Lipjani ish ULPIANA Antike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lipjani ish ULPIANA Antike

Mesazh nga Naki prej Sun 03 Jun 2007, 3:00 pm


LIPJANI (Vendlindja ime)
Historia e Lipjanit
Si vendbanim, Lipjani njihet qė nga periudha romake, por jo si vend i rėndėsishėm. Qytet me rėndėsi dhe kryqėzim i rėndėsishėm i rrugėve ishte Ulpiana, e cila ndodhej nė verilindje nė largėsi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, nė periudhėn romake ishte kryesisht njė vendbanim i vogėl nė rrugėn pėr nė Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana mė vonė ėshtė vėrtetuar edhe me zbulimet e gėrmadhave tė vendbanimeve tė antikės sė vjetėr dhe tė periudhės bizantine nė Lipjanin e sotėm.
Nga antika e vjetėr emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashėm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet nė pjesėn qendrore tė Kosovės, pėrrreth luginės sė lumit Sitnicė, qyteti ishte i vogėl deri nė vitin 527, kurė ka pasur emrin Ulpiana. Nėn themelet e kishės sė vjetėr nė kėtė pjesė tė qytezės janė zbuluar themelet e bazilikės bizantine, ndėrsa nga vet Lipjani janė tė njohura disa monumente - epigrafe, prej tė cilave vėrtetohen tė dhėnat pėr ekzistimin e Ulpianės.
Me zhvillimin e industrisė – minierės nė vendbanimin e Janjevės, u bė e njohur edhe Prishtina, qė deri atėherė nuk ishte e njohur. Kėshtu me kalimin e kohės, Lipjani humbi rėndėsinė e mėparshme dhe funksiononte si njė “shesh” i thjeshtė nė kuptim lokal.
Nė pėrgjithėsi deri me ndėrtimin e hekurudhės nga francezėt, nė fund tė shek. tė kaluar (1873-1874), Lipjani ishte njė fshat i rėndomtė, i njohur si kryqėzim i rrugėve nė rajon. Nė kėtė hekurudhė Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas tė cilit u ndėrtuan punėtoritė e para me karakter tregtar, depot pėr grumbullimin e drithėrave, dhe disa dyqane zejtare, kėshtu qė deri nė fund tė shek. XIX gjatė kohės sė sundimit turk, kjo pjesė e re e Lipjanit fitoi pamjen e njė qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formėn e qarshisė rreth vitit 1890, kurse kjo pjesė e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.
Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afėr stacionit hekurudhor, nė pjesėn lindore tė tė cilit ekzistonin disa shtėpi qė nga viti 1890. Mirėpo, me pėrfundimin e Luftės I-rė Botėrore ėshtė rritur numri kėtyre shtėpive. Ishin shtėpi me karakter fshati. Pas luftės Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perėndimore. Ndėrtimet e para individuale fillojnė nė pjesėn pėrgjatė rrugėve Prishtinė-Shtime – Ferizaj, ndėrsa mė vonė edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri nė vitin 1912, nė kohėn e sundimit turk ka qenė nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Kosovės, qė ėshtė shtrirė deri nė Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parė Botėrore) Lipjani mbetet nė pjesėn e Kosovės, e cila ka qenė e sunduar nga Bullgaria.
Me funksionimin e hekurudhės Kosovė-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca nė treg nė qendra, si Mitrovicė, Ferizaj dhe Lipjan, tė cilat ndikuan nė dobėsimin e tregut nė qendrat mė tė mėdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.
Qė nga kjo kohė fillon tė zhvillohet Lipjani. Nė 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesės tjetėr pėrreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndėrtime individuale gjithashtu pėrfshihet edhe pjesa nė anėn e majtė dhe tė djathtė tė rrugės pėr nė Prishtinė.
Nė veri tė vendbanimit janė ngritur objektet publike dhe bujqėsore, derisa nė rrugėn pėr Magurė ngriten objektet kolektive tė banimit. Nė kuadėr tė Lipjanit hynė edhe qyteza e vjetėr e vendbanimit tė Janjevės, e cila pėrfshin pjesėn qendrore nga ana veriore – malore e Komunės sė Lipjanit, ndėrsa nga aspekti tregtar mė shumė gravitohej nga Prishtina.
Nė vitin 1918 fillon ndarja nė Banovina. Lipjani ka qenė njėsi nėn prefekturėn e Prishtinės, kurse qendra e Banovinės ka qenė nė Shkup. Mandej Lipjani hyri nė kuadėr tė rrethit tė Graēanicės me seli nė Prishtinė, kurse si qytezė Lipjani ėshtė shpallur nė vitin 1920. Nga viti 1925 bėhet njė organizim i ri me kėshilla lokalė: Shalė, Janjevė, Gushtericė, Babush i Muhaxherėve, Magurė dhe Lepi. Lipjani ka qenė qendėr e kėtyre kėshillave lokale, me kryetarin e kėshillave lokale nėn prefekturėn e Prishtinės deri mė 1941.
Lipjanika pozitė tė pėrshtatshme gjeografike, sepse gjendet nė pjesėn qendrore tė Kosovės dhe nė udhėkryqin e rrugėve mė tė rėndėsishme tė rajonit. Pėrmes territorit tė komunės rrjedh lumi Sitnica, pėrreth dhe pėrgjatė tė cilit shtrihen sipėrfaqet mė tė plleshme bujqėsore, tė pėrshtatshme pėr prodhimtari bujqėsore intensive. Gjithashtu, kjo komunė gjendet nė afėrsi tė drejtpėrdrejtė tė qendrave mė tė mėdha tė rajonit si;
Lipjan – Prishtinė 16 km
Lipjan – Mitrovicė 57 km
Lipjan – Prizren 60 km
Lipjan – Gjakovė 96 km
Lipjan – Pejė 96 km
Lipjan – Podujevė 46 km
Lipjan – Ferizaj 26 km
Lipjan – Gjilan 50 km
Lipjan - Aeroport 15 km ( vijė ajrore 3 km).
Territori i komunės sė Lipjanit shtrihet nė mes tė gjerėsisė gjeografike veriore 42o 44’- 42o-52’ dhe tė gjerėsisė lindore prej 18o30’-18o45’. Ka mundėsi tė volitshme tė shfrytėzimit tė trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenėse aeroporti gjendet nė territorin e komunės dhe ėshtė nga qendra vetėm 15 km largėsi. Kjo pozitė e territorit tė komunės, si dhe e vetė qytetit Lipjan, paraqet rrethanė mjaft tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e mėtejmė tė komunės. Pėrmes territorit tė komunės sė Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh kėtė territor nė tė gjitha drejtimet me rajonin nė tėrėsi.
Territori i Komunės sė Lipjanit kufizohet:
nga veriu dhe verilindja me komunėn e Prishtinės;
nga veriperėndimi me komunėn e Fushė – Kosovės;
nga perėndimi me Komunėn e Drenasit dhe tė Malishevės;
nė jug perėndim me Komunėn e Shtimės;
nga jugu me komunėn e Ferizajt dhe nga lindja me Komunėn e Gjilanit dhe atė tė Artanės.
Nė raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet nė vendin e 7 sipas numrit tė banorėve, nė bazė shėnimeve nga viti 1981. Nė planin hapėsinor tė Kosovės nė kuadėr tė qendrave tjera tė mėdha, Lipjani, me sipėrfaqen qė posedon, ėshtė paraparė si venbanim i rangut III nga aspekti urban.
Nė raport me vendbanimet nė kuadėr tė territorit tė saj, Lipjani ėshtė qendėr e komunės me karakteri tė qytetit, ndėrsa Magura dhe Janjeva janė me karakter qyteze dhe sipas PH tė Kosovės kanė karakter sekondar.
Demografia
Sipas numrit tė banorėve, Lipjani ėshtė vendanimi mė i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipėrfaqeve radhitja ėshtė kėshtu: Sllovia, Gadimja e Epėrme, Blinaja, Suhadolli, Brusi, Ribari i Madh, Gushterica e Poshtme, Akllapi, e kėshtu me radhė.
Popullata sipas shenimeve me te fundit ka kete perqindje:
Shqiptar 85% (58.827 banore)
Jo Shqiptar 15%( serb 9.800, Kroat 363, te tjere rom, askali, turq, boshnjak 1.890)
Njoftim: shenimet rreth numerit te banorve mund te ndryshojne ngase nuk jane zyrtare por jane marre sipas regjistrimit te OSCE dhe Kuvendit Komunal

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8633
Kyējet nė forum: 13964
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lipjani ish ULPIANA Antike

Mesazh nga Naki prej Tue 24 May 2011, 1:16 am

Lista e ardhacakėve serbė nė komunen e Lipjanit

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Nė strukturėn demografike tė komunės sė Lipjanit pėrpos dyndjeve natyrale dhe ekonomike kanė luajtur njė rol tė madhe dhe vendosja e popullatės pėr shkaqe tė tjera si kolonizimi serb dhe vendosja e popullsisė refugjate nga Toplica dhe pjesė tjera tė perandorisė Osmane.
Nė tabelat e mė poshtme janė mbledhur disa shėnime dhe tė dhėna qė nė shkallė tė madhe kanė ndikuar nė strukturėn e demografisė sė kėsaj komune.
Nė kėtė tabelė janė paraqitur familjet tė cilat janė vendosur nė territorin e komunės sė Lipjanit gjatė reformave politike tė quajtura "reforma agrare" qė janė ndėrmarr nga qeveritė e ndryshme Jugosllave brenda viteve 1918-1941.
Lokaliteti 2000Familje ardhacake 1918-1941Shėnim
KK Lipjan
Akllapi3
Babushi i Muhaxhirėve17
Baica4
Banulla9
Bregu i Zi9
Bujani8
Dobraja e Madhe6
Dobraja e Vogėl10
Gadime e Epėrme5
Gadime e Poshtme9
Gllogoci3
Gracka82
Hallaēi i Vogėl6
Lepia4
Lipjani10
Llugaxhia3
Lluga34
Magurja11
Mareci8
Medveci13
Poturoci17
Qyqylaga12
Radeva6
Ribari i Madh1
Rubofci4
Rufci i Ri40
Shala(Sedllari)1
Suhadolli125
Topliēani5
Vėrsheci13
Vrella e Goleshit111
Totali589 familje

Burim i tė dhėnave
Sipas AJ B, MAR, 96-21-69; 96-51; Dr. Milovan Obradovic, Agrarna reforma i kolonizacija Kosova (1918-1941), Prishtinė, 1981, fq. 306-339. dokument i botuar nė librin e Dr. Isuf Osmani, Kolonizimi Serb i Kosovės i gjetur nė int. nė maj 2006 : ukonline kolonizimi_serb_i_kosoves.html

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8633
Kyējet nė forum: 13964
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi