Ismail Kadare.!
Faqja 2 e 3 • Share •
Faqja 2 e 3 •
1, 2, 3 
Re: Ismail Kadare.!
| PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE |
Heroika dhe tragjika - njė zemėratė rrėnuese Poema "Pėrse mendohen kėto male", me simbolikėn dhe me idetė e veta, ka ushtruar njė ndikim tė ndieshėm nė mendimin e lexuesve tė vet, veēmas nė Kosovė. Ndoshta mė shumė se disa vepra edhe mė tė rėndėsishme tė autorit. Edhe pėr shkak tė kėtij komunikimi me shkallė tė lartė, ndoshta do tė ishte e dobishme qė autori t'i rikthehej (nėse nuk i ėshtė rikthyer tashmė, sikundėr ka bėrė me shumė vepra tė tij), dhe tė bėjė njė rikompozim tė ri tė disa elementeve tė saj moralė dhe ideologjikė e rrjedhimisht edhe estetikė. Mbijetesa shqiptare nėpėr humnerat e historisė, duke qenė njėra nga shtyllat mė tė forta tė tematikės sė letėrsisė shqipe, ka ushtruar njė ndikim jo tė pakėt pėr krijimin e njė ideje tė reagimit dhe tė vetėpėrcaktimit tė njeriut shqiptar. Sipas kėtij vetėpėrcaktimi, edhe njeriu me nėntė plagė nė trup ( Gjergj Elez Alia), e mund armikun dhe lė pas vetes kujtimin e njė figure heroike e tragjike njėherėsh. Pikėrisht kjo simbiozė e heroikes dhe e tragjikės, qė shpalos njė vetėėprcaktim shqiptar, ėshtė bosht tematik dhe ideor i poemės "Pėrse mendohen kėto male" tė Ismail Kadaresė. Kjo poemė mund tė mirret si njė shembull i krijimit tė njė vepre shenjuese tė mbijetesės, me njė ngjizje tė heroikės dhe tė tragjikės shqiptare. Njė intonim i fuqishėm psikologjik Poemėn "Pėrse mendohen kėto male" Ismail Kadare e shkroi nė vitet 1962-64, qė ishin vite tė pėrshkuara nga vetizolimi ekstrem i Shqipėrisė, nga kėrcėnimet e jashtme dhe nga glorifikimet ideologjike tė vetizolimit. Por, duket se rrėnimi i brendshėm i Shqipėrisė kishte filluar tė jipte shenja alarmante, aq sa poeti ndiente nevojė qė tė rikonfirmojė edhe njė herė fuqinė e mbijetesės shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet nė mėnyrė eksplicite kohės aktuale dhe vetizolimit aktual, ėshtė evidente se aty ėshtė konteksti i frymėzimit/ shqetėsimit, prej nga poeti del subjekt aktiv, njė dėshmitar dhe njė pjesėmarrės nė atė lėvizje dėshmuese tė mbijetesės: Vrapon hija e pushkės Pret male, fusha, fshatra, Hija e tytės lėviz shpejt nė muzg. Eci dhe unė nė njė pllajė tė pjerrėt Me njė mendim nė kokė Diku. Njė poet i vetmuar, "nė njė pllajė tė pjerrėt", i preokupuar me pamjen gjigante tė hijes sė pushkės, (Hija e mendimit dhe hija e pushkės/ Kryqėzohen e pėrplasen nė muzg), vetė shndėrrohet nė njė protagonist tė izolimit dhe tė meditimit pėr enigmat e fatit. "Hija e mendimit", e cila kryqėzohet me hijen e pushkės, ėshtė ndėrgjegjėsimi/vetėėprcaktimi autorial, i cili u huazohet maleve, qė ato tė mendojnė pėr fatet e veta dhe tė banorėve tė vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, janė ambienti i njė introspeksioni dramatik pėr kohėt e kaluara dhe fatet e ardhshme. Mė duket se kapja e kėtyre dy elementeve, vetmisė dhe muzgut, ka bėrė qė teksti poetik tė ketė njė intonim tė fuqishėm psikologjik.Ndėrsa, pushka ėshtė figura qendrore e poemės dhe boshti i ideve tė poetit pėr vetėpėrcaktimin e njeriut shqiptar nėpėr shekuj: Kėshtu ke ecur gjithmonė, Shqipėri, Me kėmbėt e gjata, Me njė pushkė tė gjatė, Ecje dhe s'dije ku veje ti. Pushka ėshtė shėmbėllim i gjymtyrėve, njė gjymtyrė faktike, nė tė cilėn ėshtė mbėshtetur Shqipėria, pėr tė qėndruar nė kėmbė. Mė tej, pushka ėshtė edhe vlerė e ripėrtėritjes, e barazvlershme me ripėrtėritjen biologjike tė njeriut shqiptar, e krahasuar me gruan: Se gruaja lindte fėmijė, Por pushka lindte krisma, Dhe pėr shqiptarin ishin Po aq tė shtrenjta tė dyja: Dhe krisma dhe fėmija. Nė shpalosjen e njė introspeksioni dramatik tė fateve kombėtare, me njė intonim tė fuqishėm emotiv, pushka figurohet edhe si njėsi matėse e tokės sė atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i shtyllės vertebrore, si fat mbi shpinė tė njeriut shqiptar. Ėshtė njė seri e argumentimit tė fuqisė sė mbijetesės, e koncentruar nėpėr shumė vargje, me njė ngulmim imponues. Por, si gjithnjė fati ka me vete edhe fatkeqėsinė. Pushka i hante njeriut edhe yndyrėn e pakėt, po i shkurtonte jetėn, gjė qė ėshtė me anėn e njė figure mbresėlėnėse nė vargjet ( Mė tė gjatė shtatin ia bėnte pushka,/ Megjithėse shpesh jetėn mė tė shkurtėr ia bėnte./ Akuza ndaj historisė Introspeksioni i dominuar nga ndjenja tė rrėmbyeshme, zbulon armiqtė e simbolit shqiptar tė rezistencės dhe tė mbijetesės, edhe atje ku nuk mund tė kėrkohen racionalisht. Nė njė atmosferė tjetėr poetike, poeti mbase do tė kėrkonte fndryshkjen e mjetit tė vrasjes, (pushkės), por i rrėmbyer nga ideja e heroikes, nė njė ligjėrim pėr vetėpėrcaktimin kombėtar, ai akuzon ata qė nuk kanė predikuar pėrdorimin e pushkės: Dhe fjalėt latinisht dhe fjalėt arabisht Mbi tytėn e pushkės binin si ndryshk. Dhe jo vetėm fjalėt latinisht e arabisht shenjohen si elementė tė pėrgjumjes, tė kllapisė e tė mashtrimit. "Ca poetė" qė shkruanin pėr zanat e shtojzovallet, pėr bjeshkėt epike, Kadare i sheh si pėrgjumės dhe mashtrues, mbase duke mėnjanuar pėr njė ēast faktin se pikėrisht nė kohėra dėshpėrimesh tė rėnda, poetėt hymnizojnė tė kaluarėn, pėrpiqen qė pėrmes saj tė ngjallin te njerėzit krenarinė dhe ndėrgjegjėsimin. (Poetėt romantikė dhe postromantikė nuk mund tė bėnin ndryshe as nė Shqipėrinė e mbytur nė mjerim e vuajtje.) Mollokėt e zemėrimit dhe tė fajėsimit pėrplasen edhe pėr Pallatin e mbretit, pėr shtetin, pėr jetėn mondane, pėr mitet, pėr tėrė historinė. Ėshtė njė zemėratė rrėnuese, qė sfidon gjithēka, nė pėrpunimin e idesė shpėtimtare, e cila vjen nė formėn e njė shpėtimtari, (Partinė Komuniste), megjithėse nė tėrė intonimin e poemės, duket si njė shartim disi i panatyrshėm. Mė duket se edhe ndarja e poemės nė 24 njėsi, mė shumė se si konstruksion artistik, ėshtė bėrė pėr tė strukturuar idetė autoriale pėr rendin e defekteve tė vlerave dhe tė historisė kombėtare, pėr numėrimin e armiqve tė Shqipėrisė, duke i theksuar veē e veē. Ndarja nė njėsi tė vogla, pa njė rend kronologjik motivor ndėrmejt tyre, e bėn konstruksionin artistik tė poemės qė tė jetė i brishtė, aq sa disa nga njėsitė mund tė funksionojnė edhe si poezi mė vete. Ligjėrimin me emocione tė forta Kadare e ka materializuar me njė varg tė larmishėm, qė materializon oscilimet tematike dhe tė ideve poetike. Ėshtė njė varg i lirė, i mbushur me interpunksion, si pėr tė sugjeruar njė tė folur me ngulēe. Nė pjesėn dėrrmuese tė poemės vargjet shtrihen nė gjerėsi narrative: Dhe Shqipėria prapė strukej nė kasolle, Nė netėt e saj tė zeza mitologjike: Nė ca tela lahute kėrkonte tė thoshte diēka Nga shpirti i pakuptueshėm i saj. Mirėpo, ka edhe njėsi ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e detajit: Dhe pėrmbi trup, Si shtesė e hekurt, I rritej e zezė Pushka e gjatė. Njė ēast i shkurtėr dhe njė histori e gjatė Pozicioni kohor fiksohet qė nė vargun e dytė tė poemės: "Ndėrsa dielli tutje perėndon nė xhade?" dhe poema mbyllet me vargun qė sėrish e fikson gati tė njėjtėn kohė: "Ndėrsa muzgu po bie tutje nė xhade". Pra, ėshtė njė kohė fare e shkurtėr, kohė nga njė perėndim dielli nė njė muzg po nė tė njėjtėn xhade, ndėrsa nė mes ėshtė introspeksioni pėr historinė e gjatė, heroike dhe tragjike tė atdheut, me njė zemėratė rrėnuese. Poema "Pėrse mendohen kėto male", me simbolikėn dhe me idetė e veta, ka ushtruar njė ndikim tė ndieshėm nė mendimin e lexuesve tė vet, veēmas nė Kosovė. Ndoshta mė shumė se disa vepra edhe mė tė rėndėsishme tė autorit. Edhe pėr shkak tė kėtij komunikimi me shkallė tė lartė, ndoshta do tė ishte e dobishme qė autori t'i rikthehej (nėse nuk i ėshtė rikthyer tashmė, sikundėr ka bėrė me shumė veprat tė tij), dhe tė bėjė njė rikompozim tė ri tė disa elementeve tė saj moralė dhe ideologjikė e rrjedhimisht edhe estetikė. |
Re: Ismail Kadare.!
Titulli
Darka e gabuar
Roman
Autori
Ismail Kadare
Shtėpia botuese
Onufri, 2008
Ky ėshtė romani mė i ri i shkrimtarit tė madh Ismail Kadare. ėshtė shkruar mes Malit tė Robit (Durrės), Luganos sė Zvicrės dhe Parisit gjatė verės dhe dimrit 2007-2008.
Njė darkė krejtėsisht e pazakontė, me njė mister midis, ėshtė subjekti i romanit mėtė ri tė Kadaresė. Ndonėse e bazuar mbi njė ngjarje tė vėrtetė, qė ka trazuar vite mė parė njė qytet tė tėrė, dhe ndonėse e hetuar pėr njė kohė tepėr tė gjatė, herė haptaz e mė sė shumti, nė fshehtėsi, e vėrteta e darkės ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotėsisht.
Ē'ka ndodhur nė atė darkė? Ē'ka qenė e vėrtetė ajo qė ėshtė treguar mė pas prej njėrės palė, tė zotėve tė shtėpisė, dhe prej palės tjetėr, tė fruarve? Sė fundi, ē'ka qenė e fshehta qė dyshohet se ėshtė mbuluar me kujdes? Kadare jep njė version tė tij tė ngjarjes nė njė roman, qė ta mban frymėn pezull gjer nė rreshtin e fundit.
Eshte nje nga librat me te bukur qe kam lexuar nga Ismail Kadare.
Darka e gabuar
Roman
Autori
Ismail Kadare
Shtėpia botuese
Onufri, 2008
Ky ėshtė romani mė i ri i shkrimtarit tė madh Ismail Kadare. ėshtė shkruar mes Malit tė Robit (Durrės), Luganos sė Zvicrės dhe Parisit gjatė verės dhe dimrit 2007-2008.
Njė darkė krejtėsisht e pazakontė, me njė mister midis, ėshtė subjekti i romanit mėtė ri tė Kadaresė. Ndonėse e bazuar mbi njė ngjarje tė vėrtetė, qė ka trazuar vite mė parė njė qytet tė tėrė, dhe ndonėse e hetuar pėr njė kohė tepėr tė gjatė, herė haptaz e mė sė shumti, nė fshehtėsi, e vėrteta e darkės ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotėsisht.
Ē'ka ndodhur nė atė darkė? Ē'ka qenė e vėrtetė ajo qė ėshtė treguar mė pas prej njėrės palė, tė zotėve tė shtėpisė, dhe prej palės tjetėr, tė fruarve? Sė fundi, ē'ka qenė e fshehta qė dyshohet se ėshtė mbuluar me kujdes? Kadare jep njė version tė tij tė ngjarjes nė njė roman, qė ta mban frymėn pezull gjer nė rreshtin e fundit.
Eshte nje nga librat me te bukur qe kam lexuar nga Ismail Kadare.
Vizitor- Vizitor
Re: Ismail Kadare.!
Vepra 1
Autori
Ismail Kadare
Shtėpia botuese
Onufri, 2008
398 f.; 21 cm
ISBN 978-99943-42-42-6
Ky korpus i veprės sė plotė tė Ismail Kadaresė ėshtė i katėrti qė sheh dritėn e botimit. Pėrmbledhja e parė prej dhjetė vėllimesh u botua mė 1980 nė Prishtinė. E dyta, nė Tiranė, mė 1981, nė dymbėdhjetė vėllime. Botimi francez nė vitet 1994-2004, gjithashtu nė dymbėdhjetė vėllime, ka qenė nė dy gjuhė, frėngjisht dhe shqip.
Autori
Ismail Kadare
Shtėpia botuese
Onufri, 2008
398 f.; 21 cm
ISBN 978-99943-42-42-6
Pėrmban
1. Qyteti pa reklama
2. Ditė kafenesh
3. Pėrbindėshi
Mbi veprėn
Ky korpus i veprės sė plotė tė Ismail Kadaresė ėshtė i katėrti qė sheh dritėn e botimit. Pėrmbledhja e parė prej dhjetė vėllimesh u botua mė 1980 nė Prishtinė. E dyta, nė Tiranė, mė 1981, nė dymbėdhjetė vėllime. Botimi francez nė vitet 1994-2004, gjithashtu nė dymbėdhjetė vėllime, ka qenė nė dy gjuhė, frėngjisht dhe shqip.
Opusi i tanishėm, qė i paraqitet publikut shqiptar nė njėzet vėllime, ėshtė, pa dyshim, mė i ploti. Duke lėnė jashtė vetėm njė pjesė tė papėrfillshme tė krijimtarisė, kryesisht shkrime tė rinisė sė hershme dhe disa herė krijime qė, sipas gjykimit tė autorit, nuk plotėsojnė kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprėn e Kadaresė nė pėrmasėn integrale tė saj.
Si botim pėrfundimtar, nėn kujdesin e vetė autorit, ai do tė jetė referencial pėr tė gjitha ribotimet e mėvonshme nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėt e tjera tė botės.
Njė pjesė e veprave, pėr shkaqe dhe rrethana qė janė shpjeguar nė shėnimet shoqėruese, janė botuar pa asnjė ndryshim. Ndėrkaq, meqenėse Kadare hyn ndėr ata autorė qė pėrgjithėsisht i rishikojnė veprat, versionet e zgjedhura nė kėtė opus janė ato qė ai i ka konsideruar si mė afėr pėrkryerjes.
Retushet janė krejtėsisht tė natyrės artistike, tė teknikės sė tė shkruarit e sidomos tė perfeksionimit gjuhėsor. Shumica e retusheve janė kryer brenda tė njėjtit regjim, gjė qė vetvetiu e ka pėrjashtuar dhe bėrė tė pamundur retushimin e ngjyrimit politik. Si letėrsi e krijuar, nė pjesėn mė tė madhe tė saj, nė njė hapėsirė dhe kohė problematike, ajo mban gjurmėt dhe shenjat e tyre, tė cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj.
Tė gjitha veprat e kėsaj pėrmbledhjeje janė pajisur me njė aparat shoqėrues dhe pėrcillen nga parathėnie autorėsh nga Shqipėria, Kosova dhe gjithė bota shqiptare, si edhe nga kritikė e analistė tė huaj.
Nė kėtė botim tė gjerė, lexuesi shqiptar do tė ketė mundėsi tė njihet me vepra qė shohin pėr herė tė parė dritėn e botimit. Midis tyre do tė ketė tregime qė pėrfshihen pėr herė tė parė nė njė libėr, si Provokacioni, ose tregime tė mėvonshme ende tė pabotuara, si Gruaja e sekretarit tė parė tė rrethit, Leximi i Hamletit, Njė raport i fshehtė, Djegia e Voskopojės dhe Bisedė pėr diamantet nė pasditen e dhjetorit. Do tė ketė sė paku dy novela tė gjata, Darka e gabuar dhe Sorkadhet e trembura, si dhe romanin e fundit tė autorit E hyjnueshmja.
Shtėpia botuese Onufri ėshtė krenare qė i jepet mundėsia ti ofrojė lexuesit shqiptar, kudo nė botė, kėtė botim.
Re: Ismail Kadare.!
Renia e debores
Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty.
U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu.
Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim.
Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte.
Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty.
U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu.
Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim.
Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte.

krayzi- GlobalModerator
- Lokacioni: austri
Postime: 1466
Kyējet nė forum: 4654
Regjistruar mė: 11/07/2009
Re: Ismail Kadare.!
Tema "Ismail Kadare...!" dhe tema "Ismail Kadare" u bashkuan.
Respekt.
Respekt.

Gjimnazistja- Anėtarė
- Lokacioni: Ne hapsire!
Postime: 1570
Kyējet nė forum: 4411
Regjistruar mė: 24/12/2009
Profesioni: gjimnaziste
Faqja 2 e 3 •
1, 2, 3 
Faqja 2 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi


» Nese Sonte Ndihesh Vetem...
» Deshira momentit...
» Thoni Diēka!
» Ēfarė ėshtė Dashuria ?
» Askush...
» A e dini se...
» Kenaqem kur...
» Ēfarė do t'i thuash tani personit tė Zemres !?
» kurr nuk do te...
» Pėrrallat e Nasradini nė poezi
» Tre vllaznit e shpėtojnė tė bijėn e mbretit
» Mendja dhe fati
» Kėsulėkuqja
» Pėrralla e shqipes
» Barcoleta
» Nėse shifni reklama nė Wikipedia, atėherė jeni infektuar.
» hi nga jehona
» Elefanti qė bėn masazh
» Shqiptare apo Kosovar?