Fitorja e heshtur e Kosoves, mbi nacionalizmin e dhunshem et

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fitorja e heshtur e Kosoves, mbi nacionalizmin e dhunshem et

Mesazh nga ESTER prej Wed 28 Jan 2009, 6:36 pm

Fitorja e heshtur e Kosoves, mbi nacionalizmin e dhunshem etnik


E Enjte, 22 Janar 2009

Nga Elizabeth Pond*

Politika e joshjes funksionon. Njesoj sikurse edhe zgjedhjet demokratike. Dhe eshte e mundshme qe dhuna dhe urrejtja shumevjecare te zvogelohet. Keto jane mesimet qe jane nxjerre nga ajo qoshja e harruar e botes, ne Serbi dhe ne Kosove. Politika e joshjes eshte fuqi magneti e Bashkimit Evropian. I ben vendet tjera te rajonit te synojne anetaresimin ne klubin evropian te paqes dhe prosperitetit - madje, edhe me cmimin e berjes se reformave te dhembshme demokratike. Qeveria e re e Beogradit, me gjithe insistimin se pavaresia e Kosoves eshte e paligjshme, e ka detoksikuar kete ceshtje dhe tani eshte duke vepruar ne menyre me pragmatike dhe jo aq ideologjike. Me gjithe insistimin se pavaresia e Kosoves eshte e paligjshme, Serbia e ka zhvendosur kete ceshtje nga skena e nxehte politike ne ate te ftohte ligjore tek Gjykata Nderkombetare e Drejtesise.

Deshmia tjeter e ketij ndryshimi dramatik erdhi ne fund te 2008-es dhe fillim te 2009-es ne pjesen me te dhunshme te Kosoves, ne veri te vendit, te banuar me shumice serbe.

Nente vitet e fundit, territori ne veri eshte udhehequr nga de facto boset serbe, te cilet kane lidhje si me ultranacionalistet ne Beograd dhe ne menyre ironike edhe me kontrabanduesit shqiptare.

Por, ne dhjetor te vitit te kaluar, pas disa betejave diplomatike te kombeve te Bashkuara, qeveria serbe lejoi zbarkimin e EULEX-it, duke dhene sinjale se do te beje ate qe i takon per te ofruar nje ambient te pershtatshem dhe jo armiqesor ne veri te Kosoves. Dhe me kete hap, u konkretizua edhe bashkepunimi midis Beogradit dhe Bashkimit Evropian ne Kosove. Po te perseriteshin politikat e se kaluares, ekstremistet serbe dhe ata shqiptare, do te hidhnin ne ajer paqeberjen e durueshme te shqiptareve dhe serbeve te moderuar. Do te orkestronin perplasje etnike, qe shume shpejt do te mund te nxisnin nje qark te ri te hakmarrjes.

Por, heren e fundit kjo nuk ndodhi. Gjate incidenteve te fundit te vitit ne veri te Mitrovices, agjentet civile serbe madje kane nderhyre ne shperndarjen e telashexhinjve serbe dhe ne menyre reciproke, policia e Kosoves dhe paqeruajtesit nderkombetare arriten te ndalin kokat e nxehta nga radhet e shqiptareve. Mbi te gjitha, per here te pare, mediat ne Serbi dhe Kosove, te pakten ato me te pergjegjshmet, nuk i kane trajtuar trazirat atje si perplasje etnike, por kane kerkuar te dine se cilat grupe mafioze i kane nxitur ato dhe pse. Dhe pse nuk flitet per kete rrefim suksesi? Pikerisht per shkak te suksesit qe ka. Per faktin se nuk ka prodhuar gjakderdhjen qe fiton titujt kryesore. Ne kete rast, venia e Kosoves nen hije eshte shenje e mire per mbare boten.

(*) Autore e librit "Fundloja ne Ballkan"

Publikuar sot ne "Christian Science Monitor"

ESTER
Anėtarė

Lokacioni: Provence Alpes cotes- d'azure
Postime: 218
Kyējet nė forum: 3723
Regjistruar mė: 28/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi