GISHTEZA Special User


 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 473 Lokacioni : andej kendej gjithandej
 | Titulli: Ballada pėr Doruntinėn Thu 28 Jun - 13:19 | |
| Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do ti sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.
Kenga e Dhoqines
Diten e Pashkes ne dreke Sec u therr nje ka ne fshat Vajta e mora njoke mish Dhe e hodha ne kusi Te mar nje kecu te zi Me vrap dolla ne avlli Te me cpiket nje stihi Me vrap mu hodh ne kusi Me helmoi djemt e mi Nente djem e nente nuse Te nenta me djem ne duar Nente djepe cmi permbyse Nente paje cmi zhurite Nente dyfeke cmi shite! Kostandin, te arthet gjeme Martove Dhoqinen lark Lark e lark merguar Tre male kaptuar! Diten e Pashkes se madhe Dhhoqina na hidhej valle Kostandini u ngrit nga varri Rrasa iu be kale Balta i u be shale Vrap e vrap te Dhoqina Mire se erdhe, o im vella ne ke ardhe per te mire te vishem si gjeraqine; ne ke ardhe per te keq te vishem si kallogre Jo, moter , sikunder je I hipi ne vithe kalit Zoqte udhes, thoshin: Cili viu, viu-viu, Kush ia ben, ia ben vetiu, Kini pare skini pare! Shkon nje zogeze bishtbardhe I vdekuri me te gjalle Vete gjen te der e kishes, Ike moj Dhoqine, Se kam pune najo dhime Se aty e kam shtepine Vate gjer te dera Cek-cek ne porte Cje ti qe kercet ne porte? Mos je bushter, e murtaje? A mos je zonja murtaje Qe me hengre djemt e mi? Hap, moj nene, derene, Jam Dhoqin e veteme! Me cinerdhe, moj Dhoqine Un arce, me Kostandine CKostandin, moj tarthte gjema? Kostandini i vdekure, Cben tre vjet pa treture? Nje ne prak e nje ne dere Plasne si qelqe me vere.
Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve tItalise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?" |
|