Proza


    GISHTEZA
    Special User
    Special User

    Gender:Female
    Mesazhe : 457
    Anėtarėsuar : 04 Jun 2007
    Lokacioni : andej kendej gjithandej

    gezuar Proza

    Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 12:35 pm

    Vjen ashtu papritur e pakuptuar dhe troket nė zemrėn tėnde.

    Ti pa dashur ja hap asaj deren e zemrės tėnde pėr tė hyrė aty dhe pėr tė mos dalė kurrė.

    Jeton castet mė tė bukura tė jetės tėnde, jeton emocionet e saj tė para, ėmbėlsinė e saj, bukurinė e saj, dhe vjen njė cast kur kjo gjė merr fund.

    Cdo gjė shuhet, dhe jeta bėhet njė skėterė e vėrtetė.

    Ajo struket thellė aty nė zemrėn tėnde dhe qėndron e heshtur dhe pret vetėm pret qė dikush tjetėr tė vij ta zgjoj sėrisht.

    Cfarė do qė tė ndodhė ajo qėndron gjithmonė aty, nė fundin e zemrės tėnde e strukur, duke pritur.

    Pėrplasjet e jetės e bėjnė atė akoma mė tė fortė, i japin akoma mė shumė shpresė pėr tė luftuar armikun e saj tė vetėm, vetminė.

    Dhe ja ku troket sėrisht pas shumė vitesh, dhe rizgjon tek ti atė emocion atė ėmbėlsi atė bukuri qė ti tashmė i kishe harruar.

    Dashuria nuk vdes kurrė, ajo mbetet gjithmonė ndjenja mė e bukur qė cdo njeri e ka jetuar dhe e kujton me mall nė cdo cast tė jetės sė tij.

    Ajo ėshtė njė ndjenjė e pavdekshme, ajo e bėn njeriun e fortė, tė pėrballojė cdo gjė qė ndodh nė jetė, ajo tė jep forcė pėr tu bėrė mė i ndėrgjegjshėm, mė kėmbėngulės pėr tė arrirė atė qė ti me tė vėrtet dashuron

    shaban cakolli
    Mesem
    Mesem

    Gender:Male
    Mesazhe : 379
    Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
    Lokacioni : Gjermani

    Re: Proza

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 09 Jul 2007, 10:16 am

    Nje proze shume e mire,vetem ne vend te titullit*PROZA*

    une do i kisha vene titullin*TROKITJET E ZEMRĖS*

    Vazhdoni me proza te ketij lloji,shume terheqese per te i lexuar.

    bovari
    Mesem
    Mesem

    Gender:Female
    Mesazhe : 622
    Anėtarėsuar : 03 Jul 2007
    Lokacioni : Istanbul
    Profesioni : me libra ne dore akoma
    Hobi : shah,letersi,volejboll,guzhina

    Re: Proza

    Mesazh nga bovari prej Sun 15 Jul 2007, 10:39 am

    Dhe per ty me ka mare malli shume,
    mbeshtesje gushen mes duarve dhe prisje
    ne dritare momentin kur dilnin femijet.
    Kur bejshe pyetje dhe arsyetime te pa kuptimta por qe kishin
    si qellim vetem nje “po” per te vrapuar jasht te luaje.
    Shume mendime feminore te mos i thuaje pa menduar,
    sepse ishte turp..
    Me ka marre malli per vrapin e pare qe bere kur pe
    biēikleten..
    Nje dite shiu kur terhiqje mamane per fundi duke bere
    ate lutjen dhe inatin per te luajtur edhe pak ne park.
    Kur shikoje nga dritarja rruget e lagura dhe zhyteshe
    ne mendimet dhe hallet e tua feminore..
    Desha te te shihja dhe nje here te ulur
    ne hyrjen e pallatit ashtu te menduar,
    pa folur……….
    me pantallonat e shkurtra ngjyre blu dhe bluzen e bardhe
    me pak njolla e ate trupin e vogel sa nje kafshate…
    Te ulesha ne gjunje dhe te te perqafoja shume fort,
    te ndjeja fymemarjen tende feminore………
    Te qaja dhe ti lija lotet e mia ne supet e tua te vogla,
    te ti lija lotet qe te kuptoje se te dua shume…..
    Te te mbeshtjellja me krahet e mi por pa te treguar kush jam..
    Dhe pa kthyer koken,pa pare ata sy te vegjel e te sinqerte,
    pa me pare ti qe qaja do te ikja……..
    Do te ikja se treni i jetes me pret,por tani kam dhe nje shok,
    qe ti e njeh,e njeh se je po ti ,po je ne nje trup te ritur,po kjo
    nuk ndryshon se perseri ti je….
    O engjell une takova udhetare qe shume para meje
    kishin nisur udhetimin e jetes.
    Me keshilluan shume dhe i degjova,
    me thane te te mbroja nga koha,
    te te ruaja nga fshirja,
    ndonjehere te te lija te drejtoje kete trup.
    Edhe pse tani mendimet e tua me ēojne
    ne mendime dhe vende perallore,
    me bejn te ndjej veten don kishot,
    te jem shpetimtare e botes apo
    nje personazh kryesor ne nje perralle.
    Prandaj po iki nga ty……
    Po ti le dy pika lot ne supe si kujtim i te
    ardhmes qe te jesh sa me e forte.
    Ti vogelushe luaj me jeten,drejtoje,pushtoje
    me boten tende dhe fuqine tende feminore,
    se me vone jeta do te te pushtoje,
    po te keshilloj une e ardhmja jote..
    Pyetjet e pafundta qe te lodhin koken ty sot,
    jane trasformuar,jane bere me te gjata
    e shume me te veshtira…
    Prandaj po ti le dy pika lot,
    per dashurine,mallin dhe nostalgjine
    qe kam per ty vogelushe…
    Te te perqafoj pa te treguar kush jam,
    te derdh lot pa me diktuar ti qe une qaj,
    te te perqafoj me mall se shume ama shume
    me ka marre malli per ty
    Femijeria ime………………

      Ora ėshtė Wed 19 Nov 2008, 2:40 pm