• Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Mitologjia shqiptare


Sanije
Anėtar
Anėtar

Gender:Female
Mesazhe : 16
Anėtarėsuar : 12 Jun 2007
Lokacioni : Lipjan - Kosovė
Profesioni : Police Officer

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Sanije prej Sun 13 Jan - 9:52

Ka shume tregime per zanat. Mua si e vogel me kujtohen ato perralat egjyshes kur na i tregonte per zanat dhe tash jame bere nene vete dhe me andje i degjoj akoma

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Sun 13 Jan - 13:10

Nuk di se si mund te te ndihmoj. Ka nje liber timin me kater artikuj gjermanisht me titullin Albanische Mythologie, po nuk e di se ku je dhe ku mund ta gjesh.

Per infromacionet qe flet kam rezerva qe pa mi permendur si libra.
Jam kurioz te di emrin e profesorit. Ata qe mund te thone vertet dicka te mire numrohen me gishta.

Jam kurioz te di se cfare do te besh dhe ne cfare drejtimi.

Sido qe te jete gjithmone nis me mire nga fillimi dhe nga te voglat dhe do te arrish diku. Martin Mato

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Sun 13 Jan - 13:13

Kurse per Sanijen
per aq se e shoh ne uniforme kam nje pyetje ku ndodhet fshati Gur ne Has, dhe si shkohet me autobuza te linjes dhe me kombi.

Mundet qe sot nuk eshte i populluar po ku mund te kete qene. Martini

sevi
Anėtar
Anėtar

Mesazhe : 38
Anėtarėsuar : 23 Dec 2007

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga sevi prej Sun 13 Jan - 17:01

Kam degjuar dhe une per kete fshat dhe ky fshat akoma ndodhet. Linjat nuk i di si jane por besoj se tani ke sa te duash mjete qe qarkullojne andej nga cdo vend i Kosoves.

Rreth Mitologjis shqiptare.
Une mendoj se zanat jane te sjellura nga mitologjit e huaja dhe shumica e miteve mirren nga greqia. Do isha shume kurioze te dija dhe une me shume per kete nese dikush gjen literatur shqipe ju kisha lutur nese lejohet normal te vehet link ku mund ta kerkojme ose se paku mua personalisht ma dergoni ne MP linkun

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Mon 14 Jan - 9:05

Faleminderit Martin,

Materilin qe une kam rreth mitologjise shqiptare eshte shume i hershem dhe profesori qe ka mundur te me ndihmoje me kete eshte Z. Luarasi.
Kam mundur te lexoj sesi linden mitet dhe si shifeshin ato nga ne di per shume mite qe ende nuk njifen nga historiane.
Deshira per te mesuar per dicka te hershme s'e besoj se duhet te ket nje qellim.
Gjithesesi te falenderoj per pergjigjen dhe do me ndihmonit shume me informacine nese keni.

Une banoj ne Tr.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Mon 14 Jan - 10:21

Pershendetje,
kam 2 lutje per organizuesin e ketyre forumeve.

1.Ne se mund te dale edhe ky diskutim qe ne faqene pare si edhe diskutimet e tjera dhe jo i fshehur pas letersise.

2.Ne se behet nga ana organiyative qe i fundit qe shkruan te jete sapo hap fqene pare se keshtu duhet te shkosh gjithmone ne faqen tjeter dhe vetem e rendon diskutimin.

Per Sanijen te lutem ne se ka edhe fragmente kenge ose ndonje koleg qe banon ne ate zone. Eshte fshati ku duhet te kete lindur Bogdani.
Per sa me rezultojne mua zanat, oret dhe dyvargeshi qe kam shkruar siper me rezultojne autokton. Vendase dmth per mua qe edhe fqinjete shqiptareve mund ti kene por me specifikat e tyre

Per Arlen mund ta gjesh librin tek libraria e muzeut kombetar brenda.

Kush eshte Luarasi, cfare ka shkruar_(nuk gjej dot ne kete tasjere pikepyetjen)
Me fal per padijen time.
Me se merresh ti qe te interesojne.
Une personalisht kam dhene disa vite lenden e folklorit ne Universitetin e Tiranes, Dega gjuhe-letersi
Une jam marre vetem me mitologji poullore shqiptare.

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Mon 14 Jan - 11:07

martin mato shkruajti:
2.Ne se behet nga ana organiyative qe i fundit qe shkruan te jete sapo hap fqene pare se keshtu duhet te shkosh gjithmone ne faqen tjeter dhe vetem e rendon diskutimin.
Tema e fundit paraqiten ne portal te forumit tek TEMA E FUNDIT cdo replik dhe postim i ri.
Nese ne kete kategori ka interesim dhe kyqen anetaret mund ta bart si kategori ne vete Mitologjia Shqiptare
Ju faleminderit
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 16 Jan - 8:53

Nė kėngėn: "O illi qė perėndon" (mbledhur nė Piqerras-Sarandė) kemi kėtė tekst:

O moj borė e bukur,
e bardhė e bukur,
na po bėjmė bukėt,
qė tė marrėm lugėt;
tė luajmė me topa bore,
si zėrat e malit tė Ēorre…

Mendoj se kjo eshte rruga e drejte per te pare qarte se zanat shqipatere nuk kane te bjene as me arte+mizen e as me ledy daj+anen.
ketu del paster nje mitologji popullore,malore e lidhur me jeten rreale dhe jo ne sherbim te tempujve qe i shebenin keti apo atij sisitemi skllavopronar.


Sa per daljen ne listen kryesore do ti lutesha shume Nagit. Mendoj se eshte me i vogli sherbim qe mund ti bejeme kultures mbare shqiptare. Dhe nga ana tjeter Ju premtoj qe nuk do te jete e larget dita qy ky forum do te zere nje vend supremacie ne krahasim me forume te tjera qe vetem sillen ne qark vicioz.
Martini

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Wed 16 Jan - 9:05

Meqense origjinaliteti dhe vetetesia mbi keto zana eshte shume e rralle dhe ato pak informacine qe jane ndodhen ne arkivat e lageshta te shtetit, jeni i mirepritur ju martin te hidhni drite mbi dicka te lashte.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Wed 16 Jan - 9:24

martin mato shkruajti:Sa per daljen ne listen kryesore do ti lutesha shume Nakit. Mendoj se eshte me i vogli sherbim qe mund ti bejeme kultures mbare shqiptare. Dhe nga ana tjeter Ju premtoj qe nuk do te jete e larget dita qy ky forum do te zere nje vend supremacie ne krahasim me forume te tjera qe vetem sillen ne qark vicioz.
Martini
Ok z. Martin ashtu dhe do behet Mitologjia Shqiptare kalon si kategori e vecant ne Indeksin e forumit dhe ti je Moderator i kesaj kategorie shpresoj se lexuesve do ju sjellesh mjaft informacione.
Te uroj suksese kjo kategori do jete nen administrimin dhe moderimin tuaj.
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 16 Jan - 10:01

Faleminderit Naki,

por mendoj se eshte nje pergjegjesi per te gjithe qe jemi ne forum qe te justifikojme mirebesimin.

Mendoj se do te duhet se paku qe seicili qe ndodhet ne kete liste te sjelle te pakten nga nje shembull ne vargje ku permenden zanat,oret, shtojzavallet etj.

Mendoj se nuk dueht ti kerkojme ne arkive por ne popull Arla.
Martini

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Wed 16 Jan - 10:43

Zanat e malit

Zanat parafytyrohen si vajza tė bukura qė jetojnė nė male tė thella. Zakonisht shihen duke pirė ujė, nė burime tė maleve ose duke u larė nė pėrrenj tė kthjellėt malorė. Zanat kanė flokėt e gjata tė lėshuara deri nė bel ose deri nė gju, tė veshura me rrobe tė bardha tė holla dhe bėjnė dritė pėrreth tyre. Ndonjėherė zanat rrinė rreth ndonjė gurre me ujė tė pijshėm ku nuk lėnė askėnd tė shkojė tė pijė ujė madje as zogjtė e malit.

Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato tė hjeshmėzet", "ato tė lumet", “t’lumet e Natės, "jashtėsmet". Shtojzovallet ruajnė nė emėrtim njė eufemizėm tipik, qė u pėrftua si pėrngjitje e njė fjalie tė tėrė ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").
Edhe zanat kanė orėn e vet njėsoj sikurse njeriu, madje zanat mund tė jenė edhe tė vdekshme, nė dyluftime kreshniku mund edhe ta presė atė me shpatė. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.
Sulmi i zanės pėrshkruhet me fjalėt : "del n'gurit, "tė shuplak" , "tė shiton" , "tė zanon".
Nė kėngėt kreshnike pėrmendet edhe dy zana qė i dhanė Mujit gji pėr t'a bėrė tė fortė, ndėrsa njė zanė tjetėr ishte zana personale e Mujės, ajo i jipte atij lajmin kur shokėt e tij ishin nė rrezik.
Nė kėngėt e vėllavrasjes zana merr formėn e njė nuseje dhe i nxit dy vėllezėrit qė tė luftojnė pėr tė, me arsyen se kėta nuk kanė dėgjuar nėnėn.
Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve, dhe Thanėn e ilirėve.
Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.
Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut.
Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
Zanat e malit: Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare

Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas njė tjetėr opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zėri).

Enci. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė jug me Zėra. Sipas Ēabejt: zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme por dhe me aftėsi tė veēanta nė tė kėnduar dhe kėrcyer. Sipas Sokolit: vetė emri (zana e shtojzovalle) i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, prej tingujsh e prej lėvizjesh vallėzuese, ėshtė kuptimplotė. Sipas Tirtės: Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotė populli: “Po knojke si zanė mali”. Meqėnėse dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Megjithėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, tė ngjashme me frymėzimin qė muza greke e muzikės dhe poezisė-Evterpi u jepte kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Ja si i pėrshkruan rapsodi zanat nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!

Sipas Ēabejt: kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit pėr tė si njė nėnė pėr tė birin. Nė njė rast tjetėr kemi konstatimin e fuqisė sė tyre:

Malet e Deēicit i qofsha true
tė dahet katrash e tė kjojė me mue.


Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet. Nė Durrės nė vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.

Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranė 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1991; “Fjalori i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinė, 1996; Tirta. Mark, “Qėnie mitike te shqiptarėt dhe paralele tė lashtėsisė iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1997, nr. 27; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė, 2000 etj.


Marre nga dardania.de / arkivi
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 16 Jan - 17:40

pune e paqme rofsh Naki!

Vetem le te heqim disa nga ato veshjet e misrit. Mendoj se fjalori enciklopedik eshte me afer te vertetes.

Nga lista vetem Ramadan Sokoli nuk me kujtohet, ka ndokush akses te na freskoje te dhenat !!!!

Ne vargjet e cituara jane vetem dy zana( ku eshte e treta qe betohen gjysma e mos me teper e atyre qe ndodhen ne listen e literatures se cituar)

Ne do ti qendronim linjes latine, qe mbrojne Jokli per pasoje edhe Cabej atehere cfare do te thonin sot po te ishin gjalle ne se do te shihnin se ka ngjashmeri kontekstuale edhe me zalke zane ose zene (ne slloveni). Ndofta do te nderronin mendje. Keshtu qe per mua duhet pare si teze e tejkaluar.(pra loja eshte hapur serisht, gjeni se nga vjen....)
Nuk e kuptoj nga vjen pjesa e pare dhe kush e ka shkruar.

Mendoj se duhet qe tekstet qe perdorim do te duhet ti marrim ne nje rrethane(kontekst) te lidhur se pastaj cdo gje mund te shitej per te vertete.
Martini

sevi
Anėtar
Anėtar

Mesazhe : 38
Anėtarėsuar : 23 Dec 2007

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga sevi prej Wed 16 Jan - 22:33

Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin zanat a shtojzovallet. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.

Lori
Anėtar
Anėtar

Gender:Female
Mesazhe : 7
Anėtarėsuar : 14 Sep 2007
Lokacioni : Every-where

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Lori prej Wed 16 Jan - 22:52

Shume teme e qelluar. Une po postoj nje tregim te Ernest Koliqit.
Tregimi i Ernest Koliqit “Kėrcimtarja e Dukagjinit”
Tregimi “Kėrcimtarja e Dukagjinit” ėshtė pjesa mė e bukur estetike e filozofike e pėrmbledhjes “Hija e maleve”. Rikujtojmė shkurt pėrmbajtjen e veprės:
Paska qėnė dukur nė Dukagjin njė vajzė mrekullisht e hijėshme. Quhej Lulja, ishte mbesė e Lekė Dukagjinit, princit verior. Por...kapriēet e nanės Natyrė janė vertetė tė ēuditshme, sepse vasha mė e bukur e dheut ishte e ngathėt e trashė, turulluqe. Ndodhi qė Skėnderbeu, pas njė lufte tė futuar kundra turqve mblodhi nė Krujė gjithė parėsinė e Shqipėnisė dhe bajloza tė huaj pėr tė kremtuar. U nis edhe Leka me gjithė familjen.Festimet zgjatėn shtatė ditė e shtatė netė. Ditėn e fundme, mbreti lajmėroi njė konkurs pėr vajzėn a gruan qė para oborrit mbretror do bėntė kėrcimin mė tė bukur. Dolėn shumė nga vargu i madh i zonjave buajre ose tė ardhura prej jashtė. Mbreti deshi t’ia jepte ēmimin njė turkeshe tė panjour, kėrcimi i sė cilės shėmbėllente me njė lutjeje dashurore tė dėshpėrueshme. Por papritur doli princesha Lulja, e cila mahniti gjithė publikun me freskinė dhe lirinė e lėvizjeve dhe arriti njė triumf tė pashoq si “hyjneshe e kėrcimit”. Pas mbarimit tė festės tė gjithė u kthyen nė shtėpi nė Malėsi. Qe ditėn tjetėr erdhi pėr t’i kėrkuar dorėn Lules njė princ i ri, qė kishte vrapuar pėr tė arritur i pari. E ėma deshte ta zgjonte tė bijėn, por vajza u tund me plogėshtinė e zakonshme dhe as nuk mbante mend Krujen, as qė tė kishte kėrcyer ndonjėherė nė jetėn e vetė. Princi iku i dėshpėruar. Ē’kishte ndodhur?Zanat e Dukagjinit dėshėn tė qitnin zėrin e maleve tė tyre, prandaj e ēuan Lulen tė flinte nė banesėn e tyre hyjnore, njera mori trupin e saj dhe kur u kthye nga triumfet e Krujes, e kthyen vajzėn prapė nė shtėpi.

Ne disa revista dhe arkiva kam gjetur edhe kete foto qe thuhet se eshte Zana e Luleve
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Wed 19 Nov - 14:20