Berati

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Berati

Mesazh nga Vizitor prej Sat 20 Jun - 21:22

Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė.
Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė. Atėherė pjesė e krahinės sė Desaretėve dhe njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme ilire, qyteti kaloi disa kohė tė vėshtira gjatė luftės Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Nė vitin 216 para erės sonė Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndėrsa rreth vitit 200 tė erės sonė qyteti u morr nga Romakėt. Mesjeta ishte e errėt pėr Beratin. Nė vitet 860 - 927 shikojmė invazionin e parė bullgarė. Gjatė invazionit tė dytė bullgar qytetit i vihet emri Belgrade qė do tė thotė qytet i bardhė. Pas rėnies sė Perandorisė Bizantine, Berati bėhet qendėr e rėndėsishme e Dioqezės sė Epirit. Nė 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatė kėsaj periudhe krijohet edhe Pashallėku i Beratit.

Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, vazhdoi rrugėn e tij nė Shqipėrinė e Jugut. Pas vizitės nė Ergiri (Gjirokastėr), ai udhėtoi pėr nė Tepelenė ku dy herė brenda njė dite ra nė pritėn e rebelėve nga Progonati. Pas Tepelenės, ai arrin nė qytetin e Beratit, tė cilėn ai e quan me lavdėrim krahinėn hijerėndė tė Xhihadit. Berati i pėrshkruar nga Evlijai duket njė qytet me njė zhvillim tė lartė dhe me njė nivel tė mahnitshėm qytetėrimi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi