Vjersha femijesh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vjersha femijesh

Mesazh nga Enya prej Sat 16 Jun 2007, 12:25 am


LIBRI I HISTORISĖ

Jam nė klasė tė katėr
Nuk kam ardhė me hatėr
Vetė unė kam mėsuar
Dhe jam e dalluar!

Librat kam mbėshtjellur
Me letėr tė bardhė!
Njėrin e kam zgjedhur
Librin mė tė rrallė.

Libri i Historisė
Tė Atdheut tim
Mė pėlqen mė shumė
Dhe mė jep gėzim!

Se aty kam gjetur
Gjėra qė s’i dija!
Histori krenare
Ka Nėnė Shqipėrija!

Kohė e Skėnderbeut
Kohė e mbretėrisė
Dėshmort e Atdheut
Koha e lavdisė!

Libri i Historisė
Unė tė dua shumė!
Histori e kombit
Shpesh mė lė pa gjumė!

Enya
Anėtarė

Lokacioni: France
Postime: 129
Kyējet nė forum: 6531
Regjistruar mė: 04/06/2007
Vėrejtjet: Realiteti eshte shume here i hidhur per te tjeret ... kur tek ta mbizoteron cmiresia dhe ligesia ... mjere ata/ato qe jane te grryer perbrenda nga cmira qe kane ...

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vjersha femijesh

Mesazh nga Enya prej Sat 16 Jun 2007, 12:26 am


PULAT E KOTECIT TIM

Nė kotecin tim tė bukur
lyer pastėr me gėlqere
Nė telash pulat janė futur
Kė tė zgjedhin brigadiere!

Mbledhja zgjati deri vonė
diskutimet keq janė ndezė
Pikaloshen propozojnė
sepse Gjeli s'bėn as vezė!....

Nė mesditė u ngrit njė zogė
foli pėr tė parėn herė:
"- Pėr njė gjel kemi nevojė!
T'a lėmė gjelin brigadier!"

I sqaroj me shumė kujdes
Tė gjithė pulat mbyllėn gojėn!
E lanė gjelin brigadier
se ja kishin shumė nevojėn!...

Nėse gjeli nuk bėn vezė
ēdo fėmij vetė e kupton.
Ama gjeli ėshtė sahat
edhe kohėn lajmėron.

Ki ki ki ki ri ki ki!!!!
Zgjohen pulat nė kotec.
Kush punon nė Shqipėri???...
I thotė jetės:- mirėmėngjes!!

Enya
Anėtarė

Lokacioni: France
Postime: 129
Kyējet nė forum: 6531
Regjistruar mė: 04/06/2007
Vėrejtjet: Realiteti eshte shume here i hidhur per te tjeret ... kur tek ta mbizoteron cmiresia dhe ligesia ... mjere ata/ato qe jane te grryer perbrenda nga cmira qe kane ...

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MOTRES SĖ DASHUR DIELLZĖ

Mesazh nga Adem Berisha prej Wed 20 Jun 2007, 1:24 pm

Arlind Gashi
Klasa v
Shkolla fillore
"vellezrit Frasheri"
Lipjan

MOTER E DASHUR DIELLZĖ

Nė hapsiren shqiptare
njė moter unė e gjeta,
vetė engjėllin e babushit Adem
motren time DIELLZA.

Ah, cfarė lule e bukur motra
mė e mira nė botė,
si motra ime DIELLZA
nuk lindet nė kėtė tokė.

Te dua dhe unė shumė
babagjysh Adem

Adem Berisha
Anėtarė

Lokacioni: Rahovec-Republika e Kosovės
Postime: 525
Kyējet nė forum: 6550
Regjistruar mė: 30/05/2007
Profesioni: punėtor administrate

Shiko profilin e anėtarit http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ARLINDI - YLL I ARDHMĖRISĖ

Mesazh nga Adem Berisha prej Wed 20 Jun 2007, 1:31 pm

Adem Berisha:
- pėr Arlind Gashin, kl. V-tė fill.
"Vllezėrit Frashėri" Lipjan

O Arlind i dashur
edhepse tej mase i emocionuar,
pėr Ty do shkruaj ca rreshta,
por mė fal, ndoshta edhe tė pakontrolluar.

O L I N D I !

O Lindi i dashur
Ty Zoti tė bekoftė,
gjithė tė mirat qė ai ka
nė trupin tėnd i qoftė.

Me tėrė forcen e tij
gjithėmonė ai Ty tė mbroftė,
prindėrit dhe gjithė tė dashurit
pėrherė t'i gėzoftė.

Rritu porsi lulja
qė kopshtin zbukuron,
porsi njė yll drite
na ndriqofsh gjithėmonė.

Mėsimit mos iu ndaj,
tė jesh nxėnės i mirė,
tė gjithė prej teje presim
qe tė bėhesh njė YLL.

Pėr fund : Arlind i dashur, vjersha jote "Moter e dashur Diellzė" tė cilen ia kushtove mbesės sime, atij engjėlli ēfarė je edhe ti vetė, vėrtetė tej mase mė emocionoi dhe mė bėri qė duke qarė, tė shkruaj kėta rreshta.
Me atė vjershė, i dashuri Arlind, edhe Ti u bėrė pjesė e shkrimeve tė mia pėr Diellzen prandaj e njejta patjetėr do tė gjej vend nė pėrmbledhjen time poetike "KRENARIA DHE PIKĖLLLIMI" tė cilen po mė premtoi jeta, do ta botoj sė shpejti. U rritėsh nė lumturi. I yti gjyshi Adem.

Adem Berisha
Anėtarė

Lokacioni: Rahovec-Republika e Kosovės
Postime: 525
Kyējet nė forum: 6550
Regjistruar mė: 30/05/2007
Profesioni: punėtor administrate

Shiko profilin e anėtarit http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI QĖ IMPRESIONOJNĖ

Mesazh nga Adem Berisha prej Wed 20 Jun 2007, 2:15 pm

Adem Berisha:

Tė lumtė Enya, ke shkruar poezi shumė, shumė tė bukura. Mu mė kanė pelqyer dhe impresionuar shumė. Janė pėrmbajtėsore dhe shumė domethėnėse. Kanė edhe rimen dhe muzikalitetin e poezisė. Lehtė lexohen, lexuesin nuk e lodhin, shpejtė dhe lehtė mėsohen pėrmendėsh dhe kėnaqin veshin e dėgjuesit kur ato recitohen. Nuk janė tė mveshura me shumėkuptimėsi prandaj mund tė komentohen dhe interpretohen vetem ashtu siē janė e jo siē kush e merr.
Eh, ndoshta nuk janė poezi "moderne" qė mund tė shkruash nja 12 sish brenda ditės, por megjithate unė do tė preferoja tė vazhdosh me kėtė stil tė shkrimit sepse kėtė e kanė aplikuar dhe nė mėnyrė perfekte e kanė kultivuar edhe rilindasit tonė kombėtar tė cilėve nuk besoj se "modernistėt" do t'ua kalojnė. Shkruaj e mos u ndal se je e re, kur tė bėhesh si unė, ėshtė vonė.

Adem Berisha
Anėtarė

Lokacioni: Rahovec-Republika e Kosovės
Postime: 525
Kyējet nė forum: 6550
Regjistruar mė: 30/05/2007
Profesioni: punėtor administrate

Shiko profilin e anėtarit http://ademgjurgjeviku.shqipo.com ; http://ademgjurgjeviku.multi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vjersha femijesh

Mesazh nga Sihana prej Wed 20 Jun 2007, 6:57 pm

MAMI E BABI
JANĖ SI NJĖ




Miku ka pesė
fėmijė si drita

Tri janė yllka e
dy petrita.



Ata kanė lodra
shumė

Tren, gjirafė,
arushė, majmun.



Fjalė pas fjale e
orė pas ore

U fol pėr
dashurinė prindore.



Rina bėri bė nė
hėnėn

Se ajo mė shumė e
do nėnėn.



Edlina e dyta iu
revanshua

-Unė babin mė
shumė e dua.



Edvini nė dorė
kish njė majmun

Tha-asnjėrin s`i
dua unė.



Edoni i vogėl
picėrroi sytė

-Unė i dua-tha-qė
tė dytė.



Venita e vogėl
bėnte sehir

-Ju asnjė s`e keni
mirė.



Unė e di nuk ka
kandar

Qė peshon dashuri
tė ndarė.



Mami e babi janė
si njė

Mė e madhja
dashuri.



Por kėtu nuk
mbaroi mahia

Plot me gaz u
mbush shtėpia.



KUSH KĖRKON
FALJE


I SHPĖTON
VESHI




-Mos kėtu e mos
aty!

Babi ma drejton
gishtin

Kėshtu po ia
nxjerr bishtin.



Ai i varė
mustaqet

Kur vonohem
n`lojė

Me orė s`mė flet
me gojė.



Duke lozur me
motrėn

Lėmsh i bėmė
kauēat

Me babin i prishėm
kapuēat.



Ma afroi gishtin
te hunda

E iu shtuan ca
rrudha balli

Edhe njė herė
gabove-vajhalli.



NĖ KOPĖSHT
ZOOLOGJIK




Njė grup nxėnėsish
tė klasės sė tetė

Vizituan Shkupin
me prindėrit e vet.



Vizitės sė ditės
s`do t`i vėhej pikė

Po nuk e panė
kopėshtin zoologjik.



Artani shikonte
majmunin me habi

Dhe iu drejtohet
shokėve tė tij:



-Shpesh mėsuesja
mė thotė majmun

Por majmuni nuk
qenka si unė…



Drenusha s`ka parė
dren nė fushė

Tash pa frikė e
pėrgėdhel nė gushė…



Rozafa vėrtet ka
qafėn e gjatė

Por assesi tė
matet me gjirafė…



Duke shikuar
luanin, Luani tha:

Emėr tė fuqishėm
mami mė dha.



Mė tutjė mbi ujė
kėrcente delfini

-Obobo ēfarė
mrekullie, foli Drini.



Ecim tha mė i
vjetri se po bėhet natė

Deri nė Prishtinė
na pret rrugė e gjatė.





MENDOVA SA ISHA
NĖ DET




Mendova sa isha nė
det

Si ta marr pak
det

Ta sjellė nė
Kosovė

Pėr fėmijtė qė
s`kanė lekė

Por edhe pėr
pleqtė

Qė s`janė mirė me
shėndet

Thash si t`ia
marr

Pak det
Shėngjinit

T`ia falė
Dukagjinit

Pak rėrė e ujė tė
kaltėr

Ta marr nga
Kavaja

Thash s`bėhet
belaja

Ta sjellė rrėzė
Qyqavicės

Pėr fėmijtė e
Drenicės

Kėshtu mendova
njė vjet

Kur isha nė
det.





SI U DJERSIT
DORDOLECI




Fėmijtė e
Polacit

Nė kodėr nė
Radefc

Bėnė njė
dordolec.



Nėn
sqetull

I vunė
fshesė

N`vend tė
hundės

Njė
spec.



Nė vend tė
syve

Dy
thėngjij

E nė
kokė

Njė
kusi.



Rreth tij
pastaj

Nisėn
vallen

Dorė pėr
dore

Dikur u
gjuajtėn

Me topa
bore.



Kur nga
jugu

Fryu njė
puhi

Fėmijtė
dordolecin

E shikonin me
habi

Si u “djersit” i
tėri

E mė vonė u
shkri.


keto poezi jane marre nga nje poet kosovar "HALIL XANI"


HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ


S Sikur shpirti im ndahet nė dysh
I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep
H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė
A Ah, me ty nė univers edhe yjet
N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė
A Afshon zemra ime e plasur nė mundim

Sihana
Anėtarė

Lokacioni: Rhodos-Greece
Postime: 273
Kyējet nė forum: 6515
Regjistruar mė: 11/06/2007
Profesioni: Laborant Dentar
Vėrejtjet: Ju faleminderit per ndihmen tuaj si Moderatore e Forumit te uroj suksese

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi