Ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prizren dhe Prishtinė. Shkencat politike i kreu nė Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi njė vit edhe nė Universitetet amerikane: nė Chicago nė Universitetin e Harvardit nė Boston si dhe nė Washington D.C.
Nė vitet e 70-ta ushtroi detyra tė ndryshme nė pozita tė ndryshme tė jetės politike dhe arsimore tė Kosovės.
Pas njė diskutimi nė njė mbledhje nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė mė 19 Nėntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kėrkesat e studentėve shqiptar pėr Republikė tė Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė, ai u dėnua me 9 vjet burg, tė cilat nga gjyqi suprem u reduktuan nė 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye nė vendlindje ku u izolua.
Mė 1990 punoi nė Lubjanė (Slloveni) nė revistat shqiptare Alternativa, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri mė 1991, kur u mbyllėn ato. Pastaj u kthye nė Prishtinė ku punoi pėr njė kohė nė Universitetin e Prishtinės.
Nė mars tė 1993 u burgos pėr herė tė dytė pasi qė njė vit mė parė kishte organizuar homazh pėr martirėt e demokracisė nė Brestovc. Nė tė njėjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi qė kishte vizituar pjesėmarrėsit e grevės sė urisė nė pallatin e shtypit nė Prishtinė.
Po ashtu mė 1993 pasi e lėshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesė nė tubimin mbarėkombėtar tė organizuar nga pėrfaqėsuesit politik nė Tetovė (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm.
Mė 17 maj 1994 e dėnuan me 5 vjet burg pėr arsyen se ishte pjesėmarrės i lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės.
Mė 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kriminelėt serbė, bashkė me 30 kushėrinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet mė asgjė!
Te nderuar forumist mendoj se Forumit dhe Rilindjes Kombetare i mungonte nje shenim i tille. Une hapa kete teme duke shpresuar se ju do kontriboni shume me shume me shkrimet e juaja.
Ju faleminderit
Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue 21 Aug - 13:56, edituar 2 herė gjithsej









