PortaliForumiFAQweatherChatBoxRegjistrohuIdentifikohu
Tema Fundit
» Vazhdoje tekstin e poezise
Yesterday at 9:18 pm nga Naki

» Cfarė po mendoni pėr momentin?
Yesterday at 9:02 pm nga Annika

» kete apo ate
Yesterday at 8:54 pm nga Annika

» Kush tė mungon nė kėto momente?
Yesterday at 8:43 pm nga Annika

» NATEN E MIRE
Yesterday at 8:31 pm nga Annika

» Pershendetje Speciale
Yesterday at 8:21 pm nga miranda

» Pėrshendetje kur hyni dhe largoheni nga forumi
Yesterday at 8:14 pm nga miranda

» Si ndihesh nė kėto momente?!
Yesterday at 8:14 pm nga miranda

» Opinioni juaj pėr Anėtarin /Anėtaren
Yesterday at 8:12 pm nga miranda

» cili eshte libri i fundit qe keni lexuar ose qe po lexoni?
Yesterday at 8:01 pm nga Naki

» mos harro
Yesterday at 2:56 pm nga interesant

» Cka mendoni per atė qė do shkruaj pas jush?
Yesterday at 12:35 pm nga interesant

» KU?
Yesterday at 12:24 pm nga interesant

» Cili ėshtė anėtari mė simpatik pėr ju ?
Yesterday at 12:22 pm nga interesant

» Gjėja mė e dashur pėr ju...?
Yesterday at 9:04 am nga miranda

» sindroma e Shen Naumit
Tue 19 Aug 2008, 11:30 pm nga martin mato

» Pėrshendetje pėr tė gjithė anėtarėt e kėtij forumi !
Tue 19 Aug 2008, 10:33 pm nga morena

» Morena Urime Fejesėn
Tue 19 Aug 2008, 10:23 pm nga morena

» Cila ėshtė kėnga qė po degjoni pėr momentin ?
Tue 19 Aug 2008, 10:20 pm nga morena

» Femra/Mashkulli ideale nė shtrat pėr ju ?
Tue 19 Aug 2008, 10:13 pm nga morena

» kengetari me i mire
Tue 19 Aug 2008, 7:08 pm nga Annika

» Ke keni me shum xhan ne forum?
Tue 19 Aug 2008, 9:29 am nga Zemera_e_thyer

» Barcoleta
Tue 19 Aug 2008, 12:25 am nga klenisa

» Cili sport /ose lojė ju pėlqen mė shumė
Tue 19 Aug 2008, 12:16 am nga klenisa

» Shkruar Vetes!
Mon 18 Aug 2008, 2:02 pm nga mirela

Kėrko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
Naki (2894)
 
morena (2183)
 
gresa (1731)
 
memaliaj (1455)
 
Annika (1372)
 
Zemera_e_thyer (1258)
 
arla (1020)
 
666 (1001)
 
interesant (982)
 
mirela (875)
 
August 2008
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Interneti ne Trevat Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 2894
Lokacioni : Kosovė
Profesioni : Basketbollist
Hobi : Peshkimi dhe kampingjet ne natyrė

MesazhTitulli: Interneti ne Trevat Shqiptare   Thu 21 Feb 2008, 6:25 pm

Pėr herė tė parė, internetin e futi nė Shqipėri, nė vitin 1991, Fondacioni “Soros” pėr nevojėn e tij tė komunikimit me qendrat e tjera nė Europėn Lindore si dhe me qendrėn nė Shtetet e Bashkuara. Pėr vite me radhė nuk kishte as ligj, as eksperiencė nė pėrdorimin e kėtij shėrbimi tė ri tek ne. Liberalizmi i ligjit tė mediave nė pėrgjithėsi pas 1997-ės, bėri tė mundur qė operatorė tė medias, por jo vetėm, tė zbulonin edhe botėn e internetit. Ky zhvillim i vrullshėm do tė vazhdonte dhe nė vitet, ku do tė vendosej edhe krijimi i infrastrukturės sė nevojshme nė lidhjen ndėrkombėtare.Dy janė linjat bazė nga ku Shqipėria furnizohet me internet nėpėrmjet fibrave optikė. Njėra ėshtė linja veri-jug, qė kalon nga Kroacia pėr nė Greqi nėpėrmjet Shqipėrisė. Tjetra ėshtė linja lindje-perėndim, qė vjen nė Shqipėri nga Italia, pėr tė vazhduar nė drejtim tė Turqisė nėpėrmjet Maqedonisė dhe Bullgarisė.

Sallat e internetit dhe internet-kafe U zhvilluan nė Shqipėri pėr tė tėrhequr sa mė shumė tė rinjtė, klientė privatė e sporadikė. Nė konceptin modern tė njė “kafeje”, e bashkėngjitur tani me shėrbimin e kufizuar tė internetit me disa kompjutera. Por shtrirje mė tė gjerė morėn sallat ose qendrat e internetit me 5-20 kompjutera, tė cilat sjanė gjė tjetėr veēse adoptime nga dhoma apo apartamente banimi tė kateve pėrdhese nė “cyber-room”. Njė biznes ky jo vetėm pėr amatorėt e kompjuterave apo studentė tė sapodiplomuar me intuitė tregu, por sot dhe i kujtdo qė merr pėrsipėr pėrballjen me riskun e tregut. Rreth 1000 tė tilla numėrohen tani nė Shqipėri, ku pjesa mė e madhe e tyre ndodhen nė Tiranė e Durrės.

Burimi: Gazeta Shqiptare
_________________
«·“(*·.ø(`·.ø ø.·“)ø.·*).·“`·» «·“`·.(*·.ø·»
«·“Ø*·.*Mirėsevini - Welcome*“Ø*·»
«·“(ø.·“(ø.·* *·.ø)`·.ø).·“`·» «·“`·.(ø.·“


"Go out and get your apetit but don't forget to come home and eat"


Edituar pėr herė tė fundit nga ballboy nė Thu 21 Feb 2008, 10:51 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Goto down
ballboy network
Anėtar
Anėtar


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 07 Feb 2008
Mesazhe : 17
Lokacioni : Kosovė

MesazhTitulli: Re: Interneti ne Trevat Shqiptare   Thu 21 Feb 2008, 10:49 pm

Kosova e para nė rajon pėr nga interneti
Kosova radhitet para disa vendeve tė rajonit nė pėrdorimin e internetit. Sipas statistikave tė revistės sė specializuar "Internet World Stats", Kosova del nė mesin e vendeve me rritje mė tė madhe nė pėrdorimin e internetit.
Edhe pse nuk ka tė dhėna zyrtare se sa ėshtė numri I atyre qė kanė lidhje interneti pėr shkak se shumė kompani, madje edhe tė palicencuara, ofrojnė shėrbime dhe lidhje tė tilla, ofruesit e shėrbimeve tė internetit janė tė kėnaqur me nivelin e shfrytėzimit.
Kosova para Greqisė
Janė rreth 54 pėr qind e popullsisė sė vendeve anėtare tė BE-sė qė pėrdorin internetin. Sipas "IWS", nė rajon Serbia ka pėrqindjen mė tė ulėt me 13. 9 %, Shqipėria 15. 3 %, Maqedonia 19 %, Bosnja 20 %, Bullgaria 21 %, Greqia 33 % dhe Kroacia 35 %. Kosova mendohet se gjendet ndėrmjet pėrqindjes sė Bullgarisė dhe Greqisė.
"Internet World Stats" ka publikuar numrin e pėrdoruesve qė kanė lidhje tė pėrhershme nė internet, sipas tė cilės Shqipėria ka numrin mė tė vogėl tė pėrdoruesve qė kanė lidhje interneti, me mė pak se 1000, Bosnja ka rreth 40 mijė, ndėrsa Maqedonia e cila ka numėr pėrafėrsisht tė njėjtė banorėsh me Kosovėn, ka 35 mijė lidhje tė vazhdueshme interneti.
Edhe pse nė Kosovė mungojnė tė dhėnat zyrtare, vetėm kompania "Ipko-Net", e cila ka shtrirje nė tė gjithė Kosovėn, ka 30 mijė lidhje, ndėrsa Telekomi ka 10 mijė konektime interneti. "Kujtesa", ITS", "Albnet", gjithashtu janė tė pranishėm nė treg, kryesisht pėrreth kryeqytetit, ndėrsa ka operatorė locale tė cilėt i ofrojnė kėto shėrbime. Po tė merren parasysh edhe kompanitė e tjera qė ofrojnė shėrbime interneti, Kosova ka rreth 60 mijė konektime, qė ėshtė mė e lartė se tė gjitha vendet e rajonit nė bazė tė pėrqindjes sė popullsisė. Edhe nga tė deklaruarit si pėrdorues tė internetit dhe nga numri i lidhjeve, del se nė Kosovė interneti pėrdoret mė shumė sesa nė Serbi, Shqipėri, Maqedoni dhe Bosnjė, madje edhe se nė Bullgari dhe Greqi, tė cilat janė anėtare tė BE-sė.

Sa u pėrket ēmimeve, oferta nė Kosovė pėr lidhje interneti nė shtėpi ėshtė mė e lirė krahasuar me shėrbimin e internetit nė Shqipėri, por edhe Maqedoni. Pėrderisa oferta mė e lirė nė Maqedoni nėpėrmjet Telekomit ėshtė rreth 10 euro pėr sasi tė kufizuar deri nė 2 gb transferim,
Telekomi i Shqipėrisė nuk ka ofertė mė tė lirė tė lidhjes ADSL sesa 21 euro pėr transferim pa limit. Ndėrsa, nė Telekomin e Kosovės, me 15 euro pėrfshirė edhe taksen e telefonisė, ofrohet shėrbimi i ADSL-sė pa limit. Nė Kosovė mė tė avancuara mbeten ofertat e kompanive private, tė cilat sillen rreth 10 euro, tė cilat nė Kosovė janė tė shumta. Nė "Ipko - Net" thonė se janė tė kėnaqur me nivelin e pėrdorimit tė internetit. "Ka njė trend gjithnjė e mė shumė nė rritje qė ka filluar pas luftės. Por, brengosės ėshtė numri shumė i vogėl I sajteve qė ofrojnė pėrmbajtje nė gjuhen shqipe, qofshin ato lajme ditore, apo sajte me interesa tė posaēėm si sport, kulture, hobi etj.", - vlerėsoi Akan Ismaili nga "Ipko-Net". Ndėrsa, Astrit Gashi nga Posta e Kosovės, tha se interneti edhe nė Kosovė kohėve tė fundit ka njė shtrirje tė jashtėzakonshme. "Megjithatė, shqetėsues mbetet fakti se ende jemi larg pėrmasave evropiane tė pėrdorimit", tha ai.
/nga Hasan Saliu, Lajm/
Mbrapsht nė krye Goto down
My Love
Moderator
Moderator


Gender:FemaleSagittariusSnake
Age : 18
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 457
Lokacioni : Albania
Profesioni : Studente
Hobi : Muzik

MesazhTitulli: Re: Interneti ne Trevat Shqiptare   Fri 22 Feb 2008, 10:42 am

Interneti esht dicka e mire, ka shum informacione .

Nje teknologji qe avancon me sekonda
Mbrapsht nė krye Goto down
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:MaleGeminiBuffalo
Age : 35
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 2894
Lokacioni : Kosovė
Profesioni : Basketbollist
Hobi : Peshkimi dhe kampingjet ne natyrė

MesazhTitulli: Re: Interneti ne Trevat Shqiptare   Sun 09 Mar 2008, 6:49 pm

Interneti nė Shqipėri
Shqipėria renditet nė vendin e 42-tė nė Evropė (nė vend tė 107-tė nė rang botėror) pėr nivel pėrdoruesish dhe infrastrukture shėrbimesh interneti. Nė Evropė kemi lėnė pas vetėm Moldavinė, e cila renditet nė fund tė listės.
Edhe nė rajon nuk jemi mė mirė se mė gjerė.
Nė rajonin e Ballkanit renditemi tė parafundit pėr pėrqindjen e numrit tė pėrdoruesve tė internetit, ndėrkohė qė vetėm Serbia qėndron mė poshtė. Gjithsesi, Shqipėria ėshtė e fundit pėr nga numri i abonentėve pėrdorues aktivė tė internetit.

Shqipėria pėrballė botės sė internetit
Koha kur interneti konsiderohej luks qė jo gjithkush mund t’ia lejonte vetes, duket se ka shkuar njėherė e mirė nė thuaj-se gjithė botėn. Ndėrsa kėtu nė Shqipėri, si shumėēka tjetėr, interneti vazhdon ende tė mbetet i lakmuar, por jo i kapshėm nga tė gjithė. Pėrkundėr nevojės pėr tė qenė tė lidhur online me botėn, pėr ēfarėdolloj arsyeje qoftė kjo, lidhjet e internetit ende nuk janė pėrhapur nė masivitet.
Duket se arsyeja kryesore pėr kėtė nuk ėshtė mungesa e kulturės informatike, ndonėse kjo nuk ėshtė pa vend. Ngėrēi mė i madh qė i tremb shqiptarėt pėr tė patur njė lidhje interneti nė shtėpi ėshtė pikėrisht raporti i kostos sė kėtij shėrbimi me tė ardhurat familjare. Pra, kultura e pėrdorimit tė internetit ėshtė kushtėzuar nga llogaritė e thjeshta se si tė shtyhet muaji me tė ardhurat qė merren.
Nė vendin tonė ēmimet mbeten ende mė tė lartat krahasuar me vendet fqinje. Nė Kosovė, iPKO ofron linja broadband pėr njė linjė 512 Kbps (transfertė pa limit) 14.95 EUR, ndėrkohė qė tė njėjtėn linjė minimalisht nė Shqipėri e gjen pėr 19.5 euro, ndėrsa ka edhe kompani qė e ofrojnė pėr 12.000 Lekė/Muaj.
Ka dhe tė tjerė elemente qė ndikojnė nė kėtė “varfėri”: duhet thėnė se nė Shqipėri thuajse nuk ekziston e-commerce! Ne tė ZERO nuk jemi nė gjendje tė vlerėsojmė nėse pėrdorimi i ulėt i internetit ka sjellė mungesėn e kėsaj forme mjaft komode tė shitblerjes, apo nėse mungesa e e-commerce ka bėrė qė pėrdoruesit e internetit nė Shqipėri tė jenė nė nivelet mė tė ulėta nė Evropė. Edhe shėrbimet publike tė ofruara nėpėrmjet sistemit e-government janė nė hapat fillestare, gjė qė natyrisht nuk mund tė ndikojė nė shtimin e numrit tė pėrdoruesve tė internetit.
Gjithashtu, ia vlen tė theksohet se pėrmbatja e faqeve shqiptare nė internet ėshtė mjaft e varfėr dhe nė rast se nuk di njė gjuhė tė dytė, nuk mund tė joshesh pėr tė lidhur internet nė shtėpi. Faqet mė tė vizituara janė ato tė lajmeve, tė cilat pasurohen orė pas ore, dhe forumet, ndėrkohė qė faqet e tjera pėrgjithėsisht pasurohen shumė rrallė. Ato faqe qė kanė mė shumė klikime frekuentohen nė numėr mė tė madh nga shqiptarėt qė jetojnė jashtė vendit.

Pėrdoruesit dhe tregu
Deri nė fund tė viteve ’90 nė Shqipėri interneti pėrdorej ekskluzivisht nga institucionet qeveritare, organizmat ndėrkombėtare, institucionet universitare dhe organizatat jofitimprurėse.
Fillimi i liberalizimit tė tregut tė telekomunikacioneve solli qė nė lojė tė futeshin shumė konkurentė qė rritėn numrin e pėrdoruesve tė internetit. Por kostot e pėrdorimit nė kėtė periudhė kanė qenė tė larta dhe jo lehtėsisht tė pėrballueshme nga pėrdoruesit e zakonshėm. Dalja e teknologjive tė reja dhe adaptimi i tyre nė Shqipėri ka shėnuar njė hap pėrpara nė rritjen e nivelit tė pėrdoruesve tė internetit, por gjithsesi, jemi sėrish disa hapa mbrapa krahasuar me kontinentin. Problemi ka qenė se tregu i telekomunikacioneve nė Shqipėri ka qenė i mbyllur, i kontrolluar, dhe i diktuar nga operatorėt e mėdhenj. Njė rritje drastike shtatėfish nė numrin e pėrdoruesve ėshtė hasur nė vitet 2006-2007. Atė qė politika s’e ka sjellė pėr shumė vite, e solli liberalizimi i tregut. Nė kėtė mėnyrė, vitet e fundit ėshtė lehtėsuar shumė marrja e liēencės dhe veprimtaria si operator telekomunikacioni, dhe si rrjedhojė ėshtė rritur niveli i investimeve nė kėtė fushė, duke sjellė njė rritje tė mėtejshme nė numrin e pėrdoruesve. Por mė e rėndėsishmja ėshtė pėrmirėsimi i teknologjisė dhe zgjerimi i ofertės sė shėrbimit internet.
Sot mund tė gjesh mė lirė linjėn e internetit ADSL, sesa mund tė gjeje pak vite me parė vetėm koston fikse tė lidhjes Dial Up.

Numri i pėrdoruesve tė internetit ėshtė rritur kohėt e fundit pėr njė sėrė arsyesh:
- Liberalizimi i tregut tė telekomunikacioneve
- Rritja e blerjeve tė kompjuterėve
- Njohurive informatike nė rritje
- Kėrkesa mė e madhe pėr komunikim
- Shtimi i tė ardhurave financiare

Nė njė situatė tė tillė, ka ndryshuar edhe orientimi i veprimtarisė sė operatorėve tė internetit. Para disa vitesh, klientėt e ISP-ve nė Shqipėri ishin vetėm organizatat dhe kompanitė, ndėrsa sot, nė fokusin e ofruesve tė internetit ėshtė pėrdoruesi i thjeshtė familjar. Dhe kjo ka sjellė atė qė kompanitė ofruese tė internetit tė investojnė mė tepėr nė infrastrukturė, duke zgjeruar zonėn e mbulimit me shėrbim, dhe numrin e klientėve tė tyre.
Ēėshtja ėshtė qė shėrbimi i ofruar nga ISP-tė, edhe pse nė dukje me ēmime dhe cilėsi tė pėrafėrta, mbetet pėr t’u parė konkretisht pėrpara lidhjes sė kontratės. Shpesh linja e Internetit, kryesisht pėr pėrdoruesit familjarė, ndahet midis disa pėrfituesve tė shėrbimit, dhe kjo e ul shumė shpejtėsinė, krahasimisht me atė qė kompanitė paraqesin. Pra, ka ISP qė linjėn e ndarė (shared) e ndajnė midis dy pėrdoruesve, e tė tjera qė nuk ėshtė ēudi ta ēojnė kėtė numėr deri nė tridhjetė.
Vlen tė pėrmendet sėrish liberalizimi i tregut, i cili po u jep operatorėve tė rinj dhe ekzistues mundėsinė e ofrimit tė shėrbimeve tė integruara tė telekomunikacioneve. Nė kėtė mėnyrė, disa kompani kanė filluar tė ofrojnė njėkohėsisht sė bashku shėrbimet Internet + Telefoni + TV.
Rritja e pėrdoruesve tė internetit ka ardhur nė pėrpjesėtim tė drejtė me rritjen e liberalizimit tė tregut, shtimin e konkurrencės dhe adaptimin e teknologjive tė reja.
Por, mundim jo i vogėl pėr konsumatorin e zakonshėm ėshtė pėrzgjedhja e kompanisė optimale pėr tė lidhur njė kontratė. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se ėshtė njė mishmash i vėrtetė i tė pėrpjekurit pėr tė gjetur kompaninė mė tė mirė nė Tiranė, duke qenė se shumica e tyre e ushtrojnė kryesisht nė kryeqytet aktivitetin e tyre.
Por duhet thėnė se kompanitė mė tė mėdha punojnė me seriozitetin mė tė lartė, dhe ZERO ka mbledhur informacione tė detajuara se ēfarė shėrbimesh mund tė shfrytėzoni dhe cilat janė mė tė mirat nė rastin tuaj. Vlerėsimin jua lėmė juve bazuar nė vendndodhjen dhe kėrkesat tuaja!

OPERATORĖT
Mjeti pėr tė lidhur sa mė shumė Shqipėrinė me botėn e internetit dhe gjithė pėrfitimet qė sjell kjo lidhje varet kryesisht nga tregu i kompanive ofruese tė kėtij shėrbimi.
Pavarėsisht nga problemet teknike e logjistike, kompanitė shqiptare qė ofrojnė shėrbimin e internetit kanė bėrė hapa tė mėdha. Numri i tyre ėshtė vazhdimisht nė rritje, cilėsia e shėrbimit gjithashtu, por nyja mė e rėndėsishme pėr konsumatorin mbetet gjithsesi ēmimi. Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka dhėnė liēensa pėr rreth 30 kompani ISP ofruese tė linjave tė internetit, tė cilat ndahen nė kombėtare, rajonale, lokale dhe POP (i limituar nė 50 pajtimtarė).
Por ndryshe nga shumė fusha tė tjera tė biznesit, ofruesit e shėrbimit tė internetit nė Shqipėri kanė dhėnė shenja se janė nė njė konkurrencė reale. Pėr shembull, It-Tel sjell teknologjinė e re tė internetit nėpėmjet linjave elektrike brenda shtėpisė, pa shtuar kabllo shtesė. Ndėrsa ASC, e formuar prej pak kohėsh po shtrihet nė tė gjithė kryeqytetin e Shqipėrisė, me synimin e ofrimit tė shėrbimeve tė integruara Internet + Telefoni + TV.
Tregu ka operatorė me profile tė ndara klientele. Pėr shembull ABCom, i pari ISP nė Shqipėri, ka nė fokus shėrbimin ndaj biznesit, ndėrsa AlfaCable ėshtė e orientuar nga klienti familjar.
Edhe pse janė rreth 30 kompani tė liēensuara pėr tė ofruar shėrbimin internet, shumė prej tyre janė tė pakonsoliduara nė treg. Aktorėt kryesorė tė tregut shqiptar ne i kemi paraqitur nė tabelat nė faqen nė vazhdim, sė bashku me ofertat pėrkatėse tė shėrbimeve tė ofruara prej tyre.

Shtrirja gjeografike
Nėse do tė ndėrtonim njė hartė tė pėrdorimit tė internetit nė Shqipėri, do paraqisnim zonėn e Tiranės me ngjyrė tė kuqe dhe pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė me ngjyrė tė zbehur. Tirana, ėshtė epiqendra e ofruesve/kėrkuesve tė shėrbimit tė internetit. Aksesi nė internet ėshtė i mundur pėr ēdo qytet tė Shqipėrisė, por dobėsia e shėrbimit (kosto e lartė pėr nivel shėrbimi qė merret) e shkurajon pėrhapjen nė masė tė pėrdorimit tė tij nė rrethe. Albtelecom ėshtė kompania e vetme me shtrirje nė tė gjithė Shqipėrinė e qė ofron shėrbimin internet nė ēdo qytet. Shėrbimi bazė qė ofron Albtelecom ėshtė linja Dial Up, qė pėrmbush nevojat minimale tė pėrdorimit tė internetit (pėrdorimi i postės elektronike dhe shfletimi i faqeve ueb).
Nė Shqipėri deri nė fillim tė vitit 2007, interneti pėrdorej prej rreth 15.3% e popullėsisė, nivel depėrtimi qė nė Evropė ėshtė i parafundit, para Moldavisė.
Por dallohet qartė qė Shqipėria, nė periudhėn 2006-2007 ka njė rritje tė dukshme tė pėrdoruesve tė internetit, gjė qė tė bėn tė mendosh se tregu ka marrė frymė lirisht, dhe kompanitė janė pėrqėndruar realisht nė identifikimin dhe plotėsimin e kėrkesės sė klientėve.
* (Marrė nga Revista Zero)
_________________
«·“(*·.ø(`·.ø ø.·“)ø.·*).·“`·» «·“`·.(*·.ø·»
«·“Ø*·.*Mirėsevini - Welcome*“Ø*·»
«·“(ø.·“(ø.·* *·.ø)`·.ø).·“`·» «·“`·.(ø.·“


"Go out and get your apetit but don't forget to come home and eat"
Mbrapsht nė krye Goto down
memaliaj
Operator
Operator


Gender:MaleAquariusPig
Age : 24
Anėtarėsuar : 06 Mar 2008
Mesazhe : 1455
Lokacioni : ALBANIA
Profesioni : arkitekt
Hobi : fotbolli

MesazhTitulli: Re: Interneti ne Trevat Shqiptare   Sat 29 Mar 2008, 10:22 am

Me sa di une ketu ne tirane kohet e fundit operatorin albaniaonline e kan bler sllovenet dhe pritet te bejne nje investim te madh perfshi ketu ritjen e shpejtesis dhe shtimin e sherbimeve.
(mare nga punonjes te albaniaonline)
Mbrapsht nė krye Goto down
martin mato
Moderator
Moderator


Gender:Male
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 101
Lokacioni : Tirane

MesazhTitulli: Re: Interneti ne Trevat Shqiptare   Mon 30 Jun 2008, 3:29 pm

e megjithate ende shqiptarete kane nje vikipedia shume te dobet
Mbrapsht nė krye Goto down
Shota
Moderator
Moderator


Gender:Female
Anėtarėsuar : 21 Nov 2007
Mesazhe : 525
Lokacioni : Rreth e Rrotull

MesazhTitulli: Re: Interneti ne Trevat Shqiptare   Tue 01 Jul 2008, 10:28 am

Nuk pajtohem se vikipedia eshte e dobet
Mbrapsht nė krye Goto down

Interneti ne Trevat Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
b@llboy network  :: Forum i Pėrgjithshėm - Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Informatikė-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės