Naim Frashėri

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Naim Frashėri

Mesazh nga arla prej Fri 08 Jan 2010, 9:09 pm







Figura
qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i
aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit,
ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj
1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para
i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė
vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur
"Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu
letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė
kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin
francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė,
latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė
mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė
Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si
poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė
Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė
mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė
Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e
tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet,
virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė
njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės
shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė
lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė
Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh
i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė
Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur
veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė
"Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė
krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos
pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave
dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia
kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe
hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke
ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė
veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė
Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori
themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria
e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė
periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886
ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para",
"Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e
shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi
pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi
"Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala
fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė
1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan
shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900,
nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn
qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė
kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e
shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e
shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:



Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.
****************************
Naim
Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij
shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo
shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm
nė luftėn e saj pėr liri e progres.
Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit.
Dashuria
pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė
ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės
sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė
reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e
kohės.
Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por
faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr
ēlirim kombėtar.
Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė
cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por
krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita
historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė
pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr
nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e
poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė,
nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj.
Naimi ėshtė bilbili i gjuhės
shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare
kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė
mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė
njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe
frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se
shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė
atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės
shqiptare


----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė

Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

arla


Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4463
Popullariteti Popullariteti: 278
Piket Piket: 7346
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Naim Frashėri

Mesazh nga Te-Li prej Fri 08 Jan 2010, 9:38 pm


Te-Li
Pena e Artė

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Belgjikė
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 494
Popullariteti Popullariteti: 43
Piket Piket: 1075
Regjistruar Regjistruar: 27/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi