Shaban Polluzha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shaban Polluzha

Mesazh nga Naki prej Thu 26 Feb 2009, 4:39 am

Shaban Polluzha lindi mė 1871 nė fshatin Godanc tė Drenicės. Rrjedh prej njė familjeje tė varfėr, e cila mezi siguronte kafshatėn e gojės. I ati i tij ishte shpėrngulur pėrkohėsisht nga Polluzha nė Godanc, ngase kishte marrė mė shumė sipėrfaqe toke nga bregu i atij rajoni. Familja e tij sėrish kthehet nė tokėn e mėparshme nė Polluzhė. Shabani qysh si fėmijė ishte kacafytur me problemet e luftės pėr ekzistencė. Nė kėtė kohė sheh format e vrazhda tė eksploatimit tė fshatarėsisė nė Drenicė nga sundimi turk, e mė vonė edhe nga ai serb, bullgar e austrohungarez, dhe sėrish nga ai serb. Si i ri, shpeshėherė kishte rėnė nė konflikt me njerėzit e pushtetit. Duke provuar kėmbėnguljen e tij nė mbrojtjen e interesave tė fshatarėsisė, rrethi i Polluzhės nė kohėn e pushtimit bullgar, e zgjedh pėrfaqėsues tė vetin (ēaush).
Polluzha aso kohe gjendej nė vijėn kufitare tė pushtimit austrohungarez. Shaban Polluzha nuk mbante mbikqyerjen vetėm nė zonėn pushtuese bullgare, por shpeshherė dilte edhe nė anėn austrohungareze pėr tė parė se si jetonte populli nė atė pjesė. Pėrderisa pushtuesit bullgarė bėnin zullum tė madh nė pjesėn e vet mbi fshatarė, nė anėn tjetėr pushtuesi austrohungarez ishte mė i matur dhe mundohej tė pėrfitojė sa mė shumė popullatėn vendase, duke pėrfillur deri diku tė drejtat kombėtare, dhe duke hapur shkolla nė gjuhėn shqipe.
Kur Kosova pushtohet sėrish nga Serbia, Shaban Polluzha ngre zėrin kundėr kėtij regjimi. Pėr rezistencė qė i bėn, ai burgoset nė Skenderaj dhe Mitrovicė.
Nė vitet 1920 bie nė kontakt me Azem Bejtėn. Pėr disa ēėshtje kishin pikėpamje tė kundėrta. Mė nė fund merren vesh pėr veprim tė mėtejmė. Shaban Polluzha nė kėtė periudhė ishte zgjedhur kryetar komune nė Polac.
Nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė kohėn e pushtimit italian, burgoset me gjithė familje nė kullėn e Sheremetit nė Pejė mė 1941. Merr pjesė nė mbrojtjen e kufirit nė Rozhajė, e pastaj me brigadėn e tij shkon nė Jeni – Pazar pėr t’i mbrojtur myslimanėt e asaj ane nga ēetnikėt, qė nėatė kohė bėnin reprezalje tė mėdha, duke i vrarė dhe duke u djekur tėrė pasurinė. Atje qėndron njė kohė pėrderisa i zmbrap forcat ēetnike dhe me luftėtarėt e vetė kthehet nė Drenicė. Nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore, angazhohet nė anėn partizane, por nuk u pajtua me vrasjet qė i bėnin brigadat serbe e malazeze dhe OZN-ja nė Drenicė, prandaj nis luftėn kundėr tyre.
Tribuni i popullit, Shaban Polluzha, nė tė gjitha etapat e jetės sė tij u angazhua pėr mirėqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjė pėr tė, madje as jetėn, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij pėr pavarsin kishte zėnė vend nė shtatin etij qysh nė moshėn e re. Pėr kėtė ideal, mė vonė do ta japė jetėn.
Gjatė rezistencės qė i bėri ushtrisė jugosllave nė Drenicės e nė Shalė tė Bajgorės, u dėshmua si prijės tribun. Nė kėtė periudhė Shaban Polluzha barte flamurin kombėtar, me tė cilin mbėshtillte plisin e bardhė. Pra, nė tė njejtėn kohė flamurin dhe plisin – plisin mbėshtjellė me flamur! Nė kujtimet e veta Tahir Topilla thotė se Shaban Polluzha, asnjėherė nuk doli pa flamur, sepse pėr tė luftonte dhe pėr tė ishte i lidhur gjatė tėrė jetės. Me tė u vra dhe pėr tė dha jetėn!
Shtabi i Shaban Polluzhės, ishte i vendosur nė Rezallė, nė kullė tė Zymber e Hajzer Malajt. Ky shtab, nė kėtė vend strategjik, qėndroi afro njė muaj. Nga kjo qendėr bėhej strategjia dhe kontrollohej njė pjesė e territorit tė Drenicės pėrėndimore.
Shtabin e pėrbėnin: Shaban Polluzha (komandant), Miftar Bajraktari, Sadik Lutani, Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari dhe Rifat Maloku. Sali Xhinovc, ishte sekretar i Shaban Polluzhės, i cili me mjaftė gjeturi e kryen kėtė detyrė deri nė pėrfundim tė luftės sė Drenicės. Nė pėrbėrjen e shtabit ishin edhe: Hazir Xhaka i Oshlanit, Mulla Iljasi i Brojės, Feriz Boja i Kėrnicės, Rexhep Gjeli i Likoshanit, Hamzė Istogu i Polluzhės. Nė Rezallė shatabit i bashkohet edhe Jusuf Giliani, i cili vjen kėtu pasi likuidon shtabin partizan nė Prekaz. Nė kreun e shtabit vjen edhe Mehmet Gradica. Korier ishte Nuhi Bradashi i Llapit, pėr tė cilin kanė ditur vetėm komandanti dhe sekretari.
Nė lagjen e Malajve tė Rezallės, ku rrinte Shaban Polluzha, brenda ditės ushqeheshin me bukė me qindra njerėz tė brigadės.
Nė Rezallė, nė lagjen e Malajve ėshtė ruajtur nė tėrėsi kulla, ku ishte vendosur shtabi; dhe shumė gjėra tė kėsaj periudhe janė ruajtur me pėrkushtim. Nė odė ėshtė ruajtur si kujtim edhe sixhadeja nė tė cilėn ulej Shaban Polluzha.
PĖRGATITJA E ATENTATIT KUNDĖR SHABAN POLLUZHĖS
Nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim tė vitit 1945, nė Skenderaj e Gllogovc formohen komandat vendit dhe nė to vendosėn njerėzit qė mendojnė se mund tė jepnin kontribut nė konsulidimin e pushtetit tė ri komunist. Nė komandėn e vendit, tė Skenderajit, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kėrstiq dhe Hysen Thaqi. Nėpėr qendra tė mėdha fshatare formohen edhe komunat. Nė Polac kryetar i komunės emėrohet Mulla Brahimi e kėshtu emėrohen edhe kryetarėt nė qendrat tjera. Nė kėtė kohė, Shaban Polluzha me brigadėn e vetė tė posaformuar kishte shkuar nė Sėrbicė me qėllim qė t’u bėnte me dije autoriteteve nė pushtet se duhej tė kishin kujdes pėr sjelljet e tyre me fshatarėt e Drenicės. Posa arrin nė kėtė qender, Shaban Polluzha hyn nė komandė dhe takohet me udhėheqjen e saj. Menjėherė pas Shabanit hyn edhe Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocės me kėto fjalė: “Qysh bėn, unė si kryetar tė mos di pėr arrestimin e njerėzve tė mi, pėr burgosjen e Osman Xanit dhe tė dy bashkėfshatarėve tė tij”?. Nė skenė del Vllado Kėrstiq, i cili imamit tė Polacit i thotė se nese i kanė duart tė pėrlyera me gjak, do tė marrin edhe tė tjerė dhe nuk do t’i kthejmė mė e nese jo, atėherė do t’i lirojmė. Ndėrkohė qė foli Kėrstiqi, Shaban Polluzha kishte dal jashtė zyrės dhe nė momentin kur u kthye i dėgjoi vetėm fjalėt e fundit “duart me gjak” dhe menjėherė reagoi duke e pyetur atė se kush kėrkon kėtu gjak dhe me nervozizėm i thotė atij se kush ishte. Ē’ ėshtė e vėrteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladėn dhe gjatė bisedės me tė, nuk mund tė hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirė shqip. Ky i thotė se quhej Vllado Kėrstiq dhe me tė hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet:”Ti po kėrkon gjak, apo jo?”. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur fare Shaban Polluzha nxjerr revolen pėr ta vrarė, por urgjentisht reagojnė Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imami i Polacit dhe unė, tregon Shaban Aruqi i Rezallės, qė ishte korrier nė komandėn e vendit. Vllado Kėrstiēi, nga frika hyri nėn tavolinė, ndėrkaq ne e kapėm Shaban Polluzhėn pėr ta qetėsuar dhe mezi e bindėm tė dilte jashtė. Mė kujtohet, thot Shaban Aruqi, kur thekėsoi kėto fjalė: “Nuk do tė lejojė ēdo kėnd tė sundojė nė Drenicė”. Mori brigadėn dhe u nis, si mė duket, nė drejtim tė Mitrovicės.
Sipas disa njoftimeve qė kisha si korrier nė kėtė qendėr, - tregon Shabani, - nė Mitrovicė pėrgatitej atentati kundėr Shaban Polluzhės. Menjėherė Vllado Kėrstiq bėn me dije autoritetet e Mitrovicės pėr vėrsuljen qė i kishte bėrė Shabani.
Duke theksuar se gjatė asaj periudhe Shaban Polluzha gjithėherė ėshtė ruajtur dhe pėrcjellė mirė nga njerėzit e brigadės sė vet dhe mu pėr kėtė, si thotė Shaban Aruqi, nuk ka mundur tė realizohet atentati i pėrgatitur nė Mitrovicė.
Ky fakt ėshtė bindės, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qėllimet e tyre, filloi tė ngrinte zėrin pėr t’iu kundėrvėn mė vonė edhe me luftė tė organizuar.

SI U VRA SHABAN POLLUZHA
Prej Bezheniqit shkojmė te Dvoranėt e Tėrstenikut dhe vendosemi nė tri kulla. Tė nesėrmen nė mėngjez, me 17.02.1945, rrethohemi nga tė gjitha anėt prej shumė brigadave e divizioneve ushtarake, qė ato ditė ishin pėrqėndruar nė Drenicė. Luftuam prej mėngjezit e deri nė ora 15. Meqenėse ishim nė kulla, sado qė kishin forca tė mėdha ushtarake, aa nuk mund tė na afroheshin. Diku rreth orės 16, kanė mbėrrijtur topat, me tė cilėt fillojnė tė na gjujnė. Gjalet e topit – thot Ramadan Polluzha, rrėzuan njė pjesė tė kullės, ku isha unė. Kur erdhi mbrėmja, shkova nė kullėn, ku ishte babai me Mehmet Gradicėn. Shaban Polluzha plagoset nga trarėt e kullės sė rrėzuar, kurse Mehmet Gradicės i kishte rėnė gjylja e topit nė kėmbė. Nėpėr terr e kemi shpėrthyer rrethimin. Babain e qita nė kalė. Kur dolėm nė rrugėn kryesore, nė drejtim tė Gllogovcit, atė e mori njė plum i kobshėm nė gjoks dhe, pa hyrė nė Gllobar, Shaban Polluzha vdes. Sė bashku me Ali Ahmetin dhe Sejdi Mehollin vendosėm qė kufomėn e babait ta qojmė nė pusin e thellė tė lumit Drenica, nė afėrsi tė tunelit tė Poklekut. Aty thyem akullin dhe lėshuam kufomėn.


Burimi forumi shqiptar

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8636
Kyējet nė forum: 14121
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi