• Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Mitologjia shqiptare


arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 22 Jan - 14:23

Mitologjia .... si lindi ajo dhe nga cfare perbehet ajo?
Mitologjia ne thelb te saj ka kultet . Keto jane objekte materiale e dukuri konkrete te natyres, te lidhura me jeten e njeriut: ato jane si te thuash si kushte, si rrethana, ne gjirin e te cilave kane lindur, kane evoluar, jane ruajtur nga koha e lashte e deri ne ditet e sotme elemente te ndryshem, ne forme mbijetesash te miteve e te besimeve.Jane te pranishme mite e besime ne lidhje me fushat, malet, gure, shpella e shkembinj te caktuar, pyje e drunj te vecante: ka mite e besime per burime, lumenj, liqenee dete: jane te pranishme rite e besime per vendpushime, mrize, troje te vjetra, varre e varreza. Ka per yjet , diellin, henen per rrufen, per stuhite etj.

Atehere me i ruajturi eshte kulti i mrizave dhe burimeve, pleqte e maleve tona thone:" nese ne nje vend te caktuar, ne hije te drunjeve te medhenj , tre vjet me radhe mrizonin bagetia, ai behej vend i paprekshem". Ata drunj nuk mund ti priste askush, qofte dhe nje dege.Nese dikush priste nje dege atehere me siguri dicka e tmerrshme do i ndodhte atij ose familjareve.Ky kult mbeshtet ne disa mbijetesa rregullash te lashtesise, pra del se kulti i mrizave dhe i lisave prane burimeve eshte pagan.

Egziston, shpelle kulti per sherim e shendet te pelegrineve,k Priske e Madhe ,Tirane.
Sofra e Skenderbeut, emri i nje mali ne pishkash te Librazhdit.Lidhet me legjendat mitike, simbolike te ngrenies.

Fytyra e sorkadhes, ne gdhendje ne dru me kuptim mitik.Kolonje.
Gjithashtu fytyra e sorkadhes ne gdhendje ne dru ne lahute gjendet dhe ne Malesi e Gjakoves.

Oret:
Ne udhekryqe, qafa malesh, prane urave te lumenjeve, ne qafe kalimi midis maleve, ne balle te urave, ne pika pushimi , mendohej se pushojne Oret.Ne ato vende kushdo qe kalonte linte nje gur ose dicka tjeter( lesh, pe, leck, - ne ngjyre te kuqe ose ne ngjyra te tjera.Cdo udhetar qe kalonte vinte nje gur " per te lene aty lodhjen" Thuhej dhe keshtu "ne leme aty nje gur per te pushuar oret".


Nuk e di nese ju keni ndonje informacion per Nenen e Vatres, e quajtur ndryshe dhe " E Ema e Vatres", " Shtriga e Vatres", "Gjyshja", "Baba" "Plaka e Vatres" , " Shtriga",( Malesi e Tiranes: Nenat e Vatres").

Ose gjarperine qe eshte mit viset e banuara nga shqiptaret, ne SHqiperi, ne Mal te Zi, ne Kosove, ne Maqedonine Perendimore, ne Cameri.

Nese nuk dispononi kete informacion do kem nderin une te shkruaj rreth ketyre.

Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue 22 Jan - 14:41, edituar 1 herė gjithsej
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Tue 22 Jan - 14:41

Mendoj se duhet di bejme permes ketij forumi nje sherbim si kultures shqiptare.

Por edhe te mos i keqinformojme njerezit duke e vleresuar cdo perpjekje sado te thjeshte te tyre.

Se treti mendoj se duhet te shkojme tek burimi dhe jo rrefime goje mbas goje e ne per tekstei. Menyra me emire eshte te pasqyrohet ne nje kenge popullore apo ne rrefim popullor. Nuk duhet te merremi me llafet e botes

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Tue 22 Jan - 14:44

Arla
mendoj se nuk duhet pritur asnje minute. Madje do te thosha nxito se Do te kesh mebeshtetjen time te plote, dhe me sa shof ngjajne te jene informacione interesante, vetem mundohu te jesh sa me shkencore nga eshte marre dhe ku dokumentohet. Martin Mato

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 22 Jan - 14:48

Faleminderit Z. Martin do i shkruaj une, por ti kishe bere nje pyetje dhe per nje fshat ne Dukagjin te quajtur Has , mos behet fjale pikerisht per fshatin ku nje nga familjet shquhej per numrin e madh te antareve qe shkonte rreth 89?
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Tue 22 Jan - 14:51

Jo Arla behet fjale per fshatin Gur te Hasit . Duhet te jete vendlindja e Pjeter Bogdanit. Dikur kam shkruar nje artikull per dokumentimin e ritualit te pare ne arealin e Kosoves.
Martin MATO

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Tue 22 Jan - 15:05

Njoftim para postimit: Dy replika te albagirl dhe martin mato jane fshire - jashte teme

E sakte martin Pjeter Bogdani lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625.
Rapsodet kendojne edhe kenget e tyre per keto ane ja po e ve nje mbase edhe eposi eshte pak si miti Very Happy

Ka hi serbi n“at“Prizren,
po i thot`Lumės:?Lirom ven!?
Nuk jam mbreti,po jam Luma,
t“mushi gjiksin plot me plumba!
Kur vikati Islam spahija:
Bini djem,se shkoi Shipnija!?
Bini djem-thrret Ramadani
bini djem se shkoi vatani!
Gryka e Shejės po rredh gjak,
po i thot Drinit:
Ndihmom pak
Ndihmom pak,n“dash me m“ndihmue,
kllade t“mdhaja jam tuj ēue?.
Krajli i serbit ban:?Medet,
m“faroi Luma askerin krejt!
ma faroi askerin e ngrat
burrat me pushk“`e grat me spatė?.
Kadal ,krajl u mlofsh me morre,
dymdhetmi t`metėn pa vorre!?
Djemt“e Lumės hiq s“kan dert,
ka ni luftė bajn“vjet pėr vjet,
luft“ me krajl e luft“ me mbret...
Hasi shpat e gur e kep
vend pėr vend pushka kėrset
shkoj kukuja shpi pėr shpi
I preu Hasi 3 mijė shkijė...?
Krejt Opoja u mlu n`zi
Prej Prizrenit ter n“Dri
Tre ditė luftė e tre ditė zi
u vranė shkije pėrmi tre mijė..
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Tue 22 Jan - 15:44

Mendoj se vargu

Hasi shpat e gur e kep

eshte interesante se nje studiues e ka identifikuar fshatin Gur te Hasit ne Zhur te Prizerenit qe per mua eshte gabim se ndryshe nuk do te kishte nje ritual me Zanat ne ate zone.
Ka mundesi ta gjej se ku ndodhet.
Martin MAto

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Tue 22 Jan - 15:55

Martin Hasi eshte nje qytet i vogel afer Kukesit edhe Tropojes ja ne harte :
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Tue 22 Jan - 16:29

Behet fjale per Hasin si rajon jo qytetin e Hasit

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Tue 22 Jan - 22:27

Martin,
Me fute ne mundime me duhet te kontaktoj nje mik qe studjon ne kete lemi ne Prishtine mbase ai do me sjell ca te dhena ose do e lus te regjistrohet dhe ta pasuroni kete kategori
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Wed 23 Jan - 8:05

martin mato shkruajti:Di qe ne wikepedia kam bere une manipulimin, pak a shume sic e thoni ju ne kosove eshte mjaft larg e krahasueshme me qellim qe te mbetej aty dhe te te mos e shuanin. Jam i mendimit se te pakten zanat kane natyren e tyre dhe nuk kan pse marrin lavdi nga te tjeret, aq me teper qe mitologjia greke per mua ka qene gjysem institucionale kurse e jona eshte mirefilli popullore.






Z. Martin lind pyetja pse mitet tona kane ngjashmeri ose krahasohen me mitologjine greke.Shume e thjeshte: Greqia para 2500 vjetesh nuk ka egzistuar si shtet, Greqia u krijua nga barinj qe ngelen aty, njerez lufte qe kalonin, por ata qe sot quhen grek dhe origjina e tyre e hershme eshte shqiptare.Kur keta shqiptar u vendosen ne keto vende qe sot quhen greke ishin shqiptare dhe ne krye te tyre kishte shqiptar, rumun, madje dhe turq.
Me kete do te vertetoja qe mitet greke kane vetem emrin te tille sepse ato jane mitet shqiptare.
Emri Zeus ka rrjedhur nga fjala Zot .E dini si ka qene Athina me pare!?Nje vend i shkrete me toka te papunuara, gjithe peme, ka qene nje fshat i vogel ku shqiptari aty punoi ndertoi ura, rruge stane ne male.
Nje shkrimtar i huaj do te shkruante per ata qe sot quhen grek:Ne keto rruge shof njerez krylarte , te mprehte dhe te ashper ne fytyre, cdo kenge e tyre perfundon me nje zinxir rrotullues te vogel te shpejte duke perfunduar ne nje kor me ison Bo, bo bo-oooooo.Dhe kjo eshte tipike shqiptare vecanerisht zona e laberise ne jug te Shqiperise.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 23 Jan - 9:10

E dashur Arla,

personalisht jam i mendimit se nuk ka lidhje midis mitologjise greke dhe asaj shqiptare, ne se flitet per ate antike.
Por nuk kam asnje argument shkencor qe ato jane komplet pa lidhje, keshtu qe ruaj nje rezerve ne formulim.

Se dyti ne qe jemi ne baze te ketij forumi sikur kemi bere nje kompromis te heshtur qe do te sillemi ndershmerisht dhe ne nje fare menyre te japim shembull per forumet et ndryshme qe flasin po per mitologjine.

Se tretiper aq kohe sa nuk kemi dokumenta te shumta ne kulturen shqiptare per kohet e vjetra atehere le te zbresim shkalle pas shkalle deri lashtesi. Por te pakten askush nuk do te na akuzoje se diku manipuluam dicka.

Ka mjaft fusha
Nuk kemi fiksuar
si duken
ku jeteojne
me se merren
kur nxehen
zanat , oret, shtojyavallet.

Cfare eshte dragoi, dreqi.

Cfare dokumentash reale te pakundershtueshme ka_....
Pra ka shume pune para se te shkojme ne se Zeusi ishte helen apo hilir_

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Wed 23 Jan - 13:18

Dallimi midis oreve dhe zanave sipas njohurive te mia do te thoja se qendron ne faktin dhe gojedhenat se zanat ishin mjaft ndihmese ne mbarevajtjen dhe jeten e njerezve , ndersa Oret pak tinzare dhe nuk dallohej qarte nese mund te benin keq apo mire.

Me sa di une ka gojedhena per Kucedra, Lubi (Laberi).
Disa liqene malore si liqenet e Lures, Liqeni i Mbasdejes,Liqeni i Germanit, Liqeni i QAFSHTAMES,Liqeni i Rikavecit, Keneta e Karavatase , etj... Njiheshin nga populli si vendndejtje per qenie te mbinatyrshme Xhindet ne Mat, Lubia ne Laberi.Kucedra ndalon shiun te bjere, than bjeshken, demton bagetine.
Ka dhe shume kroje burime qe konsiderohen te "shenjta" Ujet e tyre perdores si ilac sherimi e disa semundjeve.Ne malesi para vitit 1911 permendej si burim i "shenjte" Kroi i xhazit ne Shkrel.Uje me cilesi shenjterie eshte ai i Kroit te Bardhe ne Vele te Malesise se Lezhes.Ujte e liqenit a te gurres eshte vend i mistereve, vend i ankthit.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Wed 23 Jan - 13:44

Me besime pagane te natyres Ka te beje dhe kulti i dhise se eger, kaprollit, shqiponjes, bletes, ujkiut, bukles, bushit te kenetes, pemeve.
Ne te gjithe pyjet qe konsideroheshin te shenjte ndalohej prerja e drureve ose te marririt me vete, ose te gureve.Populli i ka quajtur "vakufe" Pleqte thone "i rende" se aty rrine "Oret" apo "Xhindet ose "Te Mirat".
Gjenden dsa lisa te vecante, shekullore qe quhen te "shenjte" pa qene vend mrizash Ato jane vendbanime te Oreve ose Xhindeve. pema e shenjte e kesaj natyre paraqitet ne shkrime ne Koman te Pukes nga disa autore eksplotues te fund shek. XIX e ne fillim te shek.XX. A .Degrand ka pershkruar nje peme te tille te shenjte ne pyll te Komanit.Meson nga vendesit se aty ka nje peme te shenjte, Lisi i Arte, me gjethe ngjyre ari.. Ne poppull besohet se se ne rrenjet e tij gjendet nje thesar, nje sasi ari qe e thithin gjethet ndaj marrin kete ngjyre.Ky lis rrethohet nga lisa te tjere te gjithe ne ngjyre te gjelber.Mjere ai qe do godas kete peme.Ja se cfare ka thene prifti Z.M.Harapi kur doli me nje shok ne ate pyll:Kqyr se n'mjedis te k'tij pylli asht nje Peme e Arte e venia mendjen mire mos e shpraz pushken gabim se kesaj peme me ba me i ra plumja gand, vai halli per ne dyve pse roaj qe rrin nen dhee, nuk duron as me i ra n'hekur as me ja h'jekun nji gjeth, as me e prekunh me dore... Ky vend i jone asht i bekue e asht i mocem kush e di se sa mij vjetesh.

I tille eshte dhe lisi i Bardhe ne Qarrishte te Legjinit , Orshe- Miredite
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Wed 23 Jan - 14:03

Nena e Vatres.
Ne Shqiperi ruhen ende kultet dhe ato kane te bejne me kultet e zjarrit.me kultin e ndenjjes ne familje, dhe nga ana tjeter kulti i vatres eshte i lidhur me kultin e se pares se gjinise, zoteruesen kryesore te vatres familjare, ne kohe te lashta. Nje figure e tille ka te bej me vatren quhet "Nene e Vatres"Kjo eshte nje figure e mbare truallit shqiptar qe nga Kosova e deri ne Cameri. Na paraqitet me emra te ndryshem, here ne njejes e here ne shumes.
Ne vise te ndryshme emertohet"Nena e Vatres", "E Ema e Vatres", Shtriga e Vatres", "Gjyshja","Baba" " Plaka e Vatres", " Shtriga" (Malesi e Tiranes:Nenat e Vatres)
Kjo figure na paraqitet me shume si nje plake e vogel, me sy te zgurdulluar e te skuqur, me Floke te gjate e te thinjur,l te leshuara deri poshte, ne shume raste,k duke tjerr li e lesh ose duke krehur me gerhana lesh e li, ose duke endur ne vegje.
Thuhej se vatra duhej pastruar ne mbremje se po ta lesh pa pasruar zemerohet.Ne shumicen e rasteve nha jepet me tipare pozitive dhe me rralle me tipare negative, njerezit e dallojne nga "grate shtriga" te "gjalla" sipas perfytyrimeve dalin naten e shkojne se bashku per te ngrene njerez, per te ngrene zemra femijesh, per t'iu pire gjakun.Nganjehere "Nena e Vatres" thirren dhe "Te Mirat" ose "Te Tretat e Vatres".Ato barazohen me paratheneset e fatit te femijes naten e trete pas lindjes:kemi nje shkrirje te dy figurave me origjine te ndryshme. "Nuk duhet te rrish ne darke ke uret e zjarrit, se rrine ato" Ne Myzeqe thuhet se "Memat e Vatres"hanin buke e gjelle si gjithe njerezit, duheshin marre me te mire, Duhej bere nje kulac pa brume ne vatren e re qe do te piqej per here te pare si dhurate per "Memat e Vatres".
Ne Tomorrice tregonin se "Ne vater te shtepise vine e rrine Shtrigat e nuk shihen"Ato nuk i bejne njeriu te keqia vec te mira.Ne ato zona kur bien ne mbremje per te fjetur plakat e shtepise i thone nuses se re:" Fshije bije vatren e mos e ler keshtu se vjen e rri Shtriga!"
Synimi per te ngrene femijet e shtepise ( te gruas me burre te caktuar) nga "Nena e Vatres" sic eshte rasti i legjendes se Beratit e shembuj te tjere, na del e kunderta e rendit te gjinise, femijet nuk i ka me burre te caktuar, ata do ti zhduk si te paligjshem.
Disa mendojne se "Nena e Zjarrit eshte oshetima e larget qe kane lindur ne epoken e Paleolitit te Vone

Si rrjedhim na del se "Nena e Vatres" si figure mitologjike eshte mbeturine e zbehte e nje hyjnie shume te lashte te vatres, te familjes.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Wed 19 Nov - 14:17