• Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Mitologjia shqiptare


arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 20 Nov 2007, 9:39 am

Zana e malit: eshte krijese mitologjike shqiptare me veti teper origjinale autoktone dhe e krahasueshme me teper me figura te tilla ballkanike dhe malore te gadushullin ballkanik dhe eshte mjaft larg e krahasueshme me Artemiden e grekeve, Dianen e romakeve.Veshtire mund te shkohet tek nje krahasim deri te Thana e ilireve.
Sipas tradites ato kane dy karaktere: i zbutur i cili ndihmon kreshniket ne beteja dhe karakteri idhnak i cili nguros kur i'u prishet qetesia.Briret e dhive te egra jane jane mbrojtja dhe dobesia e zanave.
Zanat ruajne territoret e veta me xhelozi dhe ngurosin ata qe ju prishin qetesine apo i befasojne kur jane duke lozur neper livadhet e maleve.
Ndaj dhe eshte bere zakon te behet zhurme kur shkon ne male , per ardhjen e njeriut.
Zana eshte simboli i plleshmerise, rrjedh nga fjala shqipe shtatezene.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 20 Nov 2007, 10:04 am

Eposi i kreshnikeve: eshte nje epos legjendar i perbere nga kenge te ndryshme ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute.Zonat ku eposi kendohet jane se shumti shqiperine e sotme.Mendohet se ai eshte i pranishem ne Malesin e Madhe, Dukagjin, Has e shume rrethe te tjera.Pervec territorit te Shqiperise Cikli kendohet dhe ne zonat e Kosoves si Peje, Gjakove ,Prizeren, Decan , Rahovec, etj. Ne qender te ketij eposi qendrojne 2 vellezer, Muji dhe Halili, Ne kenge perfshihet vajtimi i Ajkunes, per birin e saj Omerin ose e njohur ndryshe si : "vaji i Ajkunes".

Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue 20 Nov 2007, 10:23 am, edituar 1 herė gjithsej
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 20 Nov 2007, 10:22 am

Ora e maleve: eshte figure e bestytenive popullore shqiptare , e cila perfytyrohej si nje grua apo si nje gjarper.Ajo besohej se jetonte ne male, fusha,ne pyje , ne kroje ose prane njerezve,dhe i ndihmonte a u sillte fat zemermireve dhe ndeshkonte te keqinjte.Oret mund te kene qene nje lloj zanash qe thirreshin me emra perkedheles si " qofshin te bardha", "ato te mirat", ato te lumturat" pa ua permendur emrin.
Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike me e perhapur tek shqiptaret.Nje shtepi nje fis apo nje njeri mund te ket pasur oren e vet.Madje besohej se edhe nje zane e maleve kishte
oren e saj. Oret jane te mira apo te liga.Bekimi dhe mallkimi shpesh behej nepermjet ores.Braktisja nga ora do te thoshte fatkeqesi per personin apo grupin.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Tue 20 Nov 2007, 10:46 am

Sa i perket mitologjise Shqipetare nuk kam shume njohuri. Mbase rinia ime me shume shkoi larg familjes dhe ne neper bote jane te pakta perrallat e gjyshes.
Kam lexuar per mitologjite Romake.
Nga gjyshja kam degjuar per Shtrigen dhe Shtriganin Very Happy epitet qe une e kisha nga Raza.
Ja nje fragment per shtrigat siq e kam te degjuar se nuk i kam takuar Very Happy Very Happy :
Shtrigat: besohet se jane plaka. Kjo cilesi edhe ju vishet plakave te pafajshme te cilave ju vdesin burrat dhe nuk kan djem. Sipas tregimeve ato hane mishe dhe pijne gjak. Me rendesi eshte se shtrigat jane gjithnji plaka e jo vajza te reja fest fest . Gjahun zakonisht e gjuajn naten. Kur bien ne shtrat per te fjetur shpirti ju del nga trupi permes gojes. dalin pa e hapur fare deren permes vrimave dhe plasave te ndryshme. Mblidhen ne logun e shtrigave dhe aty vendosin per gjahun qe do ta gjuajne. Besohet se sipas gojedhanave ato hane edhe femijet e tyre.
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 20 Nov 2007, 10:52 am

Na rrenqethe me shtrigat, dth nese nuk kishin djem duhet te kishin vajza. se ti the qe hanin madje dhe femijet e tyre.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Tue 20 Nov 2007, 11:13 am

Very Happy Very Happy Very Happy nuk thashe une ku di une kishin ato apo jo vajza une e tregova perrallen siq ma tregoi gjyshja.
Mire te zgjerohem pak ke kjo teme se si duket po zgjon nje inetresim ( se paku per mua). Une jam shume i sigurt se duke ju falenderuar mungeses se shkollimit ideologjite fetare i mblodhen keto marrina mitologjike. Mirpo kur kthehemi ne anen tjeter ne shoqerit e civilizuara keto prap nuk mund ti quajm marrina dhe ato konsiderohen si thesar i vete kultures se ati populli. Keto mite mund te jene edhe si burim apo inspirime i krijimeve te ndryshme letrare, dramaturgjike, filmike etj etj. Keshtu keto bestytni nese mund ti quaj sot me shume shihen si nje mjet argetimi.

Tek postimi jot arla mbi zanat. Ka shume tregime dhe legjenda per to sa edhe disa poet me emer kane shkruar vepra. Sipas asaj qe kam lexuar une dhe me kujtohet nga nje enciklopedi Polake se kam lexuar se emri i tyre rrjedh nga latinishtja = Diana.
siapas Ēabejt kur dikush vritet nga dora e saj (e zanes) ajo ja fillon vajit sikur nje nene per birin/ bijen e saj. Sipas Fjalorit enciklopedik kulti i forte i Zanes ne Shqiperi dhe ne mbare gadishullin Ballkanik, na ben tė mendojm se te Zana kemi te bejme me nje hyjni vendase paragreke. Konica i konsideronte Zanat mike tė Shqiperise. Ne kete kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtesmet.
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Tue 20 Nov 2007, 11:44 am

Mite e besime popullore
Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e blegtorale (sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si “maja tė diellit”. Kėshtu, nė data tė caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumės, Ēuka e Tomorrit, kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė mėdhenj nė pritje tė lindjes sė diellit dhe besohej se shtonin fuqinė diellit. Le tė kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn legjendare pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Nė shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė “kulti tė gjarpėrit”, veēanėrisht, pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė hyjni mbrojtėse. Kulti i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet mbrojtės.
Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė mrojtje personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė jashtėzakonshme. Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i kishte zėnė kuēedra. Besohej, se dragojtė luftonin sidomos nė kohė furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurėt me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund tė shkulnin edhe drurė tė mėdhenj e gurė tė malit

Shkrimi i bashkangjitet 3 shkrimeve te mesiperme.
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 09 Jan 2008, 4:13 pm

kam vite qe merrem me mitologjine shqiptare. e pashe forumin dhe u gezova. mirepo gezimi mu fashit shpejt se forumi ben po te njejtin gabim. ate bejne te njejtet forume, riperserisin ato qe kane then te tjeret. une madje do te isha edhe per krijimin e nje mailingliste per kete teme se ne fund te fundit kjo eshte shqiptare e mirefillte.

mendoj se do te duhet ta mprehim pak penen dhe kur te flasim per nje ide ta saktesojme ate, se ne cfare kene perralle apo rrefimi dhe ne cfare libri. psh jam ne kerkim te vargjeve ku perdoret fjala dre ose dreri.

ose ne shkrimet e Nopces duhet te ket nje citim me vlere per oret.

Sa per lidhjen e djanes me zanen mendoj se eshte i tejkaluar tanime ajo pike. per ata qe intersohen me shume per kete lexo Epos und Mythologie; nė librin KLIKO KĖTU

Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed 09 Jan 2008, 4:17 pm, edituar 1 herė gjithsej

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 09 Jan 2008, 4:14 pm

Me sa shof une qenkemi laj thaj vetem tre veta ne kete teme kaq te madhe. megjithate kuraje dhe u shtofshim

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Wed 09 Jan 2008, 4:52 pm

martin mato shkruajti:Me sa shof une qenkemi laj thaj vetem tre veta ne kete teme kaq te madhe. megjithate kuraje dhe u shtofshim
Faleminderit per komentin dhe pajtohem me ty se jane te paketa shenimet. Kjo eshte arsyeja se ndoshta kopjimet se kane vleren meqe je per kete teme une do te ofroja me plote knaqesi moderim ty ne kete teme
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 10 Jan 2008, 10:54 am

Me sa kuptoj, se eshte hera epare qe marr pjes aktive ne nje forum te ketille, me ofron te te them ne se bejne apo jo gjerat qe shkrujan te tjeret ketu. Nuk me pelqen megjithes me duhet ta bej perdite ne univeristet. Kam eksperience vetem ne nje mailing lisyte aktive te arberesheve ku moderuesi megjithese ishte jo me pak dieni mbante shpaten e demokleut ne dore.

megjithate le te bejme te gjithe nga pak dhe pastaj behet vete shume.
psh a ka rste kengesh ne Kosove(per Naki) te vargjeve te kengeve ku perdoret dreri, po per oret, apo zanat. Ketej akoma nuk kane hyre mire te gjiteh librat qe jane botuar ne Kosove per kete fushe.

ne gjithe librat e folklorit shqiptar ka nje dyvargsh per drerin ate e njeh cdo kush qe ka bere te mesen ketj kufrit

Cpaskesh bere ato nena
paskesh bere e rritur drera


mendoj se eshte nje dyvargsh qe dueht te kete egzistur para luftes se dyte boterore

Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 10 Jan 2008, 10:58 am, edituar 1 herė gjithsej

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 10 Jan 2008, 10:56 am

Ah kam edhe nje pytje konkrete qe lidhet indirekt me keto gjera ka nje fjalor te autoreve shqiptqre te bere nga nje kosover. pyetja eshte ne se muind te japesh titullin vitin dhe autorin si edhe isbn

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 10 Jan 2008, 10:59 am

arla shkruajti: Zana e malit: eshte krijese mitologjike shqiptare me veti teper origjinale autoktone dhe e krahasueshme me teper me figura te tilla ballkanike dhe malore te gadushullin ballkanik dhe eshte mjaft larg e krahasueshme me Artemiden e grekeve, Dianen e romakeve.Veshtire mund te shkohet tek nje krahasim deri te Thana e ilireve.

Sipas tradites ato kane dy karaktere: i zbutur i cili ndihmon kreshniket ne beteja dhe karakteri idhnak i cili nguros kur i'u prishet qetesia.Briret e dhive te egra jane jane mbrojtja dhe dobesia e zanave.

Zanat ruajne territoret e veta me xhelozi dhe ngurosin ata qe ju prishin qetesine apo i befasojne kur jane duke lozur neper livadhet e maleve.
Ndaj dhe eshte bere zakon te behet zhurme kur shkon ne male , per ardhjen e njeriut.

Zana eshte simboli i plleshmerise, rrjedh nga fjala shqipe shtatezene.

martin mato
Anėtar
Anėtar

Gender:Male
Mesazhe : 104
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Lokacioni : Tirane

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 10 Jan 2008, 11:04 am

Di qe ne wikepedia kam bere une manipulimin, pak a shume sic e thoni ju ne kosove eshte mjaft larg e krahasueshme me qellim qe te mbetej aty dhe te te mos e shuanin. Jam i mendimit se te pakten zanat kane natyren e tyre dhe nuk kan pse marrin lavdi nga te tjeret, aq me teper qe mitologjia greke per mua ka qene gjysem institucionale kurse e jona eshte mirefilli popullore.

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga arla prej Fri 11 Jan 2008, 3:21 pm

Pershendetje martin mato,

Me vjen mire qe ketij forumi i eshte shtuar nje njeri qe ka njohuri nga mitologjia pasi eshte nje nga synimet e mia, per tu marre dhe per te pasuruar njohurite.
Kam arritur te gjej disa libra dhe informacione ku flitet per mitologjine shqiptare, nje profesor me ka ndihmuar te siguroj disa materiale te cilat jane teper te vlefshme, nese mundeni mund te me ndihmoni dhe ju?!

Me respekt arla!
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Wed 19 Nov 2008, 2:28 pm