ALBANĖT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ALBANĖT

Mesazh nga shaban cakolli prej Thu 14 Jun 2007, 3:20 pm

Albanėt janė njė fis ilir,nga tė cilėt morėn emrin e hershėm shqiptarėt.pėrmenden pėr herė tė parė nė formėn Albanoi nė shk.II-tė e.r. nga Ptolomeu.Sipas tij Albanėt banonin pėrtejDyrrahut deri nė malet e Polisit,nė lindje tė trevės sė banuar mė parė ngafisi i parthinve.Qyteti kryesor i tyre ishte Albanopoli.Nė krahinėn qėndrore banuar prej albanėve ,ruhen edhe toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi,si:Arbana,fshat nė rrethin e Tiranės,Kroi Alban nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė rrethit tė Krujės,etj..Nė burimet historike tė shk.XI albanėt pėrmenden nga Mihail Ataliati dhe nga Ana Komnena.Ata ipėrshkruajnė albanėtsi pjesėmarrės aktiv tė ngjarjeve tė kohės.Nė mesjetė albanėt njihen meemrin arbanė apo arbėn,kėtė emėr e morėn me vete shqiptarėt e mėrguar nė Greqi dhe Itali nė shekujtXV-XVI:Ata quhen arvanit ose arbėrorė dhe arbresh.Kurse shqiptarėt e mėrguar nė Dalmaci nė shk.XVII quhen arbnesh.

shaban cakolli
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjermani
Postime: 2796
Kyējet nė forum: 7239
Regjistruar mė: 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ALBANĖT

Mesazh nga Vizitor prej Sat 13 Dec 2008, 10:59 am

Riforcimi i Mbreterise Ilire (251-230 para eres se re)

Ne mesin e shek. III para eres se re ne krye te mbreterise Ilire dolen ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 para eres se re mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi per me teper se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.
Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.

Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 para eres se re erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi per 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.

Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.

Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkure dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 para eres se re)

Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjeshte te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.

Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbeshtetjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia doresoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.

Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda per Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 para eres se re)

Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri per Romen.

Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga percarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua per ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 para eres se re)

Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Ilir te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te clirohej nga vartesia e Romes. \

Hipja ne fron e Gentit me 181 para eres se re shenon nje etape te re per shtetin Ilir. Ai u perpoq shume per forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket per gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqednie, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe u sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio)

Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.

Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Per Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe per me teper se pese shekuj e gjysem.

- Lindja dhe zhvillimi i qyteteve ilire.

Njoftimet me te hershme te shkruara per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne misit te shek IV para eres se re, por sic deshmojne dhe te dhenat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kerkojme me heret, aty nga mesi i shek V para eres se re.
Gjate shek IV-II para eres se re qyteti dhe jeta ne Iliri moren nje zhvillim te vrullshem. Ato u zhvilluan vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin te ngritura mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore e te fortifikuara me mure rrethuese te ndertuara me blloqe guresh te punuar. Ne arkitekturen e tyre te brendshme qytetet ilire u ndertuan sipas shembullit te qyteteve bashkohese te Greqise, Maqedonise dhe Epirit. Ne vendet me te mira ndertoheshin ngrehinat e rendesishme shoqerore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj. Ne Bylis e Klos u ndertuan teatro, ne Amantie e Bylis, stadiume.

Qyteti ilir isht para se gjithash qender ekonomike, ku krahas skllavopronareve jetonin dhe vepronin dhe zejtaret dhe tregtaret. Qyteti kishte edhe funksion uhstarak, shoqeror e kulturor. Periudha e zhvillimit dhe e lulezimit te qytetit e te Kultures qytetare perkonte me kohen e fuqizimit me te madh te shtetit Ilir.

Arti dhe Besimet

Ne epoken prehistorike iliret kishin te zhvilluar artin dekorativ, i cili gjeti zbatim te gjere ne prodhimet e artizanatit, si ne enet prej balte ashtu dhe ne objektet e zbukurimit prej bronzi. Motivet qe perdoreshin me shpesh per zbukurim si trekendesha rombe, vija zigzage, rrathe etj kishin qellim estetik, por dhe botekuptimor. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.

Gjate periudhes qytetare ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkekohor. U shfaq skulptura prej guri qe paraqiste shtatore me veshje ilire. Perhapje te gjere mori punimi i terrakotave prej balte te cilat paraqitnin kryesisht forma qe adhuronte popullsia ilire. Kulti me i perhapur ishte kulti i Diellit i cili simbolizohej ne forme rrethi, ne forme spiralee dhe kryqi te thyer. Shume i perhapur ka qene dhe kulti i gjarpreit.

Gjuha Ilire

Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane qe dallohej nga gjuhet e tjera te kohes se lashte te ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plote i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire, perhapje te gjere mori gjuha e shkruar greke e me pas ajo latine. Ne mbishkrimet e zbuluiara ka shume emra njerezish qe shpjegohen me Ilirishten

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi