Mitologjia shqiptare

Posto temė tė re   

Faqja 9 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Mon 28 Jul 2008, 1:53 pm

1.Ku qendron per ju ndryshimi midis zanave dhe oreve

Ju lutem jepni shembuj vargjesh

2. Tek de Rada permendet nje varg ku permenden zarave???

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Mon 28 Jul 2008, 3:45 pm

Nė gojėn e popullit, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, qė do tė thotė Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orėt janė qenie mitologjike, ndėrsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat dhe Orėt ose pėr tė dyja sė bashku.

Ky ligjėrim ishte i pėrgjithshėm nė kapėrcyell tė shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndėrsa sot nė ligjėrimin e shkruar ndodh tė pėrdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur tė bėhej fjalė pėr qenie mitologjike, pavarėsisht nga Zanat dhe Orėt. Nė popull thuhet edhe Zanat e Malit, ēfarė nėnkupton se vendqėndrimi tyre ka qenė pėrgjithėsisht mali, prandaj gjinorja “e malit” ėshtė identifikim: Zana e Veleēikut (Zana e Malit tė Veleēikut), Zana e Miliskaut
(Zana e Malit tė Miliskaut). Pėr Orėt thuhet: Ora e Shalės ose Orėt e Dukagjinit dhe Ora e Shtėpisė ose Ora filanit me kuptimin pėrkujdestarja misterioze e krahinės, e shtėpisė apo e aksh individi. Pėr kėtė arsye mund tė arrijmė nė pėrfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orėve. Me fjalė tė tjera, Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.Si Zanat ashtu edhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistershme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat qė guxojnė t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nėn dritėn e hėnės, apo kėdo qė i trazon gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit. Folja “me shitue” ka tė bėjė me njė veprim tė mistershėm qė e zotėrojnė vetėm Shtojzovallet, tė cilat, kur zemėrohen me njerėzit, i shitojnė ata, dmth, i lėnė pa mend nė kokė pėr tėrė jetėn, tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; i ngrijnė nė vend, i bėjnė kallkan. Zanat dhe Orėt shitojnė kėdo, burrė apo grua, plak a tė ri me timbrikėn e hatashme tė tingujve qė prodhojnė gjatė tė kėnduarit ose me vallet e magjishme e mjete tė tjera, ashtu si edhe shėrojnė apo u japin fuqi tė mbinatyrshme me qumėshtin e gjirit cilitdo qė ka fituar simpatinė e tyre.
E bėmė kėtė hyrje, sepse gjykojmė se Fishta nga ky pėrfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orėve nė veprėn e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund tė thuhet me plot gojė se vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjeshtė si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore.
Nisur nga vargu “Pėr mjedis mue m’plastė lahuta”, qė Fishta e ka vėnė si betim nė gojėn e njė Zane, mendojmė se edhe vetė titulli i veprės Lahuta e Malcis ka tė bėjė mė tepėr me mitin e Zanave kėngėtare se sa me instrumentin e lahutės, me tė cilin shoqėroheshin pėrgjithėsisht vargjet epike tė folklorit shqiptar.
Nė veprėn e Fishtės metonimia “lahuta e malėsisė” shėnjon bėmat e malėsorėve, historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė shqiptarėve ndėr shekuj, mbartur ndėr mitet e tyre tė trashėguara qysh nga parahistoria e etnogjenezės ilire qė na shpie te pellazgėt, popullimet paraindoeuropiane tė kontinentit tonė. Lahuta ėshtė simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope. Mė tej ai modeloi personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; skaliti figurėn e Zanės sė Madhe, qė lufton fyt a fyt me Orėn thepe tė Malit tė Zi etj. Fishta kėndoi nė Lahutė tė Malcis “Panteonin” e munguar tė Shtojzovalleve dhe tė disa figurave tė tjera mitologjike nė letėrsinė shqiptare. Edhe pėr kėtė kontribut Lahuta e Malcis “ėshtė pėrpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orėt zėnė vendin mė tė madh tė lėndės mitologjike nė Lahutė tė Malcis. Veēanėrisht Zana e Frymėzimit, qė na shfaqet qė nė blenin e parė (“Marash Uci”, shkruar mė 1902), e identifikuar si Zana e Veleēikut. Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur prej Fishtės qė nė ngjizje tė poemės si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtėsore dhe narrative tė veprės.
Duhet thėnė qė nė fillim se Zanat dhe Orėt (dhe pėrgjithėsisht figurat mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gatshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt kanė arritur tė studiojnė mitologjinė shqiptare dhe ta krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė. Mitet nė veprėn e Fishtės nuk janė as ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si janė shprehur disa studiues kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjė tjetėr. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcis shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė sė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, gjithashtu, ka pasur studiues qė kanė gjetur pėrvijime pa u thelluar sa duhet.
Nė kohėn kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shumimin e bereqetit. Secili person ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė. Ēdo fis a krahinė kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”. Edhe nė qytete (veēmas nė njė qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallė. Netėve me hėnė tė plotė Zanat dhe Orėt e maleve kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve mė tė bukura buzė ujėrave, ashtu si ditėn malėsorėt mblidheshin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.
Duke qenė edhe vetė pjesė e kėtij realiteti, Fishta e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis bėmat e kėtyre njerėzve, shpirtin e tyre. Sikur tė mos kishte vepruar ashtu, dmth, po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku me tė jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcis, duke u mėsuar pėrmendsh edhe nga njerėz qė nuk dinin shkrim e kėndim. Sepse ndėr shqiptarė ka edhe njė kult tė kėngės, njė kult tė fjalės sė bukur qė vjen vetėm si frymėzim i magjishėm prej qenieve mitologjike, si kudo nė trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vėnė dikujt nė dorė lahutėn dhe ia rreshtojnė fjalėt. Jo kushdo mund ta bėjė kėtė punė, pėrveē tė zgjedhurve prej Zanave. Fishta qė kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanės sė vet tė Frymėzimit:
“Se pa ty, besa, moj Zanė,
Vėshtirė se ‘i fjalė unė muj me e thanė”

do tė shkruajė ai mė vonė.
vargjet e Fishtės, gjithnjė nga bleni i parė, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis pėr tė mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleēikut
qė m’ia lėshon ti namet anmikut”);

pėr tė nxitur malėsorėt nė mbrojtje tė trojeve tė veta (“Qė m’i uron djemtė e Malcis”); pėr tė mbajtur zgjuar ndėrgjegjen kombėtare edhe nė kushtet mė tė pafavorshme (“Qė m’ia qan hallin Shqipnisė”). Por, pavarėsisht asaj qė komunikon autori, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis, jo vetėm si njė alter autor, por edhe si njė alter ego. Fishta vė nė pingrimėn e Zanės krahas lavdisė sė tė kaluarės (“nė tė bardhat kohė qė kanė prendue”) edhe dhimbjen e vet pėr gjendjen e rėndė ekonomiko-sociale tė shqiptarit tė robtuar:
Pėr me mbrojtė njė grue te shpia,
Tė cilės bukė i lypin fėmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Pėrse e mjera bukė nuk ka

(Kėnga XIII, v.30-34)
Vargje tė tilla, qė rreth njė ēerek shekulli mė vonė do tė karakterizonin veprėn e Migjenit, nuk mund tė zinin vend ndryshe nė njė vepėr epike qė ishte e orientuar nė lartėsimin e bėmave heroike tė kombit. Kemi parasysh kėtu rregullat e ngurta tė klasicizmit qė nuk e pranonte kategorinė e sė ulėtės (vulgares) nė njė vepėr epike. Por Fishta, qė i ka njohur mirė kėto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lėshuar rrugė spontanitetit tė vet poetik pėrmes pingėrimės sė Zanės sė Frymėzimit. Zana e Frymėzimit, si njė alter ego, shpreh nė ndonjė rast edhe nervozizmin qė i shkaktohej poetit prej njė realiteti herė-herė aspak epik, si dhe nevojėn pėr t’u ēliruar prej mllefeve asfiksuese pėr shkak tė politikės sė atėhershme tė Evropės nė Ballkan, e cila ishte fare pak qytetėruese si pretendonte tė ishte. Nė shpėrthime tė tilla autori ka pėrdorur edhe njė gjuhė tejet vulgare, si nė vargjet:
Uh, Evropė, ti kurva e motit,
Qė i re mohit Besės e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisė,
Me nda tokėn e Shqipnisė,
Pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?

(XIII, v.40-44)
Njė dimension tjetėr i Fishtės, tė cilin na duhet ta theksojmė qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr Zanat dhe Orėt nė Lahutė tė Malcis, ėshtė fakti se ai ishte njė frat i shkolluar qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike. Fishta njihte mirė edhe letėrsinė e shkruar qė ishte mbėshtetur nė atė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutė tė Malcis nuk duhet marrė si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili. Aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt janė muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymėzimit tė Fishtės ėshtė muza Kaliopi qė nė mitologjinė greke paraqitet me lahutė nė dorė dhe simbolizon epikėn. Fishta e krijoi vetė figurėn mitologjike tė Zanės sė Frymėzimit sipas lėndės mitologjike qė gjallonte nė popull. Zana e tij e Frymėzimit nuk ėshtė as Diana e romakėve qė identifikohet me Artemidėn e grekėve, sa do qė nė thelb ka diēka tė pėrbashkėt me tė, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr. Ēabej qė e ka lidhur origjinėn e fjalės “Zana” me Dianėn e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve (…) na bėn tė pranojmė qė te kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė hyjnive epikore (vendase) pararomake.” Ka edhe njė shpjegim tė A.Meyerit, qė vėren se “tek emri ilir Thana… mund qė tė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes Zana”, tė cilėn e lė tė kuptuar edhe Ēabej si tė pranuar. Nė kėtė rast kemi tė drejtė ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanė (ai thot-ė), pra, me simbolikėn e Thot-it, njė nga perėnditė mė tė lashtė tė Egjyptit me origjinė pellazge (iliro-shqiptare), siē e klasifikon prof. Katapano nė veprėn e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Nė blenin e dytė tė Lahutės sė Malcis, nė episodin e Vraninės (botuar mė 1907) Zana e Frymėzimit (ajo nuk identifikohet mė si Zana e Veleēikut) zė vend mė dukshėm nė strukturėn pėrmbajtėsore dhe narrative tė atij cikli. Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se Zana e Frymėzimit, gjithnjė si njė alter autor, “pėrzihet” nė konfliktin e ēetės shqiptare tė Oso Kukės me cubat e sirdarit tė Malit tė Zi. Me tė narracioni fiton njė pėrmasė tė re, tepėr origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon nė njė farė mėnyre intrigėn e atij konflikti tė ashpėr tragjik midis shqiptarėve dhe fqinjėve tė tyre.
Nė blenin e tretė tė Lahutės sė Macis Zana nis tė na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė ėshtė “Ora e Shqipnisė”. Duhet tė risjellim ndėr mend se bleni i tretė “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar sė pari mė 1920-1922) zė vend nė Lahutė tė Macis fill mbas episodit tė Oso Kukės (bleni i dytė), me tė cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin tė pesė kėngėt e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipėria ishte bėrė shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtė dhe kishin filluar tė funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte mė njė tregim mitologjik pėr fisin apo njė kėngė folklorike trimėrie. E kaluara tashmė ėshtė histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janė njė pjesė e saj. Fiset e malėsorėve qė u pėrballėn me shovinizmin malazias, gjithashtu, njė pjesė e saj. Madje e gjithė Shqipėria dhe Ballkani ishin pjesė e konflikteve historike tė perandorive tė kohės dhe tė Fuqive tė Mėdha. Ashtu si sot dhe dje, nė vitet ’20-‘30, kur vazhdonte tė shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrėnjėt deri thellė nė mitet e veta. Zana e Frymėzimit do ta shoqėrojė autorin si nė dy blenet e para. Por tashmė Fishta ėshtė bėrė intim me tė. Ai i drejtohet me shprehje tė tilla, si:
“Deh, moj Zanė, ty, t’qofsha true”.
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe:
“Ndertue kem ‘i pomendare,
Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

Tė pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve qė te kjo Zanė vazhdojnė tė kėrkojnė njė figure “qė del nė literaturėn tonė si substitut i Perėndive tė literaturės antike greke”. Ajo ėshtė thjeshtė njė krijesė e poetit qė i shton rrėfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Mė kot janė munduar edhe zėra tė tjerė qė kanė kėrkuar te kėto Orė dhe Zana tė Lahutės sė Malcis analogji apo diēka tjetėr me Vilat e epikės sllave. Mund tė ishte e kundėrta.
Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve. Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij. Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.
Kėnga e fundit
Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !

Naki


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Prishtina
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 6850
Reputacioni Reputacioni: 304
Piket Piket: 6670
Regjistruar Regjistruar: 29/05/2007
Hobi Hobi: Basketbolli dhe Peshkimi
Shenja e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Sat 02 Aug 2008, 8:47 pm

Meqe Naki i qendron me kembengulje futjes se ketej punimi qe ka bere diskush per Fishten guke bere nje amlagam gjerash atehere mund ta pranoj vtem ne sapektin qe do te duhet te ndajme mitologjine shqipatere ne letersine dhe ne folklor

Pra ka nje mitologji shqiptare ne letersi dhe nje ne folkor

I Lutem Nakit te beje ndarjen brenda mitologjise shqiptare..

te fala Martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct 2008, 12:05 pm

[size=29]Meqe interesi per mitologji te mirefillete eshte ne ngjitje e poshte sa per nxemje sa per te filluar serisht mendoj ta nisim me RITET E MOT MOTIT


ME SIGURI QE DINEINDONJE DY VARGSH PER TO

TE FALA MAR-TINI [/size]

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct 2008, 12:07 pm

Hej

kam nje pyetje

kush e ben etnologjine si lende ne Universitetin e prishtines po te Tetoves

a ka libra apo dispenca per to.

te fala martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct 2008, 12:09 pm

Mundet qe kjo gje trajtohet edhe ne lenden folklor

keshtu qe pyetjet mbeten po ato


madje ne unin e munihut apo edhe te jene s ka profesore qe e trajtojne kete lenden madje japin edhe leksione te fotokopjuara

per shend martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 29 Oct 2008, 12:11 pm

Does any other University techs albaninan folklore or albanien mythologie !!!

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Thu 27 Nov 2008, 8:05 pm

Fragmente Nga Mitologjia Shqiptare
Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne... Ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme. Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė...

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !

Naki


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Prishtina
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 6850
Reputacioni Reputacioni: 304
Piket Piket: 6670
Regjistruar Regjistruar: 29/05/2007
Hobi Hobi: Basketbolli dhe Peshkimi
Shenja e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Ylliks prej Fri 28 Nov 2008, 6:40 pm

I L L I R I S T I K A
REALJA E MYTHIT

ETHYMOLOGJIA E EMRIT - MITOLOGJIA
Me shume Lexo Ketu


Ylliks
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni Lokacioni: USA
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 734
Reputacioni Reputacioni: 18
Piket Piket: 2419
Regjistruar Regjistruar: 21/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Fri 12 Dec 2008, 12:04 am

Si shume kot ia kishin futur ne ate forumin tjeter. Nuk mundet qe te ngaterrojme balten me mjalten....

Mitologjia do pare mire me lupe te holle..

Psh ne se pretendojme se te bardhat jane nje lloj shtoj zavalle atehere del pytja nga i dallojme shtojzavallet.
Per mua si te bardhat ashtu edhe shtojzavvallet nuk jane gje tjeter vetem se epitete, ose me thjesht emar me te cilat i kane lavderuar nga firka se mos inatoseshin po ti therrisninme emer. Por ne fakt nuk e kemi sot emrin. te fala Martin Mato

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vjollca prej Thu 21 May 2009, 12:01 am

I lexova me shumė kujdes keto mite rreth zanave dhe disa tė tjera. Mė lejoni ti shkruaj disa fjalė dhe unė.Mitet janė rrėfime me bazė historike, por janė tė ndėrthurura me elemente mitike…Mitet krijohen, por edhe ndryshohen.Ndryshohen nė periudha tė vrullshme historike, kur identitetet hyjnė nė faza kritike. Nė periudha tė tilla kohore, mitet janė si me thėnė disa prej mjeteve, instrumenteve, nė lindjeve tė identiteteve.
Dielli, Oret, Zanat, e Shtoi-zo-Vallet, Gjarpni, Shqiponja (Dietite e Epikės) ose tė jem mė e kjartė janė simbolet e Epikes por edhe vetė mitologjisė (mbase mund tė gaboj por do kisha dėshirė ta mė bindni me argumente). Disa nga simbolet e Epikes dhe Mitologjisė janė:
Njė prej simboleve mė kryesore nė kanget e epikes ėshtė edhe Tamli i Gjinit. Sigurisht keni dėgjuar kėngėn "Fuqia e Mujit". Ne kete kange Muji, adoleshent nė moshe, pajton femijet e Zanave tė cilet ai i gjene duke qarė. Pėr shpėrblim Zanat i japin Mujit force qė ai me qenė i afte me mujte shoket e vetė tė cilėt e tundonin. Kėtė Zanat e arrijnė nėpėrmjet tamlit tė gjinit. Pėr shqiptarėt Tamli i Gjinit ka randėsi tė madhe sepse vetė Kalaja e Rozafatit ka nė themel tė saj nji grua qė kerkon me ja lėne jashte gjinin e djathte me ushqye feminė e saj. Na kala tė Rozafatit del nji uje i bardhe tė cilin shum njerez e konsiderojne sherues. Se a asht sherues apo jo "uji i bardhe" nuk ka randesi. Ajo qė ka randesi asht lidhja nepermjet tamlit tė gjinit e Rozafes, gruas se murosun nė kala, me Zanat qė fuqizojne Mujin. ( kam degjuar shumė se futet ne mitologji).
Nji simbol tjeter i Kangeve tė Epikes Shqiptare ėshtė edhe Dhia e Egėr, zakonisht tė permendura si tri dhitė e egra me brina ari. Zanat e marrin fuqin prej ketyne dhive. Dhia e egėr ka domethanje themelore nė mitologjine, historine, shpirtin e kulturen shqiptare. Para s'gjithash Dhia e Eger, simbas Malcoreve e Rugovasve, ėshtė e paprekėshme. Ajo zotron nji fuqi magjike qė e bane ate imune ndaj forcave tė djallit. Keshtu edhe Zanat arrrijne me mposhte forcat e erreta tė natyres ēka i ban ato edhe e kunderta e shtoi-zo-valleve tė cilat perfaqesojne forcat e errėta dhe misterioze tė natyres. Ma e randesishme ėshtė se vetė Heroi yne Kombėtar Gjergj Kastrioti e ka perdore Dhine e Eger si simbol tė principates sė tij.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Duhet tė shkruajmė e tė flasim me zemėr tė pastėr, me sinqeritet, me vetėdije kombėtare, me ndėrgjegje njerėzore, me mendje tė kthjellėt dhe me logjikė tė shėndoshė. Vetėm kėshtu thuhet e vėrteta dhe triumfon drejtėsia.

Vjollca
Anėtarė

Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Kosovė
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 262
Reputacioni Reputacioni: 189
Piket Piket: 3547
Regjistruar Regjistruar: 16/11/2007
Profesioni Profesioni: Juriste
Hobi Hobi: Gjuhėt e huaja
Shenja e Horoskopit: Libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Vjollca prej Thu 21 May 2009, 12:23 am

Shtoi-Zo-Vallet (Tė lumet ose Tė Bekuemet) e kalojne jetėn nė orgji sensuale, pėrrreth tryezave e burimeve, duke pirė, kėnduar e vallėzuar. Ato i gjymtyrojnė njerėzit, i ēmendin ata, i kthejnė nė gurė, i truejnė, i vrasin... me fjalė tė tjera i shitojnė. Ushqimi i tyre ėshtė i pėrafėrt me atė te zotave grekė, esencė lulesh, mjalte, vene, etj.
Fjala Shtoi-zo-vallet conoton dy gjėaa:
1) Natyrėn e tyre orgjiake, dhe
2) Frikėn se mos tė shitojne.
Thėrriten shtoi-zo-vallet, te lumet, dhe te bekuemet, nga frika se mos tė ndėgjojnė sepse ato janė kudo, dmth. me ju bė qefin sepse ato janė tė padukėshme dhe mund te jenė duke pėrgjue. Me i sha Shtoi-zo-Vallet ėshtė njėlloj sikur me pėrmendė emrin e disa pėrsonazheve nė filmat horror, ngase, edhe ato rrinė tė mshefura dhe ndigjojnė e vrejnė se ēka bajnė njerzit. Shtoi-zo-vallet nuk janė vetėm femra. Ato mund tė jenė edhe djem tė ri, ose edhe krijesa tė ndryshme nga njerzit. Njerėzit nuk e dinė sesi janė shtoi-zo-vallet me u pa, spese ata qė i shohin ato, i shohin vetėm njiherė...at'herė kur kanė shkelė nė territorin e tyre dhe marrin dėnimin. Nuk duhen ngatėrrue me Zanat dhe Orėt. P.sh. ėshtė e pakonceptueshme qė nji shtoi-zo-valle t'a ketė ndihmue Gjeto Basho Mujin me marrė fuqi. Mirėsia dhe frymėzimi nuk janė nė natyrėn e shtoi-zo-valleve. Gjithashtu, tė-lumet, nuk kanė nevojė pėr dhitė e egra me brina ari me u dhanė fuqi sepse fuqia e tyre ėshtė e pashterrėshme.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Duhet tė shkruajmė e tė flasim me zemėr tė pastėr, me sinqeritet, me vetėdije kombėtare, me ndėrgjegje njerėzore, me mendje tė kthjellėt dhe me logjikė tė shėndoshė. Vetėm kėshtu thuhet e vėrteta dhe triumfon drejtėsia.

Vjollca
Anėtarė

Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Kosovė
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 262
Reputacioni Reputacioni: 189
Piket Piket: 3547
Regjistruar Regjistruar: 16/11/2007
Profesioni Profesioni: Juriste
Hobi Hobi: Gjuhėt e huaja
Shenja e Horoskopit: Libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Arla prej Thu 21 May 2009, 12:27 am

Vjollca me lexove mendimin, po mendoja te hyja ne kete teme.
Kur ma thane e mendova si nje legjende dhe nuk e di ca me nxiti ta sillja ketu si nje mit ose Zotin si nje tregues se egzistences i treguar ne vite.
Kur njerezit menduan te ngrinin vendet e shenjta i piketuan ato dhe cuan njerez te shumte per te ndertuar shtepite e Zotit.Cuan gure te shumte dhe per habine e te gjitheve ne mengjes guret e cuar nje dite me pare ishin ne ane te kundert te vendit ku u vendosen.Kjuo gje ndodhi disa dite me radhe njerezit conin guret dhe i gjenin ata ne nje vend tjeter.Vendosien te linin nje roje naten per te pare kush kishte aq fuqi te mbinatyrshme te levizte guret dhe me ac qellimi i zhvendste ne anen e kundert.Kur nata zbriti roja pa pellumba te bardhe qe ju afroheshin gureve dhe guret ktheheshin ne fije bari dhe keshtu i zhvendosnin deri sa zbriste agimi.
Tashme kjo tregohet si legjende.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Arla
Anėtarė i Avancuar

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4977
Reputacioni Reputacioni: 285
Piket Piket: 8578
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Arla prej Thu 21 May 2009, 12:54 pm

Emra shqipetare nga mitologjia per ne edhe jane me intersante, jane ato me prejardhje iliro-shqiptare, siē jane Andini (hyj dardan mbrojtes i familjes), Anzotika (hyjneshe e bukurise dhe e dashurise tek fisi ilir i liburneve, e cila identifikohej me Afroditen), Arsa (nga emri ilir i krijuar sipas emrit te nje keshjtelle ne Dardani), Bardha (emer nga mitologjia shqiptare e ngjashme me zanat dhe shtojzovallat), Bind (hyj ilir i ujerave), Brikena (vajza e mbretit Bardhyl), Bubulina (me prejardhje arvanitase), Dardan (nga fisi ilir i dardaneve), Darsen (nga fisi ilir bregdetar), Doruntina (ne Sicili paraqitet ne kete trajte, ne Kalabri ne trajten Garentina, ndersa nė Shqipri tė jugut Dhoqina), Donika (derivat nga emri grek Andronika, te cilen e beri te famshme Donika e Skenderbeut), Epikad (vėllai i mbretit ilir Gent), Etleva (gruaja e Gentit), Gjeraqina (nga emri i njė lloj shpeze),Gent (nga emri i mbretit ilir, trajta mė e shpeshtė e tė cilit ėshtė Genc), Glauk (sipas mbretit tė Taulantėve), Ilirbind (i kompozuar nga emrat Ilir dhe Bind), Iria (hyjneshė istriane e bukurisė), Jutosika (hyjneshė e bukurisė tek Liburnėt, e ngjashme me Anzotikėn), Latra (hyjneshė ilire), Noar (sipas njė lumi nė Iliri), Redon (hyj i ujėrave tek fisi ilir i Labeatėve), Rudina (sipas fisit ilir), Shota (sipas njė lloji shpeze),Thana (sipas emrit tė hyjneshės ilire),Vitore (sipas gjarpėrit me brirė tė artė, mbrojtės i shtėpisė nė mitologjinė popullore shqiptare), Uk (emėr i vjetėr shqiptar-nga ujk), dhe njė varg emrash tė tjerė tė lashtė, si dhe emrat e krijuar nga emrat dhe mbiemrat e pėrgjithshėm tė gjuhės shqipe:Era, Jeta, Lule, Mira,Vesa etj

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Arla
Anėtarė i Avancuar

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4977
Reputacioni Reputacioni: 285
Piket Piket: 8578
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Arla prej Wed 17 Jun 2009, 4:29 pm

Nė besimet popullore, thotė Ēabej, ruhen shumė figura tė moēme, tė cilat nė mitologjinė tonė paraqiten me emėr tė ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Nė mitologjinė tonė shpesh pėrmenden "hijet", si figura mjaft tė papėrcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme.

Nė Kosovė me fjalėn "hije", nė kuptimin mitologjik, mund tė pėrfshihen demonė tė ndryshėm, por para sė gjithash - bota "andej varrit", tė vdekurit, zakonisht shpirtra tė ligj. Balozi i detit pėrmendet nė folklorin tonė mjaft shpesh.

Nė Kosovė ka kuptimin e njė pėrbindshi. Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne.

Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe kėto mitologjike, tė njohura ndėr shumė popuj.

Kėtu po pėrmendim vetėm disa qenie tė tjera tė kėsaj sfere si i paraqet Ēabej, tė cilat nė Kosovė njihen pak ose aspak, tė paktėn me emrin pėrkatės. Kėshtu, p.sh., nė Kosovė nuk dėgjohet pėr Erretat e Sheut, tė cilat Ēabej i pėrmend sipas tė dhėnave tė albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta ėshtė ndėr ne e panjohur.

Kėshtu u quajka nė viset tona veriore "njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin tė quajtur Dhevėshtruesi".

Tek arbėreshėt e Italisė ekziston Fata, e cila duhet t'i pėrgjigjet zanės ndėr ne. Nė gojėdhėnat e zonės sė Pėrmetit pėrmenden Floēkat, vasha tė bukura me flokė tė gjata, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse.

Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin tė ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit ėshtė njė lloj sirene, pastaj Xhullitė e Judi, janė figura tė njohura nė zonat tona tė veriut, por edhe ndėr bullgarė e rumunė. Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke.

Nė Kosovė njihet me emrin "Kallakonxhė", e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di tė orientohet nė hapėsirė. Gogu, Sanagogu ose Herri ėshtė njėlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokėrrmeli.

Figura mitologjike mė pak tė njohura janė gjithashtu Mėmėdreqja, lloj pėrbindshi nė bestytnitė e hershme ndėr shqiptarėt (arbėreshėt) e sicilisė nė Itali, kurse nė besimet e tyre nė Kalabri Manaqeli ka qenė njėlloj hijeje.

Nuset e Malit dhe Orėt e Malit kanė qenė lloj zanash, emri i tė cilave rrallėherė zihej nė gojė. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zėvendėsohej me emėrime, si p.sh., "Qofshin tė bardha", "Ato tė lumturat", "Ato tė mirat" etj., siē thuhet nė Kosovė. Nė viset e veriut Shurdhi ka qenė demon i rėndėsishėm.

Nė mitologjinė e trakėve tė vjetėr ky ishte hyjni e motit tė keq. Figurė e ngjashme me Shurdhin, nė veri ka qenė Verbti. Gjarpri i shtėpisė nė disa vise quhet Vitore.

Nė mitologjinė e shqiptarėve tė Ēamėrisė Vitoret ishin tri Fatitė qė mendohej se i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė tė lindjes dhe ia caktonin fatin qė do tė kishte nė jetė.

Emri i vitores nė thelb ėshtė vejtore, "ajo qė end pėlhurė, endėse, emėr qė del edhe me trajtėn vektore", - pra, ato ishin endėse tė pėlhurės sė jetės. Zana - nė mitologji ėshtė simbol i njė vashe me bukuri tė pashoqe.
Ky emėr rrjedh prej hyjnisė romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisė.

Huazimi i figurave mitologjike nė popujt e Ballkanit dhe mė gjerė ka qenė i ndėrsjelltė, duke bėrė edhe pėrshtatje tė ndryshme nė emėr, e disa raste edhe nė kuptim.
Kjo dukuri ėshtė qė nga koha antike. Kėshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndėr shqiptarėt gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me mė pak rėndėsi se siē e kishte nė Greqinė antike, dhe me emėr tė vendit Zojz.

Edhe hyjnesha romake Diana ka qenė e njohur nė mitologjisė ilire dhe trakase, ndoshta mė me pak autoritet se te romakėt, por prapė me kurorė hyjnie.

Mitologjia jonė ėshtė tepėr e ngarkuar me figura e besime tė ndryshme.
Pėrkundrazi, ilirėt - tė parėt e shqiptarėve, duket se kanė qenė mė realė ose tė paktėn mė racionalė nė kėtė pikėpamje. Ata besonin nė fenomenet e natyrės. Pėr ta zot ka qenė, para sė gjithash, dielli, pastaj hėna, ujėt, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj.

Pra, ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme.
Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė.

Profesor Ēabej ka botuar nė revistėn "Yllyria" njė studim tjetėr mbi zakonet dhe doket e shqiptarėve, ku, pėrveē tė tjerash, shpjegon edhe disa tė dhėna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive tė ndryshme tė saj.
Mė vonė (mė 1942) ka botuar njė studim tė posaēėm me titull "Diana dhe Zana", dhe mė 1972 artikullin "Disa figura tė besimeve popullore shqiptare".
Ai, ndėr tė tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) pėrmenden nė "Mesharin" e tij "gjigantėt" - fantazma me shtat tė gjatė e natyrė luftarake.
Ai gjithashtu pėrmend fjalėn "hije" me kuptimin e njė fantazme tjetėr. Edhe nė veprat e Pjetėr Budit (1566-1622) ka elemente tė besimeve tona popullore. Nė veprėn e Pjetėr Bogdanit "Cuneus prophetarum" mė 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike.

Nga fjala "gjigant", tė cilėn e pėrmend Buzuku, vjen fjala "vigan" qė ėshtė sot e pėrhapur nė gjuhėn tonė, me kuptim tė njeriut me shtat tė rritur, tė lartė, tė zhvilluar.

Nė Mirėditė, shkruan Ēabej, ekziston njė figurė mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "nė net pranvere vė veshin tek dheu, pėr tė dėgjuar a vjen njeri pėr sė largu dhe a gjėmon ujėt e nėndheshėm.

Ai gjithmonė shkon kaluar nė vithe tė "Dhamsutės", njė pelė e pagojė qė kalon nėpėr male e dete dhe shpie larg e larg atė qė do tė shpėtojė me anė tė saj".

Nė Dukat tė Vlorės, nė malėsitė e Labėrisė, besohej nė njė lloj zane shtatgjatė, tė cilėn e quanin Suta "drenusha" dhe pėrfytyrohej nė trajtėn e njė lope.

Ndėr shqiptarėt e jugut, nė Toskėri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtė. Nė majė tė tij jetojnė gjallesa mitologjike, njė zog i shenjtė, hyjni tė ndryshme.

Njerėzit bėnin be mbi kėtė mal si nė njė gjė mė tė shenjtė e mė tė shtrenjtė "pėr Baba Tomorrin", "pėr tė mirin Tomorr". shumėkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia pėrmend, por thonė "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė".

Figura, personazhe mitologjike ndėr ne ka shumė, siē shihet edhe nga kjo qė u tha mė sipėr, por besimet dhe ritet magjike nė kuadėr tė mitologjisė, gati qė as nuk mund tė numėrohen, sepse ēdo krahinė, ēdo zonė, bashkėsi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund tė kenė disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, tė cilat nuk i ka tjetėrkush.

Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketė botėn e tij vetjake nga sfera e magjisė dhe e mitologjisė nė pėrgjithėsi. "Tim pėr shpi, adet pėr njeri", thotė populli.

Mitologjia ėshtė pus pa fund, tė cilit nuk i shteret kurrė ujėt. Prandaj, si u tha mė parė, edhe me kėtė rast mund tė japim vetėm fragmente nga kjo fushė e gjerė e kulurės shumė tė lashtė, mė tė lashtė se ēdo religjion dhe ēdo normė tjetėr morale tė kodifikuar, nė ēfarėdo mėnyre, qoftė nga ēfarėdo bashkėsie tė shkallės primitive ose tė pėrparuar kudo nė botė.

Zakonet e ndryshme me ceremonial tė caktuar, veprimet magjike, nė shumicėn e rasteve lidhen me stinė tė motit, me festa, me ditė tė shėnuara, me pjesėn e caktuar tė ditės, pastaj me vend ose me objekt tė caktuar.

Disa "adete" bėhen nė pranverė, disa tė tjera nė vjeshtė, disa ditėn e ndonjė feste, tė tjerat ditėn e martė, tė premte, etj., kurse disa paradite ose nė mbrėmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me njė kodėr, me njė lis, me varre, me vende tė shenjta ose tė nderuara, dhe kėshtu me radhė.

Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumė punėve

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Arla
Anėtarė i Avancuar

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4977
Reputacioni Reputacioni: 285
Piket Piket: 8578
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 9 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi