martin mato Anėtar

 Anėtarėsuar : 07 Jan 2008 Mesazhe : 105 Lokacioni : Tirane
 | Titulli: Histori e perandorise osmane Sat 2 Aug 2008 - 18:53 | |
| [size=12]ne fakt i perket te kete ne kete forum edhe nje ndarje historia si shkence Sepse ne jemi pjese e nje historie me te madhe
JETA EKONOMIKE NĖ PERIUDHĖN E SHTHURJES SĖ SISTEMIT FEUDAL-USHTARAK
- Bujqėsia Edhe nė kėtė periudhė ekonomia bujqėsore vazhdonte tė ishte dega kryesore e ekonomisė. Nė fshat mbretėronin marrėdhėniet feudale dhe gjysmėfeudale. Metoda kryesore e shfrytėzimit mbeti renta feudale. Shpesh nė rajone tė veēanta pėrdorej angaria. Mbizotėronte ekonomia natyrore dhe renta nė natyrė.Pasojė e kėsaj gjėndjeje ishte niveli i ulėt i prodhimit nė ekonominė bujqėsore dhe aftėsia e ulėt thithėse e tregut tė brendshėm. Shthurja e sistemit tė timarit u shpreh nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė bujqėsi. Nė kushtet e rėnies sė autoritetit tė pushtetit qėndror u rrit lakmia e feudalėve pėr rritjen e madhėsive tė taksave qė shkonin nė favor tė tyre. Ata mendonin tė mblidhnin mė shumė prodhime dhe nuk mendonin as tė pėrmirėsonin sistemin e prodhimit dhe as gjėndjen e fshatarit. Pėrveē feudalėve edhe shteti pėrpiqej tė rriste madhėsinė qė shkonte nė favor tė tij. Midis feudalėve dhe shtetit vazhdoi njė luftė e gjatė e cila nė zonėn e timarit pėrfundoi nė favor tė shtetit, kurse nė zonėn e ēifligut nė favor tė feudalėve.Si feudalėt edhe shteti, pėrdorėn dhunėn dhe abuzimet, duke i detyruar fshatarėt tė bėjnė punė angari, tė dorėzojnė rezerva ushqimore, ti mbajnė me tė ngrėna e me tė pira.Tė gjitha kėto sė bashku e shkatėrruan bujqėsinė. Rajone tė tėra nė afėrsi tė qyteteve, nė zona fushore mbetėn tė braktisura e tė shkatėrruara. Mjaft udhėtarė kanė pėrshkruar me ngjyra realiste gjėndjen e kėtyre rajoneve. Duke pėrdorur atė teknikė si dy shekuj mė parė dhe pa asnjė masė pėr pėrmirėsimin e tokės, rendimenti ishte i ulėt. Nnė prodhimet bujqėsore vendin kryesor vazhdonin ta zinin drithrat e kryesisht gruri, elbi, misri dhe orizi. Misri u soll nga Amerika nė shek. XVII. Nė fillim pėrdorej si ushqim pėr kafshėt, kurse nė shek. XIX edhe si ushqim pėr njerėzit. Megjithatė ishte njė bimė me rendiment tė lartė.Pėr shkak tė teknikės sė prapambetur rendimenti i misrit ishte pak mė i lartė se ai igrurit, kur duhej tė ishte disa herė mė i madh. Fusha tė tėra mbilleshin me oriz. Orizoret ishin kryesisht nė duart e shtetit dhe u jepeshin personave tė veēantė nė sipėrmarrje vjetore ose tė pėrjetshme. Si rezultat i rritjes sė kėrkesave tė tregut tė jashtėm u zhvilluan bimėt industriale e kryesisht pambuku. Pambuku i prodhuar nė rajonin e Serezit tė Maqedonisė, Izmirit dhe i rajoneve tė tjera, jo vetėm plotėsonte nevojat e brendshme, por edhe eksportohej jashtė. Nė kėtė periudhė u rritėn plantacionet e manit pėr tė plotėsuar mendafshin e bardhė. Njė vend mė tė madh po zinte edhe duhani. Nė prodhimet bujqėsore vend tė konsiderueshėm zinin prodhimet blegtorale. Si rezultat i rritjes sė kėrkesave pėr bagėti, nė tregun e jashtėm mjaft ēifligje u orientuan nga rritja e bagėtive dhe nga pėrpunimi i qumėshtit. Tė pėrmendura ishin Hungaria Vllahia, Moldavia, Shqipėria, Maqedonia, Bullgaria, krahina tė Anadollit etj. Nga zgjerimi i lidhjeve tregtare tė Perandorisė Osmane me vendet Evropiane, marrėdhėniet mall-para u shtrinė edhe mė shumė nė ekonominė bujqėsore. Shkalla e shtrirjes nuk ishte e njėllojtė nė tė gjitha krahinat e perandorisė. Mė e madhe ishte nė zotėrimet evropiane. Nė Aznė e Vogėl marrėdhėniet mall-para prekėn rajonet bregdetare tė Detit tė Zi. Nė pjesėt e tjera tė Azsė sė Vogėl, larg detit dhe rrugėve tokėsore e detare mbizotėronte ekonomia natyrore.
2- Qytetet nė shek. XVII - XIX Rritja e qyteteve nė shek. XVII-XIX Qė nga fillimi ishek. XVII qytetet u zhvilluan mė tej nė disa drejtime: Nė radhė tė parė u rrit numri ipopullsisė sė qyteteve. Nė fillim tė shekullit XVII Stamboli kishte mbi 700.000 banorė. Nė tė njėjtėn kohė popullsia e Bursės, Adrianopolit, Ankarasė, Konias, Sofias, Manastirit e Shkupit u rrit 90%. Kjo rritje e popullsisė qytetare shpjegohet me largimet e fshatarėve dhe me rritjen natyrale. Pėr tė ilustruar rritjen e numrit tė banorėve po ndalemi nė tė dhėnat zyrtare tė viti 1816. Sipas tyre nė Perandorinė Osmane kishte 47 qytete me popullsi mbi 20 000 banorė, prej tė cilėve 8 qytete kishin mbi 100 000, 7 qytete me 50 000-100 000 banorė, 21 qytete me 30 000-50 000 banorė dhe 11 qytete me 20 000 deri 30 000 banorė Krahas tendencės sė pėrgjithshme tė rritjes sė popullsisė, nuk mungojnė rastet ku numri i banorėve tė qyteteve zvogėlohej ose rritej me ritme shumė tė ulėta. Midis tyre mund tė pėrmendim Damaskun,i cili brenda periudhės 1520-1600 u zvogėlua nga 57 320 nė 42 780; Halepin nga 55 880 nė 45 330 etj. Rėnia e tyre lidhet me zhvendosjen e rrugėve tregtare pėr nė Indi. Nė radhė tė dytė rritja e qyteteve u vu re nė zmadhimin e sipėrfaqeve tė banimit. Jashtė mureve tė qyteteve ishin ndėrtuar shtėpi tė shumta. Ngandonjėherė ato ia kalonin edhe vetė qytetit. Kjo pjesė u quajtė varosh dhe banohej kryesisht nga popullsi e krishterė. Kėtu u ngritėn edhe tregjet e prodhimeve bujqėsore e blegtorale. Sė treti zhvillimi i qyteteve u vu re nė zejtari dhe nė tregti, aktivitetet kryesore tė tyre. Zhvillimi vinte nė radhė tė parė nga rritja e kėrkesave tė pallatit, nėpunėsve, tė ushtrisė dhe tė klasės feudale nė pėrgjithėsi. Degė tė tėra plotėsonin nevojat e tyre.
Degėt kryesore tė zejtarisė Nė qytetet e Perandorisė Osmane ishin kristalizuar kėto degė kryesore tė zejtarisė: dega luftarake, ajo e pėrpunimit tė metaleve, e pėrpunimit tė drurit, e ndėrtimit, ajo minerare, e fajancės, e lėkurės, ajo tekstile dhe e qilimave.Zejtaria luftarake plotėsonte nevojat pėr ushtrinė dhe popullin. Nė vend kishte shumė punishte tė mėdha pėr pėrgatitjen e barutit (nė Marash, Bagdad, Temeshvar etj.), tė sperancave, kazmave, patkonjve, gozhdėve etj. Qendra tė pėrpunimit tė lėkurėve vazhdonin tė ishin Konia, Kajseri, Sivas etj. Pėr mėndafshin dalloheshin: Bursa, Amasja, Halepi, pėr shajakun Selaniku e Ankaraja, pėr pambukun Sivasi, Ankaraja, Adana. Prodhimet tekstile vazhdonin tė ruanin emėr tė mirė edhe nė tregjet e jashtme. Qendra mė e madhe zejtare vazhdonte tė ishte Stambolli. Ai kishte 1100 esnafe tė grupuar nė 48 bashkime esnafore. Nė kryeqytet ishin esnafė tė veēantē tė argjendarėve, tė gravurave, tė ornamenteve e tė zbukurimit tė armėve. Zhvillimi i zejtarisė vihet re nė rritjen e ndarjes sė punės nė ngritjen e teknikės sė prodhimit dhe nė ndarjen e procesit tė shitjes sė prodhimit. |
|