Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Mesazh nga Naki prej Thu 26 Feb 2009, 4:55 pm

Ēajupi u lind nė katundin Shepėr tė Zagorisė mė 1866, motin kur gjuha dhe letėrsia shqipe do tė manifesoheshin me bujė, pėrmes veprave qė botuan nė tė njejtėn kohė De Rada, Dora d'Istria e Kristoforidhi. Emri i vėrtetė i poetit ishte Andon Ēako. Ai e ndėrroi mė vonė emrin e e bėri Zako dhe pastaj mori pseudonimin Ēajupi, sipas njė mali tė Zagorisė.
Andoni ishte bir i njė tregėtari tė pasur duhanesh, Harito Ēakos, qė punonte nė Greqi e sidomos nė Misir, ku pat marrė pjesė nė krye tė herės nė Lėvizjen Patriotike tė shqiptarėve tė atjeshėm. Mėsimet e para, Andoni i mori nė shkollat greke tė Sheperit e tė Nivanit tė Zagorisė. Mė 1882, i ati e mori me vehte nė Misir ku e futi nė njė kolegj francez, tė cilin poeti e mbaroj mė 1887. Pushimet shkollore, djali i kalonte nė fshat, nė Shqipėri. Po mė 1887, ai erdhi pėr herė tė fundit nė atdhe. Kėtė mot ai shkoi pėr tė ndjekur studimet e larta nė Gjenevė tė Zvicrės, ku mbaroi fakultetin e drejtėsisė e mori titullin e doktorit mė 1893. Tre vjet mė parė, poeti qe martuar nė Gjenevė me njė vendase, tė cilės i dimė vetėm emrin, Evgjeni. Gruaja i vdiq nė krye tė motit, nė tė lindur, e e la me njė djalė, Stefanin. Ēajupi s'e harroj mė vonė Evgjeninė. Ai e kujtoj atė me dhėmbje tė madhe nė ,,Vajet'', e famshme qė shkroi me rastin e dhjetė vjetorit tė vdekjes sė saj. Kur Ēajupi u kthye nė Misir, Lėvizja Patriotike e shqiptarėve tė atjeshėm po merrte njė hap tė ri.
Mė 1902, Ēajupi botoj veprėn e tij tė parė dhe mė tė rėndėsishme ,,Baba Tomorri'', pėrmbledhje poetike. Po libri nuk u shpėtoi edhe kritikave pa vend, tė cilat morėn shkak tė ndonjė vjershe tė tij liēensioze. Poeti premtoi atėherė se, pėr sė afėrmi, do tė botonte edhe njė tjetėr vėllim me vjersha, tė titulluar ,,Dhjata e Re'', ku ai do tė luftonte pa mėshirė ,,njerėst e liq dhe tradhėtarėt'', sikundėr i shkruan njė miku tė tij mė 1903. Kėtė luftė ai do tė bėnte ,,pėr tė mirėn e Shqipėrisė''. Pėr fat tė keq vėllimi i dytė i vjershave origjinale tė Ēajupit nuk u botua dhe as qė dihet se ē'u bė me to.
Mė 1919, poetit i kish ngjarė njė fatkeqėsi e rėndė familjare, i kishte vdekur djali i tij i vetėm, Stefani. Menjėherė pas tė birit i vdes edhe e ėma, pėr tė cilėn Ēajupi kishte njė dashuri shumė tė madhe. Qė atėherė, megjithėse nuk e braktisi Lėvizjen Kombėtare, megjithėse botoj edhe ndonjė vepėr tė re si pėrshtatjen e pėrrallave tė La Fontenit, Ēajupi u trondit sė tepėrmei nga shėndeti.
Ē ajupi vdiq nė Heliopolis, nė njė lagje tė Kairos, mė 11. 07. 1930, larg atdheut tė cilin kishte mė shumė se dyzet vjet qė nuk e kishte parė e pėr tė cilin ishte aq shumė i dėshiruar. Me rastin e vdekjes sė Ēajupit, shtypi i Zogut botoi vetėm njė lajm prej tre reshtash. Por vdekja e poetit bėri bujė, veēanėrisht nė rininė pėrparimtare tė kohės.
Motivi i dashurisė
Njė pjesė e madhe e vjershave tė Ēajupit i pėrket dashurisė. Nė mes tė vjershave erotike tė Ēajupit janė edhe katėr ,,Vajet'' e tij pėr tė shoqen, Evgjeninė, vjersha shumė e njohur ,,Kopshti i dashurisė'', njė vjershė e gjatė me subjekt biblik, ,,Zolejka'', etj. Pėr Ēajupin dashuri ėshtė principi i jetės njerėzore. Ai asaj i beson edhe mė shumė se Perėndisė. Vjershėtorin e duan tė gjithė e ai mbetet i pavdekur se kėndoi dashurinė. Dashuria qė poeti pat pėr tė shoqen zvicerane qe shumė e madhe. Ai e kujtoi me njė dhembje tė thellė, edhe pas dhjetė vjetėve tė vdekjes. S'e kujtoi vetėm si burrė, por edhe si baba i dhembshėm:
Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
ktheu tė gėzonesh kur tė shoē tė birė:
e ke lėnė foshnje, tani u bė burrė
s'arrite t'a rritje, s'tė ka parė kurrė.
Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė,
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė…
Me se rrojnė foshnja? Ē'i rritė ēilimitė?
Dashuri e nėnės dhe pėrkėdhelitė.
Poeti e dashuroj aq shumė atė grua, ai e ndjen aq fort dėshprimin e humbjes sė saj, sa qė arriti tė mendojė pėr njė ēast se jeta ėshtė e kotė, se pėr tė s'ka mė asnjė shpresė.
Ēajupi veēanėrisht me forcė godet zakonin e martesave tė fėmijėve pa i pyetur, martesat e djemve tė vegjėl me vajza tė rritura, tė cilat mund t'i bėjnė tė gjitha punėt nė shtėpinė e burrit. Te komedia ,,Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr'', Ēajupi i vuri nė lojė fort bukur kėto zakone. Njė nga plagėt e shoqėrisė shqiptare tė kohės sė Ēajupit ishte edhe kurbeti. Pėr kėtė, Ēajupi ia kushtoj bukur vjershėn ,,Kurbeti''.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Stafi do tė pėrpiqet tė krijojė njė atmosferė sa mė tė kėndshme nė forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshėm.Por duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi). *Ju faleminderit !


Naki
WebMaster

Lokacioni: Kosovė
Postime: 7922
Kyējet nė forum: 10310
Regjistruar mė: 29/05/2007
Vėrejtjet:

http://www.nasergashi.com http://www.facebook.com/people/Naser-Gashi/1062555449

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 26 Feb 2009, 6:46 pm

ANDON ZAKO ĒAJUPI
(1866 - 1930 )



Shkurt per jeten e A.Z Ēajupit:
Shkrimtar i periudhes e Rilindjes. U lind ne 1866 ne Gjirokaster. Ne moshen 15 vjeēare shkoi ne Egjipt per te studiuar ne nje kolegj Francez. Pasi mbaroi shkollen shkoi ne Gjeneve per te studiuar per Drejtesi. Me pas u rikthye ne Egjipt ku ishte gjalleruar levizja shqiptare. Vepra e tij e mirenjohue "14 vjeē dhenderr" eshte vene ne skene shpesh neper teatret Shqiptare dhe TV. Arriti te shohe me syte e tij Lirine e Shqiperise te cilen e ksihte deshiruar shume dhe vdiq ne 1930 ne Egjipt

Vaje
Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė,
lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė!
Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė,
qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė!
Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė?
0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė,
kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė.
S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve?
Motemot qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve.
Atje. tek rri janė qipariz' e varre. ..
Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare!
Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė;
E ke lenė foshnje, tani u bė burrė,
s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė!
Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė.
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė:
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė,
duke psherėtitur te zot' i vėrtetė.
0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė,
kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė?
Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė
dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė.
Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė?
Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė.
0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė,
dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė!
«Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė,
cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė?
Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė,
po ata qė mbetėn si ti nukė qanė:
tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė,
po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė.
Doje drit, o qiell, more dritėn time
dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime!
Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6765
Kyējet nė forum: 10915
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Mesazh nga Voglushja prej Fri 27 Feb 2009, 9:47 pm

Qajupi njihet edhe si Fabulist i mrekullueshem .


Ja disa Fabula tė tij tė cialt po ti analizojmė gjejmė persona qė nė realitet fshihen pas personazheve tė Poetit ...



Bretkosa qė deshi tė trashej sa njė Ka

Bretkosa sa njė ve,
pa njė ka sa njė deve
dhe nakari nuk' e la,
desh tė trashet sa njė ka.
Kur vu kėtė gjė ndėr mėnd,
vate u shtri ndė njė vėnd
duke ngrėn e duke pirė,
qė tė fryhet sa mė mirė.
Shihni, shihni, sa u rrita, -
thėrrit e thoshte pėrdita.
Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnė shoqet e saj.
Shihni, nukė jam sa demi?
Jo! - Shikoni. - Jo, tė themi.
Pa shikoni kėtė bark
si tė kaut. - Jo, je lark! -
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.
Shumė njerėz ndė kėtė botė
thone se janė tė zotė;
si bretkosa mendohen
mburren e lėvdohen.











Lopa, Dhija, Delja dhe Luani

Ndė kohė tė vjetėr,
njė lop' e njė dhi
dhe njė dele tjetėr
bėnė shoqėri
bashkė me luanė
dhe pėr gja tok vanė.
Njė ditė tė shtunė,
njė zorkadhe zunė
brėnda nė njė ferrė.
Luani, sakaqėherė,
e mori e ēau,
me thonj vet' e ndau.
Bėri katėr copa,
ashtu si desh lopa:
"Cop' e madhe, tha, pėr mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytė, besa-besė,
mė bie vetė nė pjesė,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe kėtė copėn e tretė
jam i zoti e marr vetė,
si kam gjithnjė zakonė,
Cop' e katrėtė, pėr zonė,
imja qoftė, pa dyshim,
se jam trim. Ndė kohė tė vjetėr,
njė lop' e njė dhi
dhe njė dele tjetėr
bėnė shoqėri
bashkė me luanė
dhe pėr gja tok vanė.
Njė ditė tė shtunė,
njė zorkadhe zunė
brėnda nė njė ferrė.
Luani, sakaqėherė,
e mori e ēau,
me thonj vet' e ndau.
Bėri katėr copa,
ashtu si desh lopa:
"Cop' e madhe, tha, pėr mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytė, besa-besė,
mė bie vetė nė pjesė,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe kėtė copėn e tretė
jam i zoti e marr vetė,
si kam gjithnjė zakonė,
Cop' e katrėtė, pėr zonė,
imja qoftė, pa dyshim,
se jam trim.

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Mesazh nga Voglushja prej Fri 27 Feb 2009, 9:47 pm

Roberia
E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.

Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!

Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!

Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.

Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.

E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Mesazh nga Voglushja prej Fri 27 Feb 2009, 9:48 pm

Fyell' i bariut

Bariu, shokė, bariu,
kur gjėmon e fryn veriu,
ėshtė pėrjashta fatziu,
e rreh breshėri dhe shiu!
Barinė, shokė, barinė,
mos e harroni fatzine,
se lė gruan e shtėpinė
t'u kullosė bagėtinė.
kullotni, moj bagėti,
********************* ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur tė vdes te me kujtoni,
Ndjesė pastė! — tė mė thoni.
Shikoni barin' e gjore:
nė diell a nė dėborė,
bariu me shkop nė dorė
ruan deshtė me kėmborė.
Vėshtronje barinė mirė,
me tė ngrėn' e me tė pirė,
t'u marrė dhėntė pa gdhirė,
t'i kullosė me dėshirė,
tė rrijė bashkė me to,
******************* to, to, to.
Hani, moj bagėti, hani,
kur tė vdes do tė mė qani,
pėr mua zi do te mbani!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Andon Zako - Ēajupi (1866-?)

Mesazh nga Voglushja prej Fri 27 Feb 2009, 9:49 pm

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
*********************** i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
*********************** shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
*********************** o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
******************* dhe tek heq.
Te ka bere perendia
******************* luftetar,
si s'te lodhi roberia,
*************** shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
*********************** te kerkosh
lirine, bashke me shoke
******************* te leftosh!
Mos beni si keni bere
*************** gjer me dje,
por te leftoni te tere
*************** per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
*********************** me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
******************* me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
*********************** jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
******************* djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
********************** trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
********************** per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
********************* memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
********************* si me sheh.
U shkretove anembane,
******************** Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
******************* dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
******************* dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
******************* per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
******************* memedhe,
vish armet e trimerise
******************* se ke ne!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi