• Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Heroinat shqiptare


arla
Pėrparues
Pėrparues

Gender:FemaleScorpioMonkey
Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Age : 28
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

Heroinat shqiptare

Mesazh nga arla prej Thu 23 Aug - 14:27

[size=12][/size]Po e filloj nga nena sepse ajo eshte burimi i jetes.

Nena
E vuajtur ndėr shekuj!
E rrahur nga erėrat e kohėrave!
E larė nga lotėt e dhimbjeve!
E gjakosur nga historia!

Gjak, gjak, era gjak vjen kudo!
Nėna e gjorė mbyll sytė,
s’do tė shohė nė tė kaluarėn.
Por, zemra e shkretė
nuk ėshtė kasetė;
sot incizo, nesėr fshij e harro!!!


[color=black]Nėnė Tereza

Shpirtbardhė si njė engjell!
Shpirtemadhe sa njė tempull!
I ndihmoi gjithė njerėzisė!
Ia zbardhi fytyrėn gjithė shqiptarisė!

Emėr tė madh la prapa!
Gonxhe Bojaxhiu u bė Nėnė Terezė.
Duke luftuar kundėr vuajtjes dhe varfėrisė,
gjeti bekimin e gjithė njerėzisė.

Teuta

Mbretėreshė e lashtė
nė historinė tonė.
Mijėra kilometra larg,
por nė zemrat tona rron.

Emėr i lashtė nė histori!
Femra ilire nė qeveri!
Prijėse nė paqė edhe nė luftė,
shembull pėr ardhmėri.

Shote Galica

Doli nga zemra e Drenicės!
Luftoi nė malet e Ēiēavicės!
Shoqe dhe krah i djathtė i Azem Galicės!
Krah pėr krah me burra luftoi
Gėrshetin mbi supe, pushkėn nė krah.
Drenicėn, gjithė Kosovėn nderoi
duke luftuar pa ia nda.

Marigona

Emėr tė bukur ke,
Marigonė e nderuar,
me duart e tua tė arta
flamurin e ke praruar.

Emri yt ka hyrė nė histori
duke qėndisur Flamurin Kuq e Zi.
Shqiponja dykrenare e lirė valon,
nė mes flamurit
rreze lirie lėshon.

Tringė Smajlja

E vajtonte tė vėllanė,
e vajtonte shqiptarinė.
Lotėt iu shndėrruan nė forcė,
e luftoi gllabėrinė.

A ka mė tė madhe krenari
pėr tė Madhen Malėsi?
Heroina e saj Tringa
luftoi kundėr Malit tė Zi.

Motrat Qiriazi

Dy bija tė shqiptarisė,
dy motra tė dijes e t’menēurisė,
Sevasti e Parashqevi Qiriazi
bėnė emancipimin e gruas e tė shoqėrisė.

Shkollėn e vajzave n’Korēė e hapėn,
ABC-enė shqipe atyre ua mėsuan;
hapėn dritaret e emancipimit dhe tė diturisė,
analfabetizmin dhe robėrinė e luftuan.

Elena Gjika

Elena Gjika apo Dora D’Istria
tė dy emrat i njeh historia.
Krenare e ballėlartė punoi,
interesat e popullit pėrfaqėsoi.

Para vdekjes la porosi
“Gjithė jetėn punova pėr shqiptari!
Kur tė fitohet liria,
ju lutem mė thoni te varri
se u ēlirua Shqipėria.”

Latra

Emėr i lashtė i perėndisė,
i fisit tė Dalmacisė.
Ilirėt nė tė besonin,
si hyjneshė e nderonin.

O Perėndeshė e lashtėsisė!
Femėr ilire nė fron tė hyjnisė,
besimin e Ilirisė fitove,
nderin e gruas nė piedestal e ēove.

Marie Shllaku

Ishin kohė tė turbullta,
ato kur Maria jetoi.
Vetėdijen e lartė kombėtare
me ideologji nuk e infektoi.

Dėnimi me vdekje atė nuk e frikėsoi,
moralin kombėtar edhe mė ia lartėsoi.
Syrin pishė, zemrėn granit.
Priti plumbat me kėngė,
sikur njė dinamit.

Rozafa

Gurthemel i kėshtjellės,
edhe i shqiptarisė.
E muroi jetėn
pėr tė mirėn e ardhmėrisė.

Syri i saj ende na shikon,
dora e saj ėndrrat na i ledhaton.
Loti i saj nė muret e kėshtjellės,
tė kaluarėn e hidhur na pėrkujton.

Princesha Argjiro

Princeshė shqiptare,
simbol i bukurisė.
Me virtyte tė larta,
simbol i besnikėrisė.

E bukur si njė peri,
trime si njė luaneshė.
Luftoi kundėr Turqisė,
simbol i krenarisė.

Nora e Kelmendit

Vuēi Pasha kish menduar
gjithė Rugovėn pėr ta poshtėruar.
Tė marrė bija tė malėsisė!
Ta korisė fisin e shqiptarisė!

Nora trimėreshė kishte qėlluar,
thotė:”Vuēi Pashėn kam pėr ta martuar!”
Nora Pashės kokėn ia shkurtoi.
Nderin e malėsisė nė vend e ēoi.

Bubulina

Fryn murlani me stuhi,
gjuan rrufeja shigjeta zjarri,
ushton qielli me duhi,
dridhet Posejdoni dhe detari.

Jo, jo nuk fryn murlani,
as gjuan rrufeja.
Lufton Bubulina heroike;
bija e Arbėrisė kreshnike.

Afėrdita

Poetėt i thurrin vargje lirisė!
Kėngėtarėt i kėndojnė dashurisė!
Sterjo Spase njė roman ia kushtoi
mėsueses sė parė,
e cila nė malėsi punoi.

Afėrdita emrin ia thonė!
Breza tė tėrė e pėrkujtojnė
[/color]




Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri 24 Aug - 11:06, edituar 1 herė gjithsej
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire

shaban cakolli
Mesem
Mesem

Gender:Male
Mesazhe : 379
Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
Lokacioni : Gjermani

Re: Heroinat shqiptare

Mesazh nga shaban cakolli prej Thu 23 Aug - 16:41

Heroinat shqiptare,eshte thurur ne vargje per lakmi,nga poetja jone Arla.
Pergezime.

Adem Berisha
Moderator
Moderator

Gender:MaleTaurusRat
Mesazhe : 329
Anėtarėsuar : 30 May 2007
Age : 60
Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės
Profesioni : punėtor administrate
Hobi : shkrimet

Re: Heroinat shqiptare

Mesazh nga Adem Berisha prej Fri 24 Aug - 10:56

Oj arla,
tė lumtė dora, tė lumtė pena, tė lumtė goja, tė lumtė mendja. ti lum qofsh e tėra. Mi kėnaqe shpirtė e zemer me kėto vargje kaq tė bukura. Ndofta edhe mė kanė lėshuar nervat e pėr atė shkak jam bėrė tepėr emocional por sinēerisht po tė them se gjatė leximit tė kėtyre vargjeve, sikur qe mė ndodh edhe kur lexoj poezitė e tė rrespektuarit Shaban Cakolli, kisha mjaft pengesa nga lotėt qe mė rridhnin derisa i tėri u rrėnqetha. Edhe tema tė cilen e ke zgjedhur pėr tė shkruar ėshtė tejmase e qėlluar sepse vėrtetė femėra jonė, gruaja, nėna, motra shqiptare, siē kishe shkruar edhe ditė mė parė, ėshtė e bekuar, e pastėr, e shėndoshė, burrėreshė, trimėreshė dhe nuk ka tė mirė qė nuk e ka. Dhashtė zoti qe tė ruhen dhe kultivohen kėto virtyte tė mėdha.
Unė pėr tė mbėshtetur kėtė konstatim, po citoj pak vargje tė poezisė "Mos braktisni vlerat tuaja" :
"Bukuroshet qė ne kemi
sa tė shėndosha sa tė dlira,
pa tė dashur mos i lini
se tė huajat s'janė mė tė mira".
arla, e sheh se tek secili person, pra edhe tek Ty, fle ai talenti latent i poetit por i nevoitet njė stimuls ndoshta edhe fare i vogel pėr ta nxitur ate qe tė shkruaj, qe gjėrat t'i vėj nė leter prandaj unė do tė lusja qe tė mos shkėputesh nga shkrimet spse, siē vėrej unė, pa kurrėfarė medyshjeje e vlenė tė shkruash dhe kam bindjen e thellė se do tė arrish n ivelin e dėshiruar ndėrsa kontributi i yt do tė jetė shumė i ēmuar.
Duke u lutur pėr Ty, tė pėrshendetė i yti xhaxhi Adem.

Anna
Anėtar
Anėtar

Gender:Female
Mesazhe : 289
Anėtarėsuar : 29 Jul 2007
Lokacioni : Zvicerr
Profesioni : amvise
Hobi : leximi

Re: Heroinat shqiptare

Mesazh nga Anna prej Fri 24 Aug - 18:47

Heroinat shqiptare jan nji margaritar ato treguan veten ne cdo koh kur kishte nevoj atdheu .

silvi
Moderator
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 92
Anėtarėsuar : 04 Jun 2007
Lokacioni : Londer

Re: Heroinat shqiptare

Mesazh nga silvi prej Tue 11 Sep - 10:34

Te gjith nenat tona shqiptare jane heroina,dhe meritojne dashurine respektin dhe mirnjohjen me te thelle...

majlo
Anėtar
Anėtar

Mesazhe : 117
Anėtarėsuar : 07 Aug 2007
Lokacioni : Tetovė
Profesioni : 12112

Re: Heroinat shqiptare

Mesazh nga majlo prej Thu 4 Oct - 12:17

Perhsendetje Arla
Po nenea nuk eshte burim i jetes po burim i drites!!!!!!
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Wed 19 Nov - 14:37