Ēastet “e vetmuara” tė jetės nė dy karrige

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēastet “e vetmuara” tė jetės nė dy karrige

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 02 May 2009, 1:02 am

Aktori italian Antonio Pionavelli, i cilėsuar si “ambasador” i poezisė sė artistit kontrovers dhe veprės sė tij, ka interpretuar nė TK autobiografinė nė vargje tė Pier Paolo Pasolinit

Sonila Merolli


Kanė mjaftuar dy karrige mbi njė sfond tė zi, qė jeta e Pasolinit tė parakalonte para nesh mes vargjeve tė koncentruara tė autobiografisė sė tij.

I mbėshtjellė i gjithi nė tė bardhė liri dhe pak i lodhur, trupi i aktorit na solli ritualin me vetminė e jetės sė ēdo ēasti, dite, ore. Nj thirrje pėr vetmi, e dukshme pėrgjatė gjithė shfaqjes, e shartuar me rrėfimet mbi

pasione politike dhe pėrpjekjen heroike tė izolimit tė pėrditshėm. Kjo ishte alternativa qė na prezantoi aktori italian Antonio Piovanelli. Nuk ėshtė hera e parė qė aktori Antonio Piovanelli i duhet tė struket nėn petkun e njė prej figurave mė tė shquara, siē ėshtė “poeti i hirit”. Pasioni pėr Pasolinin e ka kthyer aktorin italian nė nga njerėzit qė herė lakohet emri i poetit tė madh, herė identifikohet nėpėrmjet Antonio Piovanelli. Jo se kanė ndonjė ngjashmėri fizike mes tyre, por pėr faktin qė aktori italian cilėsohet si “ambasador” i Pasolinit. Dikur ai luante nė njė romanet vėna nė skenė, maratonėn erotike tė artistit kontrovers Pier Paolo Pasolini, ndėrsa mbrėmjen e djeshme nė TK, ai pėrcolli me vargje gjithė etapat e jetės sė poetit tė madh italian. Recitimi i prezantuar nė mėnyrė esenciale, ishte ndalur mė shumė nė ushtrimin heroik mbi tė pėrditshmen e vetmuar. Aktori na pėrcolli kohėn e shndėrrimit tė Italisė, kur poeti na bėn tė ndjejmė sesi fshatarėt italianė po transformohet pak nga pak, nė njė aglomerat borgjezėsh tė vegjėl, ku jeta pėrbėn normėn. Kthehen nė mendje vizionet logjikisht tė parashikuara nga Pasolini mbi dhunėn e klasave: vargjet e tij si gurė bien mbi tė gjithė ata qė ndalojnė, pėr pėrfitime tė ndyra, qė besimi i njeriut tė pėrhapet e tė triumfojė mbi tė mirėn. Antonio Piovanelli, i diplomuar nė “Centro Sperimentale di Cinematografia” tė Romės, pasi ka bashkėpunuar me artistė, si Bertolucci, Bellocchio, Lattuada, Visconti, Strehler, Ronconi, prej shumė vitesh jep shfaqje jashtė shtetit si aktor-ambasador i poezisė latine dhe italiane, me performancė mbi Catullo, Virgilio, Dante, Alfieri, Pasolini, duke fituar kudo suksese unanime tė kritikės dhe tė publikut. Aktivitetet janė organizuar nga Instituti Italian i Kulturės nė bashkėpunim me Bibliotekėn Kombėtare. Ndėrkaq, njė tjetėr aktivitet nė homazh tė kėtij artisti ka qenė edhe konferenca me titull “Pasolini, poeti i hirit”, me lektor Roberto Chiesi, i cili na paraqiti nj artist shumėplanėsh. Pjesa e parė iu dedikua poetit, pėr tė vijuar me kapitujt e tjerė tė jetės sė Pasolinit, gazetarit, shkrimtarit, piktorit e regjisorit. Si njė nga kritikėt mė tė mirė tė artistit, Chiesi u thellua mė tej nė disa motive tė veprės dhe pikėpamjeve tė tij, falė edhe fakteve tė mbledhura nė vite, nga studime tė imta mbi jetėn e Pasolinit. Njė pjesė e rėndėsishme ishin edhe imazhet e pėrzgjedhura nga filmi “Ungjilli sipas Mateos”, ku Krishti paraqitet mė pranė njerėzve se kurrė. Ekspozita fotografike erdhi nėn kujdesin e Angela Tromellinit, pėrgjegjėse e Arkivit Fotografik tė Kinostudios sė Bolonjės. Filmi nuk ėshtė pėrzgjedhur rastėsisht, por pėr veēantinė e tij, qė vjen si lexim personal i Pasolinit. Jo mė pak tė rėndėsishėm janė edhe filmat e tjerė tė Pasolinit, si: “Aēatone” (1961), “Mamma Roma”, “Teorema”, “Dekameroni”, “Medea”, “Edipi mbret” apo “Salo ose 120 ditėt e Sodomės” (1975), porse “Ungjilli sipas Mateos” kėtė vit ka edhe 45-vjetorin e tij.

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6765
Kyējet nė forum: 10915
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēastet “e vetmuara” tė jetės nė dy karrige

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 02 May 2009, 1:02 am

Roma Classica” nė Akademinė e Arteve

Ansambli “Roma Classica”, i pėrbėrė nga solistėt e parė tė Orkestrės sė Dhomės, me tė njėjtin emėr dhe i krijuar nė Romė nė vitin 1989, mbrėmjen e sotme do tė luajė nė Akademinė e Arteve, nė kuadėr tė sezonit “Klasik”. Ansambli u krijua si nevojė e interpretimit tė njė repertori tė pėrshtatshėm qė nuk ekzekutohet lehtėsisht me njė organikė mė tė madhe. Gjatė viteve tė aktivitetit tė tyre, ansambli ka realizuar shumė koncerte si nė Itali, ashtu edhe jashtė saj, me njė repertor klasik, duke pasur njė miratim tė madh nga kritika dhe publiku. Kanė qenė tė ftuar nga shoqėri tė rėndėsishme muzikore, pėr tė marrė pjesė nė festivale, ekspozita, koncerte sezonale dhe aktivitete bamirėsie. Disa nga regjistrimet tė koncerteve live kanė evidencuar shkallėn e lartė tė frymėmarrjes tė ansamblit dhe teknikėn e kėndshme tė anėtarėve tė tij. Programi “Alfa dhe Omega”, shėtitje muzikore nė shekuj, eskurs i kėndshėm i epokave dhe stileve qė arrihet edhe nga muzikė pėr filma, njė formė e artit bashkėkohor e padiskutueshme, ėshtė njė tjetėr tentativė e ansamblit pėr tė zbuluar me zell dhe eksperiencė, tė gjitha llojet muzikore tė ekzekutuara nė ditėt tona.



“Koncertet e majit” nisin me Izoldėn “italiane”

Koncertet e Majit nisin mė datė 3 maj, nė orėn 19:00, me recitalin e pianistes Gloria Campaner, me pjesėmarrjen e Orkestrės Simfonike tė TKOB-it, nėn dirigjimin e Zhani Cikos. Programi pėrmban pjesė nga Chopin, Liszt, Vagner me “Dashuria dhe vdekja e Izoldės, shkėputur nga opera “Tristan dhe Izolda”, si dhe njė pjesė koncert pėr piano dhe orkestėr. Pianistja ka lindur nė Jezolo (Venecia) nė vitin 1986. Fillon studimet e pianos qė nė moshėn 4-vjeēare. Menjėherė afirmohet nė majat mė tė larta tė shumė konkurseve pianistike kombėtare dhe ndėrkombėtare, duke marrė mė shumė se 20 ēmime tė para absolute dhe duke dhėnė koncerte nė tė gjithė Italinė. Nė moshėn 12-vjeēare debuton si soliste me Orkestrėn e Venetos nė teatrin e qytetit tė saj tė lindjes. Nxėnėse e Bruno Mezzena-s, nė vitin 2005 diplomohet me notė maksimale nė Konservatorin e Udines dhe njė vit mė vonė ndoqi diplomėn trevjeēare tė perfeksionimit tė lartė pranė Akademisė Muzikore tė Peskarės, duke marrė notėn maksimale nė ekzekutimin e Koncertit II tė Rachmaninovit. Ndėrmjet shumė ēmimeve dhe vlerėsimeve, nė vitin 2008 fiton ēmimin III absolut nė Konkursin Pianistik Ndėrkombėtar “Ēmimi Shuman”, nė Lamporecchio (PT), ku mori dhe ēmimin e publikut, ēmimin e dytė absolut nė Edicionin e 13-tė tė Turneut Ndėrkombėtar tė Muzikės, nė vitin 2007, triumfon nė konkursin e “Societą Umanitaria di Milano”, duke regjistruar edhe njė CD pėr “Maister Musica Bern.

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6765
Kyējet nė forum: 10915
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēastet “e vetmuara” tė jetės nė dy karrige

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 02 May 2009, 1:02 am

Izraelitėt lėvizje “Plus-Minus”

Edicioni i katėrt i Festivalit Ndėrkombėtar tė Dancit Modern Bashkėkohor, qė nis nesėr dhe zgjat deri nė 6 maj nė Durrės, ka sjellė artistė nga Izraeli, Hungaria, Kanadaja, Italia, Britania e Madhe, Shqipėria, Greqia etj., tė cilėt do tė konkurrojnė me shfaqjet e tyre nė sallėn e teatrit “Aleksandėr Moisiu”. Drejtori i festivalit, Gjergj Prevazi, tha se 9 artistėt izraelitė tė “Kolben Dance Company” do tė hapin mbrėmjen e sė enjtes edicionin e katėrt tė “International Modern and Contemporary Dance Festival”. Tė mbėrritur dje pasdite nė Durrės, ata po njihen me skenėn ku do tė performojnė pėr herė tė parė. “Kjo ėshtė trupa e parė artistike qė vjen nė vendin tonė nga Izraeli, dhe pas prezantimit nė Durrės, nė 2 maj ata do tė jenė nė skenėn e Akademisė sė Arteve nė Tiranė, me spektaklin “Plus-Minus”, tha Prevazi . Sipas tij, “harta” artistike e kėtij edicioni parashikon zgjerimin edhe me trupėn hungareze “Orpheus Marathon”, qė drejtohet nga koreografi Ferenc Feher. Prevazi vlerėsoi edhe mbėrritjen e kompanisė “En-Knap” tė mjeshtrit Kovaē Istog nga Sllovenia, e cila do tė sjellė pėr artdashėsit spektaklin “Raė”. Nė programin e festivalit, qė do tė vazhdojė nga 30 prill-6 maj, janė pjesėmarrės nėntė kompani teatrore nga Kanadaja, Italia, Turqia, Shqipėria e Hungaria, Greqia dhe Izraeli. Nė kėtė edicion ėshtė parashikuar pjesėmarrja e specialistėve, drejtuesve dhe menaxherėve tė festivaleve tė ngjashme nga Belgjika, Holanda, Turqia, Maqedonia, Italia etj. “Festivali Ndėrkombėtar i Dancit Modern dhe Kontemporan ėshtė njė projekt unik nė vendin tonė, pasi pėrfshin njė fushė tė rėndėsishme tė artit skenik, pėr tė cilėn nuk ka ende njė veprimtari tė ngjashme”, tha Prevazi. Ai ka nisur nė vitin 2006 dhe deri tani nė skenėn e teatrit janė pėrballur trupa dhe kompani artistike nga Kosova, Maqedonia, Suedia, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipėria, Zvicra, Greqia etj. “Festivali synon tė bėhet arenė e shprehjes sė aspiratave krijuese tė artistėve nga vende tė ndryshme, duke u kthyer tashmė nė njė veprimtari tė pėrvitshme”, thotė drejtori artistik i festivalit, Prevazi. Organizatorėt vlerėsojnė mikpritjen dashamirėse tė publikut durrsak nė tre edicionet e para, duke theksuar se festivali ka krijuar kushte mjaft tė mira pėr njohjen e tendencave tė dancit modern dhe kontemporan nga studentėt e degės sė Koreografisė nė Akademinė e Arteve dhe tė pasionuarit e tjerė. Nė kėtė edicion do tė jenė tė pranishėm edhe njė pjesė e studentėve tė universitetit “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit. Thirrja pėr tė komunikuar artistikisht me mjete bashkėkohore ka rritur interesimin e studentėve tė Koreografisė dhe specialistėve tė fushės. Nė ditėn e fundit, organizatorėt e Festivalin Ndėrkombėtar tė Dancit Modern dhe Kontemporan do tė nderojnė me “Ēmimin e Karrierės” njė nga balerinėt apo koreografėt e shquar shqiptarė nė vite. Festivali i Dancit Modern dhe Bashkėkohor organizohet nga shoqata “Durrės Beauty” dhe mbėshtetet nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe bashkia e qytetit.

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6765
Kyējet nė forum: 10915
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēastet “e vetmuara” tė jetės nė dy karrige

Mesazh nga LumLumi prej Sat 02 May 2009, 11:34 pm


LumLumi
Anėtarė

Lokacioni: Uskana
Postime: 916
Kyējet nė forum: 4544
Regjistruar mė: 24/03/2009
Profesioni: Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi