Vijmė edhe njė herė!
Faqja 1 e 1 • Share •
Vijmė edhe njė herė!
Vijmė edhe njė herė!
Autor: Fatmir Muja, Mars 2010
Marsi, ky muaj qė bashkė me stinėn mė tė bukur tė jetės, na e sjell edhe kujtimin e amshueshėm pėr ata qė guxuan tė mendojnė se ēdo njeri i gjallė frymon, por jo ēdo njeri qė frymon ėshtė i gjallė. Tė gjallėrosh domethėnė tė jesh i pranishėm nė botė edhe me jetėn edhe me vdekjen tėnde. E a mund tė vlejė koha e humbur e atyre qė frymojnė mė shumė se koha e atyre qė me vdekjen e vet i japin emėr kohės?
Jasharėt, njerėzit qė jetuan brenda kohės sikur tė gjithė tė tjerėt, njė ditė i lanė trupat e tyre nė kohėn e tashme dhe me shpirtrat e tyre udhėtuan drejt tė ardhmes qė e kaluara tė mbetet nė libra sepse, ata para se ti lexonin librat, lexuan veten.
Sot, duke shfletuar albumin e fotografive qė kanė fuqinė tė na flasin me gjuhėn e heshtjes, ne qė nuk e kemi kėtė fuqi, u flasim atyre me gjuhėn e fjalėve edhe pse fjalėt tona nuk mund tė thonė mė shumė se heshtja e tyre.
Adem!
Ti qė mbajte emrin e babait tė njerėzimit, na bėn edhe njė herė tė kthehemi tek pikėnisja jonė dhe tė mendojmė se ēdo lindje ėshtė lajm i njė vdekjeje dhe ēdo vdekje ėshtė njė ngritje e njė perdeje, pėrtej sė cilės shfaqet realiteti i ekzistencės sonė. Ēdo ditė e re na bėnė mė tė vjetėr, por vitet nuk na ndajnė prej jush, sepse zemrat e atyre qė hanė pėr tė jetuar e nuk jetojnė pėr tė ngrėnė, mund tė durojnė ēdo gjė tjetėr veē ndarjes. Ne vijmė edhe njė herė te dyert e kullės pėr tė lexuar historinė e vetvetes dhe pėr ta kuptuar se durimi ėshtė mė i fortė se dhimbja. Ne vijmė pa trokitur, sepse dyert tua janė tė hapura pėrjetėsisht, ashtu siē qe e hapur edhe zemra jote pėr ta pranuar tė vėrtetėn e pėrbotshme se asnjė toke tė lirė nuk i mungojnė varrezat e dėshmorėve.
Hamzė!
Nuk mund ta pėrmend emrin tėnd e tė mos e ndjej se si del nga gjoksi thirrja jote qė na e heq vetminė e jetės nga zemra dhe na bėn tė mos harrojmė se ēdo dhimbje ka fund, por ēdo fund nuk ka dhimbje. Nuk mund tė qėndroj nė ballė tė oxhakut tėnd e tė mos m'i thotė shpirti fjalėt e tė urtit: "tė lumtur janė ata sy qė mund tė shohin fundin e gjėrave", i lumtur ėshtė ai zė qė mund t'i kėndojė pafundėsisė. Ne vijmė edhe njė herė pėr ta dėgjuar kėngėn tėnde qė koha jonė tė mos mbetet e zbrazėt pa fjalėn "mos thuej mbarova".
Nanė Zahide!
Shamia e kokės sate u bė si njė flamur qė mbėshtjell historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė njė kombi dhe e ruan atė deri nė ditėn e e mbramė tė kėsaj bote. Ne vijmė edhe njė herė pėr tė marrė njė kafshatė nga sofra jote qė trupi, shpirti dhe mendja jonė tė jetojnė me urtėsinė e moēme se ne do tė falim, por nuk do tė harrojmė, sepse, nėse harrojmė, ēkuptim do tė kishte falja?
Bacė Shabani!
Bora gjithmonė bashkohet me majėn mė tė lartė tė malit, ashtu siē u bashkua plisi me ballin tėnd tė pėrndritur nga agu i mėngjeseve qė ty tė gjenin tė zgjuar. Ne vijmė edhe njė herė nė odėn tėnde pėr t'u ēmallur, por takimi na e shton mallin edhe mė shumė. E sikur tė mos na shtohej ky mall, si do ta ndjenim qė ende jemi gjallė?
Fėmijė tė Jasharėve!
Pranė jush ne jemi tė vegjėl por, ju na bėni tė mėdhenj. Vlera e fjalėve matet me kuptimin e tyre, e ju ua kthyet kuptimin fjalėve tona me tė cilat ne u flasim fėmijėve tanė sot qė e djeshmja tė mos i ngjajė tė nesėrmes. Na falni qė ne nuk ishim pranė jush ato ditė kur ju pėr neve ia ndėrruat ngjyrėn borės! Ah sa do tė doja qė tė paktėn, sa herė vjen marsi, ta kisha ndonjė fjalė tjetėr nė vend tė fjalės faleminderit.

Interesant
Shteti: 
Lokacioni: Pejė
Gjinia: 
Postime: 3867
Reputacioni: 37
Piket: 4814
Regjistruar: 02/03/2008
Profesioni: Jurispodenca
Hobi: Sporti, Ski, Judo
Shenja e Horoskopit:
Re: Vijmė edhe njė herė!
nuk di ca te them me shume por shume e bukur kjo teme komplimenti 


NADJA- Anėtarė
Shteti: 
Postime: 76
Reputacioni: 0
Piket: 522
Regjistruar: 07/03/2010
Re: Vijmė edhe njė herė!
Nje histori e dhimbjes krenare

Drini
Shteti: 
Lokacioni: Republika e Korruptuar e Kosoves
Gjinia: 
Postime: 1547
Reputacioni: 12
Piket: 3030
Regjistruar: 01/04/2009
Profesioni: Inxhinier Mekanik/Ekonomist
Hobi: Poezia
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi







HISTORI


nga 









» Deri ku mundet te jete liria e njeriut
» Pse njerezit kane xhelozi kundrejt njeri -tjetrit?
» Foto nga jeta juaj e perditshme
» Te Kam Enderruar....
» Thėnie pėr Meshkujt!!
» Merre me mend...
» Deshira momentit...
» C'fare i mungon rinise shqiptare?
» Nje interviste ekskluzive me detin!
» SYNIMET SERBE PĖR SHFAROSJEN E IDENTITETIT TĖ SHQIPTARĖVE
» ĒAMĖRIA
» Ballkani dhe ballkanizimi
» Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut !
» Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?
» Femra dhe ruajtja e sekretit
» Xheladin Beqiri ( Karadaku )
» Sulė Hotla - njė jetė pėr Shqipėri Etnike
» Bekim Fehmiu, mit dhe realitet !
» Mallko Antarin siper..