Fillimet e letėrsisė shqiptare. Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fillimet e letėrsisė shqiptare. Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 12 Sep 2009, 5:58 pm

Libri i parė shqip qė njihet deri mė sot ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta qė flasin se fillimet e shkrimit shqip e tė letėrsisė shqiptare duhet tė jenė mė tė hershme se shek. XVI. Vetė trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhės nė veprėn e Gjon Buzukut dėshmon se ajo duhet tė ketė trashėguar njė traditė para saj. Njė dėshmi tjetėr e tėrthortė vjen prej klerikut frėng Gulielmi i Adės (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afėr jetėn e banorėve tė kėtyre trojeve. Nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės, Filipi VI Valua, nė vitin 1332, Guljelmi ndėr tė tjera shkruan: “Sado qė arbrit kanė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprapė, ata kanė nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine”.
Po ashtu Marin Barleci nė veprėn e tij “Rrethimi i Shkodrės” (De obsi-dione Scodrensi), botuar nė Venedik mė 1505, thotė se ka pasur nė dorė kronika qė flasin pėr rindėrtimin e atij qyteti tė shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th nė gjuhėn e vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton mė 1601 se nė Kalabri arbėreshėt i kanė arbėrisht shėrbesat fetare dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se kėtė traditė ata duhet ta kenė marrė me vete nga Shqipėria, sepse nuk mund ta krijonin vetė aq shpejt nė kushtet e mėrgimit tė tyre tė rėndė.
Deri mė sot njihen vetėm tri dokumente tė shqipes sė shkruar nė shek. XV ose diēka mė herėt.
I pari dokument i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė “Formula e pagėzimit” dhe i takon vitit 1462. Ėshtė njė formulė e shkurtėr fetare e shkruar shqip, brenda njė teksti latinisht, tė hartuar prej kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut. Nė qarkoren qė u dėrgon vartėsve tė tij tė klerit katolik, ai lejon qė prindėrit shqiptarė, nė rast nevoje, kur nuk mund t`i pagėzonin fėmijėt nė kishė, mund t`i pagėzonin vetė duke pėrdorur kėtė formulė: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė birit e tė shpirtit shenjtė). Kjo frazė ėshtė shkruar nė alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
Dokumenti i dytė i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė “Fjalorthi” i Arnold Von Harfit, i vitit 1496. Ky udhėtar gjerman, gjatė njė udhėtimi nė viset shqiptare, pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė shqipe, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri 10, dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht.
I treti dokument i shqipes sė shkruar qė njihet me emrin “Perikopeja e ungjillit tė pashkėve”, ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos brenda njė mbishkrimi greqisht tė shek. XIV. Fragmentet shqip s`kanė lidhje me dorėshkrimin greqisht dhe dijetarėt mendojnė se ky dorėshkrim mund tė jetė i fundit tė shek. XV ose i fillimit tė shek. XVI. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabetin grek.
Shqipja dokumentohet kėshtu e shkruar qė nė shek. XV nė dy dialektet e saj kryesore dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek. Kjo ėshtė njė dėshmi se kultura shqiptare dhe jeta shpirtėrore konfesionale nė Shqipėri zhvillohej nėn ndikimin e kulturės latine-katolike, dhe tė kulturės bizantine-ortodokse.

Kle@Love
Super Anėtarė
Super Anėtarė

Lokacioni Lokacioni: Durres
Gjinia Gjinia: Female
Postime Postime: 6772
Poenat Poenat: 10610
Regjistrimi Regjistrimi: 15/01/2009
Profesioni Profesioni: Arkitekte
Sh. e Horoskopit Sh. e Horoskopit: Cancer

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi