• Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Cdo gje rreth kompjuterit


GISHTEZA
Special User
Special User

Gender:Female
Mesazhe : 457
Anėtarėsuar : 04 Jun 2007
Lokacioni : andej kendej gjithandej

Cdo gje rreth kompjuterit

Mesazh nga GISHTEZA prej Wed 20 Jun - 17:25

Gjera interesante rreth komjuterit ,ide .............

arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Re: Cdo gje rreth kompjuterit

Mesazh nga arla prej Mon 9 Jul - 15:55

Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen gjermane "Die Welt", ai thotė se do tė preferonte tė rrinte edhe pa drita mė mirė se sa pa kompjuterin e tij. Dhe qė partneri i tij, Steve Jobs, ia ka hedhur dikur, ai nuk e merr pėr ters. Steve Wozniak flet pėr shumė detaje qė kanė tė bėjnė me historinė e firmės sė tij e sjell me nostalgji modelet e para tė "Apple". Ai jep dhe arsyet se pse ai dhe bashkėthemeluesi i tij mund tė konsiderohen si tė vetmit e tė parėt shpikės tė kompjuterit personal. Zoti Wozniak, a keni bėrė ndonjėherė ndonjė test atėsie? Steve Wozniak: Jo. Pėrse? Ju pretendoni tė jeni babai i kompjuterėve personalė? Wozniak: Kėshtu mė shohin njerėzit, kjo ėshtė e vėrtetė. Por kėtė atėsi e marrin edhe tė tjerė pėrsipėr. Wozniak: Cilėt tė tjerė? IBM pėr shembull. Wozniak: Ju dhe ata besoj mund tė mė besoni kur them se IBM doli pas nesh. Ne e quajtėm pajisjen tonė asokohe "Apple", ndėrsa IBM e quajti ordinatorin e tij "Personal Computer". Asokohe kishte megjithatė qindra njerėz nė rruzull qė mundoheshin tė sajonin pajisje, qė gjithsesi nuk mund tė pėrdoreshin plotėsisht dhe qė nga pamja ishin mė se tė shėmtuara. Njė gjė tė tillė unė e kisha ndėrtuar vetė pesė vjet para se tė shpallej "Apple". E pra ēfarė ishte kaq e veēantė nė kompjuterin tuaj? Wozniak: "Apple 1" kishte njė tastierė dhe mund tė lidhej me njė TV. Sikur vetėm ky fakt, po tė trajtohet ashtu siē duhet, mund tė quhej revolucionar. Tė gjithė tė tjerėt kishin diēka qė ngjante mė shumė me njė kabinė pilotėsh plot drita qė ndizeshin e fikeshin. Pas "Apple 1" u prodhuan edhe ordinatorėt me tastierė qė patėn sukses nė treg. Pasardhėsi i tij, "Apple 2", ishte njė prodhim i suksesshėm, njė kryevepėr mund tė them, dhe mundi tė pėrēonte madje edhe sinjale me dritė. Ku i rendisni ju shpikjet tuaja nė krahasim me shpikjet e arritjet e tjera njerėzore nė teknologji deri mė tani? Wozniak: Nė jetėn time, kompjuteri i shtė//ė, siē mė pėlqen mua ta quaj, ėshtė arritja mė e rėndėsishme. Nėse unė do tė vihesha para alternativės: tė rrija mė mirė pa drita se sa pa kompjuter, unė do tė parapėlqeja tė parėn. Sepse rrymėn elektrike thjesht pėr ndriēim e zėvendėson fare mirė edhe me qirinj. A e pėrdorni akoma "Apple 2"? Wozniak: Unė nė fakt akoma e kam njėrin nė shtėpi, e ai funksionon. Por pėr pėrftimin e grafikėve tė mirėfilltė apo pėr internetin, ai nuk pėrshtatet dot plotėsisht. Ai ėshtė mė shumė njė "hobby-computer". Nė fakt, unė duhej ta pėrdorja atė mė shpesh. Mė jep vėrtet kėnaqėsi. Dhe me tė vėrtetė, nė koncept shumė gjėra nuk kanė ndryshuar shumė nė kėto tridhjetė vitet e fundit. Ne punojmė akoma me tastierė dhe maus. Wozniak: Kjo nuk do tė ndryshojė ma merr mendja edhe nė 15 vitet e tjera. Nuk do tė jetė mė tastiera, ashtu siē e perceptojmė ne sot. Ajo mund tė zėvendėsohej fare mirė edhe me projektimin e njė lazeri mbi tavolinė. Por kompjuteri zotėron edhe njė inteligjencė tė stimuluar. Pėr kėtė arsye ai nuk i kupton dot shumė gracka njerėzore qė vijnė nga gjuha. A keni ju vetė "iPod"? Wozniak: Unė i kam tė gjitha modelet qė kanė dalė deri mė tani nė treg. Muzika nė fakt pėrbėn njė pjesė tė madhe tė jetės sime. Cilat produkte tė "Apple", thėnė troē, ju nuk i dėshironi? (pauzė e gjatė) Zoti Wozniak? Wozniak: Pyetje e vėshtirė. "Apple 3" nuk mė ka pėlqyer fare. Dhe disa kompjuterė "Macintosh", qė ishin tė shėmtuar. A ka diēka qė "Apple" sot mund ta bėnte mė mirė? Wozniak: Thuajse asgjė. Njė ndėrmarrje e kėsaj madhėsie nuk mund tė jetė mė inovative se sa ka qenė mė parė kur u prodhua "Apple 2". Pėrse jo? Wozniak: Sot mungon hapėsira pėr kreativitet. "Apple" ėshtė njė ndėrmarrje e kuotuar nė bursė. Me kėtė fakt, hapėsira pėr tė luajtur, si tė themi, pėr projekte tė rrezikshme, ėshtė shumė e kufizuar. Shpikjet e inovacionet tashmė vijnė nga jashtė, nga ndėrmarrje si "Google". Edhe "Google" ėshtė gjithashtu i kuotuar nė bursė, apo jo? Wozniak: Po, por atje bashkėpunėtorėve u jepet kohė e mjaftueshme pėr projektet e tyre individuale. Unė do tė dėshiroja qė "Apple" tė bėnte mė shumė nė kėtė drejtim. Pėr kėtė arsye dhe e braktisėt "Apple", sepse nuk ju lanė hapėsirė tė mjaftueshme? Wozniak: Unė nuk e kam lėnė kurrė "Apple". Unė akoma jam nė listėn e tij tė rrogave. Po pėrse u larguat pra gjatė viteve ‘80-tė dhe hapėt njė firmė tuajėn? Wozniak: "Apple" ishte rritur tashmė dhe kishte sukses nė bursė. Kishim plot para dhe shumė inxhinierė. Puna ime pėr ndėrmarrjen, prej kohėsh nuk ishte mė e rėndėsishme. Pėrveē kėsaj, unė doja tė provoja gjėra tė reja. Po Steve Jobs a ėshtė mė miku juaj? Wozniak: Po. Ju sapo keni shkruar autobiografinė tuaj. Dhe shoku juaj i vjetėr Jobs, me ē‘kemi konstatuar, kishte refuzuar madje tė shkruante parathėnien pėr kėtė libėr... Wozniak: Ai mė dėrgoi njė letėr me shumė mirėsjellje brenda. Ndoshta ai nuk donte ta shkruante kėtė letėr, pasi nė disa pasazhe tė saj ai nuk shfaqet mirė. Ndoshta ai s‘ka pasur as kohė tė mjaftueshme. Duhet tė ketė qenė shumė i zėnė. Pėrveē kėsaj, ai nuk ka shkruar kurrė njė parathėnie nė ndonjė libėr. Themeluesit e "Apple" dhe historia Modeli i parė, me kasė druri "Apple" - Ajo vlen akoma dhe sot e kėsaj dite si firma mė inovative e industrisė sė kompjuterėve. Steven Wozniak, sė bashku me Steve Jobs, nė vitin 1976 themeluan "Apple" dhe nxorėn nė treg kėsisoj modelin "Apple 1" me kasė druri. Nėntė vjet mė vonė, Wozniak e la koncernin dhe nisi tė prodhojė nė iniciativėn e vet modelet "CL 9" tė telekomandave universale tė televizorėve, pasi kjo firmė e re merrej me kėtė profil. Inxhinieri ka organizuar shumė festivale rock-u dhe prej tyre ka humbur shumė para, pasi puna nuk i ka ecur ashtu siē duhej. Wozniak ėshtė dhe bashkėthemeluesi i njė shoqėrie pėr pjesė ndėrrimi, "Hightech". Para pak kohėsh doli nė treg edhe libri i tij autobiografik. "Apple" ndėrkohė ėshtė shndėrruar nga njė prodhues kompjuterėsh, nė njė koncern tė madh teknologjie tė lartė. Player-i i famshėm "iPod" i formateve mobile muzikore renditet tashmė ndėr mė tė suksesshmit nė historinė e koncernit.

Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Cdo gje rreth kompjuterit

Mesazh nga Naki prej Sun 20 Jul - 19:40

Trojanėt pėrhapen me tė madhe


Sipas raportit mė tė fundit tė Microsoftit pėr gjendjen e sigurisė kompjuterike, lėshimet e ndryshme tė sigurisė, softveri malinj dhe sulmet e hackerėve lidhen pėr vetėm 13 pėr qind tė tė gjitha incidenteve tė raportuara nė gjysmėn e dytė tė vitit tė kaluar, derisa 57 pėr qind e tyre kishte tė bėjė me pajisje tė humbura apo tė vjedhura, si laptopėt, etj. Sa i pėrket softverit malinj, ėshtė shėnuar njė rritje e 300 pėr qindtė e numrit tė trojanėve downloaderė dhe dropperė. Shembull i njė trojani dropper ėshtė Win32/Nuwar, i cili quhet ndryshe edhe Storm Worm, ndėrsa pėrhapet me postė elektronike nėpėrmjet porosive me tė cilat nxit pranuesit qė tė vizitojnė njė faqe interneti malinje prej nga, nėse vizitohet, edhe instalohet duke hapur kėshtu "derėn e pasme" pėr qasje tė paautorizuar nė kompjuterin e shfrytėzuesit. Krimbi azhurohet vazhdimisht pėr tė vėshtirėsuar zbulimin e tij, dhe deri mė tani janė shėnuar mė shumė se gjysmė milioni infektime anembanė botės. Njė tjetėr lloj gjithnjė mė i popullarizuar sulmeve ėshtė mashtrimi i shfrytėzuesve tė kompjuterėve pėr tė vlerė softver tė rremė sigurie nga kompanitė ilegale tė cilat vetėm marrin para nga shfrytėzuesit dhe i stėrshesin pastaj tė dhėnat e tyre tė kartelave kredituese. Sulmuesit tentojnė tė fitojnė vėmendjen e shfrytėzuesve pėrmes reklamave nė tė cilat pohohet se kompjuteri i tyre ėshtė i lėndueshėm sa u pėrket sulmeve tė sigurisė, dhe ofrojnė "zgjidhjet" e tyre pėr eliminin e kėrcėnimeve tė sigurisė. Sulmuesit potencialė poashtu gjithnjė e mė shpej provojnė tė fusin kodin malinj nė reklamat tė cilat distribuohen nėpėrmjet rrjeteve reklamuese nė Internet, duke arritur kėshtu tė depėrtojnė edhe deri tek webfaqet me reputacion tė lartė.
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...

Naki
WebMaster
WebMaster

Gender:Male
Mesazhe : 3831
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Lokacioni : Republika e Kosovės

Re: Cdo gje rreth kompjuterit

Mesazh nga Naki prej Sun 20 Jul - 19:44

Pėrkundėr apeleve tė opinionit pėr mbajtjen e Windows XP-sė, nė Redmond janė tė vendosur pėr tė mbyllur ciklin e sistemit operativ shtatėvjeēar dhe akoma nė formė. Afati i dhėnė mė parė i cili ishte shtyrė pėr pesė muaj me kėrkesė tė shitėsve tė kompjuterėve, tani mė nuk do tė shtyhet.
Ndėrprerja e prodhimit nuk do tė prekė vetėm Windows XP Home Edition i cili u dedikohet laptopėve ultramobilė tė lirė si EeePC apo Classmate.Megjithatė, blerėsit edhe mė tutje deri mė 31 janar tė vitit 2009 do tė mund tė blejnė nė disa vende kompjuterė me XP tė parainstaluar, ndėrsa pėrkrahja zyrtare do tė marrė fund nė prill tė vitit 2009, datė kjo qė mund tė merret edhe si data e vdekjes sė njėmendtė tė kėtij sistemi operativ. Tani pėr tani,Microsoft mendon ta ofrojė mundėsinė pėr shfrytėzuesit e Windows Vista Business dhe Ultimate qė tė bėjnė downgrade nė XP, ndėrsa pėrkrahje e zgjeruar me pagesė nuk do tė pėrfundojė deri nė vitin 2014
Dashuria s’ēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur...
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Wed 19 Nov - 14:18