Anekdota

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anekdota

Mesazh nga Naki prej Tue 25 Nov 2008, 12:29 am

Skėnderbeu dhe Ballabani
Nė vitin 1463, Ballaban pashė Badera nga Mati, hyri me 18 mijė ushtarė nė Dibėr. Para se tė fillonte lufta, i dėrgoi Skėnderbeut dhurata shumė te ēmuara. Skėnderbeu i dėrgoi njė plor dhe njė krrabė. Me kėto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do tė ishte mė mirė bujk ose bari nė Shqipėri, sesa pasha nė Turqi.
 
Menēuria e Lekė Dukagjinit
Lekė Dukagjini u nis pėr tė shkuar nė njė kuvend burrash. Rrugės takoi njė fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zene prite per ta vrare. Leka menjehere u ndal dhe ktheu rruge.
- Pėrse kthėve rrugė? - ia ktheu fshatari.
- Mė mirė tė thonė dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekė Dukagjini.
 
Abdyl Frashėri nė Dibėr
Rrugės pėr nė Prizren, Abdyl Frashėri fjeti njė natė nė Teqenė e Vleshės nė Dibėr. Aty u mblodhėn mjaft fshatarė, tė cilėt dėgjuan me vėmendje Abdylin, qė foli pėr qėllimin e lartė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas fjalės sė Abdylit, njėri nga pleqtė e fshatit iu drejtua:
- Abdyl bej, pas fjalėve tė mira qė na the, tė japim besėn se, edhe diellin sikur ta ketė nė dorė sulltani, prej tij nuk e duam.
 
Nikoll Kacorri dhe flamuri
Nė kuvendin mbarėkombėtar me 28 Nėndor 1912, kur u shtrua pėr diskutim koha pėr ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thotė:
" Burra, nė qoftė pėr tė vdekur nesėr, mė mirė vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndėrtesės e shpalosi para mijėra njerėzve nga gjithė Shqipėria.
 
Isa Boletini nė Londėr
Nė marsin e vitit 1913, njė delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan nė Londėr, ku mbahej konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat do tė caktonin edhe kufijtė e Shqipėrisė. Kur delegacioni hyri nė Ministrinė e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorėzoi koburen. Ministri i Jashtėm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
- Gjeneral, nesėr gazetat mund tė shkruajnė se Isa Boletinin qė s'mundi ta ēarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e ēarmatosėn nė Londėr.
- Jo besa, as nė Londėr jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinė (koburen) tjetėr.
 
Ismail Spahia dhe Mahmud Kacaku
Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumės, ishte ngatėrruar me luftėtarin Islam Spahia pėr ēėshtje kufijsh. Mahmudi, si kaēak qė ishte, doli nė mal tė vriste Islamin. Me tė marrė vesh ngjarjėn, erdhėn nga Prizreni dy ofiecerė turq dhe i shkuan nė shtėpi Mahmudit.
- Pėrse keni ardhė, - i pyet ai.
- Morėm vesh qė ke dal nė mal me vra Islam Spahinė, qė ėshtė armiku i perandorise osmane, - tha njėri oficer, - prandaj po e vrave do tė jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahisė ia ka dėgjuar zėrin edhe sulltani, - tha oficeri tjetėr. Mahmudi, si u mendua pak tha:
- Pėrderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unė nuk jam budalla me e vra pėr dy pėllembė tokė, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po tė mos ju kisha nė shtėpi, nuk shkonit gjallė nė Prizren.
Oficerėt ia mbathėn menjėherė pėr nė Prizren.

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb
Poeti kombėtar Gjergj Fishta shkoi nė njė konferencė shkrimtarėsh nė Romė. Nė konferencė merrte pjesė edhe njė shkrimtar serb, i cili nė njė libėr tė tij kishte shkruajtur se shqiptarėt janė me bisht. Kur tė gjithė u ulėn pėr te filluar konferencėn, Fishta ndenji nė kembė.
- Zotėri, a nuk keni karrigė? - e pyeti drejtuesi i seancės.
- Karrigėn e kam, por nuk ka vrimė ku tė fus bishtin, - u pergjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancės.
- Bishtin qė kemi ne shqiptarėt pėr tė cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sėrb, - tha Gjergji duke shenjuar serbin.
- Ju lutem zotėri, mos bėni shaka! - foli pėrsėri drejtuesi.
- Nuk po bėj aspak shaka, - u pėrgjigj Fishta, - sepse sėrbi, o do tė gjejė bishtin shqiptarėve pėr tė cilin ka shkruajtur, o tė dalė pėrjashta i turpėruar.
Shkrimtari sėrb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni Lokacioni: Fshati Akllap
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 7515
Poenat Poenat: 9268
Regjistrimi Regjistrimi: 29/05/2007
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Anekdota

Mesazh nga Dode Progni prej Fri 30 Apr 2010, 1:04 pm

Gruaja e katėrt e Binak Alisė



Bibak Ali i Krasniqes, qė njihej nė tė gjithė malesine si burr i menēur,nė moshen 60 vjeē kishte tri gra,tė cilat flinin nė tre qylerė (dhoma gjumi).Njė natė shkoi me fjetė tek njeri qyler dhe sapo hyri brenda i tha gruaja:Nuk e ke rradhen tek une.Binaku u kthye mbrapsht dhe shkoj tek qyleri i dyte.Edhe aty gruaja i tha : Nuk e ke rradhen tek une.Binaku pėrsėri doli dhe shkoi tek qyleri i trete,ku gjeti tė njejtėn pritje. Heeeu! tha i habitur Binaku. Menjėherė veshi rrobat e mira,i vuri shalen kalit,hypi mbi tė dhe shkoi tek bajarktari i Gashit i cili kish njė vajzė tė rė dhe tė bukur. Hajde bujrem i tha bajarktari dhe e pyeti: Ēfare halli te paska qit kaq vone o Binak Alia? O kam ardh me te lyp ēikėn pėr nuse.Bajraktari i tha Binakut:Nuk mundem me ta dhan pa e pyet vajzėn, mbasi e kan lyp disa djem tė rij dhe deri tash nuk ka pranue asnjėrin. Pas pak e thirrėn vajzėn tė cilės i tha i ati: Ky ėshtė Binak Alia i Krasniqes.Ka ardhe me te lyp pėr nuse.Si thue ti? Vajza pa nje pa dy tha: Po.I ati i habitur i kujtoj vajzes se Binaku ishte 60 veē. Ska gjė, -tha vajza. Ky sheh mua dhe pertrihet,ndėrsa unė shoh kėtė dhe plakem.Kėshtu plakemi tė dy sėbashku.Tė nesėrme Binaku ēoi nusen tek shtėpia e tij, ku kishin filluar tupanat e dasmės

Dode Progni
Pena e Artė
Pena e Artė

Lokacioni Lokacioni: Shkoder
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 73
Poenat Poenat: 2240
Regjistrimi Regjistrimi: 09/04/2010
Profesioni Profesioni: Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi