Gati si me ēdo personazh tjetėr popullor, edhe jeta e Nasr el-Din Hoxhės ėshtė e mjegulluar nėpėr legjendat e shumta tė trashėguara. Megjithatė, kėrkimet e bėra mbi jetėn e tij qė nga mesi i shekullit paraprak

Nasr el-Din Hoxha ėshtė njėri ndėr filozofėt mė tė njohur tė humorit nė historinė botėrore. Anekdotat e tij, tė rrėfyera mbi njė hapėsirė tė gjerė prej Gjermanisė deri ne Japoni, pėrmbajnė mėsime ku pėrmes theksimit tė njė tė mete njerėzore apo njė pike tė dobėt synohet ngritja e tė kuptuarit tė njerėzve pėr tė si dhe shėrimi i asaj mangėsie. Nasr el-Din Hoxha njihet me emra tė ndryshėm nėpėr botė. Ai njihet si Artin nė Armenia, si Oylen Sipikel nė Gjermani, si Mac Antash nė Skoci, si Xhuha nė Arabi, apo me emra tjerė nė vende tjera si Ero, Koso, Iter Pejo e kėshtu me radhė. Kjo mund tė jetė pėr arsye se nė ēdo shtet ndodhej njė person i ngjashėm si Hoxha apo pėr shkakun se anekdotat e Hoxhės duhej tė kishin njė figurė tė cilit mund ti atribuoheshin.
Gati si me ēdo personazh tjetėr popullor, edhe jeta e Nasr el-Din Hoxhės ėshtė e mjegulluar nėpėr legjendat e shumta tė trashėguara. Megjithatė, kėrkimet e bėra mbi jetėn e tij qė nga mesi i shekullit paraprak, pothuajse tė gjitha janė nė ujdi se ai u lind nė Sivihistar, nė rrethin e provincės Eskisehir nė Turqinė qendrore. Sipas tė dhėnave qė O.S.Gökyay i jep nė artikullin tė cilin e shkroi pėr Islam Ansiklopesiski ( Njė Enciklopedi e Islamit, Istanbull 1986), Fuat Köprűlű ( Nasreddin Hoxha, Islanbull, 1918) shkruan se njėri nga muftitė e vonshėm tė Sivrihisarit i quajtur Hasan Effendi shėnon nė librin e tij tė pa pėrfunduar Maxhmua-i Maarif (Enciklopedia e Edukimit) se Nasr El-Din Hoxha u lind nė fshatin Horto afėr Sivihisarit ku edhe shėrben si imam pėr njė kohė duke e pasuar tė atin i cili po ashtu kishte qenė imam, pėr tė migruar mė vonė nė Akşehir, nė rrethinėn e provincės Konya tė Turqisė qendrore ku edhe e kompleton jetėn e tij.
Megjithatė, ka disa pohime se Nasr el-Din Hoxha ėshtė fryt i vonshėm i shpikjes popullore. Sipas pohimeve tė tilla, ekzistonte njė njeri me emrin Nasr el-Mahmud i cili merr besimin e Gayhatus, atėherė komandant i armatės Mongole nė Turqi, dhe e parandalon atė nga tė kėqijat dhe gjakderdhja. Pasi se ky njeri ishte i menēur dhe i dashur nga njerėzit, thėniet e tij tė urta bėnė qė populli tė krijoj njė Nasr el-Din Hoxha. Mirėpo, supozimet e tilla janė hedhur poshtė nga studiues serioz. Nė mes tyre, Haqqi Konyali, i cili shkroi njė vepėr voluminoze rreth Nasr el-Din Hoxhės dhe Akşehirit tė titulluar Nasreddin Hocanın Şehri Akşehir: Tarihĭ, Turistik Kılavuz (Udhėzues historik dhe turistik pėr nė Aksehir, Qytetin e Nasr el-Din Hoxhės), Istanbull 1945, shkruan se atėherė ishin katėr Nasr el-Dina tė cilit jetuan nė tė njėjtėn kohė dhe qė bėnė punė tė njėjtė si Nasr el-Din Mahmudi, andaj tė njėjtat pretendime mund tė bėhen pėr tė gjithė ata. Por Nasr el-Din Hoxha mund tė jetė asnjėri nga ta. Ky ėshtė ai qė me tė vėrtetė jetoi nė Akşehir.
Nė artikullin e tij A propos de quelques tentatives didentification de Nasreddin Hodja (Internationaler Kongress der Volkszerzählungsfarcher, Kiev and Kopenhagen. 1959), Perter Naili Boratav shkruan se nė disa gjenealogji pėrpiluar kohėve tė fundit, Khidr Ēelebiu, kadiu i famshėm i Istanbollit gjatė kohės sė Mehmetit II dhe babai i Sinan Pashės, autorit tė Tedarruname (Njė Lutje Zotit), ėshtė shėnuar tė ketė qenė nga Sivrihisari dhe pasardhės i familjes sė Nasr el-Din Hoxhės. Boratav gjithashtu shėnon se nė njė dorėshkrim qė e kishte gjetur nė Bibliothčque Nationale nė Paris, disa nga anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhės i janė mveshur po ashtu edhe popullit tė Sivihisarit dhe njė njeriu tė quajtur Khadji. Disa studiues Perėndimor si H.Ethč, M. Hartmann, A. Wesselski pretendojnė se anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhės janė anekdota anonime tė treguara pothuajse nė ēdo pjesė tė botės, andaj Nasr el-Din Hoxha na del njė shpikje. Ca tė tjerė si R. Basset dhe Christensen janė tė opinionit se anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhės janė pėrshtatje e thėnieve tė menēura dhe anekdotave qė i takojnė Xhuhės, i cili jetoi nė Irak nė shekullin e 10-tė ku edhe u bė mjaftė i famshėm. Mirėpo, pohime tė tilla rrjedhin nga njė gjeneralisim i mangėt. Duke qenė se njerėzit e urtė dhe tė menēur si Nasr el-Din Hoxha mund tė kenė jetuar pothuaj nė ēdo vend, anekdotat e Nasr el-Din Hoxhės mund tė jenė transmetuar nėpėr vende tjera pėrmes rrugėve tė ndryshme tė komunikimit. Padyshim se njė njeri i quajtur Nasr el-Din Hoxha, shumė perspektiv dhe i menēur i aftė ti dalloj pikat e dobėta dhe mangėsitė nė karakterin njerėzor i cili u mundua ti shėroj ato pėrmes humorit dhe zgjuarsisė, vėrtetė ka ekzistuar.
Varri i Nasr el-Din Hoxhės ndodhet nė Akşehir. Ismail Haqqi Konyali shėnon se personalisht ka parė njė mbishkrim nė njėrėn nga gjashtė shtyllat qė mbajnė kuben e brendshme. Sipas atij mbishkrimi njėri nga ushtarėt e Bajzitit I, sunduesit Osmanli i cili vdiq mė 1403, i quajtur Mehmet, vizitoi atė varr mė 1393. Kurse nė njė regjistėr tė vakėfeve dhe tokave shtetėrore, tė pėrgatitur me urdhėr tė Gedik Ahmet Pashės, i cili nė emėr tė Osmanlinjve pushtoi Akşehirin mė 1476, ėshtė shėnuar edhe varri i Nasr el-Din Hoxhės dhe njė medrese dhuruar nga ai nė shėrbim tė popullit.
Tė dhėnat historike dhe anekdotat
Shumica e hulumtimeve tė bėra mbi Nasr el-Din Hoxhėn janė tė pajtimit se ai ka jetuar nė shekullin e trembėdhjetė. Nė epitafin e gdhendur mbi gurin e varrit tė Fatimės bijės sė Hoxhės e qė ndodhet nė Sivihisar, shkruan se Fatimja ka vdekur mė 1327. Lamii (vdiq mė 1533) shkruan nė Lataifin e tij se Nasr el-Din Hoxha ishte bashkėkohės i Shayyad Hamzės, njė poet i popullit i cili jetoi nė shekullin e 13-tė. Ismail Haqqi Konyali shėnon se Hoxha ishte bashkėkohės i Pir Abit dhe Khadja Jihanit dhe bashkė me ta ka mėsuar tek Khadaja Fakih i cili vdiq mė 1221. Sipas kėtyre dhe shėnimeve tjera tė ngjashme, na del se Nasrr el-Din Hoxha jetoi nė shekullin e 13-tė.
Shekulli i trembėdhjetė njihet si shekull shumė kritik pėr historinė mesjetare tė Turqisė. Invadimi Mongol pas kryqėzatave i dha fund shtetit tė famshėm tė Selxhukėve, dhe bėri qė Turqia tė copėtohej nė shumė pjesė. Veē kėsaj, rebelimet dhe konfliktet e brendshme e bėnė jetėn edhe mė tė vėshtirė pėr popullin. Pra, nė kėtė periudhė kritike, ne takohemi me tri figura tė rėndėsishme dhe bashkėkohore. Nė mesin e tyre, Maulana Jalal el-Din el-Rumi ishte njė mėsues Sufistė me shumė ndikim nė mesin e klasave tė shkolluara dhe sunduese nėpėr qendrat e qyteteve. Si njė mbrojtės dhe pėrkrahės i dashurisė dhe tolerancės Islame, ai la shenja tė pashlyeshme jo vetėm nė historinė Islame por edhe nė atė botėrore. Yunus Emre ėshtė bashkėkohės i Maulanės nė mesin e njerėzve tė thjeshtė. Ai shprehu nė Turqishtėn e rėndomtė atė ēfarė Maulana kishte bėrė nė njė stil shumė tė lart tė Persishtės, duke ndihmuar nė pakėsimin e dhembjeve tė njerėzve dhe largimin e pėrēarjeve tė brendshme e armiqėsive nė mesin e tyre. Nasr el-Din Hoxha, figura e tretė nė mesin e atyre treve, ishte njeri i urtė, filozof i popullit dhe moralist i shquar. Megjithatė, i pajisur me njė sens shumė tė mirė tė humorit, ai nxori nė pah deformimet morale nė mesin e popullit dhe, pa i lėnduar ndjenjat e dikujt, ai kritikoi njerėzit pėr veset e tyre nė njė mėnyrė tė butė dhe tė menēur. Pėrgjigjet apo anekdotat e tija janė plot mendjemprehtėsi dhe urtėsi morale.
Ėshtė e pa mundur tė pranohet se tė gjithė anekdotat qė i janė atribuuar Hoxhės i pėrkasin atij. Ėshtė fakt se fama zakonisht pėrvetėson edhe atė qė nuk i takon. Kjo do tė thotė, se ka tendenca tė zakonshme ti atribuohet njė individi tė famshėm edhe diēka ēka nė tė vėrtet nuk i pėrket atij. Pėr kėtė arsye, njė pėrqindje e konsiderueshme e anekdotave qė i janė atribuuar Hoxhės nuk mund ti takojnė atij. Pėr shembull, nė mesin e anekdotave tė tilla janė edhe ato qė thuhet tė kenė ndodhur mes Hoxhės dhe Amir Timurit, i cili mposhti sunduesin Osmanli Bajazitin I mė 1402 dhe invadoi Turqinė. Por, ėshtė e pa mundur qė Hoxha ta ketė takuar Timurin. Me kohė, imagjinata e popullit i ka atribuuar Hoxhės mjaft anekdota tė cilat i pėrngjanin atyre tė Hoxhės vetė.
Anekdotat atribuuar Hoxhės janė paraqitur nė formė tė shkruar qė nga shekulli 16-tė e kėtej. Megjithatė, librat e para pėr tu hartuar rreth Hoxhės dhe anekdotave tė tij filluan tė publikohen nė ēerekun e dytė tė shekullit tė kaluar.[1] Pėrkthimet e para nė gjuhėt evropiane u duken gati njė ēerek shekulli pas publikimit nė Turqi. Nė mesin e mė tė famshmėve, qė ia vlen tė pėrmenden janė, La Litčrature Populaire Turque nga Edmond Saussay ( Paris, 1936) dhe Nassredin Hoca et ses histories Turques nga Jean-Paul Garnier (Paris !959).
Njė ditė njė njeri i afrohet Hoxhės nė rrugė.
-Hoxhė, paqja qoftė mbi ju!
-Edhe mbi ty qoftė paqja dhe mėshira e Zotit!
-Hoxhė, vetėm para ca sekondash njė njeri me njė tepsi me bakllava kaloi kėtu pari!
-Nuk ėshtė punė pėr mua!
-Por Hoxhė, ai njeri qe nisur drejt shtėpisė tėnde!
-Atėherė nuk ėshtė punė pėr ty!
Njėherė Hoxha ishte ulur mbi gomar por i kthyer mbrapa. Ata qė e panė qeshnin dhe thėrrisnin:
-Shih Hoxhėn, ėshtė ulur mbrapsht mbi gomar!
Hoxha buzėqeshte dhe pėshpėriste:
-Lavdi i qoftė Zotit! Tė gjithė thonė Hoxha ėshtė ulur mbrapsht mbi gomar. Asnjėri nuk
erdhi tė thotė gomari po qėndron mbrapsht nėn Hoxhėn!
Njėherė Hoxha ishte ulur pranė njė liqeni dhe hidhte nė tė pak jogurt. Disa njerėz po kalonin aty pari. E panė Hoxhėn dhe u ndalėn:
-Hoxhė, pėrse po e bėn atė?
-Si po e shihni, po e fermentoj kėtė liqe.
-O i dashur! A ėshtė fermentuar liqeni ndonjėherė?
-Pse jo? Ēka nėse fermentohet njėherė?
Njėherė Hoxha ishte ulur nėn njė lis tė madh tė arrės nė njė fushė bostani. Ai thotė me habi:
-O Zot, Ti nuk pyetesh pėr menēurinė Tėnde, por unė po habitėm pse krijon nė njė lis kaq tė madh aq arra tė vogla pėrderisa Ti bėn qė njė bime zvarritėse tė prodhoj bostan kaq tė mėdhenj!
Pa e pėrfunduar fjalėn akoma kur njė kokėrr arre i bjer mbi kokė. Hoxha vėrejti nėn dhimbje:
-O Zot, vazhdo tė veprosh ēfarėdo qė dėshiron! Ēka do kishte ndodhur sikur tė kish qenė bostan ai qė mė ra nė kokė?
Nga anglishtja:
Jeton Mehmeti
Kuala Lumpur 7.11.2005
The Fountain Magazine
Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Tue 26 Aug 2008, 11:52 am, edituar 1 herė gjithsej








