POEMĖ: ADEM JASHARI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

POEMĖ: ADEM JASHARI

Mesazh nga Rrezon@ prej Tue 06 Jan 2009, 10:58 am

Kjo Kosovė fortė po qanė,
Po vajton e mjera nanė!
Njė burrė trim me pas kanė,
Zot ksaj toke sot me i dalė.
Me i dalė zot mėmėdheut
Si nė kohėn e Skėndėrbeut
Si nė at' kohė dikur moti
Kur ishte gjallė Kastrioti;
Qė Sulltanat si la kurrė
Nė Arbri me vendos flamurė!
A esht' afrue dit' e bardhė?
Si nė Krujė kur patė ardhė!
Me ardhė prapė e mej pa me sy
Si e kanė nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nėn Sėrbi!
Si nėn kthetrat e korbit tė zi!
Kjo Drenica po fol vetė;
Ende trimat nuk mė kanė vdekė!
Ende trimat i kamė gjallė
N' ball Serbies pėr me i dalė!
Sllobodanin pėr me e ndalė.

Pushkė e fortė ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisė,
Lufton Ademi kunder Sėrbisė!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per tė gjallė s'u dorzue kurrė!
Njėmijnėntqind e nėntdhjet e tetė
Nė Mars ngritet legjenda vet!
N' kamė po ēohet Legjendari,
Komandantė Adem Jashari.

Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritė serbe kolonė po shkojnė
Ushtar, polic nga Belgradi ēojnė,
Pesmij trupa po parakalojnė!
Tetėdhjet tanke po i dėrgojnė!
N' Mitrovicė ushtria kalojnė,
Drejt Skenderajt ata po shkojnė!
Forca t' mėdha nga Skenderaj vijnė,
Pa ēelė drita n'Prekaz po hyjnė.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keē po rrethohen!
Nga Llausha e kanė lajmrue,
Ademit i kanė tregue;
Veē Prekazi ėshtė rrethue!
Ademi djemve u paska thanė;
Ēojnu trima gjithė nė kam,
Mitraloz e bume mej marrė
Gjith n'pozicjone pėr me dalė,
Shkau Prekazin don me kallė!
Shkau neve na paska mėsy,
Nė Prekaz ushtria don me hi!
Qoftė pėrhajr Ademi po thot,
Njėqind vjet kemi pritė si sot.

Te Jashart boll janė mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej ēue!
Shum keē shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpėtue!
Topat e shkaut po kėrsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnė,
Barot e hekur ngado gjėmojnė!

Jashart kanė nis me kendue
Edhe me kangė tuj luftue!
Pushkė e kangė s'po i ndalin!
Zakon u kishte lėn i pari,
Tuj kėndue lufton Shqiptari.

Ēou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit ēka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujė tė t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj tė t'vi,
Nje besė tė Zotit po t'a jap
Pėr Ty njė pushk se la pa e zbraz.

Britė Ademi, lėshon njė za;
Ku tė kam Hamėz more vlla?
Mbahu fortė, qėndro o burrė,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrė,
Kurrė at' pushkė mos me ja nda
Kem me u djegė me shka ka!
Jem nė luftė qe njėqind vjet,
Sot ėsht' koha me tregu vetė
Me hek qafe serbin pėrjetė.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotė aj familjes vet:
Se ket punė kur e kem nisė
S'kena ba mend me lan pėrgjisė,
Amanetin nė vend do ta ēojmė
I madh' e i vogėl dot luftojmė,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.

Plot tre ditė e plot dy net,
Pushka nė Prekaz po kėrsetė!
N'ditėn e parė shpėtojkan krejt
Asnjė i vrarė te Jashart s'po jetė.

Dit' e dytė para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Tė tridhjet t' Arkanit janė kanė!
Prej Ushtrisė largue janė,
Kullės s' Shabanit i shkojn pranė!
E kcejn murin janė hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Njė za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bėrtet!
Djem e nipa po mi thėrret,
Po i leshon zė vėllaut vet;
Priti Hamėz tė gjallė mos i le.
A dhe Hamza tė gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnė,
Jashart pushkėn nuk po e ndalojnė
S'po i lan shkijet tė gjall me hi
Nė prak me ju shkelė nė shtėpi,
Kishin brenda rob e fėmi!
K'shtu Ademi besėn e kish ba;
Nė dorė tė shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrė Kosovėn vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrė Kosovėn s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kėt tok' kanė sundue,
Dardan-kosovar kanė luftue!
Kurr Kosovėn se kanė dorzue.
Amanet t'parėt lanė naj kanė;
Kurrė Kosovėn mos me e dhanė
Kurr Serbies mos me ia lanė.
Sa po mundė shkije po vret
I kanė vrarė njėzet e tetė!
Nja dy t'gjallė i kanė zanė!
Ademit shka na i paskan thanė;
Fort po e lusin, bej po i bajnė
T'gjallė me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorė na kanė ēue!
Ēaj Ilija na ka urdhnue.
Atėher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj qė vetin dorzon.
Adem Jashari burrė azgan
Tė dy serbet po i liron!
Njėrit shka ēka i paska thonė?
Shko Ilijes fjalė i ēonė;
Baca Shaban ty a t'ka thanė,
Besė nė ju nuk ban me nxanė!
S'kemi pas kurrė besė me shka,
Gjithė n' tradhti na kanė vra.

Plot dy ditė e plot dy netė,
Po na zbardhė dita e tretė!
Nė Prekaz pushka po kersetė!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrė tė gjallė!
Shkaut pushken s'ja kanė ndalė,
Nuk po ia ndalin pushkėn hiē,
Farun shumė ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic tė vrarė!
Nėpėr oborr e nėpėr arė,
Nja treqind tė vramė i lanė!
Si duaj kashte me u kanė
Permbi trupat e shkive t'vramė
Shokėt e tyre po kalojnė!
Drejt Jasharve ushtria shkojnė!
Sikur drapri n'arė tu korrė,
Si me drapėr mej pre mu konė!
Si kall'zi gruri nėpėr tokė.
Pa shpirt sllavt bien si borė!
Ademi n' mitraloz tuj korrė!

Ushtria e Serbisė u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallė!
Krejt Serbia k'tu me u kanė!

Gjeneralat po urdhnojnė;
Granatimet po i shpeshtojnė!
Shumė predha kullėn qėllojnė!
Barot e hekur po lėshojnė!
Gjylet ishin kanė mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzėn me daj'n e vetė,
Bacėn Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veē me djal t' vetė!
Babė e bir po bajn gajret
Po qėndrojn si me u kanė tridhjet!

Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me ēetnikėt tuj shkue!
Njė plumb ishte kanė mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrė
Edhe Ademi jet' po ndrronė!

Djalė i vetėm po mė lufton!
I gjallė kullėn s'po e dorzon!
Brenda ushtrinė s'po e lejon,
Tė gjallė shkiet si len me hi
Si lenė gjallė mej hi nė shpi.
Tė mramtėn pushkė zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrė timi!
E merr flaka, era barotit
Nė gjoks i bjenė gjylja topit!
Gjylja topit veē po ma vretė
Dhe Kushtrimi njė fjal e fletė
Sa pėr plumba se kishim dertė!
Familja ime me njė shtetė
Ke tu luftue treqind vjetė!

Autor: Fejzulla Duraku

Rrezon@
Anėtarė
Anėtarė

Postime: 1428
Kyējet nė forum: 7525
Regjistruar mė: 27/05/2008
Profesioni: ekonomiste

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi Per Kamandantin Llegjendar Adem Jasharin

Mesazh nga Unike prej Wed 24 Jun 2009, 3:22 pm

POEZI
Adem Jashari Legjendar
Trim i Madh Kosovar
Ka dhan shum per Pavarsi,
Ka dhan Vllezer, Motra, Gru dhe Femi
Ka dhan Jeten per Liri.

Adem Jashari shum ka Luftu
Jeten e Familes e ka Rreziku
Qka po thot Vajza
Besarta Jashari
Shum per Migjen me ka marr malli.

Migja jem thot Besarta shum ka Luftu
Tu Luftu edhe ka Kendu
Aspak trimit nuk ju ka dhimb Jeta
Ka Luftu per troje te Veta.

Ne Prekaz kushdo qe te shkon
Vorret e Deshmorve
Te Jasharve ti Viziton
Krejt Kosoven e Nderon.

M.MEHMETAJ

Unike
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Mitrovice
Postime: 326
Kyējet nė forum: 6677
Regjistruar mė: 19/12/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi