Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Naki prej Mon 24 Nov 2008, 6:41 am

E Lumja Nėnė Tereza (1)
Gonxhe Bojaxhiu, nga murgesha nė shenjtore
Ajo do tė shpallet e Shenjtė nga Selia e Shenjtė nė Vatikan, pėrmes pėrshpejtimit tė procedurave tė verifikimit tė mrekullive tė saj, qė pėrcaktohen nga njė komision i pėrzier asnjanės, ku bėjnė pjesė edhe doktorė dhe shkencėtarė


Nga Gjon Frani IVEZAJ, historian

Janė shkruar deri mė sot shumė libra, shkrime, reportazhe, monografi, studime. Gjithashtu janė botuar me dhjetėra e qindra fotografi origjinale tė jetės dhe punės bamirėse tė Tė Lumes Nėnė Tereza mes tė varfėrve midis mė tė varfėrve. Kėto libra janė shkruar nga autorė tė ndryshėm mė sė shumti tė huaj dhe gjatė dy dekadave tė fundit nga vendi i origjinės sė saj trojet etnike shqiptare, Maqedonia (Shkup), Kosova dhe Shqipėria.
Nė vitet nė vijim Ajo do tė shpallet e Shenjtė nga Selia e Shenjtė nė Vatikan, pėrmes pėrshpejtimit tė procedurave tė verifikimit tė mrekullive tė saj, qė pėrcaktohen nga njė komision miks asnjanės, ku bėjnė pjesė doktorė dhe shkencėtarė tė tjerė, pėrmes tė cilave dėshmohet, se kjo bamirėse e pėrkushtuar, gjatė tėrė jetės e punės me misionet bamirėse, shpėtuese dhe shpresėdhėnėse nė vendet e ndryshme tė botės, ka pasur raste, qė provohen mrekullisht e shkencėrisht, se u ka shėruar plagėt njerėzve konkretė.

Gonxhe Bojaxhi (1910-1997)
Nga disa libra biografikė, qė kam lexuar me kujdes shumė vite mė parė nga autorė tė huaj dhe deri kėto tė fundit nga biografi i afėrt i saj kleriku i pėrndershėm Dom Lush Gjergji, del se dihet pak nga fėmijėria dhe rinia, jeta familjare e prindėrve tė bamirėses.
Gjatė kohės qė murgesha shqiptare ishte nė Irlandė (nė moshėn 17-vjeēare), ka pak shėnime e detaje tė rėndėsishme mbi rininė e saj dhe pėr mė tepėr mbi familjen, lėvizjet e tyre nga Shkupi nė Kosovė dhe Shqipėri etj. Kjo sigurisht qė lidhet edhe me kushtet ekonomike e politike nė tė cilėn gjendeshin asokohe trojet etnike shqiptare. Pėr mė tepėr pak familje qytetare shqiptare kanė mbajtur ditar nga jeta e tyre e pėrditshme, traditė kjo pak e pėrhapur familjet aristokrate shkodrane dhe shumė e pėrhapur nė vendet e Evropės Perėndimore dhe Amerikė. Por gjithsesi nga biografėt e sotshėm, kanė dalė shumė pyetje, tė cilat njė pjesė e kanė marrė udhėzgjidhje.
Dhe kėsisoj natyrshėm mund tė them, se nė thirrjen e saj si murgeshė padyshim qė njė rol mjaft tė rėndėsishėm ka luajtur mjedisi familjar, prindėrit e saj: nėna dhe babai, qė asokohe luftonin pėr mbijetesėn ekonomike tė familjes.
Nė traditėn shqiptare, familja konservative, ka qenė pjesė e jetės nė fillim tė shekulli XX, kur vjen nė jetė edhe vogėlushja shqiptare, qė mė vonė mori emrin e pagėzimit Gonxhe Bojaxhiu.
Dashuria dhe pėrkujdesja e prindėrve ka qenė i vazhdueshėm pėr tė gjithė fėmijėt njėsoj. Sigurisht mė tė privilegjuarit ose mė mirė tė shprehem mė tė pėrkėdhelur nė familjen tradicionale janė djemtė, qė shikohen si trungu e shtylla ose vijues tė brezave tė familjes. Dhe pėr ēdo lindje djali nė familjen shqiptare kryesisht nė Malėsi, babai i vogėlushit ka shkrehur armėn, pėr tė shpreh gėzimin shpirtėror. Pak mė ndryshe ka ndodh asokohe me lindjen e vajzave. Pavarėsisht nga kjo, vajzat, janė nderuar dhe respektuar shumė.

Mjedisi qė rriti tė Shenjtėn
Familja Bojaxhiu, ka mbajtur njė mbiemėr interesant. Kjo sipas disa biografėve, lidhet me profesionin e lyerjes sė shtėpive me ngjyra tė ndryshme nga mjeshtėri qė e ka ushtruar kėtė profesion. Ndėrsa nga ana e tjetėr, disa autor mendojnė, se mbiemri i familjes Bojaxhiu me sa duket lidhet me historinė e hershme tė familjes, e cila, ka mbajtur tė ndezur ndjenjat e pastra tė atdhedashurisė, ku shumė bij tė denjė tė tyre brez mbas brezi kanė derdhur gjakun si ngjyra e kuqe.
Por ajo qė ėshtė mė shumė e pėrhapur, ėshtė mendimi se nga kjo derė tė parėt e kėsaj familje kanė qenė bij tregtarėsh, pra janė marrė me profesionin e tregtisė sė ngjyrave, qė pėrdoreshin gjerėsisht pėr ngjyrosjen e shtėpive apo tė orendive me material druri tė shtėpive.
Ende sot nuk ka njė pėrcaktim tė saktė rreth origjinės sė mbiemrit Bojaxhiu, qė kanė mbajtur tė parėt e Gonxhe Bojaxhiut, mbasi nuk ka asgjė tė shkruar nė regjistrat kadastralė tė qyteteve ku lėvizi dhe u vendos kjo familje gjatė viteve tė mėvonshme.
Megjithatė, mė afėr mendoj qėndron ideja se mbiemri Bojaxhiu rrjedh ose ka mbetur nga fakti, tė parėt bojaxhi tė mėparshėm ishin tregtarė tė mėdhenj tė mallrave, tė cilėt, kanė mundur t’i shesin deri Afrikėn e Veriut e konkretisht nė Egjipt (Misir, sikurse ėshtė pėrdorur nė lashtėsi). Nga kjo disa nga anėtarėt tregtarė tė familjes janė vendosur pėr tregti nė Egjipt, kurse tė tjerėt kanė qėndruar nė qytetin e lashtė shqiptar-Shkodra.
Familja e saj Bojaxhiu ka jetuar nė Shkodėr nga viti 1932-1933. 75 vjet mė mbas, me datėn 21 tetor 2008, nė qytet hapet shtėpia-muze e Bojaxhive, e para nė trojet etnike shqiptare, qė i kushtohet Tė Lumes Nėnė Tereza dhe familjes sė saj, qė ka banuar nė qytetin e lashtė historik dhe kulturor tė Shqipėrisė. Aty janė tė vendosur foto, relikte, disa prej tė cilave janė origjinale dhe ekspozohen pėr herė tė parė.
Kolė Bojaxhiu, babai i Gonxhes, ka vijuar tė merret me tregti, pėr tė siguruar jetesėn e familjes. Kryefamiljari, pėr ndershmėri dhe suksesin nė biznesin e vet ka gėzuar respektin e tė gjithė vendasve dhe partnerėve, me tė cilėt rregullisht ka zhvilluar tregtinė. Ai kishte lidhje pune blerje dhe shitje mallit me tregtarė italianė, sllavė, egjiptianė, grekė etj. Njė pjesė tė fitimit, ai ua dhuronte (si filantrop) njerėzve tė varfėr pėrreth, qė kishin mė shumė nevojė, duke treguar kėsisoj zemrėn e tij tė bardhė, prej njė bujari, qė u pėrpoq tė zbuste mjerimin njerėzve nė nevojė.
Kola si njė i krishterė i mirė dhe i devotshėm kur kryente vepra bamirėsie, nuk ua tregonte miqve dhe shokėve tė vet. Shkurt ēfarė bėnte dora e djathtė ai nuk kishte dėshirė ta merrte vesh dora e majtė. Ai shpesh ua linte njetin e tij familjes nė nevojė tek pragu i shtėpisė, tė mbėshtjellė me rubė dhe largohej pa bėrė zhurmė nė drejtim tė shtėpisė sė tij. Njerėzit, qė e kuptonin se kėtė vepėr mirėsie e kishin nga Kola falėnderonin Zotin nė kishė dhe pėrshėndesnin bashkėkombėsin e tyre nė shenjė fisnikėrie dhe mirėnjohje…
Drande Bojaxhiu (Bernaj), ishte nga Prizreni me prejardhje nga Novosella (afėr Gjakovės), njė familje e madhe dhe shumė e pasur. Ajo kurrė nuk ka qenė e dhėnė pas tė hollave dhe bile ajo asnjėherė nuk mori veshėt pėr pasurinė (testamentin), qė mund t’i kenė lėnė tė parėt e saj Drandes.
Pėr tė gjithė qytetarėt, qė e kanė njohur, ajo mbeti njė nėnė e mirė, e dashur pėr tė gjithė fėmijėt, e pėrkushtuar nė zgjidhjen e problemeve dhe halleve tė familjes sė saj, pėrkujdesej me dhembshuri pėr dy vajzat: Agėn dhe Gonxhen dhe djalin e vetėm Lazrin. Kishte njė karakter tė fortė, e butė dhe e dhembshur me tė gjithė, zemėrbardhė me tė varfrit. Devocionin e veēantė pėr meshėn e shenjtė ua mėkoi edhe fėmijėve tė vet. Ajo merrte me vete ēdo ditė nė kishė fėmijėt e vet dhe thoshte uratat me pėrvujtėri kristiane.

Fėmijėria e Gonxhe Bojaxhiut
Gonxhe Bojaxhiu lindi nė qytetin e Shkupit, mė 27 gusht tė vitit 1910 nė njė mjedis thellėsisht me doke e zakone, tradita dhe bujari tipike shqiptare. Ajo kishte prirje pėr poezi, shkruante dhe ua lexonte me endje shoqeve tė klasės. Mbante gjithnjė fletore dhe njė laps me vete. Kėtu ajo kreu katėr vjet. Bashkėmoshatarėt shokėt dhe shoqet e shkollės dhe tė kishės katolike nė qytetin shqiptar tė Shkupit, qė e kanė njohur nga afėr kujtojnė se kishte njė shėndet tė dobėt, por ishte koc i fortė nga karakteri, trupi dhe mendja…
Ajo regjistrohet pėr tė vijuar gjimnazin serb, mbasi asokohe ishte e ndalur pėrdorimi i gjuhės shqipe. Ishte veprimtare e palodhur pranė famullisė katolike “Zemra e Krishtit” nė Shkup. Gonxhja e kishte shumė afėr kishėn ku shkonte ēdo ditė. Gonxhja, falė zėrit melodik nisi tė kėndonte nė korin e kishės sė bashku me nėnėn dhe motrėn e vet, duke u bėrė njė trio shumė e bukur. Gjithēka e bėnte pėr Zotin, sepse e adhuronte dhe vuante pėr dashurinė e Tij. Gonxhja, pėrpara se tė vendoste pėr ēdo gjė, kėshillohej me tė afėrmit, me familjen, dhe veēanėrisht me nėnėn Drande, motrėn Age si dhe me shoqėrinė. Vitet e fundit para se tė shkonte pėr murgeshė, nė misione (pra nė vitin 1927 dhe 1929), ishte pėr ushtrime shpirtėrore nė Letnicė pėr dy muaj. Murgesha e re lutej tek Zoja e Madhe dhe sėrish sikurse ēdo familje tjetėr besimtare shkonte nė Mal tė Zi ēdo vit.
Vitet kalojnė dhe ajo rritet gjithnjė nėn pėrkujdesjen e vijueshėm tė prindėrve tė dashur. Adoleshentja e zgjuar Gonxhe vijon rregullisht gjimnazin e qytetit. E heshtur dhe e rezervuar dhe sjellje tė qetė pėrvujtėrie, ajo dėgjoi thirrjen e parė tė Zotit. Duke qenė e dashur dhe e dhimbshme, ajo bėn pėr vete shumė shoqe bashkėmoshatare tė shkollės.
Nėna e saj, kur bija e vet i shprehu vullnetin e saj pėr t’i shėrbyer Zotit, u step pak ēaste, ra nė mendime tė thella. Mbas disa ditėve, me butėsinė e nėnės sė dhimbsur iu afrua buzagaz e i tha vajzės sė vogėl: “Udhė tė mbarė!” thirrjes me zemėr qė kishte Gonxhe Bojaxhiu, pėr t’i shėrbyer Hyjit. Kėshtu nėna dhe Agia motra e madhe e saj mbetėn nė shtėpi pėr katėr vjet (1928-1932), mbasi Lazri, kishte kohė qė ishte larguar nga shtėpia (v. 1924) dhe jetonte nė Tiranė (1929-1939), kur Gonxhja nuk ishte mė shumė se 14 vjeēe. Nė vitin 1928 motra e vogėl, u nis pėr t’u bėrė motėr e kishės katolike. Katėr vjet mė mbas mė 1934, nėna dhe motra nisėn tė jetojnė nė Tiranė tek vėllai Lazri. Sėrisht djali nuk qėndron nė familje por lėviz. Pesė vjet mė vonė, Lazri shkon nė Itali dhe u vendos nė Palermo derisa i mbylli sytė.

Nė numrin vijues tė shtojcės pėr kulturė:

* Si e mori rrugėn Murgesha e re Gonxhe pėr nė Irlandė?
* Cila ishte thirrja qė ia tundoi shpirtin Gonxhes sė re?
* Ku e mori emrin e ri Marija Tereza e Krishtit tė Vogėl?
-------------------------------------------------------------
Burimi: Gazeta Kosova Sot


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8654
Kyējet nė forum: 14364
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Sun 30 Nov 2008, 7:44 am

Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit". Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė patundur, iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr njerėzimin, veēanėrisht pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. "Hyji vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij". Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".
Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit. Mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e gjysėm e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Tue 02 Dec 2008, 7:05 am

Nėna Terezė


Qė ditėn e Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė dashuri tė thellė pėr shpirtrat njerėzore. Me vdekjen e papritur tė babait, nė sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8 vjetėt, pėr familjen filluan vėshtirėsitė ekonomike. Dranja, grua burrneshė, i rriti fėmijėt plot dashuri, duke ndikuar shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė do tė zgjidhte e bija. Mė pas formimi fetar i Gonxhes u thellua nė famullinė Zemrės sė Krishtit, nėn drejtimin e jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr tė gjitha veprimtaritė.

Nė moshėn 18 vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza, pėr nder tė Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor u nis pėr nė Indi. Nė Kalkutė arriti mė 6 Janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim". Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė St. Mary dhe mė 1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia kishte kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe nxėnėset e saj, Nėnė Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr njėzet vjet me radhė. E njohur pėr zemėrgjerėsi, bujari, guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen e punėve mė tė rėnda dhe pėr talent tė natyrshėm organizativ, ajo e jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndėrmjet motrave, me besnikėri dhe gėzim.

Mė 10 dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga Kalkuta nė Darjeeling, pėr ushtrimet shpirtėrore vjetore, Nėnė Tereza ndjeu "frymėzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atė ditė, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra njerėzore e pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė pėr ta shuar etjen e Zotit u bė qėllimi kryesor i jetės. Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė dėgjonte njė zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime. Krishti i zbulonte kėshtu dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj "njerėzve, qė duke u flijuar pėr dashurinė", "do tė rrezatonin dashurinė e tij ndėr shpirtra". "Eja, tė jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund tė shkoj vetėm". E i tregoi sa vuante duke parė mospėrfilljen ndaj tė varfėrve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i kėrkoi Nėnė Terezės tė themelonte njė bashkėsi rregulltare, Misionaret e Bamirėsisė, qė do t'i kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve ndėrmjet tė varfėrve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nėnė Tereza tė merrte lejen pėr fillimin e misionit tė saj tė ri. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit tė Loretos, tė cilin e donte aq shumė, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve.

Pas njė kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare nė Patna, Nėnė Tereza u kthye rishtas nė Kalkutė ku gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė Motrave tė Vogla tė tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė nė lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa fėmijėve, u kujdesua pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė madhe dhe pėr njė grua qė po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė Eukaristi; pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t'i gjetur dhe pėr t'u shėrbyer atyre qė janė: "tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesur". Disa muaj mė vonė, me tė u bashkuan, njėra pas tjetrės, disa nga ish-nxėnėset e saj.

Mė 7 tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte zyrtarisht Kongregatėn e re tė Misionareve tė Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė vitit 1960, Nėnė Tereza filloi t'i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr anėt e Indisė. E Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa Pali VI nė shkurt tė 1965-ės, i dha zemėr tė hapte njė shtėpi misionare nė Venezuelė. Menjėherė pas saj u themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė Tanzani dhe, pak mė vonė, nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri mė 1990, Nėnė Tereza hapi shtėpi misioni pothuajse nė tė gjitha vendet komuniste, duke pėrfshirė ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipėrinė dhe Kubėn.

Pėr t'iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė 1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė tė Bamirėsisė; mė 1976, degėn kundruese tė motrave; mė 1979, Vėllezėrit kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė. Gjithsesi frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi, flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si "rrugė e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim" ata, tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me shpirtin e saj.

Gjatė kėtyre viteve, nė sa misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota filloi t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo kishte nisur. Meritoi shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka qė e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr lavdinė e Zotit e nė emėr tė tė varfėrve".

Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet theksuar edhe njė virtyt tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė madhe, i cili u bė i njohur vetėm pas vdekjes sė saj. E fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur deri nga ata qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė provė: pati pėrshtypjen e dhimbshme e tė vazhdueshme se ishte ndarė nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndėrsa nė shpirt i rritej gjithnjė e mė tepėr dėshira pėr ta pasur pranė. Atė qė po provonte e quajti "errėsirė". "Nata e dhimbshme" e shpirtit tė saj, e cila nisi nė kohėn kur sapo kishte filluar apostullimin mes tė varfėrve e qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi Nėnė Terezėn nė njė bashkim edhe mė tė thellė me Zotin. Pėrmes errėsirės, mori pjesė mistikisht nė etjen e Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhimbshme e tė zjarrtė pėr dashuri, duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.

Gjatė viteve tė fundit tė jetės, pa marrė parasysh problemet e shumta e serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza vijoi t'i printe Kongregatės sė saj dhe t'u pėrgjigjej nevojave tė tė varfėrve e tė Kishės. Nė vitin 1997 Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Nė mars tė vitit 1997 bekoi Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė sapo zgjedhur, tė Misionareve tė Bamirėsisė e bėri edhe njė udhėtim jashtė shteti. Si pati takuar Papėn Gjon Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė ku kaloi javėt e fundit tė jetės duke pritur vizitorė e duke u dhėnė kėshilla simotrave. Mė 5 shtator 1997 jeta tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė cak shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besojmave tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė patundur, tė shpresės sė pamposhtur e tė bamirėsisė sė jashtzakonshme. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Jezusit "Eja, tė jesh drita ime!", u bė Misionare e bamirėsisė, "Nėnė e tė varfėrve", simbol i mėshirės pėr mbarė botėn e dėshmitare e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.

Mė pak se dy vjet pas vdekjes, pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:43 am

Jep ēka ke me tė mirė...

Njeriu ėshtė i paarsyeshėm, i palogjikshėm, egoist
nuk ka rėndėsi, duaje.
Po bėre mirė, do tė tė veshin qėllime dytėsore egoiste
s'ka rėndėsi, bėj mirė.
Po realizove objektivat e tua, do tė gjesh miq tė rremė dhe armiq tė vėrtetė
s'ka rėndėsi, realizoji.
E mira qė bėn do tė harrohet nesėr
s'ka rėndėsi, bėj mirė.
Ndershmėria dhe sinqeriteti tė bėjnė tė lėndueshėm
s'ka rėndėsi, ji i sinqerte dhe i ndershėm.
Ajo qė pėr vite ke ndėrtuar mund nė njė ēast tė prishet
s'ka rėndėsi, ndėrto.
Nėse ndihmon njerėzit, do tė lodhesh
s'ka rėndesi, ndihmoji.
Jepi botės ēka ke mė tė mirė, e do tė zėnė me shqelma
s'ka rėndesi, jep... ēka ke mė tė mirė

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:44 am

Gjej kohė...

Gjej kohė tė mendosh
Gjej kohė tė lutesh
Gjej kohė tė qeshėsh
Ėshtė burimi i fuqisė
Ėshtė fuqia mė e madhe mbi tokė
Ėshtė muzika e shpirtit.

Gjej kohė pėr tė luajtur
Gjej kohė tė duash dhe tė duhesh
Gjej kohė tė japėsh
Ėshtė sekreti i rinisė sė pėrjetshme
Ėshtė privilegj i dhėnė prej Zotit
Dita ėshtė shumė e shkurtėr pėr tė qenė egoistė.

Gjej kohė tė lexosh
Gjej kohė tė jesh mik
Gjej kohė tė punosh
Ėshtė burim menēurie
Ėshtė rruga e lumturisė
Ėshtė ēmimi i suksesit.

Gjej kohė tė bėsh mirėsi
Ėshte ēelėsi i parajsės.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:45 am

Mos jeto kurrė pa jetė!

Dita mė e bukur? Sot.
Pengesa mė e madhe? Frika.
Gjėja mė e lehtė? Tė gabosh.
Gabimi mė i madh? Tė heqėsh dorė.
Rrėnja e ēdo tė keqeje? Egoizmi.
Mėndjeheqja mė e mirė? Puna.
Humbja mė e madhe? Mospasja e kurajės.
Profesionistėt mė tė mirė? Fėmijėt.
Nevoja e parė? Komunikimi.
Lumturia mė e madhe? Tė jesh i dobishėm pėr tė tjerėt.
Misteri mė i madh? Vdekja.
E meta mė e keqe? Tė qenit pa humor.
Personi mė i rrezikshėm? Ai qė gėnjen.
Ndjenja mė e shėmtuar? Mėria.
Dhurata mė e bukur? Falja.
Ajo mė e paēmuara? Familja.
Drejtimi mė i mirė? Rruga e duhur.
Sensacioni mė i kėnaqshėm? Paqja e brendshme.
Pritja mė e mirė? Buzėqeshja.
Ilaēi mė i mirė? Optimizmi.
Kėnaqėsia mė e madhe? Detyra e kryer.
Forca mė e madhe? Besimi.
Personat mė tė nevojshėm? Shėrbyesit e Zotit (priftėrinjtė etj).
Gjėja mė e bukur nė botė? Dashuria

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:45 am

Mbi gėzimin

Njė zemėr e gėzuar ėshtė pasoja normale
e njė zemre qė digjet dashurie.
Gėzimi nuk ėshtė thjesht ēėshtje personaliteti
ėshtė gjithnjė e vėshtirė tė shfaqesh i gėzuar:
Njė arsye mė tepėr pėr tė kėrkuar arritjen e gazit
e pėr ta rritur nė zemrat tona.

Gėzimi ėshtė lutja; gėzimi ėshtė forca, gėzimi ėshtė dashuria.
E mė shumė jep ai qė jep me gėzim.

Fėmijėve dhe tė varfėrve, tė gjithė atyre qė vuajnė dhe janė vetėm,
jepini gjithnjė njė buzėqeshje tė ėmbėl;
Jepuni atyre jo vetėm kujdesjet, por dhe zemrėn tuaj.
Ka tė ngjarė tė mos kemi mundėsi pėr tė dhėnė shumė,
por mundemi gjithnjė tė japim gėzim
qė nxit nga njė zemėr valė dashurie.
Nėse nė punėn tuaj hasni vėshtirėsi dhe e pranoni me gėzim,
me njė buzėqeshje, nė kėtė, krahasuar me shumė gjėra tė tjera,
do tė shihni veprat tuaja tė mira.
Dhe mėnyra mė e mirė pėr tė treguar mirėnjohjen tuaj
qėndron nė tė pranuarit e ēdo gjėje me gėzim.

Po qetė tė mbuluar me gėzim, gėzimi do tė shkėlqejė nė sytė tuaj
e nė pamjen tuaj, nė tė folurit tuaj dhe nė shpagimin tuaj.
Nuk do tė arrini ta fshihni dot pasi gėzimi shpėrthen.

Gėzimi ėshtė shumė ngjitės.
Kėrkoni pra, tė rrethoheni gjithnjė prej gėzimit
kudo qė tė shkoni.
...

Gėzimi duhet tė jetė njė nga engjėjt e jetės sonė.
ėshtė virtyt i njė personaliteti zemėrgjėrė
Ndonjėherė ėshtė manteli qė mbulon
njė jetė sakrificash dhe vetėdhėniesh.
Njė njeri qė kėtė dhunti posedon, shpesh arrin maja tė larta
Shkėlqen si diell nė gji tė shoqėrisė.
...

E Zoti ua ktheftė nė dashuri gjithė dashurinė qė keni dhėnė
o gjithė gėzimin e paqen qė keni mbjellur rreth jush,
nga njėra anė e botės nė tjetrėn.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:46 am

Jemi veēse gurė tė vegjėl tė hedhur nė det
qė krespojnė(lekundin) ujin.

***

Gjej njė minutė pėr tė menduar, gjej njė minutė pėr t'u lutur,
gjej njė minutė pėr tė qeshur.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:47 am

Duaj

Duaj deri nė dhembje
e nėse tė dhemb,
pikėrisht pėr kėtė do tė jetė mė mirė.
Pėrse tė ankohesh?
Nėse vuajtjen e pranon
e ja ofron Zotit, do tė tė japė gėzim.
Vuajtja
ėshtė dhuratė e madhe e Zotit:
kush e vjel
kush do me gjithe zemėr,
kush vetveten ofron
ia njeh vlerėn.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:47 am

Ki gjithnjė parasysh se lėkura rrudhet,
flokėt thinjen
e ditėt bėhen vite.

Megjithatė ajo ēka ėshtė e rėndėsishme nuk ndryshon
forca dhe besimi yt nuk kanė moshė.
Shpirti yt ėshte ngjitėsi i ēdo rrjetėze merimangash.

Pas ēdo linje tė mbėrritjes ėshtė njė linjė nisjeje.
Pas ēdo suksesi ėshtė njė tjetėr zhgėnjim.

Pėrsa kohė je i gjallė, ndjehu i gjallė.
Nėse tė mungon ajo qė bėje, kthehu ta bėsh.
Mos jeto me fotografi tė zverdhura,
kėmbėngul edhe pse tė gjithė presin tė braktisėsh.

Mos lejo tė ndryshket hekuri qė ėshtė nė ty.
Bėj qė nė vėnd tė mėshirimit tė tė respektojnė.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:47 am

Sėmundja mė e keqe e sė sotmes
ėshtė tė ndjehesh i padėshiruar,
te mos duhesh e tė ndjehesh i braktisur.
Ka kaq shumė njerėz nė botė
qė vdesin prej urisė,
por akoma mė shumė njerėz vdesin
nga mungesė e dashurisė.
Gjithkush ka nevojė pėr dashuri.
Gjithkush duhet tė dijė
se dėshirohet, se duhet,
se ėshtė i rėndėsishėm pėr Zotin.
Ju ėshtė uri dashurie,
e ju ėshtė uri pėr Zotin.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:48 am

Duaj jeten...

Duaje jetėn ashtu siē ėshtė
duaje plotėsisht, pa pretendime;
duaje kur tė duan apo kur tė urrejnė,
duaje kur askush nuk tė kupton,
apo kur tė kuptojnė tė gjithė.

Duaje kur tė gjithė tė braktisin,
apo kur nė qiell tė ngrenė si mbret.
Duaje kur tė vjedhin gjithēka,
apo kur tė dhurojnė.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka njė fije.

Duaje nė lumturi tė plotė
apo nė vetmine absolute.
Duaje kur je i fortė,
apo kur ndjehesh i pafuqishėm.
Duaje kur ke frikė,
apo kur ke njė mal guximi.
Duaje jo vetėm pėr kėnaqėsitė e mėdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe pėr gėzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk tė jep ēka mundet,
duaje edhe pse nuk ėshtė siē do ta dėshiroje.
Duaje sa herė qė lindesh
e sa herė qė je duke vdekur.
Por mos duaj kurrė pa dashuri.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:48 am

Pa vuajtje puna jonė do tė ishte njė veprimtari shoqėrore,
njė veprimtari shumė e mirė dhe e dobishme, po nuk do tė ishte punė e Krishtit.
Ne duhet tė shelbojmė jo vetėm varfėrinė materiale, po edhe mjerimin shpirtėror.
Dhe duhet ta marrim parasysh sepse vetėm duke u bashkuar fort me tė varfėrit
mund t’i shelbojmė, duke futur Zotin nė jetėn e tyre, duke i bartur e ēuar ndaj Zotit...

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Voglushja prej Fri 22 May 2009, 2:50 am

Ne pritje


Kur dashurin deshiron dikujt t'ia falesh
dhe me shpirt ta duash
Aty para zotit do ndalesh
betimin e fundit ta thuash

Njeher dashurohesh me nejeriun e zemres
gjdo te mir e te keqe sebashku ta ndash
te gjith dashurin ,me shpres
Perher ne ngrohtesin e shpirtit ta mbash

E Kur te lodhesh shum
ke ku te strukesh ne kraherore
kur dikush te ledhaton e te ve ne gjum
Sa te duket vetja madheshtore.

E ma ske per tu merzit
se jeta ka per te qene till
gjdo hall sebashku ta ndash
dhe vertet njehesh mir.

Ateher fatit buzeqeshi
duaje dhe perqafoje
zemres fjalet mir ngjeshi
Jeten tane drejtoje

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar
Anėtarė i Avancuar

Shteti: Gjakove
Postime: 4385
Kyējet nė forum: 8425
Regjistruar mė: 03/11/2008
Profesioni: Studente

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Mesazh nga Naki prej Thu 03 Dec 2009, 2:39 am

Nėnė Tereza u tradhtua nga kolegėt
Edhe njė herė Gėzim Alpion sociolog nė Universitetin e Birminghamit i kthehet ēėshtjes sė mungesės sė besimit tė Nėnė Terezės. Ai thotė se nė atė periudhė tė trazuar shpirtėrore kolegėt e saj u munduan mė kot t'i ndryshojnė bindjet me argumente bajate. Alpion: "Kjo ėshtė ndoshta vepra mė e vėshtirė qė kam pėr tė shkruar ndonjėherė nė jetė".
Nėnė Tereza u tradhtua nga kolegėt e saj tė fesė kur nė mirėbesim iu tha atyre se ajo nuk besonte nė Zot. Ky ėshtė pėrfundimi qė del nga kėrkimi i njė akademiku tė Universitetit tė Birminghamit, i bėrė me dije nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp nga ky universitet.
Dr. Gėzim Alpion, lektor i Sociologjisė nė Universiteti e Birminghamit dhe udhėheqės akademik nė studimet pėr Nėnė Terezėn, po kryen sė fundi njė studim pėr ankthin shpirtėror tė murgeshės me origjinė shqiptare, duke u pėrqendruar nė raportin e saj tė trazuar me Zotin nė pesėdhjetė vitet e fundit tė jetės sė saj nga pikėpamja e shėnimeve tė saj private, njė pjesė e mirė e tė cilave u botua pėr herė tė parė mė 2007.
"Nėnė Tereza u tradhtua nga njerėzit tek tė cilėt ajo besonte mė shumė", zbulon Dr. Alpion. "Nuk ėshtė kjo e vetmja tradhti qė ndesh nė kėrkimin tim.
Ajo ishte njė nga personalitet mė tė shquara fetare tė shekullit tė njėzetė qė ngrinte pyetje dhe nė varfėri ajo u dorėzua tek kolegėt fetarė tė cilėt, kur ajo u tha nė mirėbesim se nuk besonte nė Zot, mė kotė u pėrpoqėn t'ia ndėrrojnė pikėpamjet me argumente bajate."
Rezultatet e kėrkimit do tė botohen nė librin e ri "Who Betrayed Mother Teresa? - Faith and Disbelief in Postmodernity" (Kush e tradhtoi Nėnė Terezėn? - Besimi dhe dyshimi nė epokėn postmoderne" mė 2011.
Nė librin e tij paraardhės "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" (Nėnė Tereza : Shenjtore apo e famshme, Routledge, 2007) i botuar gjithashtu edhe nė italisht (Salerno Editrice, 2008), Dr. Alpion shqyrton ndikimin traumatik qė pati tek Anjezė Gonxhe Bojaxhiu (emri origjinal i murgeshės) vdekja e papritur e tė atit kur ajo ishte 9 vjeē, dhe pėrpjekjet e saj pėr ta zėvendėsuar babanė e saj biologjik me njė at hyjnor.
Nė studimin e ri, Alpioni identifikon dhe analizon disa nga arsyet e kėmbėnguljes sė misionares pėr mos tė folur pėr jetėn e saj personale dhe nė veēanti pėr atė periudhė kur dėshtuan pėrpjekjet e saj qė tė bindte kishėn pėr tė asgjėsuar letrat e saj, ditarėt dhe rrėfimet e shkruara nė posedim tė etėrve tė saj shpirtėrorė.
Kėrkimi aktual i Alpionit ėshtė i pari studim akademik qė e trajton besimin e lėkundur tė Nėnė Terezės duke mos u nisur nga pikėpamjet e besimtarėve, as nga pikėpamjet e evolucionistėve dhe ateistėve.
Nė kėtė vepėr Alpioni, studiues shqiptar qė jeton prej afro njėzet vjetėsh nė Britani, tashmė lektor i Sociologjisė, nė Departamentin e Sociologjisė, Universiteti i Birminghamit, i referohet korrespondencės qė ai ka pasur pėr mungesėn e besimit tė Nėnė Terezės nė tre vitet e fundit me Papa Benediktin XVI dhe disa rrėfyes tė Nėnė Terezės.
Dr. Alpioni sė shpejti do tė fillojė tė japė leksione nėpėr botė, ku, si edhe nė rastin e studimeve tė tij tė tjera, ai ka pėr qėllim t'jua prezantojė rezultatet e tij audiencave akademike tė interesuara pėr sociologjinė dhe fenė.
"Kjo ėshtė ndoshta vepra mė e vėshtirė qė kam pėr tė shkruar ndonjėherė nė jetėn time", thotė Alpioni. "Kam bėrė shumė kėrkime shpirtėrore qė prej vitit 2003 kur pėr herė tė parė mė kapi njė interes i fortė pėr Nėnė Terezėn.
Leksionet do tė shėrbejnė si njė platformė pėr tė diskutuar vlefshmėrinė e pohimeve para botimit tė librit."
Kujtojmė se ky studiues ishte i vetmi akademik qė nė mėnyrė tė ēiltėr kritikoi botimin e letrave tė Nėnė Terezės.
Ai ėshtė autor i veprave "Vouchers" (Kuponat, 2001), "Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt" (Kompleksi i tė huajit: Ese dhe trille pėr Egjiptin, 2002), "If Only the Dead Could Listen" (Sikur tė vdekurit tė dėgjonin, 2008), dhe "Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" (Takime me qytetėrimet: Nga Aleksandri i Madh 2009).
Kėrkimet e tij tė fundit janė pėrfshirė nė studimin "Orientalism as Moral Cowardice" (Orientalizimi si frikė e moralshme" nė tė cilin ai trajton ndikimin nga themelet tek vendet e vogla tė prodhimit nė masė, vetėbesimin dhe degjenerimin e tyre, tė kulturės sė tyre tradicionale e cila ėshtė pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė sė njerėzimit. /Shekulli/

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8654
Kyējet nė forum: 14364
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi