
Njė nga fushat e para tė interesimit tė njeriut pėr njohje ėshtė fusha e jetės sė tij psikike. Si homo sapiens njeriu vazhdimisht ėshtė pėrpjekur tė njohė natyrėn qė e rrethon, por edhe qėndrimin e tij ndaj asaj rrethine. Ky interesim ekziston edhe sot, e pėr shkak tė ndėrlikueshmėrisė sė saj, jeta psikike e njeriut do tė mbetet fushė qė pėrvetėsohet vėshtirė, por edhe fushė intriguese pėr hulumtime tė reja. Nė saje tė psikologjisėbashkėkohore sot realiteti psikik akceptohet si pjesė e realitetit tė pėrgjithshėm, d.m.th. si sintezė e realitetit natyror dhe shoqėror. Njohuritė fundamentale nga psikologjia gjithnjė e mė shumė aplikohen nė sfera tė ndryshme tė veprimtarisė sė njeriut. Kėshtu, psikologjia ka gjendur vendin e vet nė fushėn e patologjisė sociale, tė sjelljes asociale dhe kriminale. Rėndėsi tė veēantė psikologjia ka pėr njė numėr tė madh masash dhe veprimesh operative teknike, tė metodave dhe tė teknikave kriminalistike nė zbulimin e provave materiale, si dhe tė veprimeve dhe tė dėshmisė hulumtuese tė fajit nė procedurėn gjyqėsore.
Funksioni i risocializimit tė personave tė gjykuar nė kuadėr tė trajtimit penologjik mbėshtetet nė njohuritė nga psikologjia. Nė fund, punėtorėt operativė tė organeve tė punėve tė brendshme, policėt, kriminalistėt gjatė punės sė vet komunikojnė me njė numėr tė madh njerėzish, e atė komunikim e ndėrlikon njė numėr i madh i indikatorėve tė natyrės psikologjike. Pasi qė aftėsia e komunikimit me njerėzit e profileve tė ndryshme psikologjike nuk trashėgohet, por ajo arrihet pėrmes procesit tė mėsimit dhe tė pėrvetėsimit tė dijeve, ėshtė e nevojshme qė studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės tė pėrvetėsojnė informata tė caktuara dhe tė fitojnė njohuri tė caktuara nga psikologjia e pėrgjithshme, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale, psikologjia e komunikimit, nė mėnyrė qė tė aftėsohen pėr punėt efikase dhe humane me njerėzit. Tė gjithė kėto do tua ofrojė programi i propozuar nga moduli / lėnda mėsimore
psikologjia.
Njohja e studentėve tė Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės me nocionet fundamentale nga psikologjia e pėrgjithshme, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale, psikologjia e komunikimit, me theks tė veēantė mbi njohuritė aplikative psikologjike lidhur me punėt e kriminalistit. Pėr studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės, kjo ėshtė para sė gjithash:
Pjesė e arsimimit dhe e kulturės sė pėrgjithshme;
Njohuri shkencore qė do tu mundėsojė punė mė tė suksesshme pas pėrfundimit tė studimeve;
Bazė pėr bashkėpunim mė tė suksesshėm me ekspertėt e tjerė nga fusha e shkencave shoqėrore dhe natyrore;
Bazė pėr tė kuptuarit mė tė lehtė tė pėrmbajtjeve nga disa module/lėndė tė tjera siē janė: sociologjia, psikopatologjia, kriminologjia, kriminalistika, penologjia, etika etj.
Rezultatet e procesit mėsimor nga moduli / lėnda e psikologjisė do tė jenė shprehje e qėllimeve tė parashtruara. Njeriu nė tėrėsinė e vet ėshtė i determinuar me faktorėt biologjikė, psikologjikė dhe faktorėt e mjedisit ku jeton dhe zhvillohet. Duke i pėrvetėsuar informatat nga moduli i psikologjisė, studentėt do tė kenė mundėsi tė njohin komponentėn psikologjike tė njeriut, me ēka para sė gjithash do tė mund ta njohin veten, por edhe sjelljet karakteristike tė njerėzve tė tjerė. Kjo do tju ofrojė arsimim tė gjerė tė pėrgjithshėm, do tua humanizojė marrėdhėniet me njerėzit e tjerė, nė saje tė transferimit pozitiv tė njohurive do tju mundėsojė pėrvetėsimin e njohurive tė reja nga fushat e tjera shkencore, do tu ndihmojė qė mė lehtė dhe nė mėnyrė mė efikase ti kryejnė punėt e
kriminalistikės. Kjo skripte ėshtė e pėrgatitur pėr studentė tė Universitetit tė Sarajevės, tė Fakultetit tė Shkencave tė Kriminalistikės nė Sarajevė, si dhe pėr studentė tė Universitetit AABARENA E ARSIMIT BASHKĖKOHOR, PRISHTINĖ.
Sarajevė, tetor 2006
Autor:
Prof. dr. sci. Mujo Haskoviq
--------------------------------
[ njoftim komplet librin do e ve se shpejti nese marr lejen]




