Haxhi Ymer Prizreni (1826-1886)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Haxhi Ymer Prizreni (1826-1886)

Mesazh nga Naki prej Thu 26 Feb 2009, 6:16 am

Veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe kryetar i qeverisė sė pėrkohshme tė formuar nė periudhėn e fundit tė saj.

Pasi kreu studimet pėr teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit ku u shqua qysh herėt si pėrkrahės i shtresave tė ulėta kundėr padrejtėsive tė administratės osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera qė u formuan nė Kosovė, mori pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė dhe tė sistemonte muhaxhirėt e shumtė qė u dėbuan nga ushtria serbe.

Mė 1877 u zgjodh deputet nė parlamentin e dytė osman. Po atė vit hyri dhe nė Komitetin Qendror tė Stambollit qė u formua nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, me tė cilin u lidh deri nė fund. Nė pranverė tė vitit 1878 kryesoi komisionin qė organizoi nė Prizren mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė gjirin e tė cilit u rreshtua krahas patriotėve tė rrymės radikale. Nė tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse nė janar tė vitit 1881, kryetar i qeverisė sė pėrkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinė politike qė ēoi nė vendosjen e administratės shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė organizimin e qėndresės sė armatosur tė Lidhjes kundėr ushtrive osmane nė pranverė tė vitit 1881.

Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, megjithėse sulltani i premtoi falje e ofiqe tė larta. Vdiq nė Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni Lokacioni: Fshati Akllap
Gjinia Gjinia: Male
Postime Postime: 7515
Poenat Poenat: 9268
Regjistrimi Regjistrimi: 29/05/2007
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Gemini

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi