Venusi, planeti me i afert i Diellit, ne fakt nuk ka asnje lloj shprese per te shpetuar: eshte pothuajse e sigurt qe do te avulloje dhe do te gelltitet nga Dielli. Kurse Marsi, planeti pas Tokes, mendohet se mund te mbijetoje ne fazen e gjigantit te kuq, ashtu si planetet me te larget. Por kur Dielli te ftohet dhe te behet nje yll i vogel i bardhe keta planete do te vazhdojne rrugen ne orbitat e tyre pothuajse te pademtuar fare.
Dielli nuk do te djege pergjithmone, sepse karburanti i tij, hidrogjeni, eshte i destinuar te mbaroje. Reaksionet berthamore do ta shnderrojne hidrogjenin i cili eshte me i lehti nga te gjithe elementet kimike, ne helium i cili eshte pak me i rende se hidrogjeni. Kur i gjithe hidrogjeni te jete konsumuar Dielli do te behet nje gjigand i kuq. Ne kete pike ai do te fillloje te djege heliumin ne vend te hidrogjenit duke prodhuar elemente akoma me te rende. Mbas rreth 100 milion vjetesh me pas, kur Dielli te kete djegur gjithēka qe mund te digjej, ai do te ftohet dhe do te zvogelohet. Dhe kjo do te shenoje fundin e epokes se Diellit.Jul 09
Viruset premtojne jete

Nje virus gjenetikisht i modifikuar, i pershtatur ne menyre qe te vrase qelizat kancerogjene dhe te mos godase ato te shendetshme, ka dhene rezultatet e para ne disa teste klinike qe na lene te shpresojme, treguan sot shkencetaret qe punojne per kete projekt.
Jul 06
Pilula qe te fshin kujtesen

Mjaft, kujtimeve te keqija: nje pilule e shoqeruar me nje terapi psikoanalitike mund te fshije nga truri i nje personi kujtimet me te keqija qe i kane shkaktuar trauma. Kesaj rradhe nuk eshte me subjekti i nje filmi si: Ne qofte se me le, te fshij dale ne kinema ne 2004, interpretuar nga Jim Carrey, por lajmi vjen nga nje grup kerkuesish nga Harvardi, dhe nga McGill University i Montrealit te cilet pretendojne te kene prodhuar nje pilule, me emrin e kodifikuar U0126, qe fshin kujtimet ne baze te zgjedhjes. Receta e tyre eshte publikuar ne numrin e fundit te revistes Journal of Psychiatric Research.
Kerkuesit mendojne se ky tip trajtimi mund te jete i nevojshem per te fshire nga memoria ngjarje traumatike si dhuna, perdhunimi, lufta etj.
Jul 03
Mesohet me shpejt nga gabimet

Nga gabimet mesohet me shume sesa nga veprimet e kryera me sukses. Kur jemi duke perseritur nje gabim qe e kemi kryer ne te kaluaren truri aktivizohet menjehere dhe dergon nje sinjal lajmerimi per te na ndaluar perseritjen.
Ata qe zbuluan kete mekanizem mbrojtje kaq te shpejte qe aktivizohet ne nje te dhjeten e sekondit kane qene nje grup kerkuesish te Universitetit te Exeter, ne Britanine e Madhe.
Ishte zbuluar nje pjese e ketij rezultati ne nje sere eksperimentesh te tjera te kryera me pare: mesohet me shpejte dhe me thjeshte nga eksperienca kur gjykimi yne gabon, ne krahasim me heret kur kemi pasur te drejte. Por per here te pare ky kerkim, i publikuar ne Journal of Cognitive Neuroscience, tregon se sa e shpejte eshte pergjigjja e trurit: 0,1 sekonda duhen qe truri te sinjalizoje qe jemi duke gabuar perseri.
Jul 01
Drogat virtuale

Te drogohesh ne internet pa marre asnje lloj substance: kjo eshte moda e ketyre muajve te fundit e shume te rinjve perendimore te cilet po ēmenden per keto droga dhe haluēinogjene virtuale qe mund te gjenden per pak euro ne rrjet. Mjafton ti shkarkosh direkt nga interneti me nje ēmim simbolik ose te porositesh CD ose Mp3 dhe ti degjosh ne shtepi pa patur nevojen e furnitoreve dhe pa rreziqe ligjore. Madje mund te merren falas edhe disa pjese te shkurtra per prove.
Nje doze e tille kushton rreth 3 euro, ndersa nje CD ose Mp3 me Peyote, Kokaine, Marijuane ose Opium kushton 13 deri ne 16 euro. Te njejtat ēmime jane edhe per LSD, Ekstazi, Morfine etj. Cmime shume me te uleta ne krahasim me drogat e verteta. Dhe me te njejtat rezultate dhe pa rrezik, sic thuhet nga Laboratoret I-Doser ne Shtetet e Bashkuara te cilet kane hedhur ne treg keto droga.
Femija i pare, me inteligjent se te tjeret
Femijet e pare jane me inteligjent se ata te lindur me pas. Ky perfundim vjen sipas nje studimi te kryer ne SHBA dhe te publikuar ne revisten Science. Sipas autoreve te kerkimit, nuk vlen shume vetem te qenit i pari, por me teper rritja si femija i madh qe garanton koeficentin e inteligjences me te larte. Sipas ketij studimi, koeficenti intelektiv i femijeve te pare ishte 103,2 kundrejt nje mesatare prej 102,9 i femijeve te dyte dhe 100 i femijeve te trete.
Jun 21
Njeriu Kompjuter

Quhet Shakuntala Devi, jeton ne New Delhi dhe arrin te kryeje me mend shumezimin e dy numrave me 23 shifra ne 28 sekonda. Me kete dhunti qe e ka zbuluar ne moshen tre vjecare, Devi ka habitur shume njerez ne mbare boten. Fama e tij nisi kur ishte gjashte vjec. Ne kete moshe ai llogariti rrenjen kubike te nje numri me 15 shifra ne pak sekonda, duke u bere keshtu nje fenomen nderkombetar. Tani eshte 67 vjec, ka shetitur boten dhe ka njohur shume njerez te famshem. Do te hap nje qender matematike ne Bangalore, e cila do te jete nje qender nderkombetare matematike. Njerez nga e gjithe bota do te vijne per te marre pjese ne seminare te ndryshme, thote Devi duke folur per planet e tij per te ardhmen ne te cilat perfshihet edhe xhirimi i nje filmi. Pyetjes se cila ka qene llogaria me e veshtire qe ka bere, Devi i pergjigjet: Ka ndodhur ne Universitetin e Dallasit. Kam llogaritur rrenjen e 23-te te nje numri me 230 shifra. Ai ka qene problemi me i veshtire.
Jun 05
Femija robot
Nje robot qe mund te imitoje sjelljet e nje femije 18 muajsh: eshte ndertuar ne Japoni nga disa studiues te Institutit kombetar te shkences. Roboti eshte prezantuar ne universitetin e Osakes, i larte 1,3 metra dhe peshon 33 kilogram. Eshte i modeluar me silikon dhe i ngjashem me imazhin kinematografik te E.T.-se. Roboti eshte pagezuar me emrin CB2 dhe eshte i pajisur me mbi 200 sensore shikimi, degjimi dhe prekjeje.
Jun 02
Ata na degjojne
Stresin qe nenat perjetojne gjate shtatzanise trasmetohet te femijet e tyre shume shpejte, me perpara se sa deri tani ishte menduar. Per precizion fetusi eshte ne gjendje ta ndjej stresin e nenes qe ne javen e 17. E thote kete nje kerkim i kryer nga Imperial college i Londres publikuar ne revisten Clinical endocrinology.Per te arritur ne kete konkluzion, shkencetaret kane matur nivelin e hormonit te stresit te nena, duke treguar ne te njejten kohe qe kampionet e lengut amniotik mund te jene nje alternative e vlefshme e gjakut te fetusit, qe merret me nje procedure invazive dhe disi e rrezikshme. Ne total kane analizuar kampionet e gjakut dhe lengun amitotik ne 267 gra shtatzene, duke zbuluar nje nderlidhje te forte ne cdo grua midis niveli te kortizolit ne 2 lengjet. Lidhja midis kortizolit ne gjak e nenes dhe atij ne lengun amniotik mund te caktohet qe ne javen e 17. Perpara kesaj kohe placenta i kalon fetusit me pak kortizol. Studimi eshte i pari qe tregon qe lengu amniotik mund te perdoret si alternative ne kerkimin e substancave qe eshte i ekspozuar fetusi. Shkencetaret shpresone te vazhdojne studimin per te kuptuar me mire efektet e kortizolit ne zhvillimin e fetusit. Po kerkojme - permbledhin kerkuesit - femijet lindur pas ketij studimi per te pare ne qofte se ata me nivel me te larte ekspozimi tek kortizoli jane ne te vertete me te stresuar.
May 26
Ja dhe shpikja me e fundit!
Nje lidhje interneti pa fije ne gjendje te trasmetoje deri ne 300 kilometra, pa perforcues te ndermjetem. Eshte rekordi boteror i Universitetit Politeknik te Torinos nen vezhgimin e profesor Daniele Trinchero, qe ka krijuar nje sistem wireless shume te fuqishem duke perdorur kompjutera te vjeter 386 dhe Linux. Rezultatet kane qene te shkelqyera, kane lene mbrapa jo vetem sistemin WiFi me nje rreze 220 metra por edhe me te riun WiMax qe arrin deri ne 40 Km. Rezultatet e marra nga kjo shpikje ndryshojne krejtesisht nga ato te vendosura me pare, kane qene shume me te larta edhe ne trasferimin e te dhenave.





