• Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Interneti ne Shqiperi


wendi
Moderator
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 11
Anėtarėsuar : 23 Sep 2007
Lokacioni : Tirana City

Interneti ne Shqiperi

Mesazh nga wendi prej Sat 10 Nov - 20:27

king Si shpikja me e madhe e njerezimit pas rrotes e zjarrit,
interneti po transformon

gjithnje e me teper jeten e njeriut. Interneti mundesoi komunikimin e shpejte te
individeve e organizatave, ai eshte gazeta me e madhe, enciklopedia me e madhe e
botes moderne. Ne internet mund te komunikosh, mund te lexosh, mund te
kulturohesh (ose te ckulturohesh nese je pa mend), mund te informohesh, mund te
blesh e te shesesh mallra e sherbime, mund te paguash faturat e shtepise e te
biznesit, te paguash e te paguhesh, mund te botosh, te degjosh muzike, te
shohesh koncerte e filma, mund te besh shkolle e trainime profesionale me
korrespondence e te tjera e te tjera.

Zhvillimi me i madh ne kete bote te
re te teknologjise se informacionit (IT) eshte bere qe nga fundi i viteve 1980 e
ne vijim. E koinciduar kjo me periudhen kur mjaft vende ish-komuniste te botes
rrezuan sistemet e tyre diktatoriale dhe u renditen me demokracite tradicionale
perendimore, ishte ne te mire te ketyre vendeve qe te futeshin menjehere ne
rrjedhen e ketij zhvillimi te madh qe revolucionarizoi informacionin,
komunikimin, arsimin e dijen. Por jo te gjithe keto vende e kuptuan njelloj
rendesine e vleren e ketij drejtimi te ri. Duke u hedhur nje sy statistikave te
International Telecommunication Union (ITU), nje organizate nderkombetare brenda
OKB-se, me qender ne Zvicer, te vjen keq kur shikon se Shqiperia eshte nga
vendet e fundit per sa i perket fushes se kompjuterave dhe internetit. Ne
statistikat e vitit 2003 (http://www.itu.int) Shqiperia figuron me 0.98
perdorues interneti ne 100 banore, duke lene pas ne hapesiren evropiane dhe te
ish-vendeve te BS, vetem Taxhikistanin dhe Turkmenine. Nderkohe, ne kete
hapesire kryeson Islanda me 67.5 perdorues ne 100 banore, Suedia me 63, Britania
e Madhe me 59.2, Holanda me 52.19, etj. Ne Evropen Juglindore, Bosnje dhe
Hercegovine ka 3.91 perdorues ne 100 banore, Maqedonia - 6.05, Serbi-Mali i Zi -
7.87, Moldavia - 7.98, Turqia - 8.49, Greqia - 15, Rumaia - 18.4 dhe Bullgaria -
20.58. Eshte keqardhese ta gjesh vendin tend ne kete renditje. Dhe kjo vjen si
rezultat i qeverisjes miope e te papergjegjshme te te gjitha qeverive qe kane
ardhur ne Shqiperi pas vitit 1990 ne drejtim te zhvillimit te IT. Jane dhene kaq
e kaq ndihma nga organizatat nderkombetare e vende te zhvilluara, me kompjutera
e projekte lidhjesh ne internet. Shumica prej tyre kane avulluar ne interesa
personale. Ndryshe nuk do te kishim ate vend qe kemi ne renditjen e mesiperme.
Eshte disi komike te shohesh po ne ate statistike se Shqiperia eshte me lart se
mjaft vende te tjera te Evropes Juglindore per sa i perket numrit te abonenteve
te telefonise celulare, 35.8 per 100 banore. Telefonat po, ata i ka qejf
shqiptari i shkrete se nuk duan shume pune, shtyp nje buton dhe alo,
alo.

Ashtu sic i duhej njeriut nje plug qe e terhiqte me qe, kuaj apo
traktor, per te leruar token, sic i duhej mendimtarit nje kunj i shkrimeve
kuneiforme, nje pergamen a pende pate dhe me pas nje kallamar, laps e mjete te
sofistikuara per te shkruar, ashtu edhe per internetin duhet te kesh nje
kompjuter dhe nje lidhje qe te hysh ne boten e madhe te cyberspace. Nuk mund te
mendohet perparimi i sotem ne bote, i palidhur me boten e kompjuterit e te IT.
Ndaj shtetaret e Shqiperise, parlamentaret, OJQ-te dhe te gjithe ata qe u
dhimbset zhvillimi i vendit, duhet te mendojne me shume per kete zhvillim.
Njerezit e pushtetit e te partive le te mendojne me pak per strategjite e
fitoreve zgjedhore, per grindjet e paprera me "ne" dhe "ata" dhe duke luftuar
ndershmerisht abuzimet e aferat korruptive, le te mos i zere gjumi per ca gjera
fare te thjeshta: si te kete me shume kompjutera ne Gramsh, ne Kala te Dodes e
ne Gomsiqe. Te mos i zere gjumi naten duke menduar se si femijet e shume
krahinave ne Shqiperi jo vetem qe s(kane shkolla per te qene, qe nuk ushqehen
mire, qe s(kane libra e drite, por nuk e dine edhe se c(eshte kompjuteri e
interneti.

Interneti u fut per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1991 nga
Fondacioni Soros. Gjate ketyre 15 vjeteve, jane krijuar mjaft kompani sidomos ne
qytetet e medha te vendit, te cilat ofrojne perdorimin e internetit. Tarifat per
kete lidhje jane nga 16 deri ne 35 $ ose 15 deri 45 per qind e te ardhurave
mesatare mujore (A.Nune: Sudosteureopaissches Mediezentrum, http://soemz.euv-frankfurt-o.de/med...a/main/articles), teper
te medha per t(u perballuar nga shqiptaret. Shto ketu edhe shpenzimin per
blerjen e kompjuterit dhe te aksesoreve. Nje rruge e shpejte dhe praktike eshte
shtimi i internet-kafeve. Sipas burimit te sapocituar, ne Shqiperi ka sot rreth
130 te tilla. Me shtimin e fondeve per arsimin, mjaft shkollave do t(u behej i
mundur aksesi ne internet. Nxitja, lehtesimi e shtimi i bizneseve qe ofrojne
internetin, do ta bente kete sherbim me kosto gjithnje e me te
ulet.

Duhet ta kemi te qarte te gjithe: perdorimi i internetit eshte nje
imperativ dhe nevoje e domosdoshme per Shqiperine ne pergjithesi e rinine
shqiptare ne vecanti. Ndonje kontrapedal kokeshkrete mund te hidhej e te thoshte
se ky po na kerkon qiqra ne hell dhe se kjo eshte luks perpara mjaft gjerave
jetike qe i duhen vendit. Por kjo nuk eshte keshtu. Po pritem te rregullojme ato
gjerat e tjera dhe pastaj te merremi me kompjuterat e internetin, do te jemi
kurdohere ne bisht te zhvillimit boteror. Perpjekja per zhvillimin e IT duhet
bere se bashku me ate per zgjidhjen e shume problemeve te tjea qe ka vendi.
Qeverite shqiptare duhet te jene me te vemendshme ndaj nismave qe dalin ne bote
ne kete drejtim. Ne janar 2005, ne forumin ekonomik boteror te Davos, Zvicer,
Nikolas Negroponte, profesor i teknologjise se medias ne Institutin e
Teknologjise te Masacusets, hodhi idene e prodhimit te kompjuterave me kosto 100
dollare per femijet e vendeve ne zhvillim.

I ndodhur ne nje pozite te
lakmueshme gjeografike persa i perket trafikut te cyberspace, me nje popullsi
relativisht te vogel dhe me nje potencial te fuqishem rinor intelektual,
Shqiperia i ka te gjitha mundesite qe me vullnet e perpjekje te vihet ne radhet
e vendeve te perparuara ne ate drejtim ku leviz e ardhmja.

GISHTEZA
Special User
Special User

Gender:Female
Mesazhe : 457
Anėtarėsuar : 04 Jun 2007
Lokacioni : andej kendej gjithandej

Re: Interneti ne Shqiperi

Mesazh nga GISHTEZA prej Mon 12 Nov - 16:12

interneti eshte nje nga sherbimet me te shpejta e me te perkyera

bovari
Mesem
Mesem

Gender:Female
Mesazhe : 622
Anėtarėsuar : 03 Jul 2007
Lokacioni : Istanbul
Profesioni : me libra ne dore akoma
Hobi : shah,letersi,volejboll,guzhina

Re: Interneti ne Shqiperi

Mesazh nga bovari prej Mon 12 Nov - 20:51

Gishteza shume mire e ke shprehur por dua te them qe rruget klasike per sherbime kan qene me cilesore Smile
"" Kurajua nuk ja ka friken krimit dhe ndershmeria s'ia ka friken autoritetit"""

GISHTEZA
Special User
Special User

Gender:Female
Mesazhe : 457
Anėtarėsuar : 04 Jun 2007
Lokacioni : andej kendej gjithandej

Re: Interneti ne Shqiperi

Mesazh nga GISHTEZA prej Mon 12 Nov - 20:54

dakort po e kam fjalen per pune shpejtesie

bovari
Mesem
Mesem

Gender:Female
Mesazhe : 622
Anėtarėsuar : 03 Jul 2007
Lokacioni : Istanbul
Profesioni : me libra ne dore akoma
Hobi : shah,letersi,volejboll,guzhina

Re: Interneti ne Shqiperi

Mesazh nga bovari prej Mon 12 Nov - 20:56

Gishteza po punet e mira ngadale e ngadale vijne ahahahaha

Nejse pergezoj per hapjen e kesaj teme. Smile
"" Kurajua nuk ja ka friken krimit dhe ndershmeria s'ia ka friken autoritetit"""
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Wed 19 Nov - 14:22