Muzete e Vlores, rrenjet e antikitetit
Faqja 1 e 1 • Share •
Muzete e Vlores, rrenjet e antikitetit
Muzeumet e qytetit te Vlores jane te hapura per pushuesit dhe turistet e huaj, qe vizitojne qytetin ne kete sezon vere. Drejtori i Qendres Kulturore, Istref Dobi, thote se prej fillimit te sezonit e ne vazhdim, keto institucione i celin dyert gjate gjithe diteve te javes, duke perfshire edhe te dielen. Sipas tij, per kete periudhe shtohet ndjeshem numri i vizitoreve, te cilet jane ne nje pjese te madhe turiste te huaj, gjermane, angleze, franceze, italiane, amerikane etj. Ne keto kushte, ai sqaron se eshte ndertuar nje grafik i vecante qe personeli i muzeumeve te jete ne dispozicion te vizitoreve. Ne te njejten menyre, po operon edhe stafi i Muzeut te Pavaresise Kombetare, drejtori i te cilit, Krenar Shtino, thote se fluksi me i madh i vizitoreve regjistrohet ne periudhen e veres. Jane qindra turiste te huaj, shqiptare te Kosoves, maqedonas, italiane, franceze, gjermane, angleze, amerikane etj, qe ne menyre te organizuar vizitojne mjediset e ketij objekti te rendesishem muzeal. Per te bere me te lehte dhe me te perceptueshem materialin e muzeut, stafi i tij ka pergatitur dhe botuar fletepalosje, te cilat u ofrohen vizitoreve. Ne qytetin e Vlores funksionojne tre muzeume. Secili prej tyre perfaqeson vlera, problematike dhe periudha te caktuara ne historine e rrethit. Muzeu i Pavaresise Kombetare, Muzeu Historik dhe Muzeu Etnografik, jane te vendosur ne tre godina, ne pozicione te ndryshme ne qytet. Madje, secila prej ketyre godinave perfaqeson dhe mbart ne vetvete vlera te caktuara historike e arkitektonike. Gjate vitit te kaluar, keto tre objekte te rendesishme jane vizituar nga rreth 12.000 qytetare vendas e te huaj, nje pjese prej te cileve ishin kosovare. Ata i kane pelqyer keto muzeume, vecanerisht ate te Shpalljes se Pavaresise Kombetare, ku kane gjetur edhe pjese te rendesishme te historise se tyre. Kurse Muzeu Historik ndodhet ne qender te qytetit, ne nje godine mjaft te vecante, e cila me pare ka sherbyer per organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua ne vitin 1962 dhe ndodhet ne qender te qytetit, ne nje godine mjaft te vecante, qe ne vitet 20-30-te ka sherbyer si rezidence per bashkine e Vlores. Ketu jane ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, te cilat perfaqesojne dhe pasqyrojne periudha te ndryshme historike, qe fillojne me antikitetin dhe vazhdojne me ditet tona. Ne kete muze, vizitoret mund te shohin objekte arkeologjike qe u perkasin qyteteve te ndryshme antike ne rrethin e Vlores si, Orikut, Amantias, Plloces, Olimpias (Mavrove) e me tej, Kionines (Kanine).
Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi



» Rregullimi i sfondit ne kutine e postimeve !
» Rregullimi i Widgets-ve
» Sfondi i fundit te faqes
» Rregulloje dukjen e Legjendes !
» Fshihe informacionin me poshte ...
» Rregulloni pamjen e mesazheve ne faqen kryesore te forumit !
» Fshihe kutin e kerkimeve (search box)
» Rregulloni kutin e Kėrkimeve ( Search box ) sipas shijes suaj !
» Sfonde per background te menus
» Rregulloje Sfondin e forumit tuaj !
» CSS to customize the header for phpbb3
» Gjithmonė
» Dua te Them..
» Kenaqem kur...
» Njeriu me i vecante qe keni njohur?
» Seksi me partnerin e dashur ndryshon trurin
» Deshira momentit...
» Durimi
» Pagjumsia pse shkaktohet?