Liqeni nen shpellen e Skotinise, Gjirokaster

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Liqeni nen shpellen e Skotinise, Gjirokaster

Mesazh nga Vizitor prej Tue 28 Jul 2009, 12:53 pm



Poshte shpateve shkembore te Malit te Gjere, ne shpellen e thelle te Skotinise, ndodhet nje mrekulli e natyres, nje shpelle gjigante dhe nje liqen me uje te kthjellet, qe perbejne pa me te voglin dyshim nje potencial te rralle turistik per rajonin e Gjirokastres.
Per te eksploruar kete shpelle te njohur per legjendat dhe enigmat e saj, te peste peleologet, tre italiane dhe dy shqiptare, kane hyre fillimisht ne pjesen e pare te shpelles se Skotinise, pikerisht ne vendin ku gjate viteve te socializmit ishte vendosur platforma e vepres se marrjes se ujit per te ujitur tokat e fushes se Dropullit dhe me pas nepermjet nje kanali ata kane mundur te dalin ne nje pjese te brendshme qe, sipas tyre, ishte nje mrekulli e pafundme.

Liqeni nen tokeNje liqen nen toke eshte nje nga vendet me te frekuentuara nga turistet ne Gjirokaster.

Ai ndodhet 200 metra ne thellesi te shpelles se Skotinise, nė Vanistėr tė Gjirokastrės

Jo pak tė huaj, qė nuk janė thjesht turistė, por edhe studiues kanė zbritur sė fundmi nė Gjirokastėr, pėr tė parė me mjaft kuriozitet kete liqen me ujė tė kulluar.

Ata vijnė nga Irlanda, Cekia , pėr tė parė nga afėr liqenin qė sipas banorėve ka lidhje me piken turistike tė Viroit ne Gjirokaster dhe Syrin e Kalter ne Butrint.

Pėr kėtė mrekulli tė natyrės ka shumė gojėdhėna, qė mė sė shumti lidhen me mbytjen e njė gruaje, trupi i te ciles ka dalė me pas ne Virua.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi