Koha e kalimit nga ilirishtja nė shqipen e lashtė (arbėrishten) 5 5 1

Koha e kalimit nga ilirishtja nė shqipen e lashtė (arbėrishten)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koha e kalimit nga ilirishtja nė shqipen e lashtė (arbėrishten)

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 12 Sep 2009, 5:59 pm

Pėrfshirja e trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve nė Perandorinė Bizantine mė 395 solli si pasojė, ndėr tė tjera, edhe dobėsimin e shkallėshkallshėm tė ndikimit perėndimor (romak). Pėr mė tepėr, duke qenė nė periferi tė Perandorisė Bizantine, edhe pushteti qendror i Bizantit mbi kėto treva erdhi duke u dobėsuar dalėngadalė. Kėto rrethana bėnė tė mundur qė popullsitė vendėse tė kėtyre trevave t’i shtonin e t’i forconin kontaktet dhe marrėdhėniet e drejtpėrdrejta midis tyre. Si rrjedhim, jo vetėm qė u ndėrpre procesi i romanizimit tė mėtejshėm tė atyre popullsive, por u zhvillua edhe njė rrymė konvergjence, e cila ēoi nė riafrimin dhe konsolidimin e tė folmeve tė tyre. Kėshtu, u zhvillua mė tej, ndėr tė tjera, edhe prirja pėr ndryshime me karakter tė pėrgjithshėm dhe dialektor, qė kishte nisur tė shfaqej qysh nė periudhėn e fundit tė lashtėsisė nė tė folmet e stėrgjyshėrve tė shqiptarėve. Ėshtė fjala pėr ndryshime tė tilla, qė hapėn rrugėn pėr kalimin e shkallėshkallshėm nga parashqipja a ilirishtja jugore nė njė gjuhė cilėsisht tė re, qė po e quajmė shqipja e lashtė a arbėrishtja. Ky kalim, pas gjithė gjasash, ėshtė kryer gjatė shek. IV-VI tė e. sonė, kur ishin pėrfunduar disa dukuri me karakter tė pėrgjithshėm apo dialektor, qė janė karakteristike pėr gjuhėn shqipe dhe dialektet e saj. Ndėr kėto dukuri me karakter mbarėshqiptar mund tė pėrmenden shfaqja e zanores /y/ dhe e zanores /ė/ tė patheksuar, krijimi i kundėrvėnies lakim i pashquar ~ lakim i shquar me shfaqjen e nyjės sė prapme shquese etj. Po gjatė asaj periudhe nė dialektin jugor ėshtė shfaqur zanorja /ė-/ e theksuar para njė bashkėtingėlloreje hundore (khs. nanė ~ nėnė, banj ~ bėnj etj.), si edhe rotacizmi, d.m.th. ndėrrimi /-n-/ > /-r-/ nė pozicion ndėrzanor (khs. venė ~ verė, danė ~ darė etj.). Qė tė dyja kėto dukuri janė shfaqur qysh para dyndjeve sllave, d.m.th. para shek. VII e kjo dėshmon se nė kohėn e ardhjes sė sllavėve nė kėto anė ata gjetėn aty njė popullsi, qė fliste njė gjuhė tė ndarė nė dy dialekte kryesore.
Por pyetjes se qė kur flitej kjo gjuhė nė kėto treva, i janė dhėnė pėrgjigje tė ndryshme. Disa dijetarė kanė shprehur mendimin se stėrgjyshėrit e shqiptarėve janė vendosur nė brigjet lindore tė Adriatikut dhe tė Jonit, duke u shpėrngulur, pa u vėnė re, nga vise mė lindore tė Ballkanit pak para apo pas ardhjes sė sllavėve nė Ballkan. Por shumica e studiuesve nuk janė pajtuar me kėtė mendim dhe kanė parashtruar njė varg argumentesh, qė nė vija tė pėrgjithshme u vunė nė dukje te Gjuha e ilirėve. Mjafton tė pėrmendet kėtu fakti qė nė gjuhėn shqipe kanė mbijetuar edhe huazime nga greqishtja e vjetėr, si mokėn/mokėr, lakėn/lakėr etj.; kėto huazime e kanė burimin nė dialektin dorik, qė flitej nė Greqinė Veriperėndimore si edhe nė kolonitė greke tė Adriatikut. Nė gjuhėn shqipe ka edhe huazime shumė tė hershme nga latinishtja, gjė qė dėshmon pėr pushtimin shumė tė hershėm romak tė trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve. Prania e huazimeve nga greqishtja e vjetėr dhe nga latinishtja e hershme dėshmon qartė se stėrgjyshėrit e shqiptarėve qysh nė lashtėsi kanė qenė fqinjėt e grekėve tė vjetėr dhe nga tė nėnshtruarit mė tė hershėm tė Perandorisė Romake nė Ballkan.
Rrethanat e reja qė u krijuan pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, sollėn si pasojė edhe ndryshime tė rėndėsishme nė emėrtimin e popullsive tė Ilirisė Jugore si midis tyre, ashtu edhe nga tė huajt. Kėshtu, nisi tė pėrgjithėsohej dalėngadalė midis popullsive autoktone emri Arbėn/Arbėr dhe fjalėt e prejardhura (i) arbėn-esh/arbėr-esh dhe arbėn-isht/arbėr-isht, pėr tė emėrtuar pėrkatėsisht vendbanimin, banorin dhe gjuhėn e tyre tė pėrbashkėt. Mbi kėtė bazė edhe tė huajt nisėn tė pėrdornin emėrtimet Arbania/Albania, arban-ensis/albanen-sis (latinėt), Arvan-on, arvan-it-is (grekėt), Raban < Arban dhe Arė-banas (sllavėt), kurse turqit mė vonė, nėn ndikimin e greqishtes, pėrdorėn trajtat arnaut dhe Arnautlluk.
Tė gjitha kėto emėrtime e kanė burimin tek emri i popullsisė ilire tė Alban-ėve, a mė saktė tė Arban-ėve, qė nė dokumentet e shkruara dėshmohet pėr herė tė parė nė shek. II tė erės sė re, kur Ptolemeu i Aleksandrisė nė veprėn e tij Geografia, libri III, 12, shkruan: “Nė tokėn e albanėve (Albanoi), Albanopolis”. Popullsia ilire e albanėve a arbanėve banonte nė njė trevė nė lindje tė Durrėsit. Por pas Ptolemeut emri Arban a Alban nė burime tė shkruara del vetėm nė shek. XI, kur pėrmendet nga Mihal Ataliati (1040) dhe Ana Komnena (1081), pėr tė emėrtuar treva tė Shqipėrisė sė Mesme (shih Acta et Diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I). Madje, nė kėtė vepėr, (I, faqe III) pohohet: “Nė burimet bizantine tė shek. XI Alvanon/Arvanon shenjon krahinat malore, qė gjenden ndėrmjet Shkodrės, Durrėsit, Ohrit dhe Prizrenit…”. Kuptohet vetiu qė njė shtrirje e tillė e kėtij emri gjeografik duhet tė jetė mė e hershme se shek. XI.
Pra, emri Arban a Alban, i shqiptuar nga banorėt vendės Arbėn(ė) me theksin mbi rrokjen nistore, nė pėrputhje me rregullsitė e theksimit tė emrave shumėrrokėsh nė shqipen e lashtė, ashtu si Durrės < Dyrrhachion, Ishėm < Isamnus etj., duhet tė jetė shtrirė qysh mjaft kohė para shek. XI nė viset nė veri edhe nė jug tė trevės sė banuar nė lashtėsi nga popullsia ilire e Arbanėve a Albanėve. Pėr kėtė dėshmojnė, ndėr tė tjera: 1. K. Jireēeku pohon se trevat e Shqipėrisė sė sotme nė kohė tė mesme sllavėt i kanė quajtur Raban < Arban a Arėban-as dhe gjuhėn pėrkatėse rabėnė-ski. Tė kihet parasysh edhe njė dokument i shek. XIII, ku bėhet fjalė pėr njė ndodhi nė njė fshat afėr Raguzės dhe ku njė dėshmitar pohon: “Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn albanesca.” 2. Nė dialektin jugor emri Arbėn(ė) del nė trajtėn Arbėr(ė) me shndėrrimin e /-n-/-sė ndėrzanore nė /-r-/, ashtu si te Vlonė ~ Vlorė, venė ~ verė etj. Dhe nė pėrgjithėsi ėshtė pranuar qė ky ndėrrim fonetik (rotacizmi) nuk i ka prekur huazimet sllave tė shqipes, pra, ėshtė vėrtetuar para depėrtimit tė sllavizmave nė shqipe. 3. Nė dokumentet e gjuhėve fqinje tė shekujve tė parė tė mijėvjeēarit tė dytė tė erės sonė shqiptarėt, pa dallim krahine, pėrmenden me trajta fjalėsh, qė lidhen me emrin e lashtė Arban a Alban (shih kėtu mė sipėr).
Shtrirja dhe pėrgjithėsimi i hershėm i emrit Arbėn/Arbėr nė trevat e ndryshme, ku flitej arbėnisht/arbėrisht, dėshmon pėr njė vetėdijshmėri tė atyre qė flisnin kėtė gjuhė, se i pėrkisnin njė etnosi tė vetėm. Siē pohon A. Buda, “Kjo ishte njė dukuri qė nuk kishte tė bėnte me pushtime, por me krijimin e njė bashkėsie ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore tė pėrbėrė nga trevat historike tė shqiptarėve. Fakti se me emrin e njėjtė etnik Arbėn shqiptarėt emėrtohen nė mėnyrė tė njėjtė si nga burimet mesjetare tė hershme greko-bizantine (shek. XI e kėndej), nga burimet perėndimore tė sė njėjtės periudhė, si edhe nga ato serbe e bullgare (shek. XII-XIII), pavarėsisht nėse ishte fjala pėr trevat mė jugore apo mė veriore e lindore shqiptare, tregon tashmė pėr konsolidimin e tipareve tė kėsaj bashkėsie etnike nė etapėn e saj mė tė lartė, si “kombėsi”, proces i pasqyruar pikėrisht nė kėtė emėrtim tė pėrbashkėt”.
Faktorėt qė do tė kenė ndikuar nė pėrhapjen dhe pėrgjithėsimin e emrit Arbėn/Arbėr dhe tė fjalėve tė prejardhura (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht nė veri dhe nė jug tė viseve ku banonte fisi ilir i Arbanėve, mbeten tė paqartė. Ndėr kėta faktorė mund tė kenė qenė ndoshta edhe pozicioni gjeografik i atij fisi dhe marrėdhėniet e tij me banorėt e trevave tė tjera, ku popullsia flisnin tė njėjtėn gjuhė. Por fjalėt Arbėn/Arbėr, i arbėnesh/i arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht gjatė shekujve tė fundit kanė dalė jashtė pėrdorimit nė Shqipėri dhe kanė mbetur nė pėrdorim pothuaj vetėm tek arbėreshėt e Italisė dhe nė njė numėr tė kufizuar fshatrash tė krahinave tė Vlorės e tė Kurveleshit. Edhe arbėreshėt e Greqisė gjatė shekullit tė fundit po quhen arvanit-as, sipas greqishtes arvanit-is, qė e ka burimin tek Arban (me shndėrrimin e rregullt /-b-/ > /-v-/ tė greqishtes). Gjithsesi, tek autorėt e vjetėr veriorė tė shek. XVI-XVII, fjalėt Arbėn dhe i arbėnesh/e arbėnesh-e ndeshen rregullisht dhe vetėm gjatė shekujve tė fundit ato kanė ardhur duke u zėvendėsuar gjithandej nė trevat e banuara nga shqiptarėt me fjalėt shqip, shqip-tar,Shqip-ėni/Shqip-ėri.

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6763
Kyējet nė forum: 12009
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koha e kalimit nga ilirishtja nė shqipen e lashtė (arbėrishten)

Mesazh nga Vizitor prej Sat 12 Sep 2009, 7:51 pm

Interesant shkrimi Klea, por nga librat historik qe kam lexuar permendet pothuajse qe gjuha shqipe qe flitet sot ngajn me gjuhe te huaj me ate qe flsinin iliret.Jam perpjekur te mesoj me hollesi si ndryshoi ajo pothuajse e tera?Ketu permenden vetem disa lakime dhe ato pak fjale qe dhe sot perdoren ne disa qytete dhe fshatra te jugut.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi