Fillimi i punes se presidenteve amerikane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fillimi i punes se presidenteve amerikane

Mesazh nga ESTER prej Wed 28 Jan 2009, 6:40 pm

Marrja ceremoniale e postit te Presidentit te SHBA-se, eshte nje rast per perdorimin e retorikes se zgjedhur dhe ofron nje pasqyre te pikerendesave te qeverise se re. Edhe Obama ndjek te njejten tradite. "Zoti me ndihmofte" - me keto fjale historike Xhorxh Uashington (George Washington) beri me 30 prill 1789 ne Nju Jork, betimin si Presidenti i pare i SHBA-se, duke vendosur ne kete menyre nje tradite mbi 200 vjecare. Nderkohe, Presidenti i SHBA-se bene betimin me 20 janar, sepse ndryshe nga epoka e pajtoneve anetareve te kongresit, nuk u duhen me muaj per te arritur ne kryeqytet nga te gjitha anet e vendit gjigant. Ceremonia festive e inaugurimit, pra marrja e postit, ka karakterin e nje rituali politik, gjate te cilit "I Riu" perpara se te hyje ne Shtepine e Bardhe, jep nje tablo te prioriteteve te qeverise se tij.

Ceremonia e inaugurimit nis me interpretimin e bandave dhe me betimin, qe japin te gjithe presidentet perpara Gjyqtareve Supreme te kombit dhe Kongresit te mbledhur. Betimi behet duke vendosur doren mbi Bibel (ne fakt ky, jo nje rregull Kushtetues), e natyrisht qe keshtu veproi edhe Presidenti Xhorxh Bush.

Barak Obama beri betimin e tij mbi Biblen, qe perdori ne inaugurimin e tij, cliruesi i sklleverve dhe mbrojtesi i unitetit te kombit, Abraham Linkoln (Abraham Lincoln).

Xhorxh Uashington, babai i kombit amerikan, e beri betimin ne Nju Jork dhe ne Filadelfia. Me vone te gjitha betimet, me vetem pak perjashtime, jane kryer ne Uashington. Qe nga inaugurimi i Ronald Reganit (Ronald Reagan) ne vitin 1981 ceremonia zhvillohet ne krahun perendimor te shkalleve te Kapitolit. Nga kjo pike shpaloset nje panorame e mrekullueshme ndaj te gjitha monumenteve te medha per baballaret e kombit. Regan: "Ne fund te rruges perrallore, ndaj se ciles kam hedhur veshtrimin, ndodhen monumentet gjigante, mbi shpatullat e te cileve ndodhet bazamenti i kombit tone."

Fjalimet inauguruese te baballareve te kombit: Uashington dhe Xheferson (Jefferson), si dhe te Linkolnit, jane tekste te detyrueshme leximi per secilin president te ri. Cdo president i ri, deshiron qe ne fjalimin e tij krahas citateve historike, te vendose edhe pikat e veta kulmore te retorikes. Franklin Rusvelti (Franklin Roosevelt) perdori ne fjalimin e tij fjaline e njohur, se "Amerika s“ka kujt t“i trembet vec frikes". Ndersa autoret e fjalimit te Kenedit (Kennedy) formuluan shprehjen : "Mos pyet, se cfare mund te beje vendi per ty, por pyet, se cfare mund te besh t'i per vendin!"

"Ladies and Gentleman , the President...." Fjalimi i presidentit te ri nuk shoqerohet vetem nga pompoziteti dhe patosi, fjalimi i tij sherben gjithmone edhe si nje pasqyre e prioriteteve te politikes se tij. Bill Klintoni (Bill Clinton) ne vitin 1997 shpalli nje politike te re sociale dhe te arsimit. Klinton: "Le te ndertojme shtepine amerikane per shekullin e 21-te, ku secili te kete vendin e tij ne tryeze dhe asnje femije, te mos mbetet prapa."

Ronald Regani shpalli politiken e forces kundrejt Bashkimit Sovjetik. Regan: "Kundershtaret e lirise, kundershtaret tane te mundshem, te mos harrojne, se paqja eshte qellimi suprem i popullit amerikan. Ne do te negociojme per te, do te sakrifikojme per te, por asnjehere nuk do te dorezohemi." Regan ishte edhe presidenti i pare, qe per shkak te motit me ngrice hoqi dore prej parades qe permbyll ceremonine, pergjate bulevardit "Pensilvania" (Pennsylvania Avenue). Xhimi Karteri (Jimmy Carter) ishte i vetmi, qe e pershkoi ne kembe bulevardin, ndersa kur Xhorxh Bushi mori mandatin e dyte pati protesta te fuqishme. Nje demonstrues thote: "Shume amerikane nuk e duan Bushin dhe e konsiderojne ate si nje katastrofe". Disa premtime ambicioze qe dha Bushi ne fjalimin me rastin e marrjes se postin mbeten te parealizuara. "Ne do te hartojme nje plan per furnizimin kombetar me energji dhe do te pergjysmojme deficitin buxhetor".

Per shume amerikane pjesemarrja ne ceremonite me rastin e marrjes se postit nga presidenti i ri eshte nje perjetim i vecante, per te cilin disave u duhet te shpenzojne mire. Muaj perpara dhomat e hoteleve ne kryeqytetin e SHBA-se, jane te prenotuara. Privatet japin dhoma apo shtreter me qira, me cmime deri ne 20.000 dollare nata. E netet ne raste te tilla jane mjaft te shkurtra, sepse festimet zgjasin nje jave te tere, me ballo qe vazhdojne deri ne te gdhire.

ESTER
Anėtarė

Lokacioni: Provence Alpes cotes- d'azure
Postime: 218
Kyējet nė forum: 3723
Regjistruar mė: 28/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi