PortaliForumiFAQweatherChatBoxRegjistrohuIdentifikohu
Tema Fundit
» Vazhdoje tekstin e poezise
Yesterday at 9:18 pm nga Naki

» Cfarė po mendoni pėr momentin?
Yesterday at 9:02 pm nga Annika

» kete apo ate
Yesterday at 8:54 pm nga Annika

» Kush tė mungon nė kėto momente?
Yesterday at 8:43 pm nga Annika

» NATEN E MIRE
Yesterday at 8:31 pm nga Annika

» Pershendetje Speciale
Yesterday at 8:21 pm nga miranda

» Pėrshendetje kur hyni dhe largoheni nga forumi
Yesterday at 8:14 pm nga miranda

» Si ndihesh nė kėto momente?!
Yesterday at 8:14 pm nga miranda

» Opinioni juaj pėr Anėtarin /Anėtaren
Yesterday at 8:12 pm nga miranda

» cili eshte libri i fundit qe keni lexuar ose qe po lexoni?
Yesterday at 8:01 pm nga Naki

» mos harro
Yesterday at 2:56 pm nga interesant

» Cka mendoni per atė qė do shkruaj pas jush?
Yesterday at 12:35 pm nga interesant

» KU?
Yesterday at 12:24 pm nga interesant

» Cili ėshtė anėtari mė simpatik pėr ju ?
Yesterday at 12:22 pm nga interesant

» Gjėja mė e dashur pėr ju...?
Yesterday at 9:04 am nga miranda

» sindroma e Shen Naumit
Tue 19 Aug 2008, 11:30 pm nga martin mato

» Pėrshendetje pėr tė gjithė anėtarėt e kėtij forumi !
Tue 19 Aug 2008, 10:33 pm nga morena

» Morena Urime Fejesėn
Tue 19 Aug 2008, 10:23 pm nga morena

» Cila ėshtė kėnga qė po degjoni pėr momentin ?
Tue 19 Aug 2008, 10:20 pm nga morena

» Femra/Mashkulli ideale nė shtrat pėr ju ?
Tue 19 Aug 2008, 10:13 pm nga morena

» kengetari me i mire
Tue 19 Aug 2008, 7:08 pm nga Annika

» Ke keni me shum xhan ne forum?
Tue 19 Aug 2008, 9:29 am nga Zemera_e_thyer

» Barcoleta
Tue 19 Aug 2008, 12:25 am nga klenisa

» Cili sport /ose lojė ju pėlqen mė shumė
Tue 19 Aug 2008, 12:16 am nga klenisa

» Shkruar Vetes!
Mon 18 Aug 2008, 2:02 pm nga mirela

Kėrko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
Naki (2894)
 
morena (2183)
 
gresa (1731)
 
memaliaj (1455)
 
Annika (1372)
 
Zemera_e_thyer (1258)
 
arla (1020)
 
666 (1001)
 
interesant (982)
 
mirela (875)
 
August 2008
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Mitologjia shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
Shko tek faqja : I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Tjetri
AutoriMesazh
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 2894
Lokacioni : Kosovė
Profesioni : Basketbollist
Hobi : Peshkimi dhe kampingjet ne natyrė

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Tue 27 May 2008, 1:20 pm

Le te hulumtojme pak ne Mitologji.
Le te flasim per Poseidonin ,perendine e Detit.Sipas Platonit ,Poseidoni u martua me nje vajze me emrin Klito dhe nga ajo pati dhjete femije .Pese cifte binjakesh nje nder to ishte dhe Atlas qe me vone do te behej mbreti I Atlantides.
Por sipas Mithologjise ne kemi per cudi edhe nje personazh tjeter me emrin Atlas dhe ky eshte nje Titan I biri I nje titani tjeter qe quhej Kronus por si pas studiuesve filo helene ky Atlas nuk ka lidhje fare me mbretin e Atlantides.
Sa per kuriozitet duhet te themi se Poseidoni bile edhe Zeusi jane bije Titanesh te cilet ne nje kohe te caktuar iu kundervune baballareve te tyre ne te ashtequajteren lufte e Olimpasve me Titanet .Keto te paret fituan dhe i munden perendite e (e vjetra) duke sjedhe kohene e mbretetimit te perendive te reja.A ju kujton ndonje gje kjo lufte?
Lufte qyteterimesh ,lufte besimesh lufte per dominimin e botes se atehershme.
Lufta midis Titaneve dhe Olimpasve ne paraqitet si nje lufte midis brezash dhe koherash.
Bile edhe vet tregimi I Platonit na e paraqite kete fenomen kur Prifterinjte Egjiptiane I drejtohen Solonit me shprehjen.(Ju greket jeni femije).
Ne qofte se greket jane femije atehere kush jane baballaret?
Po le ti kthehemi fillimit te koheve ,sipas mithologjise greke kemi nje cift te pare te perendive cka shenonte Zanafillen .Kemi perendine Gaia(toka) dhe Uranin(qe perfaqesonte yjete me qiellin).Ne mitologjine pellazgo-ilire kemi te njejtet personazhe por me emertime te ndryshem.Kemi perendine Gjenesa dhe ate te quajtur Ou.
Ne mitologjine ilire Poseidoni njihej me emrin Rodon(ose Redon).Ky I fundit ishte martuar me perendine Shkumbe.
Ne veri te gjirit te Durresit siper Bishtit te Palles kemi nje gadishull te quajtur Kepi I Rodonit.Ndersa ne jug kemi derdhjen e lumit te famshem Shkumbin.
A thua keto te jene kufijte jugore dhe veriore te mbreterise se Atlantis me mbretin Atlas.
Ne veri te gjirit te Durresit pikerisht reth zones se Kepit te Rodonit jane zbuluar dy tempuj nje ne Spitalle dhe tjetra ne Bishtin e Palles.Vecantia e ketyre tempujve qendron ne faktin se ne to jane zbuluar artifakse te cilat datojne perpara presences se kultures hellene ne keto zona.Ne fakt arkeologet jane te mendimit se keto zbulime sherbejne per te percaktuar kufijte veriore te botes helene.Personalisht mendoj se me germime te metejshme ato kufije kane per te zbritur shume-shume poshte .Ashtu sic thote edhe vete Platoni ne percaktimin e kufijve te Athines se lashte .Deri ne malet e Kitheronit dhe ate te Parnes.
Por le te flasim per mithologjine.Ne vecanti le te flasim per permbytjen.
Prifterinjte egjiptiane filluan ti tregonin Solonit per kohet e lashta dhe per kohet e permbytjes se madhe net e cilen mbijetuan Deukalioni dhe Phyra.
Permbytje e madhe sipas mitologjise u kryer reth fundit te pokes se bronzit saktesisht gjate epokes se heronjve(sipas Hesodotit).Dikur reth vitit 1100 p.a.s.
Zeusi ne kete kohe ishte shume i zemeruar me “”ARROGANTET”” pellazge DHE per kete arsye ai iu dergoi permbytjene e madhe.Nga kjo permbytje mbijetuan Dekalioni dhe
Phyra te cilete me pas do te popullonin perseri planetin toke(Gaja).Sa per dijeni Dekalioni ishte biri I Titanit Prometheus vellait te Atlasit.
Nuk duhet te perpiqem shume per tu ju vertetuar se toka e Titaneve eshte pikerisht toka e pellazgeve te lashte.
_________________
«·“(*·.ø(`·.ø ø.·“)ø.·*).·“`·» «·“`·.(*·.ø·»
«·“Ø*·.*Mirėsevini - Welcome*“Ø*·»
«·“(ø.·“(ø.·* *·.ø)`·.ø).·“`·» «·“`·.(ø.·“


"Go out and get your apetit but don't forget to come home and eat"
Mbrapsht nė krye Goto down
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 2894
Lokacioni : Kosovė
Profesioni : Basketbollist
Hobi : Peshkimi dhe kampingjet ne natyrė

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Tue 27 May 2008, 1:25 pm

..... Shtriga
“Legjendė shqipėtare mirėpo daton qyshė nė kohėn antike romake”
Shtriga ėshtė krijesė vampirike e cila nė raste tė shumta besohet se e merrė formėn e njė plake. Shtriga shpesh ushqehej duke pirė gjakun e fėmijėve. " nė lat. Spiro vitae qė d.m.th. esenca e jetės". Mirėpo gjithashtu kjo mundė tė shkaktonte mortalitet dhe smuarje tė tė rriturve. Fjala shtrigė duket se ka prejardhėje nga fjala latine strix e cila referon nė krijesat/demonėt fluturues qė sulmonin vetėm natėn, ku shėndrrohej nė molė, mizė ose bletė. Besimi nė shtriga vazhdon tė ekzistoj deri nė shekullin e njėzet. Njohurit e shumta qė kemi burojn nga veprat e Edith Durham, e cila udhėtoj nė Shqipėri dhe vendet tjera ballkanike.
Ruajtja nga shtrigat dhe mbytja e saj

Njė nga mėnyrat pėr t'u ruajtur nga shtrigat ėshtė t'a pėrcjellėsh natėn njė shtrigė nė formėn e saj tė njeriut. Pasi qė tė jetė ushqyer me gjakun e viktimės do t'a vjellė njė pjesė. Sipas gojėdhanave nėse e ngjyen njė monedhė tė argjendėt nė tė vjellurėn dhe e mbėshtjellė kėté nė pėlhurė dhe e mbanė me vete gjatė tėrė kohės asnjė shtrigė nuk do t'iu lėndojė. Shtrigat jetojnė tė pavėrejtura nė komunitet dhe shumė vėshtirė mundė tė identifikohen, mirėpo simbas thashethėmave njė shenjė e njohjes ėshtė kurė flokėt e njė vajze tė re ndėrrojnė ngjyrėn nė tė bardhė. Gjithashtu kjo refuzon gjellrat me hudėr.Shtriga.
Figurė nė mitologjinė shqiptare. Fjala shq. shtrigė vjen-nėpėr-mjet sllav. nga lat. striga, 'shtrigė,' dhe ka lidhje me it. strega, slloven. striga, dalmat. streghe, rum. strigoia, 'fantazmė, vampir,' vllahēe strigla, dhe gr. e sot. striggla shtrigė. Ndonėse ēdo grua, e re ose e moshuar, mund tė dalė qė ėshtė shtrigė, ato zakonisht janė plaka tė kėqia, qė jetojnė nė vende tė fshehta nė pyll dhe zotėrojnė fuqi tė mbinatyrshme. Ata tė palės tjetėr, meshkujt, qė janė mė tė rrallė, quhen shtrig ose shtrigan.

Kur njė grua thinjet qė nė moshėn njėzet vjeē, kjo ėshtė shenjė e sigurt se kemi tė bėjmė me njė shtrigė. Atyre u pėlqen tė" hanė krijesa njerėzore, sidomos djem tė rinj dhe kėdo qė marrin inat. Shtrigat e fshatit shpesh bėjnė marifete pėr tė ngrėnė djemt e njėra-tjetrės. Kur bien nė gjumė natėn, shpirtrat u largohen dhe ua lėnė trupat pa jetė nė shtrat. Natėn para tė Mėrkurės sė Pėrhime ato zbresin teposhtė oxhakut tė viktimės dhe i pijnė gjakun, kėshtu qė viktima mė pas vdes. Prandaj, ata qė janė tė sėmurė ose shėndetligj nė Shqipėri quhen 'bimė shtrigash.' Kur shtriga kapet nė kohė, jeta e viktimės mund tė shpėtojė duke e detyruar shtrigėn tė pėshtyjė nė gojėn e tij. Shtrigat gjithashtu ua shkulin zemrėn djemve tė rinj nga krahėrori dhe e fėrgojnė pėr drekė. Kur kthehen te trupat e tyre, ato hyjnė nga goja. Sikur dikush t'ua ketė kthyer pėrmbys trupat gjatė mungesės sė tyre, ato bėjnė potere tė madhe sa tė hyjnė brenda pėrsėri. Po ashtu, nė se dikush ia ndėrron pozicionin gruas kur fle, dmth. kryet ia shpie te kėmbėt e anasjelltas, dhe pastaj e zgjon nga gjumi, ajo vdes nė vend nėse ėshtė shtrigė, sepse shpirti nuk e gjen udhėn pėr tė hyrė pėrsėri brenda nė trup.

Pėr tė mos hyrė nė shtėpia nė kohėn e Tė Lidhurave, shtrigat mund tė pengohen duke vėnė njė thes nė oxhak. Kur kapen, ato e paguajnė bukur shtrenjt lirimin. Nė Kėlmend besonin se, po tė bėje njė kryq me kocka derri ose po tė vije njė copė mish derri tė mbetur nga Tė Lidhurat nė kry-qin e portės sė kishės nė tė Dielėn e Pashkėve, atėhere tė gjitha shtrigat e pranishme nė meshė do tė kapeshin. Ato mund tė liroheshin vetėm nga ai qė i kishte kapur. Pėr kėtė, personi nė fjalė duhet tė hynte nė kishė i ēveshur, tė lante kryqin ose t'i nxirrte jashtė shtrigat me magji.

Fėmijėt mund tė mbrohen nga shtrigat dhe nga syri i keq (shih) duke u ngjyer pika tė zeza nė ballė ose duke u varur hajmali lėkure nė qafė. Nė hajmali shkruhen fraza nga Dhiata e Re ose nga Kurani. Shtrigat i mban larg, qė tė mos afrohen, edhe hudhra (shih), e cila gjithashtu u varet fėmijėve nė qafė. Baroni Franc Nopēa (1877-1933) thotė se fiset e veriut fėrkoheshin me hudhėr dhe ua jepnin fėmijėve pėr ta ngrėnė gjatė Tė Lidhurave nė mėnyrė qė shtrigat tė mos u bėnin gjė. Sipas Johann Georg von Hahn-it (1811-1869), nė Shqipėri, gratė dhe burrat mbi 100 vjeē ishin nė gjendje t'i vrisnin njerėzit vetėm me frymėn e tyre. Prandaj, pleqtė qė dihej se ishin shtrigė dėnoheshin duke i djegur nė turrėn e druve.

"Leksiku i kulturės popullore shqiptare", R.Elsie, f.197-198

kr. J. G. von Hahn 1854,1, f. 163; M. E. Durham 1909, ff. 87-89, 1923g, ff 190-191,1928, ff 243-248; E. Cozzi 1909, f. 455; F. Nopcsa, Religiöse Anschauungen; G. Stadtmüller 1954, f. 223; T. Vlachos 1971, ff 241-242; M. Lambertz 1973, ff 501-503; M. Krasniqi 1987, ff 167-168,1997, ff 347-365; T. Dhama 1988, f. 224; A. Xhagolli 1993,1994; M. Tirta 2004, ff 193-194.
_________________
«·“(*·.ø(`·.ø ø.·“)ø.·*).·“`·» «·“`·.(*·.ø·»
«·“Ø*·.*Mirėsevini - Welcome*“Ø*·»
«·“(ø.·“(ø.·* *·.ø)`·.ø).·“`·» «·“`·.(ø.·“


"Go out and get your apetit but don't forget to come home and eat"
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Mon 02 Jun 2008, 5:36 pm

HE CFARE GALLATE
QENKA KTHYER NE NJE BISEDE KUNJASH

PO SIKUR E KISHIM LENE QE KETU TE TAKOHESHIM PER MITOLOGJINE DHE JO PER TE TJERAT.


MEGJITHATE
LE TE FLASIM SERIOZISHT

AJO POEZIJA E FUTUR NGA NAKI ME DUKET SIE FISHTES DO TE ISHTE MIRE TA CONIM NE NJE VEND TJETER APO TE HAPNNIM MITOLOGJIA NE LETERSI.
TE FALA MARTINI
Mbrapsht nė krye Goto down
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 2894
Lokacioni : Kosovė
Profesioni : Basketbollist
Hobi : Peshkimi dhe kampingjet ne natyrė

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Mon 02 Jun 2008, 5:40 pm

martin mato shkruajti:
HE CFARE GALLATE
QENKA KTHYER NE NJE BISEDE KUNJASH

PO SIKUR E KISHIM LENE QE KETU TE TAKOHESHIM PER MITOLOGJINE DHE JO PER TE TJERAT.


MEGJITHATE
LE TE FLASIM SERIOZISHT

AJO POEZIJA E FUTUR NGA NAKI ME DUKET SIE FISHTES DO TE ISHTE MIRE TA CONIM NE NJE VEND TJETER APO TE HAPNNIM MITOLOGJIA NE LETERSI.
TE FALA MARTINI
Ok shef u kry poorosia gallatat dhe peoma ne shporte Very Happy fest
_________________
«·“(*·.ø(`·.ø ø.·“)ø.·*).·“`·» «·“`·.(*·.ø·»
«·“Ø*·.*Mirėsevini - Welcome*“Ø*·»
«·“(ø.·“(ø.·* *·.ø)`·.ø).·“`·» «·“`·.(ø.·“


"Go out and get your apetit but don't forget to come home and eat"
Mbrapsht nė krye Goto down
arla
Pėrparues
Pėrparues


Gender:FemaleScorpioMonkey
Age : 27
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Mesazhe : 1020
Lokacioni : Ne kopshtin e harbuar
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Tue 03 Jun 2008, 11:30 am

martin mato shkruajti:
Arla
Diku gjarperi shfaqet duke i lepire plaget heroit te plagosur ose ne epoas ose tek Gjergj elez Alia.

Nuk me kujtohet se ku!!!!
Por me duket se po gjej nje nyje per zberthimin e tij si figure dhe me duhet ta lexoj me patjeter.

Kush me ndihmon dot.
Martini


Ne ndeshjen e Gjergj Elez Alise me bajlozin e detit disa studiues kane pare luften e dragoit kunder kucedres. Brendia e kesaj ndeshjeje simbolizon ne te vertet , luftrat e popullit shqiptar kunder shkelesve e roberuesve.

Pra nuk le vend per te menduar se nje gjarper ka qene duke i lepire plaget heroit. Ne mitologjine e lashte shqiptare gjarpri perben fatkeqesi.


Dhe si rrjedhim ne mitologjine shqiptare Dragojte jane njerez me tre zemra, me shtate zemra , me gjarperinj ne bark, keto dukuri i ndeshim ke Kreshniket, si : Muji, Musa Qesaxhiu, Llush Kopelliqi etj.
_________________
Esenca e jetes se qenieve njerezore eshte: te lindin te lire dhe te jetojne te roberuar nga dashuria.
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Tue 03 Jun 2008, 10:28 pm

Mendoj se ideja qe Gjergji eshte nje simbolizim per perleshjen e dragoit me kucedren eshte shume interesante Martini
Mbrapsht nė krye Goto down
arla
Pėrparues
Pėrparues


Gender:FemaleScorpioMonkey
Age : 27
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Mesazhe : 1020
Lokacioni : Ne kopshtin e harbuar
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Wed 04 Jun 2008, 2:12 pm

martin mato shkruajti:
Mendoj se ideja qe Gjergji eshte nje simbolizim per perleshjen e dragoit me kucedren eshte shume interesante Martini


Po sepse si rrjedhim ne njihemi me faktin se, dukurite e mbinatyrshme ne krijimin popullor jane te qarta: heroi yne vepron tamam si nje force e mbinatyrshme.Kucedra ngordh vetem kur i pritet koka, ose tere koket, por ajo duhet te mbytet dhe ne uje, perndryshe thuhej se ngjallej.Heroi yne e hedh trupin ne nje bunar, dhe thuhet " per tre vjet , vendin e ka qelbur.
Ne mitet popullore, kur tregohet per vrasje te kucedres, thuhet se ajo u mbyt ne det, ne Drin , ne liqen, ne lumin Fand, ne lumin Mat, ne ndonje pus.

Me elementet e lendes nga Cikli i Kreshnikeve perputhen dhe disa go0jedhena me burim mitologjik te degjuara ne malesite shqiptare, me shume ne Veri, por dhe ne Jug.Jane tregime per njerez gjigande, paraardhes te shqipetareve te sotem qe populli i quan Vigan: domethene se eshte legjenda ku tregohet se Kreshniket qe banonin ne shpelle ishin qenie me permasa Viganesh.
_________________
Esenca e jetes se qenieve njerezore eshte: te lindin te lire dhe te jetojne te roberuar nga dashuria.
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Wed 04 Jun 2008, 2:47 pm

Une per veteten time u qendroj pak larg ideve te shkolles se vjeter te studimeve folkorike dhe entnologjike ku mjafton te hidhet ne fan apo ne drin dhe gjithshka e marrin per te njejte. kjo metode i ka cuar shpesh shkencetaret e shkolles se vjeter ne karahasime fantastiko romantike deri ne karahasime me mitologjine greke dhe romake dhe me pas ja fusin kot.
Kam nje pyetje a ka nje vend ku ndodhen ne forumin tone ritet e motmotit apo do di placojme ketu

psh shifni se cfare gjeta
Po kthehemi edhe njė herė tek At Bernardin Palaj. Sipas tij, edhe kremtimi i ditės sė "Shėn Gjergjit", ėshtė me siguri me origjinė pagane, meqėnėse kisha e tė dy riteve nuk njeh ndonjė shenjtor tė martirizuar mė 23 Prill me emrin Gjergj. Gjithashtu "Kulti i tė vdekurve", sidomos gjama rrėnqethėse shqiptare, ashtu siē praktikohej nė malėsorėt e Veriut, nuk ka lidhje fare me ritualin e krishterė, pra ėshtė gjithashtu me origjinė tė lashtė, madje pėr disa, me origjinė indoevropiane.

Te fala martini
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Fri 06 Jun 2008, 2:01 pm

NJE QENDRIM PER SHTRIGEN

ME SA PASHE ESHTE QENDRIMI I R. ELSIES APO A E KA TE MEBESHTETUR TEK GJUHETARET SE SHTRIGA VIKA PREJ SLLAVISSHTES NE SHQIPE.

PERSONILSHT DO TE SHIHJA SI ME REALISTE KALIMIN ME NDIKIM DREJTPERDREJT NGA LATINISHTJA PER AQ SA ESHET GJETUR EDHE TEK ARBERESHET NE FORMEN SHTREGA .SHIF PER KETE PERMBLEDHJENME PERRALLA ALBNISCHE MAERCHEN E MARTIN CAMAJT NE GJERMANISHT
MARTIN MAT
Mbrapsht nė krye Goto down
arla
Pėrparues
Pėrparues


Gender:FemaleScorpioMonkey
Age : 27
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Mesazhe : 1020
Lokacioni : Ne kopshtin e harbuar
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Fri 06 Jun 2008, 2:05 pm

Shume fjale ne shqip jane si prejardhje e latinishtes latinishtja ka qene gjuha me e perhapur shekuj me pare.
_________________
Esenca e jetes se qenieve njerezore eshte: te lindin te lire dhe te jetojne te roberuar nga dashuria.
Mbrapsht nė krye Goto down
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 2894
Lokacioni : Kosovė
Profesioni : Basketbollist
Hobi : Peshkimi dhe kampingjet ne natyrė

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Mon 09 Jun 2008, 7:16 pm

Arla dhe Martin,
Zakonisht mitet jane pak te mjegulluara nga kuptimet e ndryshme qe ju ipen krijesave mitologjike. Mendoj se ne nje mase te madhe duke munguar shkollimi ne koherat e lashta ideologjite fetare dhe odat kane krijuar pak nje rremuje mitologjike. Ndoshta gabohem por eshte mendim personal.
Mirpo per kete u binda sa isha ne Poloni dhe aty disa dite bisedova me ca te moshuar dhe ne fund erdha ne perfundim se mitologjia nuk mund te cenka nje marrezire por vete nje thesar i kultures se atij populli.
Sipas fjalorve enciklopedik dhe interesimit personal pas hapjes se kesaj kategorie sme kujtohet ku kam lexuar por me kujtohet cka kam lexuar dhe ai tekst eshte keshtu:
Kulti i forte i Zanave ne Shqiperi dhe trevat shqiptare dhe ne mbare gadishullin Ballkanik na bene te mesojme se zanat ishin hyjni vendase paragreke. Ne kete kategori lexova edhe keto qe ju keni cekur me larte si shtojzovallet dhe jashtesmet.
_________________
«·“(*·.ø(`·.ø ø.·“)ø.·*).·“`·» «·“`·.(*·.ø·»
«·“Ø*·.*Mirėsevini - Welcome*“Ø*·»
«·“(ø.·“(ø.·* *·.ø)`·.ø).·“`·» «·“`·.(ø.·“


"Go out and get your apetit but don't forget to come home and eat"
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Sun 29 Jun 2008, 2:35 pm

Pershendetje

po kam pak veshtiresi per te hyre me kete paswordin e ri.

Por frymezimi i fundit po me behet mitologjia mbi tekstet arbereshe psh nga De RadaRrij e bukura mbė derė
E m’ruanej diellin.
Pra, ēė dielli perėndoi,
Muari ajo drapėrin
E u kallar ndė periv’olt
E m’kuarti trentafile,
Trentafile e rodhostane,
Pėr shtranė e zotit sai.
Vu pėr kreu trentafilet
Vu ndė mes rodhostanet,
Prana u vu e pleksėnej
Di kuror pėr kriet e shtret.
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Mon 30 Jun 2008, 3:43 pm

sa per ta kuptuar rodhostane ose dorostane jane trandafilat e bardhe kurse tradafilat pergjithesiht kuptojne te kuqte
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Tue 01 Jul 2008, 6:19 pm

mendoj se ketu kemi te bejme me nje ritual.
Keni hasu diku tjeter perdorim te te trandafilave ne kenget popullore shqitare
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Mitologjia shqiptare   Sun 27 Jul 2008, 1:40 pm

alb Ia paskeni varur fare fese se te pareve!!!!!
Mbrapsht nė krye Goto down

Mitologjia shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 8 e 9Shko tek faqja : I mėparshėm  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Tjetri

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
b@llboy network  :: Forum i Pėrgjithshėm - Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės