Isa Boletini (1864-1916)
Hapėsira e Qiejve Shqiptarė - Forum ::
HISTORI :: Figurat mė tė ndritura tė Historisė sonė Kombėtare
Isa Boletini (1864-1916)
organizator e udhėheqės i lėvizjes pėr
ēlirim e bashkim kombėtar. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, mė 1864, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17-
vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė
Betejėn e Slivovės ( 22. 04. 1881) kundėr forcate osmane. Pėrkrahu Haxhi
Zekėn dhe atdhetarėt tjerė nė themelin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės.
Pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908. Ishte njė nga
organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajit (1908) qė luajti rol tė
rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės
reaksionare e antiishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e
organizator kryengritjeve tė mėdha populloreantiosmane tė viteve 1910-
1912, veēanėrisht nė betejat e zhvilluara me ushtritė turke nė zonat
Shtimje- Carravelė mė 1910. Gjatė Luftės I Ballkanike u vu nė krye tė
ēetave tė armatosura pėr mbojtjen e trojeve shqiptare dhe tė qeverisė sė
pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, dė
bashku me I. Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr
vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė I.
Bolentini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizzi qėndresėn popullore
kundėr pushtuesve tė rinj serbomalazezė. Mė 23 janar 1916 u vra
pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė.
* * * *
Boletini,
prijsi shqiptarėve qė tmerroi Stambollin
Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte nė hartė fshati i tij, Isa Boletini iu pėrgjigj: "Unė s'kam ardhur nė Londėr pėr
Mitrovicėn time, por kam ardhur pėr tė gjitha tokat shqiptare qė tė
bashkohen nė njė shtet"
Tė gjitha ngjarjet e vogla e tė mėdha nė
Kosove janė tė lidhura ngushtė me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por
roli dhe kontributi i tij mė i madh ėshtė i lidhur me Kryengritjen
shqiptare tė vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarėsisė. Nė tė dyja kėto
heroi Isa Boletini ka luajtur njė rol shumė tė madh.
Isa
Boletini u lind nė viti 1962 nė fshatin Boletin tė Shalės sė Mitrovicės.
Familja Boletini ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ēėshtjen
kombėtare pėr liri e pavarėsi dhe me kėtė frymė ėshtė rritur e edukuar
edhe Isaj. Siē dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenė ngjarja mė e
rėndėsishme e popullit tonė e cila i vuri themelet e shtetit tė ardhshėm
shqiptar dhe ngjalli ndėrgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinė e parė,
me tė gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinė e
Mbrojtjes. Mirėpo shtetet e Evropės, si gjithė herė, jo vetėm qė nuk e
njohėn, por e nxitėn Perandorinė osmane qė ta shtypte sa ma mė parė. Njė
nga ushtarėt trima tė Lidhjes sė Prizrenit ka qenė edhe Isa Boletini, i
cili luftoi pėr krah heronjve Mic Sokoli e Sefė Kosharja pėr tė
mbrojtur tokėn amtare kundra hordhive osmane tė Dervish Pashės. Isa i ri
e pa me sytė e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykėn e
topit tė armikut, pėr t'ju dhėnė zemėr luftėtarėve trima qė e jepni
jetėn si me le. Kėtė shembull do ta ndiqte mė pas edhe Isa Boletini nė
tė gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftėtarėt, por
duke u prirė nė ballė. Ndonėse Lidhja e Prizėrenit u shtyp me gjak,
idetė e saj kombėtare tė mbrujtura thellė nė ndėrgjegjen e popullit tonė
nuk u shuan kurrė e jehona e saj vazhdoi gjatė duke edukuar brezat qė
erdhėn mė ndjenjėn e atdhedashurisė.
Isa nė Lidhjen e Pejės
Nė
vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejės nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e
nė atė ngjarje tė shėnuar Isa Boletini luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr
organizim e mbrojtjen nė Kosovėn Veriore. Ai morri pjesė nė atė kuvend
nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė vendimet e
Kuvendit do t'i zbatonte me pėrpikmėri. Por armiqtė shekullor tė
Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt filluan tė organizohen,
gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes pėr tė perēarė shqiptarėt.
Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po merrte po atė shtrirje e atė karakter
Kombėtar si tė Lidhjes sė Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit
Mahmut Zajmi tė shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin
e Lidhjes sė Pejės tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me ushtrinė
osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i Kosovės Hafiz Pasha
i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta sulmonte nė befasi Isa
Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai ishte mėsuar me pabesitė e
osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė
kohė majori turk nė krye tė njė taborri ushtarėsh u nis pėr Boletin.
Ndėrkohė Isai i kishte zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė
e shpartalloi ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin
qė e la kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin
Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė, ndėrsa
majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni urdhėroni edhe ju
se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap si rrufe nė tėrė Kosovėn
dhe autoriteti i Isait urrit shumė sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė
kohė Kulla e Boletinėve u bė njė vend peligrinazhi ku shkonin shumė
vizitor jo vetėm shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e
cila i ra nė sy qeverisė osmane.
Isa: Jo rusėt nė Mitrovicė
Nė
vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė Mitrovicė
Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte pėr t'i shkuar nė
ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e mėsoi atė lajm, i ēoi
fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta lejonte qė tė hapej konsullatė
ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė
Miskokit nė Mitrovicė", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė
qeveriė osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e
konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga Kosova Isa
Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta bėnte atė veprim se me
Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por Mitrovica me Vushtėri e Llap. E
ndodhur para kėtij fakti, ajo vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa
Boletinin. Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind
Isain qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte: 1)
Konsullit rus t'i ndalohej ardhja nė Mitrovicė 2) Tė lihem i armatosun e
me shokė" 3) Tė banojė vetėm nė Stamboll". Mirėpo nė pikėn e parė
qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi nė Mitrovicė. Por populli
qė ishte lidhur me besė se nuk do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė
Mitrovicė, u ēua nė kėmbė dhe filoi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė
ishte artilier, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve. Njė
rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht ai qė po
komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi rus, ai menjėherė
ia kthu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai mbajti njė qėndrim tė
papėrfillshėm ndaj pashallarėve e qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte
kthyer nė njė vend strehimi pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr
hallexhinjtė qė shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua
tė kthehej nė Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė
nga Japonia se pėrndryshe s'kishte pėr t'u liruar kurrė. Kur ia
komunikuan lrimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė ndihmė e
ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m'u dha mundėsia tė kthehem nė
Kosovė". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll,
vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini, se
Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė
dhe merrte informata nga ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me
qeverinė nė vendet e tyre. Me kėtė ai ia blente mendjen seicilit e duke
pa se pothuaj tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai
me shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė
fituar tė drejtat tona, a jini tė gatshėm tė baheni fidakqor (flijuar)
dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati.
Kuvendi i Ferizajt mė
1908
Nė vitin 1907 turqit e rinj krijuan njė parti opozitare kundra
sundimit apsolut tė Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre nė program u
premtonte tė gjithė popujve tė shtypur, liri e barazi me popullin turk.
Nė kėtė parti aderuan shumė intelektual patriot shqiptar e njerėz tė
thjeshtė duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte tė drejta kombėtare,
prandaj Vilajeti i Kosovės dhe i Manastirit u bėnė epiqendra e partisė
sė turqėve tė rinjė. Nė Manastir garnizoni i ushtrisė dhe nė Kosovė
paria,mobilizuan mbarė Kosovėn qė tė merrnin pjesė nė njė kuvend tė madh
qė do tė bėhej nė Ferizaj. Nė atė Kuvend ku morėn pjesė rreth 30 000
vetė. njė nga organizatorėt ishte edhe Isa Boletini i cili luajti njė
rol tė rėndėsishėm dhe e mori fjalėn nė kuvend. Nė kuvend folėn shumė
oratorė duke demaskuar padrejtėsitė masakrat qė kishte bėrė nė popull
sundimi i egėr i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi qė t'i dėrgohej njė
telegram ultimativ Sulltanit qė tė shpallte menjėherė
Kushtetutėn,
pėrndryshe Kosova e para do ta fillonte luftėn kundėr tij. Telegramin e
firmosėn 1500 vetė dhe njė nga emrat e parė ishte edhe ai i Isa
Boletinit. Sulltani e kishte marrė vesh qėlllimin e atij Kuvendi,
prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhėnė urdhėr qė nė ēdo
orė qė do t'i arrinte, ta lajmėronin menjėherė. Sa e mori telegramin
nga Kosova, Sulltani dha urdhėr qė menjėherė tė shpallej kushtetuta e tė
bėheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes sė Kushtetutės u lejuan
nė fillim nė tė katėr vilajetet shqiptare tė hapeshin shkolla nė gjuhėn
shqipe dhe klube ku propagandohej pėr ēėshtjen kombėtare. Isa Boletini
ndonėse vetė ishte pa shkollė, ai e dinte mirė rėndėsinė e shkollės dhe
menjėherė e hapi njė shkollė nė Boletin e mė vonė u hapėn edhe nė
fshatra tė tjera deri nė Mitrovicė. Mirėpo kjo nuk zgjati shumė, sepse
turqit e rinj sa erdhėn nė pushtet e forcuan qeveriosjen e menjėherė
filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vėnė popullit veē taksave tė
vjetra, edhe taksa tė reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo
populli filloi t'i kundėrshtojė dhe ata dėrguan nė Kosovė ekspedita tė
armatosura nė krye me Xhavit Pashėn . Ndeshjen e parė ai e bėri me Isa
Boletinin nė Shalė, por shpejt u tėrhoq dhe kaloi nė Rrafsh tė
Dukagjinit ku bėri dėme tė mėdha, por e theu kokėn ne Lumė dhe u kthye i
ėruar nė Stamboll. Atdhetarėt kosovarė u bindėn se me turqit e rinj nuk kishte mė miqėsi, prandaj filluan tė
organizonin kryengritjen e vitit 1910 me nė krye Idriz Seferin e Isa
Boletinin. Kėta tė dy u takuan nė mars tė atij viti nė Prishtinė nė
Klubin Kombėtar nė prani tė atdhetarit intelektual e kryetarit tė
klubeve pėr Rrafshin e Kosovės, Nazmi Gafurri. Aty e lidhėn besėn e
menduan planin taktik e strategjik dhe ēfarė kėrkesash do t'i bėnin
qeverisė. Ata vendosėn qė tė bėheshin dy kuvende, njėri nė Gjilan nėn
drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri nė Rrafsh tė Dukagjinit nėn
udhėheqjen e Isa Boletinit. Ndėrkohė tė dy kėta burra kishin bėrė punė
praprake pėr kryengritjen e armatosur. Nė radhė tė parė ata i kishin
pajtur gjaqet qė ishin plagėt e vjetra tė shqiptarėve qė dhimbnin mė
shumė. Pasi hartuan kėrkesat ata ia dėrguan qeverisė xhonturke nė emėr
tė kryengritėsėve dhe atė ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, tė cilat ai
do t'i shpallte kur do tė ziheshin grykat strategjike si ajo e
Kaēanikut, Ēeraleves dhe e Jezercit.Kėrkesat e tyre ishin: 1.Gjithė ne
qė jemi shqiptarė, do tė derdhim gjakun pėr pikė dhe kėrkujt nuk i
lėshojmė njė pėllambė vend. 2. Sulltanin do ta njohim pėr mbret, vetėm
atėhere kur mos tė na pėrzihet nė punėt tona tė mbrendshme tė Shqipėrisė
tė cilėn duam na vet ta qeverojmė nėn hijen e Sulltanit. 3. Duam tė
lėshohen tė gjithė ata vėllazėn tonė qė i zu qeveria dhe i burgosi. 4.
Duam tė dėrgohet njė komision,nė tė cilin tė ketė tė paktėn 10 deputetė
shqiptarė pėr me u marr vesh me ne pėr dėmet qė na ka ba Turkia dhe tė
na i paguaj (ėshtė fjala pėr ekspeditėn e Xhavit Pashės) tė gjitha ato".
Pra kėto kėrkesa nuk ishin ekonomike por politike tė cilat kishin tė
bėnin me autonominė e Shqipėrisė me tė katėr vilajetet.
Kuvendi i
Rrafshit tė Dukagjinit
Atdhetari i madh Isa Boletini menjėherė
filloi pregatitjen pėr organizimin e njė kuvendi tė madh nė Rrafsh tė
Dukagjinit. Nė mars tė vitit 1910 tė Verrat e Shugės nė mes tė Gjakovės e
Pejės u bė kuvendi ku morėn pjesė gjithė paria e Rrafshit tė
Dukagjinit. Nė atė Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili nė
mes tė tjerash tha:" Vėllazėn, kemi pesėqin vjet qė jemi pushtuar nga
osmanllinjtė qė na kanė shtyp. Tani ka ardhur koha qė tė lidhim besėn sė
bashku pėr t'u ngritur nė luftė kundra osmanlive pėr t'i fituar tė
drejtat tona me armė". Tė gjithė e mirėpritėn fjalimin e shkurtėr tė
Isajt dhe u lidh besa se do tė merrnin pjesė nė luftė. Menjėherė mbas
mbarimit tė Kuvendit Isa Boletini i shoqėruar nga shumė kryengritės u
nis pėr tė zėnė grykėn e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit
me Fushėn e Kosovės. Nė atė kohė Perandoria osmane kishte dėrguar mė se
100 batalione ushtarėsh tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės pėr ta
shtypur atė kryengritje. Sapo u mėsua kjo gjė, Idriz Seferi zuri grykėn
e Kaēanikut qė lidh Fushėn e Kosovės me kryeqendrėn e Vilajetit,
Shkupin, ndėrsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykėn e Jezercit. Ai
me forcat e tij mbronte krahun e majtė tė forcave tė Isajt dhe krahun e
djathtė tė forcave tė Idriz Seferit. Luftimet qenė shumė tė mėdha e tė
pėrgjakshm e ushtria osmane u thye disa herė. Ndėrkohė qeveria osmane u
detyrua qė tė dėrgonte pėr ndihmė Dergut Pashėn me forca tė mėdha. Por
ai nuk mundi tė depėrtonte nėpėr ato gryka tė thella. Nisur nga kjo
sirtuatė e vėshtirė Stambolli u detyrua tė dėrgonte ministrin e Luftės
Mahmut Shefqet Pashėn nė krye tė 40 mijė forcave. Isa Boletini nė krye
tė 3000 luftėtarėve nė Grykė tė Caralevės luftoi me heroizėm tė madh,
por atė qė armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armė, e mposhti
me tradhti. Nė kuvendin e lartpėrmendur ndonėse u lidh besa, nuk morėn
pjesė Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi tė cilėt e dėmtuan
shumė atė kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesė vetė
nė kėtė kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat
pikojshin si pikat e shiut, ndėrsa trimat luftėtarė kėndojshin sikur
ishin nė dasėm". Ndėrsa pėr komandantin e kryengritėsve shkruante: Isa
Bega Boletina / Bir i sė njėrės kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget
e shket me shpatė zhvesh". Ndonėse kryengritja dėshtoi, armikut i
mbetėn me mijra tė vrarė e tė plagosur si dhe 80 oficera madhorė gjė e
cila bėhet e ditur dhe nga dokumentet osmane tė kohės. Ushtria osmane e
udhėhequr nga gjeneralėt kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bėri
krime tė papėrshkruara ndaj popullsisė duke vrarė e varė, djegur e
plaēkitur. Pėr kėtė rapsodi popullor ka kėnduar: N'Kaēanik e nė Boletin
/Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj
me topa Dergut Pasha
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)
Ismail Qemali kur vajti nė Londėr pėr t'u takuar me
Kryeministrin e Anglisė, e shoqėronte Isa Buletini.
Isa Buletini nė
brez kishte vėnė dy kobure.
Mirėpo, kėshtu tė armatosur nuk e linin
tė hynte nė kryeministri dhe bėnė fjalė me tė. Ismail Qemali i bėri me
shenjė tė dorėzonte armėt.
Kėtė punė e mori vesh edhe kryeministri
e, nė bisedim e sipėr, si me tė qeshur i tha Isa Buletinit:
- Sido
qė tė jetė e ēarmatosėm edhe shqiptarin.
- Shqiptarėt s'ka burrė t'i
ēarmatosė - u pėrgjigj Isa Buletini dhe nxori koburen tjetėr qė kishte
fshehur.
Flamuri ėshtė i shqiptarėve
Kur Isa Boletini po
kalonte nėpėr Myzeqe, nė krye tė trimave tė tij kosovarė, pėr tė ardhur
nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, njė lajmėtar i doli pėrpara dhe i tha:
-
Baca Isa, Ismail Qemali po ju pret. Ai e ngriti flamurin e Shqipėrisė
nė Vlorė.
Dhe Isai, mendueshėm, iu pėrgjigj:
- Jo vetėm tė
Shqipėrisė, more bir, por flamurin e tė gjithė shqiptarėve kudo e nėn
kėdo qė tė ndodhen. Ai ėshtė
i tė gjithė atyre qė flasin shqip e kanė nė dej gjak shqiptari. Dhe kėtė do ta ruajnė e do ta mbajnė gjithmonė
kudo qė tė ndodhen.
"Tė pret me muzikė e tė vret me thikė"
I
dėrguari i Stambollit i shkoi nė shtėpi Isa Boletinit dhe e pyeti pėrse
nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi nė Kosovė nė korrik tė
vitit 1911.
- Nuk mund tė vija se ju mė kėrkuat tė dorėzoja armėt!
-
Pse, nuk u zure besė fjalėve tė sulltanit?
- Unė i zė besė vetėm
grykės sė pushkės qė mbaj me vete. Sulltanėt tė kanė pritur gjithmonė me
muzikė e tė kanė vrarė pas shpine me thikė.
Nuk u bie nė gjunjė
as pėr kryet e nėntė djemve
Njė ditė tė bukur korriku tė vitit
1908, kur dy djemtė e Isa Boletinit po ktheheshin nė Shqipėri nga
Stambolli, xhonturqit ia mbajtėn peng, sepse Isai nuk kishte pranuar tė
shkruhej anėtar i xhemijetit. Ata e kėrcėnuan Isanė duke i dėrguar
lajmin: ose tė zbriste nė Mitrovicė e tė shkruhej anėtar i xhemijetit,
ose nuk do t'i shihte kurrė djemtė e tij.
Dhe Isa Boletini u dha
kėtė pėrgjigje:
- A, kaq pėr zemėrpakėt mė mbani sa t'u bie nė
gjunjė pėr kryet e dy djemve tė mi? Jo, unė nuk bie nė gjunjė as pėr
kryet e nėntė djemėve tė mi
Sidoqoftė detyra e tij ėshtė e njė
shėrbėtori
Njė ditė Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit
pėr tė protestuar kundėr ndjekjeve politike qė i bėheshin popullit
kosovar. Portjeri, Halil-aga, tė cilit edhe ministrat ia kishin frikėn
dhe i bėnin komplimente, kur Isai deshi tė hynte brenda i tha nė mėnyrė
kategorike:
- Ėshtė e ndaluar!
Kur Isai u nis drejt derės
Halil-aga e kapi pėr krahu. Atėherė Isai e kapi nga mesi dhe e
rrokullisi tatėpjetė shkallėve. Natyrisht u dėgjua shamata dhe dolėn tė
gjithė nga zyrat, me bashqatipin nė krye dhe panė Halil-agėn nė fund tė
shkallėve.
Isai, si pa tė keq, hyri nė zyrėn e bashqatipit.
- E
kėshilloni shėrbėtorin qė t'i dallojė njerėzit, - i tha.
- Nuk ėshtė
shėrbėtor, por njeri me gradė tė lartė qė kryen detyrėn e portjerit.
-
Sidoqoftė detyra e tij ėshtė e njė shėrbėtori - ia preu Isai.
Nuk
i dorėzoj mysafirėt e shtėpisė sime
Nga fundi i vitit 1903, dy
rekrutė tė krahinės sė Mitrovicės patėn ikur nga Shani i Bagdatit nė
Stamboll. Me tė zbritur nė njė lagje tė Stambollit, ata pyetėn dhe
gjetėn shtėpinė e Isait, e cila gjendej nėn vėzhgimin e policisė sė
Sulltanit. Kėshtu policia e mori vesh ku ishin strehuar dy rekrutėt qė
kishin braktisur shėrbimin ushtarak. Ajo kėrkoi dorėzimin e tyre.
-
Mė kanė ra nė shtėpi dhe janė tė lodhur. Janė tė njohurit e mi dhe, kur
tė ēlodhen, do tė merremi vesh - u tha ai policėve.
Pas njė jave
shkoi vetė komandanti i policisė Hasan Pasha. Ai i kėrkoi Isait dy
rekrutėt pėr t'u gjykuar nga Ministria e Luftės.
- Ju duhet t'i
kishit zėnė kur rekrutėt u nisėn nga Shani nė Stamboll, tani ėshtė
pėr ju qė i kėrkoni dhe
pėr mua qė t'i dorėzoj. Pėr ngjarjen u njoftua Sulltan Hamiti. Ai me njė letėr urdhėroi tė dorėzoheshin tė dy
rekrutėt. Isai iu pėrgjigj:
- Djelmoshat janė bij tė bjeshkės sė
Kosovės qė nuk e durojnė dot vapėn arabike dhe mė parė tė mė vijė vdekja
mua se sa tė dorėzoj mysafirėt e shtėpisė sime.
Idriz
Seferi
Kush ėshtė gjenerali?
Tė mahnitur nga qėndresa heroike qė
u bėnė kryengritėsit kosovarė ushtrive osmane nė grykėn e Kaēanikut mė
1910, gazetarėt e huaj po kėrkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i
famshėm qė i drejtonte. Kur u gjetėn pėrpara, udhėheqėsit trim Idriz
Seferi, e pyetėn:
- Ti je gjenerali i kėsaj qėndrese tė pashembullt?
Idrizi, duke fėrkuar mustaqet u pėrgjigj:
- Si unė, kėtu janė
tė gjithė, sepse armėn kundėr armikut ua ka mėsuar nėna qė nė djep. Tė
gjithė shqiptarėt janė gjeneralė kur luftojnė pėr vendin e vet, por nė
vend tė gradave nė supe kemi armėt e brezit.
Hil Mosi
Edhe
gratė luftojnė si burrat
Kur njė gazetare angleze pa duke luftuar,
nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe, krah pėr krah burrave edhe gratė, i
tha Hil Mosit:
- S'e kisha besuar qė kini gra kaq trimėresha!
-
Njė komb trim e luftėtar si kombi shqiptar, - u pėrgjigj Mosi - nuk ka
si tė qėndrojė i tillė vetėm me burrat, nė qoftė se edhe gratė nuk janė
po aq trimėresha, sepse nė prehrin e tyre u rritėn ata qė i qėndrojnė
mburojė Shqipėrisė!
Hasan Prishtina
Nė vend tė kolltukut
pėlqej kryengritjen
Nė valėn e kryengritjeve tė mėdha qė shpėrthyen
nė vitin 1911 nė Kosovė, kryeministri i qeverisė osmane, Haki Pasha
thirri Hasan Prishtinėn, "deputetin kryengritės", siē e quanin ata, dhe i
propozoi postin e ministrit, me kusht qė ai tė hiqte dorė nga
kryengritja.
- Parimin tim - u pėrgjigj ai - nuk mund t'a shkel jo
pėr njė ministri, por as pėr postin e sulltanit. Nė vend tė kolltukut me
nė Stamboll, pėlqej kryengritjen me armė nė dorė nė malet e Kosovės.
Drejtėsia serbe
Duke u gjendur ballė
pėr ballė me ministrin e Jashtėm tė qeverisė sė Beogradit nė selinė e
Kombeve tė Bashkuara nė Gjenevė, Hasan Prishtina, midis tė tjerave,
deklaroi.
"Pėr tė formuar njė ide tė pėrgjithėshme mbi drejtėsinė
serbe, mjafton tė dihet se mijėra krime bėhen nė mes tė ditės dhe asnjė
nuk ndiqet nga gjyqi. Ėshtė i vetmi vend nė botė, ku njerzit mund tė
vriten nė sy tė gjykatėsve qė heshtin."
Dervish Hima
"Pėrsėrite
edhe njėherė, zoti prokuror"
Pasi e mbajtėn tė burgosur nė Shkodėr
patriotin Dervish Hima se mė 1909 kishte dėnuar nė njė fjalim politikėn e
xhonturqve, pėr mungesė avokati e dėrguan t'i bėjnė gjyqin nė Selanik.
Duke
iu drejtuar tė pandehurit prokurori e pyeti:
- Faji yt ndėshkohet
me vdekje. Fol, ē'ke pėr tė thėnė pėr ato qė ke thėnė?
- Pėrsėriti
zoti prokuror ato qė kam thėnė.
Dhe prokurori duke hapur dosjen
lexoi: "Ke thėnė se xhonturqit janė mė tė poshtėr se qeveria e Sulltan
Hamitit dhe se shqiptarėt duhet tė ngrihen e tė marrin armėt kundėr
tyre. Ja vdekje, ja liri." Ja ē'ke thėnė. I mohon apo i ke harruar?
-
As i mohoj, as nuk i kam harruar, po kisha dėshirė t'i dėgjoja edhe nga
goja juaj. Kėshtu do tė bėjnė shqiptarėt. Tani ju bėni tuajėn.
As
gegė, as toksė, por vetėm shqiptarė!
Nė mbledhjen e Manastirit nė
vitin 1910, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė asaj kohe pėr ēėshtjet
shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
- Dua tė flas pėr Kosovėn.
Serbėt po derdhin shumė tė holla pėr tė shkombėtarizuar vėllezrit tanė
dhe thonė se vendėsit e Kosovės janė mė tė shumtit serbė. Kurrė s'mund
tė bėhet qė ne shqiptarėt tė heshtim duke parė gjithė kėto gjėra qė
bėhen kundėr nesh.
Qė sot e tutje nuk do tė pėrmendim mė fjalėn gegė
e toskė, por vetėm shqiptarė, sepse gjithė shqiptarė jemi, tė gjithė
njė gjuhė e njė gjak kemi, tė gjithė njė atdhe e njė qėllim tė lartė
kemi i cili ėshtė: pėrparimi i kombit shqiptar!
Dedė Gjo Luli
Nė
kohėn e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe kundėr Turqisė, Dedė Gjo
Lulit ju desht me u strehue nė Podgoricė tė Malit tė Zi. Krajl Nikolla i
Malit tė Zi u takue me Dedėn e me krenė tjetėr tė kryengritjes, u fal
me tė gjithė e ju suell Dedės me miklim:
- Dedė, tesh e ke kohėn me u
ba mik me mue! Jemi kojshi; pare dhe fyshekė tė nap sa tė duesh
Deda
i vrani vetullat dhe ju suell:
- Nuk jemi mish m'u shit ndėr
krraba!
Nuk kam frikė ta shoh armikun nė sy.
Dedė Gjo Luli, i
kapur nė befasi nga ushtria serbe, me ndihmėn e Gjonmarkajve, u vendos i
lidhur para togės sė pushkatimit.
- Lidhjani sytė - urdhėroi
ushtarėt e vet kapiteni serb Gjura.
- Nuk jam tradhėtar i atdheut
tim - u pėrgjigj krenar Dedė Gjo Luli - qė tė vdes me sy mbyllur pa i
hedhur shikimin e fundit dheut qė do tė mė mbajė nė gji. Pėrkundrazi, po
vdes kryelartė, se gjithė jetėn kam luftuar qė vendi im tė jetė i lirė.
Dhe ju qė po shkelni sot kėtė vend, tė jeni tė sigurtė se ky dhé nuk ju
mban: ose do tė hyni nėn tė, ose do tė largoheni qė kėtej.
Ja pse
nuk kam frikė ta shikoj armikun nė sy.
Pushka top!
Kral
Nikolla kėrkonte ta bėnte pėr vete Dedė Gjo Lulin. Pėr kėtė qėllim
organizoi njė takim nė Vrellė, nė verilindje tė Podgoricės. Dhe aty,
duke treguar se gjoja i dhimbseshin malėsorėt, i tha:
- Or Dedė Gjo
Luli, gryka e pushkės sate ėshtė e ngushtė, vetėm duke pasur pranė e nė
krah Malin e Zi tė bėhet pushka si grykė topi.
Deda, krenar, ia
priti aty pėr aty:
- Me tė vėrtetė o Kral, gryka e pushkės time
ėshtė e ngushtė, por duke u ndodhur midis maleve shqiptare, ato ma bėjnė
grykėn e ngushtė tė pushkės sime mė tė gjerė e mė tė fuqishme se grykėn
e topave tė ushtrisė sate.
Pushkė e ngritur pėr Shqipėrinė
Nga
fillimi i vitit 1913, Dedė Gjo Luli shkoi nė Vlorė pėr t'u takuar me
Ismail Qemalin.
Plaku i Vlorės e priti dhe e pėrcolli me ndere tė
mėdha. Njė i ri, sekretar i qeverisė sė re qė nuk e njihte Dedėn, pyeti
Ismail Qemalin:
- Pse ia bėtė gjithė kėto ndere kėtij malėsori?
Plaku
u pėrgjigj:
- Dedė Gjo Luli ėshtė pushkė e ngritur pėr mbrojtjen e
Shqipėrisė.
Nga jeta e Dedė Gjo Lulit
1860-1915
Ti,
zotni, mund tė shesėsh kopshtin tėnd!
Kur Shkodra mė 1913 mbeti nėn
administrimin e komisionit ndėrkombėtar, nė njė mbledhje tė organizuar
nė Saraj tė Shkodrės, admirali anglez Sesil i tha Dedės:
- Hoti dhe
Gruda janė mbaruar, duhet tė qėndrojnė jashtė kufijve tė rinj tė
Shqipėrisė.
Deda u pėrgjigj si me shpatė:
- Ti, zotni, mund tė
shesėsh kopshtin tėnd. Se atė tonin ne as e shesim as e falim, por e
mbrojmė me gjak.
Shqiptari nuk vėshtron eshtrat, por zemrat
Krali
i Malit tė Zi qė deshte tė bindė Dedė Gjo Lulin tė lejonte ushtrinė e
vet tė hynte nė Shqipėri i tha njė ditė:
- Or Dedė, malėsorėt e tu
janė vetėm njė grusht eshtrash pėrpara taboreve tė Turqisė. Pranoni
ndihmėn tonė qė tė shpėtoni.
Deda ia priti:
- Shqiptari nuk ka
parė tek vetja kurrė eshtrat, por zemrėn.
"Ne kemi vetėm njė flamur"
Nė gushtin e vitit 1910, Dedė Gjo Luli me luftėtarėt e vet u ndesh
me kral Nikollėn nė fshatin Vrellė.
- Unė kam miq tė mėdhenj, si
Rusinė, dhe flamurin tim e njeh gjithė bota - u tha Krali. - Futuni nėn
hijen e flamurit tim dhe t'i biem sė bashku osmanllisė.
- Ta dish
mirė o kral Nikolla, se shqiptari nuk ka luftue e derdhur gjak pėr tė
ndrrue flamurin e Sulltanit me atė tė Malit tė Zi, por pėr tė pasė nė
krye flamurin e Skėnderbeut. Pa ty e kemi filluar luftėn e pa ty do ta
mbarojmė. Ne kemi vetėm njė flamur: tonin.
Shpinėn e keni tė sigurt
Kur
plasi kryengritja nė Malėsi tė Madhe nė vitin 1911, kral Nikolla i
Malit tė Zi i dėrgoi Ded Gjo Lulit kėtė lajm:
- Bini osmanllisė pa
frikė, se pas shpinės suaj mė keni mua!
Ded Gjo Luli, qė ia njihte
pabesinė kralit malazes, mblodhi bashkėluftėtarėt nė kuvend dhe u tha:
-
Burra, ta ndajmė ushtrinė dysh. Njė pjesė kundėr Shefqet Durgut Pashės e
tjetrėn kundėr kralit!
- Pse, a do me hy nė luftė me ne krali, a?
-
Jo, por kur thotė ai se mė ke pas shpine, ai nuk tė ruan por tė ngul
thikėn!
Njė gazetar i huaj e pyeti Ded Gjo Lulin:
- Si ėshtė e
mundur qė njė grusht luftėtarėsh si ju tė ndeshen me Portėn e Lartė?
Trimi
i maleve u pėrgjigj me pak fjalė:
- Shqiptari ėshtė ah, nuk ėshtė
shelg qė tė pėrkulet.
Ded Gjo Luli kėrkonte njė flamur tė madh me
njė shqiponjė tė qėndisur nė mes:
- O Ded, - i thanė shokėt e ēetės,
- kemi nevoja tė tjera mė tė mėdha.
- Jo, bre burra, - ua priti
Deda, - nė krye duhet
se ai i ka tė tana brenda: besėn, zakonet,doket, trimėrinė, bashkimin, luftėn dhe fitoren. Ai ka gjakun e tė
parėve tanė qė skuq e na prin!
Bajram Curri
Nuk i takon mysafirit
tė thėresė tė zotin e shtėpisė
I dėrguari i kryeministrit serb
Pashiq erdhi fshehurazi nė Shqipėri dhe arriti tė bėjė njė takim me
Bajram Currin, qė luftonte maleve. Ai, nė emėr tė Pashiqit, i ofroi
para, rrogė tė madhe e poste tė larta nė Serbi, me kusht qė tė kthehej
nė Gjakovė e tė mos e kundėrshtonte pushtimin serb.
Bajram Curri iu
pėrgjigj:
- Thuaji Pashiqit tėnd se nuk ka aq para gjithė mbretėria e
kralit tė Serbisė sa pėr tė blerė Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin
nė Gjakovė, thuaji se nuk i takon mysafirit tė thėrresė tė zotin e
shtėpisė. Atje do tė kthehem vetė, se ėshtė vendi im.
Sami Frashėri
Kur
e pyetėn rilindasin dhe patriotin Sami Frashėri se si mund ta flakin
tej zgjedhėn turke shqiptarėt, ai tha:
"Turqia me dashuri e me
mirėsi s'jep gjė kurrė. Prandaj edhe shqiptarėve me hir s'u ka pėr tė
dhėnė gjė. Shqiptarėt duhet t'ua marrin turqve me pahir ato qė duan".
E
drejta dhe fuqia
Kur shkroi veprėn e tij "Shqipėria ē'ka qėnė,
ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", e pyetėn Sami Frashėrin:
- A do tė jenė tė
zotėt shqiptarėt ta mbajnė e ta ruajnė veten?
- Sigurisht - u
pėrgjigj ai. - Dy gjėra duhen nė kėtė jetė pėr tė ruajtur e mbajtur me
nder atė qė tė takon: e drejta dhe fuqia. Dhe kėto populli shqiptar i
ka.
Me hir e me pahir
Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė disa
gazetarėve tė huaj nė Stamboll nėse qeveria osmane do t'ia jepte
Shqipėrisė reformat e premtuara, Sami Frashėri u tha:
"Porta e Lartė
me dashuri e me mirėsi nuk tė jep gjė kurrė. Ajo e do mė mirė humbjen e
Shqipėrisė e ta ndajė nė mes armiqve qė na rrethojnė, sesa t'ua lėrė
shqiptarėve ta ndreqin e ta lulėzojnė.
Prandaj meqė sulltani me hir
s'ka pėr tė na dhėnė gjė, shqiptarėt duhet t'ia marrin atij me pahir. Ta
kėrkojmė me fjalė, por gjithmonė duke mbajtur nė dorė pushkėn plot".
Armiqtė
do ta kenė tė vėshtirė tė harrojnė
Kur e pyetėn Sami Frashėrin nė
vitin 1899 pėrse u jepte kaq rėndėsi alfabetit tė gjuhės shqipe, librave
dhe pėrhapjes sė tyre, kur kjo gjė mund t'u sillte rreziqe tė mėdha nga
ana e qeverisė osmane, ai u pėrgjigj:
- U jap rėndėsi sepse nuk
mund tė ketė Shqipėri pa shqiptarė, nuk mund tė ketė shqiptarė pa gjuhė
shqipe, pa shkronja shqipe e shkolla nė tė cilat tė mėsohet shqipja. Kur
t'i kemi tė gjitha kėto, armiqtė do ta kenė tė vėshtirė tė harrojnė se
populli shqiptar ėshtė zot i kėtij vendi.
Ēerēiz Topulli
Edhe kjo
ėshtė tokė shqiptare
Nė gushtin e vitit 1915, tė kapur pabesisht,
Ēerēiz Topulli dhe Muēo Qulli u vunė para togės sė pushkatimit tė
gjeneralit malazez Veshoviē, nė fushėn e Shtoit nė Shkodėr.
Para se
breshėria e armėve ti rrėzonte tė dy nė tė njėjtin varr, oficeri
malazez i tha Ēerēiz Topullit:
- A e shikon se ku po e lini kokėn?
Nė dhé tė huaj, nė vend qė tė rrini rehat aty, nė vendin tuaj.
Dhe
Ēerēizi ia priti:
- Ne nuk kemi luftuar pėr shtėpinė tonė, por pėr
vendin tonė dhe vendi jonė ėshtė gjithkund ku flitet gjuha shqipe e
jetojnė shqiptarė nė trojet e veta. Edhe kjo ėshtė tokė shqiptare!
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)

Edituar pėr herė tė fundit nga Klea.L nė Tue 13 Apr 2010, 8:01 pm, edituar 1 herė gjithsej
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!
Re: Isa Boletini (1864-1916)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burim kryesor i sjelljeve tona eshte shpirti, aty nis lufta dhe mbreteron paqja, aty eshte forca per lufte te drejte dhe pabesi, dashuri dhe urrejtje. Forcen per ta mundur armikun e gjen ne ligjin e drejtesise, i shkruar a i pashkruar qofte ai! Nje fjale e urte thote lufta nxit lufte, nderkaq te keqin e mbyt me te mire!


































Shteti
Lokacioni
Gjinia
Postime
Reputacioni
Piket
Regjistruar
Profesioni
Hobi