KADARE:JA DIPLOMATI QĖ MĖ HOQI "ĒMIMIN NOBEL"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KADARE:JA DIPLOMATI QĖ MĖ HOQI "ĒMIMIN NOBEL"

Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 23 Nov 2008, 4:10 pm

Kadare: Ja diplomati qė mė "hoqi" ēmimin Nobel


Kadare
Nga Ismail Xhaferi

GJIROKASTER - Eshtė kthyer pas 8 vitesh nė qytetin e tij tė lindjes, nė Gjirokastėr. Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare ka thyer heshtjen e gjatė, duke folur pėr herė tė parė mbi prapaskenat qė lidhen me nominimin e tij pėr ēmimin Nobel. Nė takimin e organizuar nė ambientet e Hotel "Ēajupi", shkrimtari u shpreh, se njė ish-diplomat shqiptar ka qenė ai qė pengoi vlerėsimin e tij me kėtė ēmim. Kadare pohoi njė tė pathėnė deri dje, duke pohuar se njė ambasador shqiptar nė Suedi u bė shkak qė ai tė mos vlerėsohej me ēmimin e madh, por pa deklaruar publikisht emrin e diplomatit. Enigma e lėnė nga Kadare, nė sallėn ku u organizua takimi mbi emrin e ambasadorit qė guxoi kontestimin e dhėnies sė ēmimit Nobel, u "zbulua" nga vetė miqtė qė shoqėronin shkrimtarin e madh. Bėhet fjalė pėr Bardhyl Kokalarin nga Gjirokastra, i cili ka qenė ambasador nė Suedi gjatė viteve 1992-1995. Mėsohet se Kokalari i kėrkoi zyrtarisht Komitetit tė ēmimit Nobel, qė tė mos vlerėsohej me kėtė ēmim bashkėqytetari e bashkėkombėsi i tij, Ismail Kadare. Duke iu pėrgjigjur interesit tė mediave, shkrimtari ka folur pėr shumė ēėshtje qė e kanė vėnė atė nė qendėr tė polemikave dhe debateve kėto vitet e fundit. Po japim mė poshtė tė plota pėrgjigjet e Ismail Kadaresė pėr pyetjet qė lidhen me prapaskenat e ēmimit Nobel, pėrplasjen e tij me Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarėve, raportin qė ka pasur shkrimtari dhe vepra e tij me diktatorin Enver Hoxha etj.


Z.Kadare, ju jeni nominuar thuajse pėr ēdo vit pėr ēmimin Nobel. Megjithatė ende nuk jeni vlerėsuar me kėtė ēmim. Sipas jush, pėrse?


Njė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Suedi, ka kundėrshtuar nominimin tim me kėtė ēmim. Ky ishte njė veprim skandaloz, saqė edhe vetė shtypi u mor gjatė me kėtė ēėshtje. E ē'ėshtė mė e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra.


Njė polemikė e gjatė dhe e ashpėr ishte ajo mes jush dhe Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarėve. A keni diēka tė re pėr tė shtuar mbi kėtė debat?


Debatet me Rexhep Qosen mbi identitetin europian tė shqiptarėve, janė tė njohura nga shtypi dhe nuk kam asgjė tė re pėr tė shtuar. Kam shprehur mendimin tim se jemi popull europian dhe duhet tė jemi pjesė e familjes europiane. Qose mendon se jemi gjysmė pėrgjysmė. Nėse turpi nuk do na mbetet pėr ēmitizimin e figurės sė Gjergj Kastriotit, do na mbetet pėr kėtė ēėshtje. Tė ngresh tezėn se njė popull e ndryshon identitetin e tij pas njė pushtimi, ėshtė njė gjė e turpshme.

Si i vlerėsoni tezat historike tė hedhura pėrgjatė kėtyre viteve, njė pjesė e tė cilave e ēmitizojnė figurėn e Heroit tonė Kombėtar?


Kjo dukuri ėshtė njė nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorė qė janė pėrpjekur ta bėjnė kėtė gjė nė mėnyrėn mė tė pafytyrė. Problemi ėshtė shumė i thellė dhe themelor pėr kombin shqiptar. Tė ēmitizosh figurėn e Gjergj Kastriotit, do tė thotė tė bėsh sulm kundėr konceptit tė lirisė. Duan tė na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenė njė figurė negative e historisė shqiptare. Kjo ėshtė njė histori e vjetėr nė shėmtinė e saj. Ka pasur teza pėr kėtė ēėshtje. Teza e parė ėshtė krijuar nga fqinjėt tanė rreth 200-300 vjet mė parė. Para tyre, kėtė tezė e kishin ngritur turqit, se pėr ta, Gjergj Kastrioti ėshtė njė renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur pėrpjekje dhe nga pjesa renegate e popullit shqiptar qė janė bashkuar me kėtė tezė, se janė tė dėrrmuar nga kjo pjesė. Tė jesh kundėr Gjergj Kastriotit, do tė thotė tė parapėlqesh robėrinė para lirisė dhe Shqipėria do tė ishte vendi i parė nė Europė qė do ta bėnte kėtė. Vendi ynė do tė ishte i pari nė Europė qė do t'i vinte njė njollė tė madhe dhe tė shėmtuar historisė, qė nuk do tė hiqej nė shekuj. Njerėz perversė me shpirt pseudointelektuali, janė bashkuar nė kėtė fushatė kundėr Gjergj Kastriotit, i cili ėshtė figura qė simbolizon bashkimin e Shqipėrisė me Europėn. Fushatė mė tė turpshme nė histori nuk ka pėr tė pasur dhe nėse e pranojmė, do tė jemi kombi mė pa dinjitet nė Europė.


A jeni dakord pėr atė qė po quhet shpesh rivlerėsimi i figurės sė Enver Hoxhės?


Jam kategorik ndaj kėsaj ēėshtjeje. Europa ka kėrkuar ashtu sikurse edhe vendeve tė tjera tė Lindjes, dėnimin e periudhės komuniste. Unė mendoj se ky ėshtė njė proces qytetėrimi pėr kombin shqiptar. Nuk jam aspak dakord me idenė e rivlerėsimit tė diktatorit komunist.

shaban cakolli
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjermani
Postime: 2796
Kyējet nė forum: 7239
Regjistruar mė: 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi