Permbytjet, shpallet gjendje e jashtezakonshme

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Permbytjet, shpallet gjendje e jashtezakonshme

Mesazh nga Arla prej Sun 10 Jan 2010, 11:54 pm

SHKODĖR/LEZHĖ - E gjithė ultėsira veriperėndimore e vendit gjendet
nė ujė. Mijėra banorė janė tė rrezikuar, pasi ujė ka vėrshuar nė
banesat e tyre, qė nga mbrėmja e djeshme. Shkak janė bėrė reshjet e
shumta qė kanė ēuar mandej nė hapjen e portave tė hidrocentraleve.
Ndėrkohė, raportohet edhe pėr njė baticė deti nė Shėngjin
.

***
Rreth
35 ha tokė bujqėsore nė zonėn e Nėnshkodrės ėshtė nėn pushtetin e ujit
si pasojė e reshjeve tė ditėve tė fundut dhe hapejes sė portave
shkarkuese tė hidrocentraleve tė kaskadės sė Drinit. Fshtra tė komunave
Ana e Malit, Berdicė, Dajē, Velipojė etj., janė mė tė prekurit, pasi
toka bujqėsore ėshtė mbuluar nga uji. Fryrja e lumenjėve Drin e Bunė
dhe hapja e tunelit tė shkarkimit nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės,
ose ajo qė njihet me emrin porta e Zadejės ka sjellė situatė emergjence
nė zonėn e Nėnshkodrės. Gjatė natės sė tė hėnės dhe ditės sė sotme,
shtabi i emergjencave civile nė Prefekturė dhe drejtori i pėrgjithshėm
i emergjencave civile, Alfred Olli kanė qenė tė pranishėm nė zonėn e
Nėnshkodrės ku kanė monituruar situatėn dhe marrė masat e nevojshme nė
rast se pėrmbytjet do pėrfshinin dhe banesat. Gjatė paradites sė tė
hėnės ato kanė inspektuar tė gjitha zonat qė konsiderohen si pika tė
rrezikshme dhe janė takuar me banorėt qė kan shprehur kėrkesat e tyre
lidhur me sigurinė nga mos pėrmbytjet. Banorėt e fshatit Mushan nė
komunėn e Dajēit, i kanė kėrkuar autoriteteve njė fadrome nė fshatit tė
tyre, pėr tė ndėrhyrė nė rast nevoje, pasi argjinatura e lumit Buna ka
probleme amortizimi. "Kjo argjinaturė ėshtė ndėrtuar mė 1964 dhe ka
patur rikonstruksione tė pjesshme. Mė 2004 e pranverė 2005 kemi patur
shumė pėrmbytje", thonė ata. Sipas banorėve tė zonės sė Nėnshkodrės,
ata kajmėrohen kur hapen portat por sugjerojnė qė shkarkimet e ujit tė
bėhen pjesė - pjesė e jo tė gjitha njėherėsh.

***
Problematike
pėrsa i pėrket pėrmbytjeve mbetet edhe zona e Lezhės, ku ditėt e fundit
qindra shtėpi e mijėra hektarė janė nėn ujė. Mėsojmė se hapja e portave
tė hidrocentralit tė Ulzės dhe tė Shkopetit ka ndikuar nė rritjen e
nivelit tė ujit, por nuk ka qenė ky shkaktari i pėrmbytjeve. Sipas
banorėve uji qė ka vėrshuar nė banesat dhe tokat e tyre ka qenė ujė me
kripė, pra ujė deti. Sipas emergjencave civile, pėrmbytjet nė zonėn e
Lezhės kanė ardhur si pasojė e baticės sė detit, mbrėmjen e sė dielės.
Uji qė ka vėrshuar nė tokat e mbjella i ka shkatėrruar totalisht ato,
pasi aktualisht ka rreth njė metėr ujė mbi tokė nė gjithė kėtė
ultėsisė. Nėper banesa disa pajisje janė prishur, ndėrkohė qė sipas
fshatarėve mjaft problem janė edhe bagėtitė qė kanė mbetur pa ushqim
pasi janė kalbur grazhdet qė ata kishin grumbulluar pėr to.
Ndėrkohė
prurjet e shumta tė ujrave kanė dėmtuar shtyllat elektrike tė cilat
furnizonin me energji hidrovorin, qe ėshtė jashtė funksionit duke bėrė
mė problematike situatėn nė zonėn e plazhit tė Tales.

***
Zyra e Shtypit pranė Kryeministrit Berisha deklaron se situata ėshtė emergjente dhe thotė se janė marrė kėto masa:
"Reshjet
e mėdha tė ditėve tė fundit kanė sjellė rritje shumė tė madhe dhe tė
shpejtė tė nivelit tė ujit nė digat e kaskadės sė Drinit, por edhe tė
Matit. Kėshtu, sot gjatė ditės, prurjet mė kaskadėn e Drinit po shkojnė
nė rreth 4 mijė metėr kub nė sekondė. Vau i Dejės dhe Koman po shkojnė
drejt niveleve maksimale. Kjo situatė ka imponuar shkarkimin nga
tunelet e sigurisė nė Koman, Vaun e Dejės, por edhe nė Ulėz", thuhet nė
njoftim. Duke vijuar se "Kryeministri Berisha po ndjek vazhdimisht
situatėn, si me Ministrinė e linjės, ashtu edhe me autoritetet vendore.
Deri tani nuk ka pėrmbytje. Kryeministri ka urdhėruar Ministrin e
Brendshėm qė tė dėrgojė drejt zonave tė rrezikuara emergjencėn civile,
si dhe Ministrin e Mbrojtjes pėr dėrgimin nė kėto zona tė reparteve tė
Xhenjos. Kryeministri ka kėrkuar hartimin e planeve pėr evakuimin e
banorėve nė rast nevoje. Situata ėshtė nėn vėzhgim tė pandėrprerė dhe
nė kontroll tė plotė".

Shekulli

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė

Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Arla
Anėtarė i Avancuar

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4977
Reputacioni Reputacioni: 285
Piket Piket: 8476
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi