Perimet qe i bejne mire organizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perimet qe i bejne mire organizmit

Mesazh nga Kotelja prej Tue 04 Nov 2008, 5:02 pm

Lexoni me kujdes!

Perzgjedhja e ushqimeve te duhura per nje diete te shendetshme shpesh eshte shume e veshtire. Per pjesen me te madhe te njerezve eshte pothuajse e pamundur te kombinojne sasine e duhur te yndyrave, lengjeve, frutave dhe perimeve. Ne kete menyre, dieta dhe nje ushqyerje e shendetshme behen te pamundura dhe ky ērregullim i shkakton organizmit vetem deme te medha. Mjeket specialiste rekomandojne te gjitha produktet qe nuk duhet te mungojne ne dieten e perditshme, si dhe ato produkte qe duhen eliminuar.

Kombinimi i ushqimit

Ka disa lloje ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone. Studimet e bera kane treguar se nese i ha karotat e grira ne forme sallate, pa u hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr. Vitaminat qe nuk duhet t’i mungojne organizmit jane A, D, E, K. Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi vetem ne prani te yndyrave. Me perpara konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Vitaminat duhet te merren brenda javes. Perveē kesaj, ka edhe disa ushqime qe nuk duhen “perzier” me njera-tjetren. Dietologet keshillojne qe keto ushqime te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu per shembull, djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin pengon absorbimin e hekurit nga zorret. Ndersa lakra e bardhe, kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit qe permban peshku.

Yndyrat

Jane baze ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrave, mund te ēoje ne dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamerat e kafsheve, vezet, peshku, arrat, kane yndyra te tretshme. Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshme, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendicitin, semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra.

Vitaminat

Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperat minerale qe jane shume te nevojshem per organizmin. Megjithese kriperat minerale duhen vetem ne sasi te vogla, ato jane te pazevendesueshme. Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te grumbullohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullisht. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire sesa zierja e zakonshme. Mjaft vitamina permbajne edhe lekurat e frutave.

Rekomandime

Kujdes nga paracetamoli. Shume tableta qe disa i gelltisin me shumice kunder dhimbjes se kokes, per qetesimin e dhimbjes se dhembit dhe dhimbjeve te tjera, permbajne paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mire e zevendeson aspirinen dhe eshte i pershtatshem per personat qe kane te thate ne lukth dhe per ata te te cilet here pas here paraqitet gjakrrjedhja ne lukth. Por kujdes! Paracetamoli demton veshkat. Keshtu, ata qe e shfrytezojne kane mundesi tri here me shume te semuren nga veshkat sesa ata qe nuk e perdorin barera qe nuk kane paracetamol.

Rrahjet e shpeshta te zemres

Keni kujdes! Pas pirjes se disa kafeve me radhe ndieni rrahje te shpeshta te zemres. Eshte mire qe te kontrollohet melēia. Ne rastet kur keni probleme me funksionimin e melēise, kafeina e kafese grumbullohet ne gjak dhe keshtu fillojne te rrahurat e shpeshta te zemres.

Mungesa e vitamines A

Mungesa e vitamines A shkakton shkurtpamesi dhe verbimin e nates. Per kete mjeket popullore rekomandojne qe te hani majdanoz te fresket, i cili eshte i pasur me vitaminen A. Majdanozi permban edhe kalcium, i cili eshte i nevojshem per elasticitetin e muskulatures se syve. Gjysme filxhani majdanoz ploteson nevojen ditore te organizmit me vitamine A.

Lendimet

Plaget e ndotura i lani me uje te ftohte e pastaj i dezinfektoni me jod dhe alkool etilik. Ndersa gervishtjet e vogla mos i lidhni, sepse sipas mjekeve, ato sherohen me mire ne ajer. Plaget pakez me te medha dhe ato qe ndeshen me rroba i mbuloni me faster ose me fashe. Fashen duhet ta nderroni ēdo 24 ore. Fasterin duhet ta shqepni me lehte nga plaga, nese kendet e tij me pare i keni lyer me benzine per heqjen e njollave. Per plage te renda duhet te drejtoheni te mjeku. Nese vaksina e fundit kunder tetanosit eshte bere para 5 vjeteve, ajo duhet perseritur.

Keshilla per tryezen

Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamerat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyra te tretshme, ēka do te thote se nje prej produkteve eshte e keshillueshme te perdoret ēdo dite. Dritherat nuk duhet te mungojne asnje dite ne tavolinen e ēdo personi, pasi trupi ka shume nevoje per to.
Mineralet me te rendesishme qe nuk duhen perjashtuar jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Vitaminat qe duhet te merren gjate javes jane vitamina A, D, E, K. Kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullisht. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire, sesa zierja e zakonshme.

Perimet ne shendetin tone

Sot ne bote njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh. Ne jeten e njeriut perimet luajne rol shume te rendesishem jo vetem si ushqim, por edhe si ilaē shume efikas ndaj shume semundjeve, sepse permbajne mbi gjysmen e elementeve te njohura kimike. Nga perimet e shumta, qe kultivohen ne bote, po veēojme ato qe praktikohen me se shumti.

Qepa

Eshte nje nga perimet qe me se shumti shfrytezohet ne kuzhinat tona. Qepa stimulon tretjen, duke aktivizuar thithjen me te mire te lengut te lukthit. Efekt kurues pozitiv qepa ka edhe te verdheza (hepatiti), rregullon tretjen, i jep fuqi organizmit te dobesuar dhe te rraskapitur, forcon mishin e dhembeve etj.

Hudhra

Permban kripera te kalciumit, sulfurit dhe hekurit. Ajo eshte efikase kunder baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos se zorreve, difterise, koleres, influences etj. Lengu i hudhres eshte mjet shume i shkelqyer dezinfektues te plaget dhe djegiet e lekures si dhe shpejton rritjen e flokeve.

Lakra

Eshte shume e pasur me aminoacide, sheqer, lende ushqyese azotike, vitamine B1, B2 dhe C. Lakra permban substanca te cilat kane veprim bakterial (qe asgjeson bakteret).

Patatja

Nga perberja patatja ngjan me buken, kurse nga perberja e vitaminave dhe kriperave minerale i perngjan perimeve. Patatja permban sasi te medha te kaliumit, i cili eshte nje element vital per organizmin e njeriut.

Domatja

Eshte nje nga perimet e pasura me vitamine dhe perdoret ne gjendje te fresket dhe te konservuar. Lengu i fresket i domates rekomandohet per semundjet inflamatore te lukthit, forcon organizmin, shton oreksin, riperterin qelizat e lekures. Per kete arsye femrat me sukses e perdorin si mjet kozmetik.

Speci

Eshte nder perimet elementare me te perdorura ne kuzhinat tona. Speci djeges permban substancen e quajtur kapasicine, e cila e shton oreksin ngaqe aktivizon tajitjen e lengut te lukthit. Me efikas eshte qe speci te perdoret ne forme sallate, sesa i pjekur, sepse humbet vitamina C.

Karota

Eshte perime e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gramsh eshte ilaē efikas te reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartires urike ne gjak). Karota ndihmon ne kurimin e anemise, rregullon tretjen ne lukth, rrit peristaltiken e zorreve. Ajo eshte efikase edhe per diarrene, temthin, melēine.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mjauuu...!

Kotelja
WebMaster
WebMaster

Shteti: Nen rrenojat e dashurise!
Postime: 3135
Kyējet nė forum: 9668
Regjistruar mė: 04/06/2007
Profesioni: Viktoriane

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi