Xhelozi e trefishte

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Xhelozi e trefishte

Mesazh nga Arla prej Fri 27 Nov 2009, 11:07 am

Psikologu i endrrave Frojdi, ishte i pari qe e klasifikoi xhelozine te tre tipologji te ndryshme.Xhelozi normale, projektuese dhe deliruese.
Po ndalem tek xhelozia deliruese, e cila eshte perkufizuar nga tendecat e tradhetise.Per Frojdin xhelozia deliruese i korrespondon nje forme homoseksualiteti latent i cili manifestohet duke e shtypur.Si tentative mbrojtjeje kunder nje impulsi homoseksual shume te forte kjo mund te pershkruhet si nje formule: "Nuk jam une ajo qe e dua dhe ajo qe e do" dhe si nje objekt i xhelozise behet rivali ose rivalja.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Hapėsira e qiejve shqipėtarė Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Arla
Anėtarė i Avancuar

Shteti Shteti: Shqipėria
Lokacioni Lokacioni: Tufine
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 4977
Reputacioni Reputacioni: 285
Piket Piket: 8596
Regjistruar Regjistruar: 31/05/2007
Profesioni Profesioni: Shpirt rrugac
Hobi Hobi: Gjahu me hene te plote

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhelozi e trefishte

Mesazh nga abeja prej Fri 27 Nov 2009, 11:36 am

Gjysma e parė e shekullit tė XX. Njerėzimi pėrpiqej tė shpjegonte sekretet e mendimit njerėzor. Historia kishte ftuar mendjet mė tė fuqishme, qė tė shpalosnin tė fshehtat e trurit tė njeriut. Janė shumė ata qė kontribuuan nė kėtė fushė. Prej tyre spikatin katėr. Katėr titanė tė mendimit.


Ata ishin dhe akoma vazhdojnė tė jenė kėmbarėt, mbi tė cilat qėndron ēdo studim i sistemit nervor dhe i mendimit. Sot, edhe pse tė vdekur, ata akoma vazhdojnė tė jenė kėmbarė tė fuqishėm.


Njėri austriak, njė tjetėr anglez, njė rus dhe njė spanjoll. Secili e tregoi forcėn mahnitėse tė mendimit tė tij. Secilit natyra i dha jetė tė gjatė, tė mjaftueshme pėr tė kryer punėt qė i dhuruan njerėzimit. Frojdi jetoi tetėdhjetetre vjeē. Sherringtoni nėntėdhjetekatėr vjeē. Pavlovi tetėdhjetegjashtė. Kahal tetėdhjetedy. Tė katėr kanė lindur brenda njė hapėsire kohore tė shkurtėr, midis vitit 1850 dhe 1857.


"Origjina e Specieve" e Ēarl Darvinit, u publikua kur ata tė katėr ishin fėmijė. Secili prej tyre ishte shkencėtar dhe krijues. Secili kishte mendje dhe trup tė fortė, qė i duhej pėr tė punuar, ashtu siē punojnė ata qė u duhet tė ndryshojnė diēka tė vjetėr. Secili prej tyre ndryshoi diēka nga e kaluara. Ata punuan "comme un bete", siē thoshte Claude Bernard dhe Frojdi e kishte qejf ta pėrsėriste shpesh.


Tre prej tyre janė tė lauruar me Ēmimin Nobel.
Ivan Petrovic Pavllovi (1849-1936), fiziolog i shquar rus, i mirėnjohur botėrisht pėr zbulimin e reflekseve tė kondicionura. Nė vitin 1904, iu dha Ēmimi Nobel pėr punimet e tij mbi aparatin tretės. Nė eksperimentet e tij pėrdori kafshėt e gjalla, dhe e studioi ēdo sistem si njė proces tė pandėrprerė.


Ramon Kahal (Ramon Cajal, Santiago) (1852-1934). Dha kontribut tė rėndėsishėm pėr njohjen e trurit dhe tė sistemit nervor nė pėrgjithėsi. Ai perfeksionoi metodėn e pėrpunuar nga Kamillo Golgi, pėr ngjyrimin e indit nervor. Studioi strukturėn e detajuar tė trurit tė madh dhe tė trurit tė vogėl. Ramon Kahali, nė vitin 1906, e ndau Ēmimin Nobel pėr fiziologjinė me Golgin.


Sherringtoni, (Sir Charles Scott Sherrington) (1857-1952). Njė fiziolog i shquar anglez, qė u dallua pėr studimet nė sistemin nervor tė gjitarėve. Pasi mbaroi universitetin e Kambrixhit, Sherringtoni punoi dy vjet nė patologji nėn kujdesin e Rudolf Virhovit dhe Robert Kokut nė Gjermani. Nė vitin 1922 mori Ēmimin e Kalorėsit. Nė vitin 1932, Ēmimin Nobel pėr fiziologjinė, e ndau me E.D. Adrianin.


Sigmund Frojdi (Freud, Sigmund) (1856-1939)
Mėsimet e Frojdit kanė lidhje direkte me seksin, seksualitetin dhe seksologjinė. Ai revolucionarizoi pikėpamjet mbi seksin. Mendimet e tij revolucionare, akoma edhe sot ndeshin nė kundėrshtime. Shkenca e jonė zyrtare duket sikur akoma ndruhet nga mendimet e tij.


Fillimisht, Frojdi nuk e pranonte idenė se seksualiteti ka influence kaq te madhe ne jetėn e njeriut. Por observimet e tij klinike e detyruan ta pranojė kėtė ide me kurajė. Ai, nė punėn e tij procedoi nė mėnyrėn mė tė besueshme. Ai shkoi nga observimet drejt pėrgjithėsimeve. Ai nuk filloi me spekulimet. Ai punoi si shkencėtar, jo si filozof. Analiza e vetvetes, veēanėrisht, analiza e ėndrrave tė tij, i dhanė Frojdit idenė e parė mbi "kompleksin e Edipit".


Qė nė fillim tė shekullit tė XX, Frojdi deklaroi: "seksi ėshtė forca primare nė jetėn humane". Ai krijoi teorinė e zhvillimit psikoseksual, qė fillon herėt nė fėmijėri. Nė formulimin e kompleksit tė famshėm tė Edipit, Frojdi tha se njė djalė tėrhiqet nė mėnyrė tė paevitueshme, seksualisht, nga nėna. Nė tė njėjtėn kohė, ky djalė, ka edhe ankthin e kastraksionit (tredhjes), ose njė frikė inkonshiente, sepse babai do ta ndėshkojė duke i hequr penisin.


Frojdi besonte, gjithashtu, se vajzat vuajnė prej zilisė pėr penisin, qė e kanė djemtė e ato nuk e kanė. Kompleksi i Elektrės, sipas Frojdit, ėshtė dėshira e vajzės pėr ta zotėruar seksualisht tė atin dhe nė kėtė marrėdhėnie tė zėvendėsojė nėnėn e saj. Kjo dėshirė e vajzės, sipas Frojdit, lind prej pakėnaqėsisė qė ndjen vajza pėr trupin e saj jo tė plotė (pa penis). Dhe fajin pėr trupin e saj deficitar e ka nėna.


Frojdi e trajton klitorin si njė lloj penisi inferior, tė cilin vajzat, natyrisht, duhet ta zbulojnė dhe ta manipulojnė gjatė masturbacionit. Kur vajza rritet, thoshte Frojdi, ajo duhet tė abandonojė interesin e saj fėminor pėr klitorin dhe tė pėrqendrohet tek vagina, qė ėshtė organi receptiv pėr penisin.

Mė vonė, Frojdi u kritikua pėr kėto pikėpamje tė tij qė pėrqendroheshin tek penisi (phallocentriste.)


Por idetė e Frojdit ishin revolucionare dhe patėn ndikim tė madh mbi sjelljen e njerėzve. Nė sajė tė tyre, dėshira seksuale u shpalos e lirė.
Nė fillim tė punimeve tė tij, mund ta themi pa frikė, Frojdi ekzaminoi Frojdin.


Observimet e tij tek pacientėt, ai i publikoi nė "Three Essays on Theory of seksuality" (1905). Konceptin e tij pėr natyrėn seksuale tė njeriut, ai e bėri tė njohur si "teoria e libidos". Kjo teori dhe zbulimi prej tij i seksualitetit infantil, ishin arsyet kryesore qė larguan prej tij bashkėpunėtorėt mjekėsorė dhe publikun. Mėnyra si u shpreh Frojdi e mėrziti Sheringtonin, Pavllovi volli vrer kundėr tij, Cahali i ktheu shpinėn.


Frojdi ėshtė krijuesi i psikanalizės. Ishte i pari qė shkencėrisht eksploroi mendimin inkonshient tek njeriu. Idetė e tij influencuan thellėsisht nė formimin e kulturės moderne. Ato na ndryshuan pikėpamjet qė ne kishim pėr veten.


Interesimi i tij pėr histerinė u nxit nga hipnoza terapeutike e suksesshme e Josef Breuer dhe nga studimet me neurologun e famshėm Zhan Martin Sharko (Charcot) nė Paris. Ai mori "metodėn kathartike" tė Brauer, si dhe publikimet e tij pėr "Studime mbi Histerine" (1895).


Frojdi filloi kurimin e histerisė me anė tė tė folurit tė lirė, qė pranohet nga tė gjithė, si fillimet e psikanalizės. Por edhe Breuer u ftoh prej Frojdit, kur kuptoi se pikėpamjet e tij pėr seksualitetin, zunė vend qendror nė shpjegimin e neurozave.
Frojdi, nga ky moment ia dedikoi veten shkencės sė re.


Largimi i Breuer dhe vdekja e babait (1896), shkaktuan njė krizė tek Frojdi. Ai reagoi ndaj kėsaj krize, duke i hyrė vetanalizės. I mbėshtetur emocionalisht tek miku i tij Vilhelm Flies, Frojdi eksploroi ėndrrat dhe fantazitė e tij. Kėtė e bėri pėr tė gjetur ēelėsin qė i duhej pėr tė shpjeguar pasionet seksuale tė fėmijėrisė sė tij - Kompleksin e Edipit.

"Interpretimi i Ėndrrave" (The Interpretation of Dreams" (1900), ishte libri mė madhor i Frojdit. Nė fillim libri u injorua. Njė numėr bashkėpunėtorėsh, qė qenė grumbulluar rreth Frojdit pėr tė studiuar dhe aplikuar zbulimet e tij revolucionare, gradualisht, u larguan. Pasuesit e tij tė hershėm si Alfred Adleri dhe C.G. Jungu, u larguan qė tė formojnė shkollat e tyre psikologjike. Ata nuk e pranuan seksualitetin infantil, si strumbullar tė veprimtarisė nervore.


Krijimtaria e Frojdit vazhdoi pa u reshtur pėr katėr dekada. Ai krijoi njė fushė krejt tė re tė kėrkimit shkencor, e cila i dha mundėsinė pėr tė investiguar botėn e brendshme tė njeriut. Nė kėtė fushė tė re, ai pėrdori metodat e kontrolluara tė introspeksionit dhe empathisė.


Idetė e Frojdit ngjallėn armiqėsi tė madhe, veēanėrisht, midis kolegėve tė tij mjekė.
Menjėherė pas Luftės sė Parė Botėrore, Frojdi mėsoi se kishte kancer nė nofull. Ai luftoi heroikisht me kancerin. Pas shtatėmbėdhjetė vjet dhimbje kronike dhe 33 operacioneve kirurgjikale, zemra dhe mendja e tij pushuan. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, ai ishte po njėsoj produktiv. Dita e tij e punės ishte tetėmbėdhjetė orė.


Ndonėse komuniteti shkencor i kohės, akoma nuk i kish pranuar punimet e tij, nė vitin 1930, ai u nderua me "Ēmimin Gėte (Goethe) pėr Literature" dhe mė 1936 u zgjodh nė "Shoqėrinė Mbretėrore" (Royal Society). Kur Nazistėt okupuan Austrinė, ata kėrcėnuan jetėn dhe punėn e tij. Ai shkoi nė Angli, ku vdiq mė 23 shtator 1939.

Me psikanalizėn, Frojdi i shtoi bazės biologjike tė psikiatrisė, edhe metodat e mjekimit psikologjik. Konceptet frojdiane, qė u bėnė pjesė e kulturės humane, ishin aq tė fuqishme, sa qė u pėrdorėn pa dashje edhe prej kundėrshtarėve tė tij mė tė vendosur. Kontributi i Frojdit vazhdon tė ndjehet akoma edhe sot nė botėn moderne. Kontributi i tij, ashtu si ai i Ainshtajnit dhe Pikasosė, nuk mund tė mohohet.


Ē'na mėson Frojdi pėr seksualitetin?


1-Seksi fillon tek infanti. Ky ishte zbulimi mė revolucionar i Frojdit. Nė vitin 1900, pėr shumė njerėz, kjo ide ishte neveritėse. Sot, nga shumica e njerėzve, kjo pranohet si njė realitet.


2-Teoria e libidos. Kjo teori bėri qė tė ndryshojnė pikėpamjet e vjetra mbi instinktin seksual. Instinkti seksual pėrpara Frojdit, konsiderohej si instinkt i shumėzimit.


Frojdi shpjegoi se ka shumė aspekte tė sjelljes fėminore, qė e kanė burimin nė ndijimet e kėndshme seksuale, dhe qė nuk kanė tė bėjnė fare me shumėzimin. Kėshtu, thithja e gishtit dhe tė dalurit jashtė tė fėmijės (defekimi), qė sipas tij janė sjellje tė qarta seksuale, nuk kanė asnjė lidhje me shumėzimin.


Ky konkluzion pati rėndėsi shumė tė madhe. Ai e zgjeroi kuptimin e seksualitetit tej konceptit vetėm pėr shumėzim. Njerėzit, ndryshe nga kafshėt, bėjnė seks pėr tre arsye: a-pėr shumėzim, b-pėr kėnaqėsi dhe c- pėr krijimin dhe forcimin e lidhjeve midis tyre.


Fėmija, nė "fazėn seksuale orale", ėshtė tėrėsisht i varur nga nėna prej kėnaqėsisė qė ai provon nė gojėn e tij, kur thith gjirin e nėnės. Kėtė kėnaqėsi, ai e ndjen nė njė moment tė rėndėsishėm biologjik, nė momentin e rritjes sė tij mė tė shpejtė, kur psikologjia e tij varet nga nevoja pėr t'u ushqyer. Kur nuk e plotėson kėtė kėrkesė, ai bėhet kėrkues dhe agresiv.


Faza seksuale orale pasohet nga "faza seksuale anale". Gjatė kėsaj faze fėmija mėson pėr herė tė parė si tė pėrdorė oturakun, ose tualetin, pra, tė kontrollojė funksionet e tij trupore. Kjo fazė fillon afėrsisht nė moshėn tetėmbėdhjetė muajshe.


Mėsimi i tualetit, ndėrthuret me kėnaqėsinė anale, qė vjen nga mbajtja dhe nxjerrja e masės fekale. Psikologjia e fėmijės nė kėtė moshė dominohet nga agresioni, smira, kokėfortėsia dhe hakmarrja. Ai largohet nga dashuria pėr tė prekur e pėr t'u lyer me materiet fekale (coprophilia). Tani ai kėrkon pastėrtinė, i pakėnaqur nga pisllėku.


Faza tjetėr seksuale, fillon nė moshėn trevjeēare. Ajo karakterizohet nga masturbacioni infantil, nga kurioziteti seksual, nga sjelljet ambicioze me shpirt gare, dhe mbi tė gjitha, nga "kompleksi i Edipit". Kėto vite janė quajtur "faza fallike" e zhvillimit tė fėmijės. (fallike vjen nga Phallus, qė do tė thotė penis).


Nga mosha gjashtė vjeē, ka njė periudhė "latente", seksualisht tė qetė, nė tė cilėn kurioziteti i mėparshėm fėminor pėr ēėshtjet e seksit, zėvendėsohet nga kurioziteti pėr tė gjithė ambientin e tij rrethues. Ai ndjek shkollėn dhe shumė nga energjitė e tij shkojnė pėr tė mėsuar.


Afėrsisht, nė moshėn dymbėdhjetė vjeē, me hyrjen nė pubertet, fillon njė ringjallje e interesave tė tij seksuale. Nė kėtė kohė ėshtė duke u pjekur sistemi i tij i riprodhimit. Nė kėtė periudhė tė stuhishme, faktori qendror psikologjik i fėmijės ėshtė pasiguria. Shkaku i kėsaj pasigurie ėshtė fakti qė njė trup plotėsisht i pjekur fizikisht, duhet tė udhėhiqet nga njė mendje pa eksperiencė.


Fėmija ndjen nevojėn tė testojė dhe tė provojė veten. Fillon njė garė e madhe, si pasojė e mėdyshjeve tė fshehura, qė fėmija i ndjen nė kėtė kohė. Gjatė kėtyre viteve, ringjallet edhe kompleksi i Edipit.


Pjekja (maturimi), ose e ashtuquajtura "faza gjenitale", karakterizohet kryesisht nga njohja e vetes, siguria dhe kapaciteti pėr dashuri prej tė pjekuri. Kjo mėnyrė sjelljeje bėhet e mundur ngaqė ai, nė kėtė moment, ka larguar atė qė deri tani ishte kryesore, shqetėsimin pėr veten. Tė gjitha fazat e kėnaqėsisė seksuale pregjenitale, pėrqendrohen kryesisht tek vetja, janė ego- centriste.


Ato janė narcistike, sepse i riu nė kėtė moshė ėshtė i shqetėsuar pėr rritjen e tij, pėr ambientin e tij fizik dhe mendor. Vetėm kur ka arritur rritjen dhe ėshtė bėrė i aftė pėr veten e tij, ai bėhet i zoti ta kthejė dashurinė nga vetja tek njė tjetėr.


Kėto mėsime kanė rėndėsi tė jashtėzakonshme dhe duhet tė njihen mirė nga ata qė kanė marrė pėrsipėr mirėrritjen, zhvillimin dhe edukimin e fėmijėve dhe tė tė rinjve, gjatė gjithė periudhave tė zhvillimit tė tyre.


Pa dyshim, Frojdi ishte njė shkrimtar krijues, po aq sa dhe shkencėtar. Megjithatė, ai nuk fitoi "Ēmimin Nobel" pėr shkrimet. Nuk e fitoi "Ēmimin Nobel" as pėr shkencėn. Komitetet, sa ishte gjallė (ky ēmim u jepet tė gjallėve), kurrė nuk menduan se ai e meritonte atė ēmim, ndonėse influenca e tij nė botė ėshtė shumė tronditėse (pėr mirė, apo pėr keq).


Nė kohėn viktoriane, kur jetoi Frojdi, tė flitje pėr seksin ishte turp. Mendimi se incesti (kompleksi Edipit) ėshtė pjesė mendjes sė infantit inocent, nuk mund tė pranohej. Ideja qė hodhi Frojdi, se jeta seksuale e dominon sjelljen tonė, mund ta ēonte gjithkėnd nė disiluzion.


Kush pėrpara Frojdit do tė kish pohuar hapur, se buzėt janė ndėrtuar pėr lojė seksuale? I porsalinduri thith ēdo gjė. Ai thith njė biberon gome dhe jargėzohet mbi njė kukull tė pistė, ashtu siē do tė bėjė njėzetė vjet mė vonė, me njė tė dashur. Ishte Frojdi qė tha, se ēdo nėnė e dado e di kėtė fakt.


Ai mbante mend dadon e tij. Ndonėse, tanimė e vdekur, ai e ndjeu atė, e nxori nga skutat e errėta tė mendjes sė tij dhe e solli nė pjesėn e ndritur tė saj. Mendja e Frojdit, tmerrėsisht unike, shkoi akoma mė larg. Ai gjeti simbole seksuale nė gjėrat e thjeshta, nė aktin e ushqyerjes, nė kopshtari, nė procesin e gatimit.


Pa dyshim, kėto simbole seksuale janė kudo, madje edhe nė ēdo kishė, por ishte zor tė thuhej kjo e vėrtetė nė kohėn viktoriane. Atė e tha vetėm Frojdi. Ndėrsa sot, ky mendim shkon hapur, ose i maskuar rrugėve, kudo nė botė.


Atė e gjen nė grupet dhe klubet e tė rinjve dhe tė moshuarve. E gjen tek shkrimtarėt, nė novelat dhe filmat e tyre. E gjen nė traktatet e filozofeve, tė priftėrinjve, bile edhe nė shkrimet e ndonjė pape.

Frojdi dėshiroi ta ndajė meritėn pėr pikėpamjen e tij mė tė shquar, edipizmin, me Sofokliun; grekun, qė ishte i pari frojdian i botės. Vjena moderne takoi Athinėn antike. Frojdi besonte se Sofokliu e nxori "Edipin Mbret" nga thellėsia e tij.


Ai besonte se sa mė i madh tė jetė njė dramaturg, aq mė shumė nga jeta e tij personale fut brenda dramės. Natyrisht, kėtė e bėn jo dukshėm, e bėn fshehurazi. Dramaturgu, vigjilon si tė gjithė nė sipėrfaqe, jo tek ajo qė ėshtė groposur thellė. Janė personazhet e dramės sė tij, qė bėjnė shkrirjen e mendjeve tė tyre me mendjen e shkrimtarit.

Sot, mė shumė se ēdo gjė, psikiatrit nuhatin seksin tek tė sėmurėt e tyre. Ka shumė seks nė ēdo skenė. Cila pjesė do tė qėndronte nė skenė pa seksin? Njerėzit e tė gjitha kohėrave kanė pretenduar ta gėzojnė seksin dhe, sigurisht, kanė luftuar pėr kėtė.
Janė pikėrisht kėto kontribute tė Frojdit, qė e vunė seksualitetin nė qendėr tė veprimtarisė sė lartė nervore. Nė sajė tė kėtyre punimeve, njerėzit, sot, kudo, e shqiptojnė fjalėn "penis", njė lloj sikur tė thonė "hunda"

abeja
Anėtarė

Shteti Shteti: USA
Postime Postime: 25
Reputacioni Reputacioni: 3
Piket Piket: 922
Regjistruar Regjistruar: 16/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi