NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

Mesazh nga shaban cakolli prej Wed 12 Aug 2009, 8:38 pm


mbrojtje tė gjuhės dhe traditės sonė:


A
MUND TĖ LIROHEMI NDONJĖHERĖ
NGA PĖRSHĖNDETJET NĖ
GJUHĖT E HUAJA?!



Edhe
sot, nė shekullin e 21-tė, kur kemi dy shtete tė pavarura
dhe sovrane shqiptare , kur kemi me dhjetėra universitete e kolegje
kombėtare, akademi tė shkencave dhe arteve , institucione albanologjike
dhe tė gjitha tė mirat tjera qė i duhen njė populli dhe njė kombi
pėr t’ i ruajtur traditat, gjuhėn, kulturėn dhe vlerat e
veta kombėtare , ne , si duket as se si nuk po mund tė edukohemi nė
frymėn e pastėr kombėtare dhe as se si nuk po mundemi qė tė lirohemi
njėherė e pėrgjithmonė nga ndikimet e kulturave tė popujve tjerė
, nė veēanti nga ndikimet e ish popujve okupatorė tė trojeve etnike
shqiptare !


Ndikime
tė kėtilla , kemi ende nė ēdo pore tė jetės sonė, si
nė gjuhė, ashtu edhe nė kulturė nė pėrgjithėsi , por kėsaj radhe
do tė ndalemi tek pėrshėndetjet tė cilat nė shumicėn e rasteve
, ende i bėjmė nė gjuhėt e huaja , edhe pse i kemi me bollėk fjalėt
tona pėrshėndetėse tė cilat janė aq tė ėmbla dhe tingėllojnė
aq bukur !



Mirė
se erdhe dhe mirė se u gjeta !



Kėto
dy fjalė pėrshėndetėse qė janė kaq tė ėmbla
dhe tingėllojnė kaq bukur nė gjuhėn amtare shqipe , tek
njė numėr i madh i krahinave shqiptare tė Kosovės, Luginės
sė Preshevės dhe tė Maqedonisė , as sot e kėsaj dite
nuk janė nė pėrdorim tė sė folmes popullore , nė rastet kur presim
ndonjė mysafir , mik, shok , apo dashamirė , i cili vjen pėr tė
na vizituar !



vend qė mysafirin tonė , ta pėrshėndesim duke i dėshiruar
mirėseardhje nė gjuhėn amtare shqipe :”Mirė se erdhe!”,
apo: “Mirė se na erdhėt!”, nė tė folmen tonė popullore , nė
vazhdimėsi priten mysafirėt me fjalėn pėrshėndetėse turke:”Hosh
gėlden”, apo “Hosh gėldiniz”!, me ē’ rast mysafiri do t’
ua kthejė :”Hosh bolldėn!”


Madje,
pjesa dėrmuese e pėrdoruesve tė kėtyre fjalėve tė huaja pėrshėndetėse
, duke mos e njohur gjuhėn turke, e deformojnė shprehjen :”Hosh
gėlden”, duke e shqiptuar gabimisht:”Hosh gjolldėn!”


Ēka
ėshtė edhe mė e ēuditshme nga ana e konsumuesve permanent tė kėtyre
shprehjeve pėrshėndetėse, ėshtė fakti se edhe po deshi dikush qė
t’ a pėrshėndes mysafirin nė gjuhėn shqipe , mysafiri nė shumė
raste do tė ndihej nė veti si i tallur dhe si i pa pėrshėndetur
?!


Krahas
terminologjisė sė pėrshėndetjeve nė gjuhėn
turke, nė mentalitetin e shumicės sė popullatės sonė, ėshtė ngulitur
thellė edhe pėrshėndetja nė gjuhėn arabe:”Selamun alejkum”
dhe “Alejkum selam”, pėrshėndetje kėto qė shumica prej nesh,
as qė e di se ēfarė kuptimi nė tė vėrtetė kanė?!


Fill
pas kėtyre dy shprehjeve me tė cilat pėrshėndetėn mysafirėt tek
ne, menjėherė pason nė vazhdimėsi nga tė gjithė mysafirėt e pranishėm
shprehja tjetėr arabe: ”Merhaba!”, me tė cilėn mysafirėt paraardhės
i drejtohen mysafirit qė do tė vjen nė odė pas tyre ! Kjo
shprehje ėshtė e ditur se e ka kuptimin “Mirė se erdhe!” Mirėpo,
nė mentalitetet e rretheve tė ndryshme, po qe se dikush i thotė dikujt
nė gjuhėn shqipe :”Mirė se erdhe!”, nuk do tė mirėpritej nga
tė pranishmit tjerė dhe do tė konsiderohej si pėrshėndetje e vėrtetė
serioze !?


Shprehjet
pėrshėndetėse nė gjuhėn arabe:”Selamun alejkum”,”Alejkum
selam” dhe “Merhaba”, mė sė tepėrmi pėrdorėn nė rastet e
ceremonive dhe ritualeve tė vdekjes, qoftė nė ditėn e varrimit,
qoftė nė ditėt e ngushėllimeve, qoftė nė ceremonitė e Qelimeve!
Kėto pėrshėndetje bėhen mė shumė sa pėr t’ ua mbarua qejfet
hoxhallarėve dhe hanxhinjve tė cilėt zakonisht janė tė ulur nė
krye tė vendit dhe ata e mbajnė tymonin komandues gjatė tė gjitha
ceremonive e ritualeve fetare !


Zhargoni
i pėrshėndetjeve tė tilla , nuk do tė ishte i ēuditshėm nė
rastet kur dėgjohen nga njerėzit e moshuar dhe tė pa shkolluar ,
por kur kėtė zhargon e dėgjon nga goja e disa intelektualėve me
alamet titujsh shkencor, atėherė nuk ka se si tė mos iritohet njeriu
dhe tė mos zhgėnjehet nga keqpėrdorimet dhe dhunimet qė i bėhen
pamėshirshėm gjuhės amtare shqipe !


Njė
shprehje tjetėr urimi, nė gjuhėn turke , e cila ka marrė
pėrmasa mbi tė gjitha hapėsirat shqiptare , ėshtė ajo
e tipit :”Jasha! Jasha!”


Kėtė
shprehje urimi e cila ka kuptimin :”Rrofsh! Rrofsh!”, na e kanė
servuar dhe shti nė pėrdorim grupet muzikore, kėngėtarėt e estradės,
nėpėr dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore . Shprehje kjo, tė
cilėn artistėt e estradės dasmore e kanė importuar nga kultura turke
dhe rome , pėr t’ ua rritur mendjen dasmorėve dhe pėr t’ i nxitur
ata qė t’iu dhurojnė sa mė shumė para “bakshishte”(dhurata)
!


Duke
e shfrytėzuar mentalitetin e ulėt tė disa personave tė
pasur dhe tė etur pėr t’ ua pėrmendur emrin pėrmes mikrofonave
dhe altoparlantėve, para masės sė dasmorėve, kėngėtarėt dasmorė
nė vazhdimėsi brohorasin emrat e tyre nė kėtė stil:”Jasha ! Jasha
Hafiz pasha! I ke xhepat shumė tė trasha !” Ose :”Jasha Hafiz
, jasha!”


Dhe
fill pas kėtyre brohoritjeve tė mėdha publike , Hafizi dhe Hafizat
tjerė qė do t’ u pėrmendet emri pėrmes mikrofonit,
do t’ i nxjerrin portofolet e tyre “tė trasha” dhe do t’ i
qerasin kėngėtarėt me para deri nė centin e fundit tė xhepit tė
tyre, vetėm e vetėm qė para masės sė dasmorėve tė tregohen se
janė “kavalierė” dhe “pasanikė”!


Pra,
siē po shihet degradimi , nėpėrkėmbja dhe asimilimi i vlerave
tona kulturore , jo rrallė shpėrblehet edhe me para !


Gjilan, mė
12 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
Anėtarė i Avancuar

Lokacioni: Gjermani
Postime: 2796
Kyējet nė forum: 7236
Regjistruar mė: 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi