Dasma Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dasma Shqiptare

Mesazh nga Naki prej Mon 04 Aug 2008, 7:22 pm

Dasma Tipike Tropojare
Nder ceremonit me karakteristike te kesaj krahine pa dyshim eshte ajo e dsmes dhe si behet ajo. Dasma ne keto ane ka elemente dhe zakone . Karakteristike eshte se ne keto ane dsma behet me tupan e zurla.
Si caktohet dasma ne keto ane?
Zakonisht dasma caktohet disa muaj me pare qe ndryshe ne keto ane eshte e njohur si “Keputja e Penit” ose “Daja e Vades”. Caktimi i dasmes behet nga te dy palet. Pala e djalit shkon te ajo e nuses. Ne keto raste renkon. Shkon i zoti i shtepise i shoqeruar nga vellai, djali etj. Kur keta shkojne vajzat e Opojes zakonisht e kendojne kete keng apo ngjajshem keshtu:
Oj Kumrije lidhe qenin se po vina me ta pre penin.
Ore Hasan ore kopuk a po ja bojsh vajzes ni sofer buke,
Menjeher pas keputjes se penit fillon pregaditja e dasmes e rendesi te posaqshme i kushtohet nga ana e djalit. Nusja ma nuk del mbyllet dhe pregadit qejzin. Kur nusja pregadit qejzin vajzat e kendojne keshtu:
Fryni era madhe dhe na i shkuni theknat
Ori Kumrije hanum po ti presin petkat.
Fryni era madhe e na i shkuni grunet,
Oj Kumrije hanum ki mi hanger krunet...
Kur afrohet dasma atehere ngazhohet i tere farefisi i gjere i cili merr pjes ne pregaditjen e dasmes dhe gjerave ushqimore. Edhe keto gjera zakonisht behen duke bere shaka dhe duke kenduar. Vajzat ne kete rast japin lajmin e dasmes me keto kenge karakteristike:
Qile Hasan aga deren e madhe,
se po vine shoket me pi kafe,
Zjarrmi kall e dera qel,
Byjrum kafe me sheqer,
Hajdni hajdni mire se vini,
Te Hasan aga darsem kini,
Krejt i kena thirr krejt i kena grysh,
Kurkujna qefin sja kena prish,
Krisi pushka ra te rrasa
Hsan aga per hajr darsma.
Zoti i dasmes e hap deren dy jave para marrjes se nuses. Farefisi dhe miqesia keto dite zakonisht i shfrytezojne per keshilla dhe duke luajtur “filxhana” ose “fshehja e kapuqit”.
Pala fituese ne keto loje e kendon keshtu humbsin:
Ky hasani eshte i jemi her e pordhi her e feni,
Sili e Gege o ce prishi lojen keti Hasanit ja dhefsha gojen,
Kater ose pese dite para dasmes caktohet udheheqesi i dasmes. Dasmat ne keto ane behen me shpenzime shume te medha. # dite para dasmes i zoti dasmes dergon GRISHTARET keshtu quhen djemt e ri qe i ftojne miqt ne dasem. Ata kur therrasin veprojne keshtu: „ Kini selom pi Hasanit te vini ne dasem diten e shtune“
Dy dite para dasmes thirren bijat te cilat sjellin peshqeshe dhe dhurata per darsem. Ato priten keshtu:
Na ra dilli vija vija
Per Hasanin po mledhen bijat,
Na ra dilli te dollapi
Ori halla e modhe a po bahesh gati,
Nje dite para dergimit te rrobave te nuses vajzat zene kulaqin e nuses e dhendrrit e brenda ati kulaqi fusin shkopinj e para ne menyre qe pastaj te pjeket ne hi. Gjate kesaj ngjarje kendohen edhe kenget:
Gu e gu po bon gugaqi
Sonte Hasonit po ja zome kulaqin,
Nje dite para fillimit te dasmes skatesisht diten e premte pala e dhendrrit ja dergon nuses rrobat me arka e valigje te ndryshme te shoqeruar nga disa burra ku patjeter ketu duhet te jete daja. Edhe nusja njesoj kthen keso peshqeshe per dhendrrin dhe familjen. Ne kete rast kur nisen pala e djalit vajzat kendojne:
Na ka ra dilli i Shullanit
Po ja qojna petkat Kumrije honmit,
Oj kumrije fshihu pas dere
Aga baba a mun erdhe,
A mun erdhe a mun dole
Dil e rrokja kalin per dore,
Oj kumrije e holl si moni
A te ra tamon mitoni,
Oj Kumrije e holl si plepi
A te ra taman jeleki,
Vajza qe shkon nuse naten e fundit i mbledh shoqet e saj dhe ju shtron darke. Ketu ato ja vejne kanen prandaj kjo nate quhet si ”Kanagjegji”. Vajzat shoqet ja kujtojne te kaluaren nuses sa e sa here qajne dhe mallkojne fatin e tyre dhe te saj. Kurse vajzat e pales se dhendrrit gjate kesaj nate zakonisht kendojne kenge te tilla:
Oj Kumrije oj qekmexhe
A i mblodhe shoqet per kanagjegje,
Oj Kumrije kur e vune konen
A e harrove baben e nonen,
Oj kumrije shko kalle llomen
Edhe sonte me nonen,
Edhe sonte je te baba
Neser prama je te Hasan aga...
Dasma fillon ne mengjesin e dites se shtune. Kete dite eshte zakon dhe tradite sillet flamuri kombetar ne dasem qe zakonisht e bart nje nga kusherinjet e afert.
Diten e dyte mirret nusja e Dielle pra. Krushqit nisen pasi te hane dreke. Radhitja e tyre behet nga udheheqesi i dasmes qe eshte caktuar me heret. Deri para vitit 1981 ne krye te kolones printe hoxha por tash prin bajraktari me flamur kombetar. Nusja merret me veture tani perpara eshte marre me qerre, kije ose kuaj. Ne veturen e nuses jane personat e caktuar 3 gra pra halla, kunata dhe motra e dhendrrit dhe nje djal i vogel djali i kerrit.
Kur hyne keto gra ne veture vajzat i kendojne keshtu origjinal:
Kush po hyn ne serrem mrena
Halla Xhyle xhi e jemja,
Kush po hin mrena kerrit
Motra Fahri hanmi i shehrit,
udha mare zonjat e Shkupit
shkoni shihni shpin e kopukut...

PS/ do ta vazhdoje me vone kete teme se u lodha

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8592
Kyējet nė forum: 13591
Regjistruar mė: 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma dibrane: Njė kod i pėrpiktė, nga batutat e deri te gjo

Mesazh nga Rrezon@ prej Tue 05 Aug 2008, 4:49 am

Dasma dibrane: Njė kod i pėrpiktė, nga batutat e deri te gjobat dhe roli i dajov

Pas katėr orėsh udhėtimi pėrtej maleve, qė nga Kukėsi, mė nė fund mbėrritėm nė qytetin e Dibrės (Peshkopi), ku pa humbur kohė, duke pyetur e duke kėrkuar, takuam disa nga burrat e moshuar tė qytetit, tė cilėt pranuan tė na rrėfenin mbi ritualet e kėsaj treve. Dasma, lindja e vdekja edhe nė kėtė krahinė tė Shqipėrisė, patjetėr qė ka veēantitė e tyre, rritet dhe zakonet e shumta, qė sigurisht nuk pretendojmė t’i zbulojmė sot deri tek e fundit... Ashtu si nė ditėt e sotme, ku para kurorėzimit vajza dhe djali pyeten nėse do ta duan njėri-tjetrin “nė tė mirė e nė tė keqe”, “nė hidhėrim e gėzime”, pėr t’u betuar mė pas para Zotit, edhe nė atė kohė, nė Dibėr, para imamit apo shehut, ēiftit i bėhej e njėjta pyetje; 73-vjeēari dibran, Bajram Ēenga tregon pėr “Shekullin” se “atėherė firmosej edhe nė letėr, pra me ligj kjo gjė, ashtu siē unė e kam bėrė para 50-vjetėsh...”. Pėrsa i pėrket pajės sė nuses, pėr dibranėt ajo nuk ka qenė tepėr e rėndė; “Dy ose tri veshje komplet pėr nusen, ishin tė detyrueshme nė ēdo rast. Por, kėrkesat nga ana e shtėpisė sė dhėndrit mund tė shkonin deri nė 7 apo 8 palė veshje, gjė qė nė atė kohė e rėndonte tepėr familjen e nuses. Stolitė e nuses ishin napoleonat e varura nė qafė e nė veshje, si dhe monedhat e vjetra turke qė shpoheshin dhe pėrdoreshin nė vend tė vathėve”,- thotė xha Bajrami. Dhuratat e para, shenja tė fejesės, ishte shamia ose shalli pėr vajzėn dhe riza pėr djalin. Mė vonė piheshin kafet nė tė dyja shtėpitė dhe vendosej dita e martesės.

Krushqit marrin nusen
Gjithmonė, pėr tė marrė nusen, krushqit e dhėndrit shkonin nė numėr tek. Do tė ishin 7, 9, 13 ose 15 vetė, jo mė tepėr. Nga krushqit, tre prej tyre duhet tė ishin shumė tė pėrgatitur ose siē thotė populli “tė rrahur me vaj e me uthull”. Njėri prej tyre nevojitej tė ishte shumė i menēur e me pėrvojė tė madhe, tjetri duhej tė ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund tė gjobiteshin” nga krushqit e nuses. Ndėrsa i treti kryesor i krushqve tė dhėndrit, duhej tė zgjidhej “trim e sypatrembur” nė mėnyrė qė nėse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (qė mund tė kėrkonte para shumė) ai tė vepronte duke iu kėrcėnuar atyre. Tė gjithė kėta krushq qė shkonin pėr tė marrė nusen, ishin burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombėtar. Atė e shoqėronin vllezėrit dhe nuni apo kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore qė kishin, nuk binin derisa nusja futej nė kufirin e fshatit tė dhėndrit. Atje i prisnin nė hyrje tė fshatit tė gjithė me gėzim, lodra e kėngė. Nė raste tė rralla, ndodhin edhe ngatėrresa, sidomos kur takoheshin dy palė krushq. Nė kėto raste, njėra palė duhej tė hapte rrugėn dhe tjetra tė kalonte, e duke mos lėshuar asnjėri fill, kanė ndodhur edhe vrasje. Madje, kėtu nė fshatin Shuman, gjendet njė episod i habitshėm natyror me 22 gurė pėrballė njėri-tjetrit (11 nė secilėn anė) dhe njė gur tė 23-tė tė veēuar. Pėr 11 gurėt e anės sė majtė, tė gdhendur nga natyra, njerėzit thonė se janė krushqit e gurėzuar, ndėrsa nė anėn matanė ndodhet njė gur i pėrkulur, pėr tė cilin thonė se ėshtė nusja. E ēuditshme ėshtė, se dhe nė krahun tjetėr janė 11 gurė. Tregojnė, se dikur ndodhi qė dy karvane me krushq, njė nė ardhje e njė nė kthim, u vunė pėrballė nė rrugėn e ngushtė. Asnjė nuk i hapi rrugė tjetėrit dhe u... vranė, e u gurosėn... por kėto lloj ngatėrresash kanė qenė tė rralla nė Dibėr dhe legjendat e moēme tregohen me tė qeshur...

Pazari i dajave pėr nusen
Sigurisht, qė nuk mund tė harronim nė kėtė shkrim, episodin e pazarit tė dajos sė nuses me dajon e dhėndrit dhe krushqit e tjerė...
Njė tjetėr dibran i hershėm, madje i njohur dhe respektuar nė gjithė zonėn, siē ishte Ahmet Eqeremi, zbulon pėr ne njė nga momentet mė interesante tė dasmės dibrane;
Pėrballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisė, kėmbimet e batutave dhe njė alegori e retorikė e mrekullueshme gjallonte nė tė tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar nė ndjeshėm, deri nė zhdukje tė kėtij zakoni.
“Atje kishte njė ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherė shoqėrohej me njė garė pėr trimėri e pasuri...”,- thotė Eqeremi. “Nė muhabet e sipėr, fillonte daja i vajzės qė kishte tė drejtat e veta; Ai do tė pyetej pėr vajzėn, por edhe do tė kėrkonte. Daja i nuses e niste duke kėrkuar njė sasi tė madhe lekėsh. Pastaj fillonin shokėt e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi tė dashtun. Prandaj ule kėtė vlerė...”. Mė tej, dilte njė shok tjetėr i dajos sė nuses dhe thoshte: “Prapė shumė e ke, ne do ēojmė vajzėn nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Mė nė fund, arrinte qė daja i dhėndrit jepte shumė pak, ndonjė peshqesh pėr atė qė bėnte kafen, ndonjė dhuratė tjetėr pėr nusen dhe njė bakshish tė vogėl pėr derėn. Shumė pak ishin ata qė nuk tė falnin. Nuk ishte dėshirė e dibranit pėr tė ngacmuar mikun. Shumė rrallė, miqtė dilnin tė pakėnaqur nga dhomat. Nė kėto momente shpalosej urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumė tė matura qė kėmbenin me njėri-tjetrin, duke dashur tė ulnin ēmimin qė daja i dhėndrit duhet t’i paguante dajos sė nuses. Shprehjet pėrdoreshin tepėr alegorike dhe nuk ishin asnjėherė direkte: “Shqiponja ishte njėherė lart, por tani o ul nė njė kep...”,- qė do tė thotė se kanė qenė kohėra mė tė mira, por tani daja i dhėndrit ėshtė keq ekonomikisht. Mė tej, oratoria vazhdonte me shprehje tė tjera: “Rrasa atje nė njė arė, por miqtė e mi nuk mė rregullojnė groshėt...”. Kur daja kėrkonte lekė mund t’ja niste “shtėpia ėshtė t’u mė ra...”. Ndėrkaq hidhej njė nga krushqit pėr ta zbutur dajėn: “Vėrtetė ėshtė shtėpia duke tė ra, por na ke ne, tė ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Mė ndihmoni ju, por jeni larg”, ndėrkaq dikush tjetėr mund t’ja kthente dajės, “me burrat tanė bėhemi shumė, nja 1000 plita t’i pres unė...”. Por, ka pasur edhe raste kur krushqit nuk janė marrė vesh dhe daja i nuses ka kėrkuar shumė lekė, aq sa krushqit e dhėndrit kanė mbetur pa nuse dhe janė detyruar tė vijnė mė pas, e ta marrin me forcė vajzėn...

Nusja shikohej nga unaza
Para se nusja tė hynte nė shtėpi, dhėndri zinte njė vend “strategjik” nga ku mund tė shikonte gruan e tij tė ardhshme. Ndėrkaq, dhėndri nxirrte unazėn dhe e vinte nė sy nė mėnyrė qė ta shikonte nusen pėr herė tė parė nėpėrmjet saj. “Unė vetė e kam parė nusen ditėn e dasmės qė brenda unazės”, tregon Mendu Lusha. “Mė parė ne nuk kishim bėrė takime dhe aty unė e pashė gruan me duvak, pėr herė tė parė, nėpėrmjet unazės sė florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtėpisė dhe nė dy krahėt i futeshin bukėt, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe njė gjel mbi kokė. “Me njė hatllagi (shkopi qė hapen petėt e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.

Rritet kur hyn nusja tek dhėndri
Mė tej, nusja hynte nė shtėpinė e dhėndrit ku bėhej dasma me aheng tė madh. Tri ishin veglat kryesore tė muzikės; Ēiftelia, lodra dhe cula (vegėl e ngjashme me gėrnetėn), ndėrsa shumė mė vonė u fut edhe violina. Ndėrkaq, dilte dhėndri dhe qėllonte tri herė nė njė kodėr me pushkė. Kuptimi ishte i disafishtė; Dhėndri ėshtė gjallė, por edhe qė tani nusja dhe krushqit janė nė mbrojtjen e tij. Nusja atė ditė vetėm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vėnia e bukėve nė duart e nuses, nuk ishin fenomene fort tė dukshme por megjithatė kryheshin. Nuses i vihet edhe raki qė ta derdhė me kėmbė, e cila ėshtė pėr tė hequr tė keqen bashkė me rakinė, e cila konsiderohet si njė e keqe mė vete. Bashkė me rakinė derdhet edhe njė gotė e ujė, pėr tė hequr syrin e keq dhe pėr t’i sjellė ēiftit fat tė mbarė. Por, derdhja e rakisė atje ku shkelte nusja, bėhej edhe pėr ta ruajtur nusen qė tė “mos ta zinte magjia”.

Nata e parė e dhėndrit me nusen
Atė darkė, kur nusja pėr herė tė parė mbyllej pas darkės me dhėndrin brenda nė dhomė, shokėt e dhėndrit nga jashtė dhe nė oborr, kėndonin kėngė ngacmuese duke e vėnė nė lojė dhėndrin e ri. Ata qeshnin me dhėndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje qė ja kanė kėnduar atij vetė gjatė martesės: “Pjergull o, moj pjergull o, i lė vetė beqarėt nė livadh, duke kullotur gomarėt...”. Shokėt ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhėndėr, mos e fal nusen pėr sonte...”. Por duhet pasur parasysh se tė gjitha kėto batuta kėmbeheshin dhe thuheshin nga njerėzit e afėrt, pra brenda gjakut, pasi nė dasma nuk thėrriteshin shokėt e punės apo njerėzit qė nuk ishin nė fis. Teksa ėshtė ngjitur lart nėpėr shkallė, pėr tė shkuar i lumtur nė natėn e parė tė tij me nusen, ai tregon se tė gjithė tentonin ta gjuanin kush mė lehtė e kush mė fort. “Na kėndonin te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajės, daja dhe tė afėrm tė tjerė dhe sė bashku hanim petullat”. Me ngrėnien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhėndri e mė pas tė gjithė tė tjerėt qė i rrethonin. Pas kėsaj, tė afėrmit ngriheshin dhe i linin vetėm nusen me dhėndrin. Tė nesėrmen nė mėngjes, ajo qė duhej tė zgjohej e para e shtėpisė dhe tė dilje pėrjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur pėrdore njė djalosh 5-6 vjeēar, nusja shkonte tek ēezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujė. Tė paktėn kėshtu ka qenė kjo traditė, deri vonė nė Dibėr...

Mė tepėr se njė grua?
Eqeremi, i njohur tepėr brenda dhe jashtė sektit mysliman tė zonės, tregon se “martesa me shumė gra nė fenė myslimane ėshtė e ndaluar kategorikisht. Por, ka njė pėrjashtim; Nė rast se gruaja e parė vdes, ke tė drejtė tė martohesh me tė dytėn, ose nėse gruaja e parė ka lindur 5 fėmijė dhe nuk ėshtė nė gjendje t’ju shėrbejė siē duhet, atėherė burrit i lind e drejta pėr tė marrė njė grua tė dytė. Gjithmonė, kur merret pėlqimi edhe nga gruaja e parė. Njė kusht i vendosur nga feja islame pėr burrin, ėshtė qė ai duhet tė kujdeset nė mėnyrė tė veēantė pėr tė dyja gratė. Nėse i ble njėrės njė rrobė, duhet tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe me tjetrėn. Nėse i rregullon njėrės njė dhomė, duhet ta bėjė kėtė gjė edhe pėr nusen tjetėr. Pra, duhet t’i trajtojė gratė nė mėnyrė sa mė tė barabartė”.
http://www.youtube.com/watch?v=iSXDbt261No

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@
Anėtarė
Anėtarė

Postime: 1428
Kyējet nė forum: 6955
Regjistruar mė: 27/05/2008
Profesioni: ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga prima_dona prej Tue 05 Aug 2008, 11:35 am

Naki veje dasmen e Shotes si eshte bere video dhe fotot i ke tek une edhe kjo do ishte shume e bukur Neutral Neutral

prima_dona
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Prishtinė
Postime: 123
Kyējet nė forum: 6351
Regjistruar mė: 01/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga visitor prej Tue 05 Aug 2008, 11:36 am

Donaaaaaaaaaaaaa pasha koken e babit veq bene kete gje se ai eshte krejt ejvallah menihere e qet se edhe ti sje ma e mire. Ju vras besen jua jap Evil or Very Mad matrix

visitor
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Rreth e Rrotull
Postime: 943
Kyējet nė forum: 6986
Regjistruar mė: 21/11/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga prima_dona prej Fri 15 Aug 2008, 1:20 pm

Nuk mund te them se mbaj mend zakone te dasmave Shqiptare, por e di qe ato jane me te hijshmet dhe qe permbledhin me shume shpirtin e njeriut. Por vrejnturia e nuses me ka bere gjithmone pershtypje, ndonese e di arsyen. Te them te drejten, nuk mund te dihet perse nusja eshte e vrenjtur, e heshtur, sepse vetem ajo mund ta dije, por eshte e bukur kur ndegjon llafe te krushqijnte per nusen. Ajo eshte dicka tjeter e bukur - thashememja e pergjithshme. Te ben te mendohesh.

prima_dona
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Prishtinė
Postime: 123
Kyējet nė forum: 6351
Regjistruar mė: 01/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Thu 22 Apr 2010, 11:17 am

Dasma ne krahinen e Kukesit

Dasmat nė krahinėn e Kukėsit nisnin zakonisht
ditėn e enjte, ndėrsa nė ditėt e sotme kryesisht ka mbetur e diela,
ashtu si nė gjithė Shqipėrinė. Shuaip Halilaj thotė: “Tė enjten, ai qė
merrte nusen, ēonte rrobat e nusėrisė te vajza, si dhe pajisjet e
tjera. Veē kėsaj, familja e dhėndrit u dėrgon edhe disa dhurata
prindėrve tė nuses. Mė parė dėrgoheshin ēorape leshi tė bėra me dorė,
ndėrsa tani dėrgohen kėmisha. Pėr ata qė dėrgojnė rrobet nė shtėpinė e
nuses, atje shtrohet njė drekė me gjithė tė mirat.

Rengu i dasmės, dru dhe fyerje pėr dhėndrin


darkė, tė enjten komshinjtė shkojnė e urojnė, dhe deri tė shtunėn bėjnė
njė lojė tradicionale me filxhanė. Fshihet njė unazė nė 10 filxhanė,
dhe tepsia me kėto filxhanė u kalon tė dyja skuadrave nėpėr dhoma. Kush
e gjen unazėn, merr pikė. Ėshtė njė lojė qė vazhdon deri nė 51 pikė dhe
kush fiton pėr 3 net rresht ngrihen nė kėmbė dhe kėndojnė, dhe me humor
e batuta ngacmohet pala e humbur nė lojė. Nuk mungojnė edhe “batutat e
rėnda” si p.sh. “fryni era e rrėzoi dushkun, erdhi dhėndri me pėrpush”
ose “nuk i meni (pushoi) qeni fjalėt, tė tė jap njė m…nga dhėmbėt”.
Kėto pėrdoreshin si humor, por edhe me ndez muhabetin. Pastaj, veē
lojės, kėndohet ndonjė kėngė, tregohen histori e legjenda. Ndėrkaq,
jashtė mund tė zhvillohen lojėra tė tjera: si gara me kuaj, apo loja e
shamisė, ku tė gjithė gjuajnė dhėndrin, nėse ai guxon tė hyjė nė lojė.
Veē kėsaj nėse dhėndri nuk rri vėzhgues por hyn nė lojė, e ngacmojnė
keq, madje, edhe mund t’i flasin rėndė ose godasin.



Krushqit, dhe gjoba e dajės sė nuses

Pasi
kalojnė tri ditė, tė dielėn e dasmės zakonisht 11 veta, tė zgjedhur,
niseshin nė kuaj, me njė tė moshuar e tė menēur nė krye, niseshin pėr
tė marrė nusen. Atje ndodhnin debate dhe ngacmime mes thėniesh tė
dykuptimta, qė hidheshin e priteshin mes krushqve. Pra ndėr kėta
zgjidhet njė kryetar i krushqve. Grupi kėrkon tė takohet sė pari me
dajėn e nuses dhe kėrkojnė ta njohin dajėn. Daja sipas traditės, ka tė
drejtė tė kėrkojė njė shpėrblim nga pėrgjegjėsi i krushqve tė dhėndrit.
Mė parė i liheshin 2 napolona. Kjo justifikohej, pasi daja quhej si
pushkė, pra mbronte fėmijėt dhe nderin e tyre, e meqenėse ka marrė kėtė
sipėrmarrje tė rėndė, i takon ky shpėrblim. Nėse krushqit nuk i
pėrgjigjen shumės sė kėrkuar, kėtu ndizet biseda: ose pėr t”i dhėnė
dajės lekėt qė kėrkon ose nusen nuk e hipin nė kalė. Nėse aty nuk
kuptohen krushqit, taksa shtohet. Nga dy napoleona bėhet katėr. Kjo
tani ėshtė “zbutur” paksa, por prapė daja thirret i veēantė, pasi
rregullohen miqtė dhe ajo ditė quhet dita e dajės. Si pėrfundim
krushqit detyrohen ta paguajnė. Shuaipi tregon: “Bile ka ndodhur njė
rast nė fshatrat sipėr nesh, kur krushqit nuk e kanė njoh pėr dajė
dajėn e dhėndrit, personi qė ka marrė iniciativėn pėr tė kundėrshtuar
me fjalė dajėn, i kėrkon lekėt atij. E pastaj ka dhe raste tė tilla
p.sh. kur daja kėrkon 100 mijė lekė dhe ia japin, ai i numėron dhe
thotė:” 90 mijė nuk mė duhen se qenkan tė vjetruara (nėnteksti se nuk
jam duke tė gjobitur)”.Ndėrsa 10 mijė lekėt qė i mban, thotė se i merr
t’ ja japė mbesės. Tani ėshtė zbutur kjo, se deri para 20 vjetėsh
askush nuk guxonte tė luante me dajėn. Pasi mbaronte kjo, nusja hipte
nė kalė, ndėrsa tani nė makinė.



Nusja te dhėndri

Pasi
vjen, lihet njė orė tė pushojė. Aty sapo hyn nė derė i japin njė kupė
me mjaltė dhe me tre gishta lyen parmakėt e shtėpisė qė tė shkojė jeta
ėmbėl. I hedhin karamele, grurė e oriz tek dera. Kur hyn nusja i japin
nė prehėr njė djalė tė vogėl. Kjo pėr arsye qė kjo tė bėjė djalė dhe ta
risin fėmijėt me tė dy prindėrit. Mė parė nusen nuk e linin as tė
pushonte. Vajzat e fshatit e vėnė nė fillim tė zonės pėr ta parė dhe
nisin e i kėndojė pėr ta ngacmuar sa mė shumė. Nėse ka raste apo ndonjė
zė tė sjelljes jo tė mirė, ose kanė dėgjuar se “ėsht e egėr, s’ėsht
puntore apo ka ndonjė problem i kėndojnė:”Moj nuse lulja mollės si
erdhe nė vend tė motrės...” ,ose vargje qė i krijojnė nė moment, ca e
lavdėrojnė e ca e shajnė. Me nusen, e kanė mė tepėr atė ditė , por kur
dhėndri niset tė shkojė pėr nė dhomėn e nuses atėherė kapin me tė. Nėse
nusja reagon duke ndryshuar fizionominė pėr shkak tė kėngėve
provokuese, atėherė sharjet shtohen mė tepėr. Ditėn qė vjen nusja,
dhėndri bėn banjė, ruhet e pastrohet dhe vishet me kostum gri tė errėt
ose tė zi (mė parė pėrdorej veshja karakteristike). Dhėndrit i
kėndojnė, por pa e ngacmuar siē ndodh me nusen. Atij i kėndojnė duke i
thėnė me vargje qė tė mos harrojė familjen, nėnėn e babėn. Tė nesėrmen
dhėndri ėshtė jashtė lojės, i pėrzierė me dasmorėt, nuk ka ndonjė
aktivitet.



Nata e parė, dhėndri shqyen macen

Deri
para 30 vjetėsh... Nė njė fshat tė Kukėsit, nė Lumės ka ndodhur. Mėnyra
se si futet dhėndri natėn e parė nė dhomėn e nuses ėshtė e shpejtė,
tepėr e vrullshme. Madje ai e mbyll dhe derėn duke e pėrplasur me
gjithė fuqinė. Kjo pasi dhėndri ėshtė duke u ngjitur me vrap tek nusja,
teksa shokėt e vet e gjuajnė nė kokė, kurriz kush mė lehtė e kush mė
fortė. I qėllojnė me patate, madje edhe me ndonjė kungull. Mund tė jetė
kungulli edhe pak i kalbur nė ndonjė rast tė mirė... Kėshtu dhėndri
duke ikur me shpejtėsi tė madhe hap dhe mbyll derėn e dhomės sė nuses
me shpejtėsi. Ndėrkaq llamba apo kandili fikej nga pėrplasja e portės.
Dhėndri pėr t’i treguar nuses se ėshtė i ashpėr ka pasur raste qė ka
zėnė macen e shtėpisė dhe e ka shqelmuar e goditur fort, i ka
pėrdredhur kokėn ose dhe e ka shqyer fare. Njė praktikė disi e egėr qė
pėr fat tė mirė nuk pėrdoret prej vitesh. Por nga kjo, nė ditėt e sotme
ka mbetur ende njė fjalė, e cila pėrdoret pėr ta ngacmuar dikė. “Nuk e
paske shky macen, se ta ka mbledh gruja...”
Por le tė kthehemi tek
nata e parė mes dhėndrit dhe nuses... Jemi pas momentit kur dhėndri ka
hyrė brenda me vrull dhe llamba ėshtė fikur. Kėtu zhvillohet biseda e
parė me ēiftit; “Ndiz llambėn”, i drejtohet dhėndri nuses qė ka mbetur
nė terr. Nusja replikon “Nuk di ku ishte ndezur”. Dhėndri aty luan
rolin e nervozit, ndėrkaq njė nuse e zgjuar duhet t’ia kthejė: “Mos u
nxito, por mė dėfto nesėr kujt t”i dal?” Nė kėtė mėnyrė nusja e pyet
burrin pėr rregullat, traditėn e tij, kė duhet tė takojė ajo tė
nesėrmen dhe kė jo nga njerėzit qė vijnė nė dasmė. Nėse dhėndrit nusja
nuk i pėlqen ai ja kthen “kujt tė duash dili, edhe tė mallkuarit dili
vetėm mua mos mė del...”
Kėshtu ka qėlluar qė ndonjėherė dasma pas
kėtij momenti ka shkuar edhe nė prishje dhe nusja ėshtė kthyer
mbrapsht. Batutat mes ēiftit nė momentin e mėsipėrm arrijnė deri sa
dhėndri nga mospėlqimi i thotė nuses “Paske 3 herė nga 30 e njėherė
10”. Pra nusja paska 100 vjet. Nusja sėrish mund t’ia kthejė dhėndrit
duke ju Prayr me kėto fjalė “mos u nxito, nėse s’do tė lė njė mendim tė
pjekur apo njė fjalė, do tė lė njė djalė”. Tė gjitha kėto urti e zakone
vajzat i kanė marrė nga tezet dhe hallat, tė cilat i kanė mėsuar dhe
kėshilluar si tė veprojnė. Pra kėshillat nuk jepen nga prindėrit.
Marrėdhėniet e vajzės me mamanė janė tepėr tė ngushta, por tė mos folur
pėr babanė, me tė cilin vajza ėshtė krejt hermetike. Ditėn e hėnė nusja
vendoset nė njė vend nė qendėr tė dhomės dhe gjithė gratė e fshatit
vijnė e shikojnė turma-turma, njėkohėsisht ato shohin edhe pajėn qė ka
qėndisur vetė nusja.



Pse tė parat, vajzat e mėdha?

Fillimisht,
sipas traditės nė zonėn e Kukėsit, por edhe nė zonėn mė gjėrė, pa u
martuar vajza mė e madhe e shtėpisė, nuk martoheshin tė tjerat. Kjo pėr
shkak se nėse do tė martohej vajza e tretė apo e katėrt, atėherė do tė
kishin tepėr probleme dy tė parat... Opinioni do t’i gjykonte se ato
kanė tė meta tė mėdha pėrderisa kanė mbetur pa martuar. Ndaj martesa
ėshtė bėrė dhe nė plot raste vazhdon tė bėhet sipas radhės pėr shkak tė
kėsaj “djegie” qė mund t’i vijė motrave tė mėdha po tė martohen mė
shpejt tė voglat. Fejesa edhe sot e kėsaj ditė nė pjesėn dėrrmuese tė
zonės sė Kukėsit bėhet jo nė mėnyrė direkte, pra me mblesėri, sigurisht
duke mėnjanuar kėtu pjesėn mė intelektuale tė qytetit.

Lindja

Nėsej
fėmija i parė lindte vajzė, ajo ditė dhe natė kalohej nė heshtje. Por
nė krahun tjetėr, kur fati e bėnte babain e ri me djalė, atėherė
festohej me tė madhe. Bėheshin petulla, lajmėroheshin njerėzit pėr
aheng, e kėshtu me radhė. Burri dilte i nervozuar nga shtėpia e kur
takohej me shokėt edhe mund qė ta ngacmonin me batuta tė tipit: “Ti
s’din si me bo muhabetin”, “S’tė ec fillja tė bėsh djalė”...

Vdekja

Zakonet
e vdekjes, ndryshe nga ato tė dasmės nuk kanė ndryshuar shumė nga njė
shekull para. Nė kėto raste fatkeqe kuksianėt, natėn e parė nuk bėn
mirė qė ta qajnė tė vdekurin. Ndėrsa ditėn tjetėr kur vijnė njerėzit
pėr ngushėllime, tė gjitha gratė e vajzat e qajnė tė ndjerin gjithė
ditės deri nė momentin qė do tė kryhet varrimi. Mė pas familjarėt
kthehen mė parė nė shtėpi pėr tė pritur vizitat. Vizitorėve u ofrohej
njė coffee sad11e dhe njė cigare. Nė ditėt tona, ashtu siē tregojnė
banorėt e fshatit Bicaj tė Kukėsit, ky zakon ka ndryshuar pjesėrisht
dhe njerėzve nuk u jepet coffee sad11e por me sheqer. Kjo pėr shkak tė
filozofisė qė familja hidhėrimin e mban pėr vete dhe nuk ka pse tė
rėndojė me zi edhe miqtė qė ngushėllojnė. Kjo traditė ka ndryshuar
kryesisht pas viteve ’90. Zija mė parė ka qenė deri nė 5 ditė, kurse
tani vazhdon sipas rastit, deri nė 7 ose 9 ditė sipas ritualit fetar.
Pas 40 ditėsh tė afėrmit shtrojnė njė drekė pėr njerėzit e fisit, ku
flitet pėr tė ndjerin, vlerat e tij, e kėshtu me radhė. “Nė kėto dreka
njerėzit shkojnė dhe japin edhe lekė tė afėrmve. P.sh. njerėzit e
fshatit nga 1000 lekė, miqtė nga 2000 e kėshtu me radhė sipas dėshirės
pėr tė ndihmuar tė afėrmit e tė vdekurit”,- tregon... Kuptohet qė kėto
lekė jepen pėr tė lehtėsuar sadopak familjarėt nė shpenzimet e shumta
tė mortit dhe pasmortit me pritje-pėrcjelljet e njerėzve, coffeet dhe
drekat qė shtrojnė pėr ta.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Vizitor prej Thu 22 Apr 2010, 11:28 am

Fejesa Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise


Shqiptarėt
e Malesisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e veēanarisht ato
rreth martesės. Dikur ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk
ėshtė korit as nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martuar mė shpėjt
bijat e veta. Sot kjo traditė ėshtė duke u zhdukur. Ka qelluar qė
vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohur bashkshortin, e bile, ka
ngja qė fėmijve t’u caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth
saj fillojnė prej se nisin “shkuesit” pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal.
Dasma fillon atė ditė kur vajza-nusja niset nga shtėpia e prindėrve.
Dikur dasma ka zgjatė ca ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
"Shkuesit"
janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit. Ata shkojnė nė
shtėpinė e vajzės dhe babait i kėrkojne vajzėn. "Shkuesit" duhet tė
janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe zakonit tė
malesorėve. Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit. Babai
i vajzės ka pėr detyr t’ u japė fjalėn pozitive ose negative atė ditė
apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton ai. Dikur vajza nuk merrte pjesė
nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me atė burr tė cilin ia
caktonin prindėrit.
Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnieve
familjare ėshtė liberalizuar mjaftė. Tani vajza tė shumtėn e rasteve
vėndos vetė pėr fatin e saj tė ardhėshėm. Pasi shkuesit marrin
pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės bashkė mė "shkuesit" dhe
miqėt e rinjė caktojnė ditėn e fejesės. Pasoret janė ata tė cilėt
shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy pesorė zakonisht shkon edhe njė
shkues. Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e dhėndrit tė
ardhėshėm. Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar. Si shenjė jepet
unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me vlerė, (gjėrdan, arė etj.) Kur merret
unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur pėr djalė tė
caktuar). Pasorėt nė ditėn e fejesės japin meqėsin (tė holla). Pasorėt
me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave qė janė nė
atė vellazėri. Ata sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri
okė raki. Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.
Mqeri ėshtė
njė sasitė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose mė vonė. Nė qoftėse
babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta martoj
gjatė atij vitit. Tė hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė
pregaditur pajen e nusėrisė. Tė hollat jepėn sa pėr t’i siguruar vajzės
pesė xhubleta dhe pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė pajėn e nusėrisė e
siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė pesorėt nuk japin kurfar tė hollash
pėr kėte qellim. Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė
tė fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
Pleqet nėsė pajtohen
se faji ėshtė i shtėpisė sė vajzės sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės
tė paguaj dyfisht tė gjitha shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės. Nė
kėtė rast vajza mbetėt e lirė. Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė
shtėpia e vajzės i ka borē sipas kanus njė mashkull, ose sillet vėndimi
qė vajza tė ketė 24 deshmitare. Nėsė ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e
don vajzėn e fejuar atėherė edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve
tė cilėt siellin tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė
drejtim marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė marr edhe burr
tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht shpenzimet qė janė
bėrė gjatė fejesės.
Dasmorėt-krushqit ditėn e caktuar shkojnė pėr
nuse. Ata zakonisht shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e tė
hėnėn kėthehėn me nuse. Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me
brira nė maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me vehtė marrin raki.
Udhės i qarosin me raki tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit kanė
kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i cili u mprin. Tė gjithė nisėn
nga shtėpia e djalit. Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
Dikur
pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar qė nusėn t’ia
rrėbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse njė dasmor e njė dasmoreshė
ose njė dasmoreshė e shum dasmorė, sikur bėhėt tani. Krushqit-dasmort
nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e kėndojnė. Krushqit ēojnė
unazėn e kunorės nga shtėpia e dhėndėrit.
Nisja e vajzės-nusės bėhėt
me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet pėr vargojt e vatrės pėr
derė tė shtėpisė, qanė me mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e
vėllazėrinė qė po i lėn. Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė
rreth zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo kėpucen
e djathtė.
Kryetari i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e
shtėpisė ia vėn unazen nė gishtin e dorės sė djathtė. Ai atėherė nė
shėnje gėzimi shtjen me pushkė. Nusja posa del nga shtėpia qanė. Nė
oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
Njeri nga mė tė
afėrmit e saj e siell tri herė nė atė krah ka lind dielli e pastaj ia
dorzon dasmorit i cili e kap pėr dore. Shkojnė bashkė disa hapa e
pastaj e lėshon, me ē’rast e kap dasmoresha. Nusja duke u larguar u lėn
lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur shamin e bardhė me tė cilen ka
mbuluar fytyrėn me duvak. Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė
ndryshme, por nga njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit. Krushqit me
nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se tė muget nata.
Mirėseardhjen e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė…
Gjeverėt janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė afėrmit
e dhėndėrit pėr t’u kujdesuar pėr nusen ē’prej sė arrin e gjėr sa tė
maroi darzma.
Tė ardhmėn e nuses nė oborr nė shėnjė qe nusja tė
sjelle lumturin, begatinė nė familje njeri nga gjeverėt merr njė mollė
me njė monellė brėnda tė cilėn e gjuan pėrmbi ēatinė tė shtėpisė.
Pastaj nė (mesin e shtėpisė qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e
siellin nusen tri herė. Nusen pastaj e ulin tė rrij nė stol. Nė prehėr
tė saj e vėjne njė djal tė vogel tė cilin ajo e puth dhe i fal njė palė
ēarapa.
Nė mbrėmje arrijnė dy kumarėt: kumara i parė dhe i dytė.
Pasi arrijinė tė gjithė tė ftuarit, shtrohėn sofrat, sė pari pijė e
meze dhe pastaj buka. Kumarėt zejnė kryet e vėndit, pastaj rrin tė
tjerėt sipas vėndit qe u takon. Mbretėron njė atmosferė gėzimi qė duket
se secili aty-atė natė martohet. Dallinė pėrshėndetėse e nfren i zoti i
shtėpisė, pastaj kumarėt dhe pas tyre tė gjith me rrallė.
Dhėndri nė
kėtė gėzim nuk paraqitet aq shpesh. Ai ėshtė i angazhuar mė tepėr rreth
pėrgaditjeve me qellim qė darzma tė jenė sa mė mirė. Nusja nuk merr
pjesė nė kurrfarė defrimesh. Gjatė tė ngrėnunit gjevert e siellin nusen
me dasmoreshėn dy ose tri herė para tryezave tė bukės.
Nė atė rast
nusės ia heqin duvakun prej fytyrės. Kumara qė rrin nė sofrėn e parė i
pari shtjen me pushkė ose revole. Pasi ajo sė pari vjen pran sofrės sė
parė e andej me rrallė tė tjerat. Kumara duke shti me pushke thot:
Kjoft me nafakė e me hijie tė mire. Pastaj fillojnė tė kėndojnė…

marten para se mbaron darzma kumara i fal tė holla nrikullės mbasandej
edhe grave tė tjera tė shtėpisė dhe vajzave… Tė marten qitet jasht nė
njė vėnd tė caktuar e tanė paja e nuses me qellim qė tė dihet se ēka
sjellė ajo pėrveē pajės sė sajė. Ajo sjelle tė fala: ēarapė, shami dhe
peshqirė, kmisha etj. pėr kumarėn e tė afėrmit e burrit. Dasmoresha
tregon publikisht se tė cilat tė fala janė pėr kėnd.
Nė Malesi,
vajzat i martojnė mė teper nė petka-tesha malsorēe: xhublete, grykce,
duvak, vjerrca tė brezit, kapica, breza, ēarapa prej cohet tė qenisura
me rrueza, opak dhe mashe pėr t’u ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkėshortėt pa kunorzuar nuk flejnė bashkė. Kunorėn e lidhin
zakonisht tė marten nė zyrėn e gjendjes civile, e pastaj ato qė janė
religjioze nė kishė. Si nusja ashtu edhe dasmoresha janė tejet tė
tėrpnuara, ato meken kur vėn kunorė, nuk ua kėthejnė shpinėn tė
pranishmėve.
Pas tri javėsh martesė nusja shkon tė vizitonin
gjininė. Sa netė duhet tė flėj nė gjini, e cakton babai ose vėllai mė i
vjetėr i burrit tė saj. Kur kthehet nga gjinia duhet tė vijė me opakė
ose kėpucė qė ia blen gjinia. Atė mbramje mbildhet e tėr fshati e tej
per t’i falur tė holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemė e gjėra tė
tjera. Kur rrin, mė parė nusja tė gjithėve musafirėve u zbathte opangat
e ēarapet, pastaj me rėnd ua lante e fshinte kėmbėt.
Tani edhe ky zakon ėshtė zhdukur krejtėsisht.

Malesi fiset nė mes veti nuk martohen. Sikurse nė ēdo vėnd tjeter ashtu
edhe nė Malesi, ca zakone qė kanė qėnė pėrpara sot nuk zbatohen, por,
janė duke u thjeshtuar sipas deshirės sė tė rinjėvet. Nė kohėt e
mėparshme nuk ėshtė martuar nė mes vedit as bajraku.
Si vertetim i
kėsaj ėshtė bajraku i Hotit i cili as sot e kėsaj ditė edhe pse numron
mė tepėr se 500 shtėpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Ēdo martesė e kėtillė nė Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi