapėn rrugėn, nuk mė penguan. Realisht ky i afėrmi im nuk ishte shumė rėndė, por dhėntė Zoti pėr ata qė mbėrrijnė nė atė spital por edhe nė ndonjė tjetėr, qė kur tė mbėrrijnė ata, mjekėt tė kenė pirė kafen, ta kenė ndarė mendjen pėr punė, korridoret dhe shkallėt tė jenė larė e pastruar mirė dhe Ministri i Shėndetėsisė tė shkojė tė shikojė si qėndrojnė njerėzit nė njė vend tė pėrshtatshėm pėr kafshė qė mė pas tė pėrpiqet tė gjejė njė rrugėzgjidhje pėr kėtė gjendje dhe pėr korrupsionin qė bėhet aty nga sekserėt pacientė...sepse pėrndryshe nuk shkojmė dot nė Kamėz dhe jo mė tė kalojmė kufijtė..... |
|  | | Shota VIP


 Anėtarėsuar : 21 Nov 2007 Mesazhe : 834 Lokacioni : Rreth e Rrotull
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Wed 12 Dec 2007, 9:17 pm | |
| | Edhe tek ne ne Kosove eshte tmerr po spate euro vdes kush ste ga gajle. Kot drejtesia nuk arrin te nadli kete. Ne anen tjetr kuptohet paramendoni nji kirurg prof.Dr me titull merr vetem 180 euro rroge. Eshte normale se ai do hap ordinancen e vete. Mjeksia ska mbrojtje nga shteti dhe normal smund ta kontrolloj ateher kur se mbron. |
|  | | Guest Vizitor

 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Fri 14 Dec 2007, 6:48 am | |
| e vertet esht moter shota se ashtu esht ne kosov se mua me ka ndodhur ti kem te familjes ne spital se vet nuk kam qen ne kosov por edhe ana tjeter esht se pak nuk punojn aspak mjeket edhe pasterti te duhur nuk ka ne spital por tju kthehem anes tjeter se shum zor e kan me jetu me 180 apo nuk e di sa e marrin rrogen se edhe ne gjermani me pas rrogen ashtu nuk kishin punu te flasim realitetin se as une nuk kisha pasur vullnet te punes kur per vehte nuk kam pershembull te ha buk qysh duhet ta kaloi muajin se edhe ata kan familje e femij motrushet e mia duhet me fol realitetin e jo veq qka ma kana po flas |
|
|
|  | | arla Pėrparues


   Age : 28 Anėtarėsuar : 31 May 2007 Mesazhe : 1173 Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise Profesioni : Impaktuese Hobi : letersia
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Fri 14 Dec 2007, 1:25 pm | |
| Ndoshta eshte e vertet qe njeri nga faktoret kryesor per mos kryerje te detyres me devotshmeri ne fushen e mjekesise eshte paga e ulet, por kur vesh bluzen e mjekesise, i ve nje detyre vetes dhe qellimi i vetem eshte te shpetosh jete.Te rikthesh shendetin dhe lumturine nje individi familjeje eshte si te marresh 1000 (mije) ryshfete bashke. _________________ Shuaj etjen shkretetire Shuaj etjen shkretetire Zbrazeti hapesire Ne, ne jetojme Shuaj etjen shkretetire Zbrazeti hapesire |
|  | | Guest Vizitor

 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Sat 15 Dec 2007, 6:02 pm | |
| motrushe arla ke te drejt aty por sot nuk po kujtohen tja shpetojn jeten dikujt por vetem nga pasuria shikojn e ai qe nuk ka duhet te vdes keshtu ka ardh kjo koh e mjer pa pasur dhimbje per te tjeret |
|
|
|  | | jam_buli Anėtar


   Age : 33 Anėtarėsuar : 25 Dec 2007 Mesazhe : 58 Lokacioni : afer atdheut dhe ne sherbim te tij Hobi : arti, muzika, shkrimet...
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Fri 28 Dec 2007, 11:30 am | |
| Per t'i harruar problemet ne shendetesine e Kosoves te cilat vertet jane shume te medha e sidomos ne ketė acar dimri pacientet po perballen jo vetem me probleme shendetsore por edhe me te ftoftin si shkak i mosngrohjes se spitaleve si shkak i borgjeve te krijuara. Nje lajm i mire respektivisht nje gje qe me gezoi dje(e enjte, 27.12) ishte donacioni i Zyres gjermane dhe asaj holandeze qe ne keto dite te veshtira dhuruan pran fakultetit te mjekesise ne Prishtine nje aparature qe permireson kushtet e punes dhe studimit te studenteve ne vlere 700.000 euro. Duke e pasur parasysh se fusha e shendetesise ne Kosove eshte fushe me rendesi te veqante per zhvillimin e Kosoves , ne e ndihmuam Fakultetin e Mjekesise respektivisht studentet e saj qe te kene kushte me te mira studimi tha nder te tjera referentja per ceshtje te arsimore ne Zyren Gjermane ne Prishtine znj.Julia Nietsch. Me kete rast dekani i ketij fakulteti Qazim Hysenaj pasi falenderoi per kete kontribut te cmueshem dhe kur kushtet e studenteve tane po permiresohen , aparatura qe permireson kushtet e studenteve tane ka ne fokus te saj dhe na mundeson transferimin edhe te me shume studenteve tane nga univesiteti i Tetoves ku deri me tani veq jane transferuar 220 studentė te rregullt, ata, bartin indeksin e Universitetit te Prishtines dhe pa kurrfare diskriminimi trajtohene kolege tane te barabarte ne te gjitha sferat perfundon dekani i Fakultetit te mjekesise z.Hysenaj. |
|  | | Anna Anėtar


 Anėtarėsuar : 29 Jul 2007 Mesazhe : 289 Lokacioni : Zvicerr Profesioni : amvise Hobi : leximi
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Fri 28 Dec 2007, 7:54 pm | |
| | problemet ne shendetsi jam me miliona ,keshtu nuk ka qasa te zgjithen njiher ,shikoni me cka perballen pasientet tek ne ne cilat kushte jan ne spitale ,keshtu qe don investime te medha sepse njihere per njiher eshte pas len pas dore e gjithe shendetsija ,ka korrupcion te llahtarshem . |
|  | | Lukja Moderator


   Age : 40 Anėtarėsuar : 05 Nov 2008 Mesazhe : 647 Lokacioni : prishtine Profesioni : ekonomiste Hobi : Leximi dhe Poezia
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Sun 16 Nov 2008, 10:38 am | |
| | Me vjen shume rende te shprehem se ne ket tem une kam se qfar te flas me fakte per ate qe e kam perjetuar une ne nje spital ne Prishtine ``Pediatri``,edhe pse aty trajtohen me te vegjlit ata qe jan e ardhmeja e vendit tone,aty ishte ngelizhenca me e madhe se kudo neper spitalet e tjera,pra ishin mjeket dhe pakujedsija e madhe e tyre ndaj femijeve qe aty gjdo dite vdisin femijet,ashtu ndodhi dhe me vajzen time,se po te ishte nje kujdes pak sa me adekuat ndaj saj ajo mbase edhe do ishte sot me mua dhe pran meje nuk do i cek me emra cilet jane se po e lexuan ata e din vet se kush jan,por qe nje faleminderim te madh kam karshi motrav te atij spitali te cilat i rrinin tek koka vajzes sime dhe gjdo femiju tjeter te shtrir ne ate spital, pra motra ju falenderoj dhe uroj qe te keni sa me pak ose fare femije te semur ne ate spital. |
|  | | Voglushja Moderator


   Age : 18 Anėtarėsuar : 02 Nov 2008 Mesazhe : 682 Lokacioni : Nen rrenojat e dashuris...! Profesioni : Nxense Hobi : Poezia
 | Titulli: Re: Shendetesia dhe problemet e saj Mon 17 Nov 2008, 3:18 pm | |
| kot nuk thon ishalla nuk behesh per dr.sdi se qka te them me shume _________________ Dashuria ėshtė e verbėr, ēmenduria e pėrcjell..!! |
|  | | | Shendetesia dhe problemet e saj | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|
|