Mitologjia shqiptare

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 2 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Mon 14 Jan 2008, 12:21 pm

Pershendetje,
kam 2 lutje per organizuesin e ketyre forumeve.

1.Ne se mund te dale edhe ky diskutim qe ne faqene pare si edhe diskutimet e tjera dhe jo i fshehur pas letersise.

2.Ne se behet nga ana organiyative qe i fundit qe shkruan te jete sapo hap fqene pare se keshtu duhet te shkosh gjithmone ne faqen tjeter dhe vetem e rendon diskutimin.

Per Sanijen te lutem ne se ka edhe fragmente kenge ose ndonje koleg qe banon ne ate zone. Eshte fshati ku duhet te kete lindur Bogdani.
Per sa me rezultojne mua zanat, oret dhe dyvargeshi qe kam shkruar siper me rezultojne autokton. Vendase dmth per mua qe edhe fqinjete shqiptareve mund ti kene por me specifikat e tyre

Per Arlen mund ta gjesh librin tek libraria e muzeut kombetar brenda.

Kush eshte Luarasi, cfare ka shkruar_(nuk gjej dot ne kete tasjere pikepyetjen)
Me fal per padijen time.
Me se merresh ti qe te interesojne.
Une personalisht kam dhene disa vite lenden e folklorit ne Universitetin e Tiranes, Dega gjuhe-letersi
Une jam marre vetem me mitologji poullore shqiptare.

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Mon 14 Jan 2008, 1:07 pm

martin mato shkruajti:
2.Ne se behet nga ana organiyative qe i fundit qe shkruan te jete sapo hap fqene pare se keshtu duhet te shkosh gjithmone ne faqen tjeter dhe vetem e rendon diskutimin.
Tema e fundit paraqiten ne portal te forumit tek TEMA E FUNDIT cdo replik dhe postim i ri.
Nese ne kete kategori ka interesim dhe kyqen anetaret mund ta bart si kategori ne vete Mitologjia Shqiptare
Ju faleminderit

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !

Naki


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Prishtina
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 6850
Reputacioni Reputacioni: 304
Piket Piket: 6670
Regjistruar Regjistruar: 29/05/2007
Hobi Hobi: Basketbolli dhe Peshkimi
Shenja e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 16 Jan 2008, 10:53 am

Nė kėngėn: "O illi qė perėndon" (mbledhur nė Piqerras-Sarandė) kemi kėtė tekst:

O moj borė e bukur,
e bardhė e bukur,
na po bėjmė bukėt,
qė tė marrėm lugėt;
tė luajmė me topa bore,
si zėrat e malit tė Ēorre…

Mendoj se kjo eshte rruga e drejte per te pare qarte se zanat shqipatere nuk kane te bjene as me arte+mizen e as me ledy daj+anen.
ketu del paster nje mitologji popullore,malore e lidhur me jeten rreale dhe jo ne sherbim te tempujve qe i shebenin keti apo atij sisitemi skllavopronar.


Sa per daljen ne listen kryesore do ti lutesha shume Nagit. Mendoj se eshte me i vogli sherbim qe mund ti bejeme kultures mbare shqiptare. Dhe nga ana tjeter Ju premtoj qe nuk do te jete e larget dita qy ky forum do te zere nje vend supremacie ne krahasim me forume te tjera qe vetem sillen ne qark vicioz.
Martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Arla prej Wed 16 Jan 2008, 11:05 am

Meqense origjinaliteti dhe vetetesia mbi keto zana eshte shume e rralle dhe ato pak informacine qe jane ndodhen ne arkivat e lageshta te shtetit, jeni i mirepritur ju martin te hidhni drite mbi dicka te lashte.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Arla
Anėtarė i Avancuar

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4977
Reputacioni Reputacioni: 285
Piket Piket: 8578
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Wed 16 Jan 2008, 11:24 am

martin mato shkruajti:Sa per daljen ne listen kryesore do ti lutesha shume Nakit. Mendoj se eshte me i vogli sherbim qe mund ti bejeme kultures mbare shqiptare. Dhe nga ana tjeter Ju premtoj qe nuk do te jete e larget dita qy ky forum do te zere nje vend supremacie ne krahasim me forume te tjera qe vetem sillen ne qark vicioz.
Martini
Ok z. Martin ashtu dhe do behet Mitologjia Shqiptare kalon si kategori e vecant ne Indeksin e forumit dhe ti je Moderator i kesaj kategorie shpresoj se lexuesve do ju sjellesh mjaft informacione.
Te uroj suksese kjo kategori do jete nen administrimin dhe moderimin tuaj.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !

Naki


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Prishtina
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 6850
Reputacioni Reputacioni: 304
Piket Piket: 6670
Regjistruar Regjistruar: 29/05/2007
Hobi Hobi: Basketbolli dhe Peshkimi
Shenja e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 16 Jan 2008, 12:01 pm

Faleminderit Naki,

por mendoj se eshte nje pergjegjesi per te gjithe qe jemi ne forum qe te justifikojme mirebesimin.

Mendoj se do te duhet se paku qe seicili qe ndodhet ne kete liste te sjelle te pakten nga nje shembull ne vargje ku permenden zanat,oret, shtojzavallet etj.

Mendoj se nuk dueht ti kerkojme ne arkive por ne popull Arla.
Martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Naki prej Wed 16 Jan 2008, 12:43 pm

Zanat e malit

Zanat parafytyrohen si vajza tė bukura qė jetojnė nė male tė thella. Zakonisht shihen duke pirė ujė, nė burime tė maleve ose duke u larė nė pėrrenj tė kthjellėt malorė. Zanat kanė flokėt e gjata tė lėshuara deri nė bel ose deri nė gju, tė veshura me rrobe tė bardha tė holla dhe bėjnė dritė pėrreth tyre. Ndonjėherė zanat rrinė rreth ndonjė gurre me ujė tė pijshėm ku nuk lėnė askėnd tė shkojė tė pijė ujė madje as zogjtė e malit.

Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato tė hjeshmėzet", "ato tė lumet", “t’lumet e Natės, "jashtėsmet". Shtojzovallet ruajnė nė emėrtim njė eufemizėm tipik, qė u pėrftua si pėrngjitje e njė fjalie tė tėrė ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").
Edhe zanat kanė orėn e vet njėsoj sikurse njeriu, madje zanat mund tė jenė edhe tė vdekshme, nė dyluftime kreshniku mund edhe ta presė atė me shpatė. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.
Sulmi i zanės pėrshkruhet me fjalėt : "del n'gurit, "tė shuplak" , "tė shiton" , "tė zanon".
Nė kėngėt kreshnike pėrmendet edhe dy zana qė i dhanė Mujit gji pėr t'a bėrė tė fortė, ndėrsa njė zanė tjetėr ishte zana personale e Mujės, ajo i jipte atij lajmin kur shokėt e tij ishin nė rrezik.
Nė kėngėt e vėllavrasjes zana merr formėn e njė nuseje dhe i nxit dy vėllezėrit qė tė luftojnė pėr tė, me arsyen se kėta nuk kanė dėgjuar nėnėn.
Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve, dhe Thanėn e ilirėve.
Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.
Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut.
Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve. Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
Zanat e malit: Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare

Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas njė tjetėr opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zėri).

Enci. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė jug me Zėra. Sipas Ēabejt: zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme por dhe me aftėsi tė veēanta nė tė kėnduar dhe kėrcyer. Sipas Sokolit: vetė emri (zana e shtojzovalle) i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, prej tingujsh e prej lėvizjesh vallėzuese, ėshtė kuptimplotė. Sipas Tirtės: Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotė populli: “Po knojke si zanė mali”. Meqėnėse dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Megjithėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, tė ngjashme me frymėzimin qė muza greke e muzikės dhe poezisė-Evterpi u jepte kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Ja si i pėrshkruan rapsodi zanat nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!

Sipas Ēabejt: kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit pėr tė si njė nėnė pėr tė birin. Nė njė rast tjetėr kemi konstatimin e fuqisė sė tyre:

Malet e Deēicit i qofsha true
tė dahet katrash e tė kjojė me mue.


Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet. Nė Durrės nė vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.

Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranė 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1991; “Fjalori i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinė, 1996; Tirta. Mark, “Qėnie mitike te shqiptarėt dhe paralele tė lashtėsisė iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1997, nr. 27; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė, 2000 etj.


Marre nga dardania.de / arkivi

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !

Naki


Shteti Shteti: Kosova
Lokacioni Lokacioni: Prishtina
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 6850
Reputacioni Reputacioni: 304
Piket Piket: 6670
Regjistruar Regjistruar: 29/05/2007
Hobi Hobi: Basketbolli dhe Peshkimi
Shenja e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Wed 16 Jan 2008, 7:40 pm

pune e paqme rofsh Naki!

Vetem le te heqim disa nga ato veshjet e misrit. Mendoj se fjalori enciklopedik eshte me afer te vertetes.

Nga lista vetem Ramadan Sokoli nuk me kujtohet, ka ndokush akses te na freskoje te dhenat !!!!

Ne vargjet e cituara jane vetem dy zana( ku eshte e treta qe betohen gjysma e mos me teper e atyre qe ndodhen ne listen e literatures se cituar)

Ne do ti qendronim linjes latine, qe mbrojne Jokli per pasoje edhe Cabej atehere cfare do te thonin sot po te ishin gjalle ne se do te shihnin se ka ngjashmeri kontekstuale edhe me zalke zane ose zene (ne slloveni). Ndofta do te nderronin mendje. Keshtu qe per mua duhet pare si teze e tejkaluar.(pra loja eshte hapur serisht, gjeni se nga vjen....)
Nuk e kuptoj nga vjen pjesa e pare dhe kush e ka shkruar.

Mendoj se duhet qe tekstet qe perdorim do te duhet ti marrim ne nje rrethane(kontekst) te lidhur se pastaj cdo gje mund te shitej per te vertete.
Martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga sevi prej Thu 17 Jan 2008, 12:33 am

Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin zanat a shtojzovallet. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.

sevi
Anėtarė

Shteti Shteti: Kosova
Postime Postime: 45
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2966
Regjistruar Regjistruar: 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Lori prej Thu 17 Jan 2008, 12:52 am

Shume teme e qelluar. Une po postoj nje tregim te Ernest Koliqit.
Tregimi i Ernest Koliqit “Kėrcimtarja e Dukagjinit”
Tregimi “Kėrcimtarja e Dukagjinit” ėshtė pjesa mė e bukur estetike e filozofike e pėrmbledhjes “Hija e maleve”. Rikujtojmė shkurt pėrmbajtjen e veprės:
Paska qėnė dukur nė Dukagjin njė vajzė mrekullisht e hijėshme. Quhej Lulja, ishte mbesė e Lekė Dukagjinit, princit verior. Por...kapriēet e nanės Natyrė janė vertetė tė ēuditshme, sepse vasha mė e bukur e dheut ishte e ngathėt e trashė, turulluqe. Ndodhi qė Skėnderbeu, pas njė lufte tė futuar kundra turqve mblodhi nė Krujė gjithė parėsinė e Shqipėnisė dhe bajloza tė huaj pėr tė kremtuar. U nis edhe Leka me gjithė familjen.Festimet zgjatėn shtatė ditė e shtatė netė. Ditėn e fundme, mbreti lajmėroi njė konkurs pėr vajzėn a gruan qė para oborrit mbretror do bėntė kėrcimin mė tė bukur. Dolėn shumė nga vargu i madh i zonjave buajre ose tė ardhura prej jashtė. Mbreti deshi t’ia jepte ēmimin njė turkeshe tė panjour, kėrcimi i sė cilės shėmbėllente me njė lutjeje dashurore tė dėshpėrueshme. Por papritur doli princesha Lulja, e cila mahniti gjithė publikun me freskinė dhe lirinė e lėvizjeve dhe arriti njė triumf tė pashoq si “hyjneshe e kėrcimit”. Pas mbarimit tė festės tė gjithė u kthyen nė shtėpi nė Malėsi. Qe ditėn tjetėr erdhi pėr t’i kėrkuar dorėn Lules njė princ i ri, qė kishte vrapuar pėr tė arritur i pari. E ėma deshte ta zgjonte tė bijėn, por vajza u tund me plogėshtinė e zakonshme dhe as nuk mbante mend Krujen, as qė tė kishte kėrcyer ndonjėherė nė jetėn e vetė. Princi iku i dėshpėruar. Ē’kishte ndodhur?Zanat e Dukagjinit dėshėn tė qitnin zėrin e maleve tė tyre, prandaj e ēuan Lulen tė flinte nė banesėn e tyre hyjnore, njera mori trupin e saj dhe kur u kthye nga triumfet e Krujes, e kthyen vajzėn prapė nė shtėpi.

Ne disa revista dhe arkiva kam gjetur edhe kete foto qe thuhet se eshte Zana e Luleve

Lori
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Every-where
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 10
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 3261
Regjistruar Regjistruar: 14/09/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 17 Jan 2008, 11:43 am

Mendoj qe ky nuk duhet te ktehet ne nje froum shakash apo barsaletash.
Ketu mun d te lejonim vetem shaka qe kane lidhje me temen, ndyshe do te ulnim nivelin.

Kam nje pyetje per kurbetqaren(keshtu sikur e ka fjalori i shqipes se njesuar apo...) ,duke qene nga Duka e Gjinit atehere jena nga zona malore e Kosoves keshtu qe duhet te kete shume me teper rrefime te ketilla pse nuk artikuloheni me shembull qofte edhe me togefjalesha.
Psh a keni degjuar per zane te zese?
Martini

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Erza prej Thu 17 Jan 2008, 4:49 pm

Edhe une pelqej me mendimin tuaj z. Martini
Disa sa po shofe jane te dhene te bejne rekorde ne shkrime ose fare nuk kuptojne domethenjen... mos te mirrem une me keto gjera jane ata qe kane kete pune.

Po i kthehem temes. Une mendoj se nuk duhet te kerkohet per te dhena per kete teme shume te qelluar nga arla (sespe ajo din cfar i duhet lexuesit por per fat te keq shume se kane kuptuar dhe kurr sdo e kuptojne kete person siq nuk e kuptova as une ne fillim) te dhenat jane neper popull ne tregimet e tyre ne Has, Dugagjin, Malesi etj. Populli eshte arkivi mi i pasur dhe me i mire dhe origjinal.
Une do hulumtoj per kete kam disa shoqe qe kan gjyshet e vjetra ketu dhe do flas me to dhe tregimet e tyre do i ve ne origjinal siq i tregojne ato.

Erza
Anėtarė

Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 61
Reputacioni Reputacioni: 3
Piket Piket: 3528
Regjistruar Regjistruar: 17/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Guest prej Thu 17 Jan 2008, 5:31 pm

une kam nje tregim vlla martini nese ke ndegjuar se ku gjindet shpella e gollostenes,
me ka treguar gjyshi im se qfar ka ndodhur aty ka qen nje shok i babait te tij ka shkuar naten me pre dru dhe aty i ka ndodhur atij personi kjo ngjarje.Siq thoshin tek ne dreqnit apo shtrigat e kan marr e kan shti mbrenda ne shpell e kan len deri ne sabah mbrenda aty duke e shti mu kercy se kishin pasur darsem,por atij personi jo se ka mbaru vetem me ket por me ka treguar gjyshi se ai kahdo qe ka shkuar mysafir dikund i ka ndodhur e kan rrahur apo e kan shti me kercy me tregonte gjyshi se e ka par babai i tij vet me syt e vet se e ka pasur shok te ngusht ,por deri sa ka vdekur ai person ka pasur keto pasoja.
por e verteta e kesaj shpelle hala nuk doli asnje ta dij edhe tash mbas lufte nuk kan qen askush deri ne fund te shpelles e kam pyetur gjyshin tim i cili ka ardhur tek ne ne gjermani per vizit se a ka shkuar dikush deri ne fund te shpelles me tha jo por kan shkuar nderkombetaret vetem deri ne dy dhoma ma shum jo se ndalen dritat nuk e di as vet pse kjo ndodh edhe pse hala nuk u zbulua kjo shpell siq duhet vetem besoi qe ndoshta naki mundet te bej diqka se e kam par ne shum angazhime une i tregoi se ku ndodhet kjo shpell une per vehte kam ra andej kur kam shkuar tek te afermit e gjyshit kur kan qen ne bjeshk por shum afer nuk kam qen ,kjo esht e vertet se qka shkrova e jo vetem fjal.
vlla martini edhe pse jetoi ne gjermani i di une do gjera te vendlindjes sime mos harro se ndoshta ne jasht vendlindjes dijm me shum,pse bejm nganjeher hajgare ajo esht tjeter e pra mos harro se vendlindjen e kemi ne love edhe traditat nuk i harrojm me respekt per te gjith nga motra e juaj


Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga martin mato prej Thu 17 Jan 2008, 7:22 pm

BINGO
BINGO 2 HERE
BINGO 3 hereme ka treguar gjyshi im se qfar ka ndodhur aty ka qen nje shok i babait te tij ka shkuar naten me pre dru dhe aty i ka ndodhur atij personi kjo ngjarje.Siq thoshin tek ne dreqnit apo shtrigat e kan marr e kan shti mbrenda ne shpell e kan len deri ne sabah mbrenda aty duke e shti mu kercy se kishin pasur darsem,por atij personi jo se ka mbaru vetem me ket por me ka treguar gjyshi se ai kahdo qe ka shkuar mysafir dikund i ka ndodhur e kan rrahur apo e kan shti me kercy me tregonte gjyshi se e ka par babai i tij vet me syt e vet se e ka pasur shok te ngusht ,por deri sa ka vdekur ai person ka pasur keto pasoja.

me jeshile modern folkstale ose moderne Volkssagen pra kemi nje introduksion ne nje tekst te mirefillte rrefimater popullor

me blu jemi ne sferen e rrefimit popullor qe afreohet me tematiken qe njohim ne tematiken me zanat

kurse me te kuqe mendoj se kemi nje kontakt me motive arbereshe

martin mato
Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Tirane
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 98
Reputacioni Reputacioni: 0
Piket Piket: 2913
Regjistruar Regjistruar: 07/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh nga Guest prej Fri 18 Jan 2008, 10:00 am

vella i nderuar pa keq kuptime ti them dy fjal megjithese une esht zor te hidherohem nga vellezerit apo motrat qe ofendojn apo provokojn por nje po te them se une kam mundur edhe me gramatik vlla ta them se e di por e shkrova se qysh i kan then fjalet popullore ,por nje kujtoje vlla i nderuar se dikujt i vlejn me shum dy dit shkoll se dikujt 12 vite .Edhe per shkronjat e kuqe qe i ke ber pse si simbolizove edhe tjerat te zeza se me te kalterta nuk po shkojn se kuq e zi ta kish simbolizu flamurin ateher ta kish kujtu se jemi te gjith te nje kombi dhe kemi nje gjak .sepse dikush shpejt e shet vllaun apo motren per nje karrike te vij me nalt .e vertet esht se shum her kam dalur prej teme jo se nuk kam ditur por me qellim ata vetem deshta ti shoh se ne qfar menyre reagoni,shpeshher jam paraqit se nuk di asgje mvarur me temen apo vetem palidhje kam folur vetem shikova se per mua siq e kam par deri tash shum te larget jemi vllau per vllaun apo motren ,dhe kam pasur respekt per te gjith kam dhe kam me pasur deri ne vdekje ket respekt per te gjith me falni se ndoshta pak e teprova me respekt per te gjith motra e juaj .
naki te lutem mos e shlyj vllau im njeher qe ket dua ta lexojn te gjith tani mund ta shlyesh lirisht .
kjo ka qen me se shumti posaqerisht per martin mato


Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi