Rifat Kukaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rifat Kukaj

Mesazh nga Voglushja prej Sat 28 Feb 2009, 4:49 pm

Rifat Kukaj (25 tetor 1939 - 11 shtator 2005) lindi nė Tėrstenik tė Drenicės, studioi nė Normalen e Prishtinės.
Rifat Kukaj ėshtė prozator, poet, dramaturg, pėrkthyes dhe skenarist i letėrsisė pėr fėmijė dhe tė rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhėhequr programet pėr fėmijė tė Radio Prishtinės dhe ka redaktuar librat pėr fėmijė tė Shtėpisė Botuese "Rilindja". Pėrktheu letėrsi pėr fėmijė nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake nė shumė nga kėto gjuhė. Emrin e tij e mbajnė rreth 100 vėllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi nė afirmimin e krijimtarisė letrare sidomos asaj pėr fėmijė nė rrjedhat ndėrkombėtare dhe se ndihmoi autorė tė shumtė tė rinj.
Vdiq nė Ulqin, u varros nė vendlindje.


Edituar pėr herė tė fundit nga Voglushja nė Sat 28 Feb 2009, 4:50 pm, edituar 1 herė gjithsej

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rifat Kukaj

Mesazh nga Voglushja prej Sat 28 Feb 2009, 4:49 pm

Letėrsi

  • Lepuri me pesė kėmbė - skenarė filmi artistik
  • Bardhi e Mirushja (1986)- roman
  • Kokėrmeli e Pilivesa (1971) - roman
  • Dita e xhufkave (1972)- roman
  • Shkrepi i Diellit (1972)- roman
  • Minaku i pėrhimtė (1973)- roman
  • Vjollca magjike (1974)- roman
  • Rrasa e Zogut (1975)- roman
  • Droja (1978)- roman
  • Dreri me njė bri (1986)- roman
  • Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman
  • Gogozheli i Gogozhinės (1999)- roman
  • Shkurtabiqi mė i madh nė botė {2000} - roman (botoi: URA)
  • Fshehtėsia e breshkės (2002)- roman
  • Majmuni me kurorė mbretėrore (2003)- roman

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rifat Kukaj

Mesazh nga Voglushja prej Sat 28 Feb 2009, 4:50 pm

ZOGU I LASGUSHIT


Yll i ndritur nė natė qershori
Sikur ra prej gjithėsisė,
Ngazėllyeshėm, sytė m'i mori
Nė degė t'qershisė.
U purtekėm unė e gjethet
Qetė e lehtė me petalet,
Qielli vetė nisi tė prehet
Edhe malet.
Kėnga nga zogu i brishtė
Lindi krejt ėndrrimtare,
Dritė feksoi n'flatra e bisht
Dhe n'pėr dritare.
Gėzim, shpresė, nė gji mė derdhe
E hare tė butė si pushi,
Zog-magji ti mirė se erdhe
Nga Lasgushi!
Ato porosi tė larta
Te dritarja e shtėpisė
Po m'i thotė me vargje t'arta
Kalorėsi i bukurisė.

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rifat Kukaj

Mesazh nga Voglushja prej Sat 28 Feb 2009, 4:51 pm

BALADĖZ
Me pushkė nė krah
Njė ditė dola pėr gjah.
N'shteg qėndroja si guhak
Zagari lehte n'imshtak.
U mbėshteta pėr njė ah
Harrova zagar e gjah,
Mbi doborėn e ndritur
Pikasa njė zog tė pėrhitur,
Aq i brisht e krejt i ngrirė
Nė acar ai martir
Nė shpindė i shtrirė!
Kėmbėt thik pėrpjetė
Ah jetė, sa e shkretė.
Mbase shpresa i ka thėnė:
"Shtriji e ngrohi nė Hėnė!"
Nė mua vajtonte dita
Nė dy zyēka ende drita
Po fiksonte por e mekur
Porsi Hėna e paprekur
Nga kėmbėt e zogut tė gjorė
Orėprerit nė dėborė.
Mbaron rrėfimi pėr njė jetė
Nė vargun e njėzetetretė!

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rifat Kukaj

Mesazh nga Voglushja prej Sat 28 Feb 2009, 4:51 pm

NĖNA
Ti ke pak zjarrmi
Voglushe Leonorė,
E nėnės i digjet
Zemra nė krahėrorė.
N'mėngjes, po e zėmė
S'tė hahet - nuk ha,
Urinė e tėrė botės
Nėna at' ditė e ka...
Oh, pa pandehur gishtin
E gėrvishte pak,
E di ē'ndodh me nėnėn?
Zemra i pikon gjak!
Mbi shtrojen mė t'butė
Ajo shpesh kėlthet:
-Kam dro' ndonjė pupėl
Vashėzėn mos ma vret

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rifat Kukaj

Mesazh nga Voglushja prej Sun 01 Mar 2009, 12:34 pm

BUKUROSH EDHE LAROSH


Kryet nė detė
Bishtin te retė...
Nė kėtė shpat
Puth shtėpitė,
Nė atė shpat
Zogjtė e fėmi' tė...
Degė mė degė
Edhe qershitė...
Bukurosh edhe larosh
Ah, ta kisha pėr krahosh!
Lart nė qiell
I larmi hark
E gudulis
Lumi nė bark...
Nuk ėshtė urė
Ėshtė pikturė!
Kėndoi trishtili:
"Ciu, ciu, ciu...
Se ē'na doli
Pas shiut?!!!"

Voglushja
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjakove
Postime: 4488
Kyējet nė forum: 5749
Regjistruar mė: 02/11/2008
Profesioni: Studente
Vėrejtjet: Dituria me perndjek,Por une jam me e shpejt..!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi