Femijet e sotem551

Femijet e sotem

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Femijet e sotem

Mesazh nga Vizitor prej Wed 16 Sep 2009, 11:37 am

Femijet e sotem te ndare ne dy grupe: femije te dixhitalizuar dhe femije te rritur.Do doja te diskutonim nese eshte kjo femijeria qe duam ose kemi dashur tu oferojme femijeve.Sot femijet mesojne po nuk edukohen.Ambjenti qe i rrethon i ben me te mprehte por jo me te thelle.Cilat jane lojerat qe bejne femijet ne kohen e lire?Kompjuter, tv.Shume pak lexim, shume pak, lojra te organizuara ne natyre, shume pak shetitje.Ku po rriten femijet tane?Shif perqark ne qytete te medha, kopsht zoologjik i betonuar.Femijet sot nuk e stermundojne veten per lojra.Mjafton te klikojne , te marrin telekomanden dhe kenaqesia ju dhurohet vetem me nje klik.Nuk di te them nese kjo i ben mire botes se tij.Shikojme pak femijerine tone, te mbledhur grumbull organizonim lloj lloj lojerash, gjithe lagjia gelonte nga brohorimat tona, sot zhurme makinash, pluhur, pallate shumekateshe.Ne me pare lodrat i benim vet, dy guzhineta, nje dhoge druri dhe fluturonim mbi te.Sa keq me vjen qe femijet sot nuk jane aspak krijues.Femije qe ndjekin politiken, qe mesojne permendesh tekste kengesh per te rritur dhe nuk kane fare interes te shohin festivalin e femijve.Nuk di cfare mendojne prindrit per kete fenomen, por mendoj qe shume jane te kenaqur qe femija nuk eshte jashte, por brenda duke u kthyer ne virtual.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet e sotem

Mesazh nga olsaaa prej Wed 16 Sep 2009, 12:31 pm

po nisem nga fakit se si prindi kujdes per femije qe kan ne nje menyr ja ben qefi se ca ata deshiron siq e ceki edhe arla me nal pc tv kaloj me shum kohen se sa duke lexu ndonje veper apo edhe ndonje prrall apo qoft edhe ato libra e perditshme qe ju ka ven mesusi me vjen keq te them se femije e sod shum pak lezoj me shum rrin ne pc duk lozur me lojna kompjuterike se sa ne ato ne realitet ju lutem te gjith prindrve se sa me shum te komunikoj me femijet e tyre edhe te ju japim sqarime rreth femir edhe rreth gjerav qe ata duhent ti ken sipas moshes qe kan

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://www.youtube.com/watch?v=b3H4P7zvsXk

TE DUA ZEMRA IME E VOGEL

olsaaa
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Prishtina
Postime: 1552
Kyējet nė forum: 7318
Regjistruar mė: 25/08/2009
Profesioni: Juriste

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet e sotem

Mesazh nga lindushi prej Sun 14 Mar 2010, 6:01 pm

Natyra e femijeve te sotem eshte unike. Ata nuk kane piken e lidhjes me prinderit tane kur ishin femije. Sigurisht qe eshte e vertete se keta femije rriten nen nje ambjent tjeter me te evoluar, por, nuk perputhen aspak me Ne. Femijet e sotem e kane kuptuar se jane ndryshe dhe cuditen pa mase teksa na shohin qe jemi keshtu.
Cfare eshte nje femije sot? Ne rradhe te pare eshte ndryshe ne menyre absolute per arsye se paraqesin disa atribute psikologjike dhe adoptojne nje model sjelljeje te pa dokumetuar me perpara.
Ky model sjelljeje permbledh disa faktore unik, te cilet i sugjerojne atyre qe jane ne marredhenie te drejteperdrejte me ta (ne vecanti priderit) te ndryshojne menyren se si i trajtojne dhe i edukojne me qellimin qe te arrihet nje ekuiliber. Lum ata prinder qe e kane kuptuar kete gje.

lindushi
Anėtarė
Anėtarė

Postime: 69
Kyējet nė forum: 5154
Regjistruar mė: 10/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet e sotem

Mesazh nga Naki prej Thu 08 Apr 2010, 5:17 pm

arla shkruajti:Sot femijet mesojne po nuk edukohen...
Me beri pershtypje kjo fjali. Me lejo te them nje gje. Femijet jane krijesa shume inteligjente dhe megjithese mund te mos e artikulojn edhe me fjale ne ate moment ate qe ndjejne apo perceptojne, ata jane ne gjendje qe ta kuptojne shume mire nese ti si prind u ke dhene te gjithe vemendjen qe ata kane nevoje apo thjesht u ke tundur koken kot, per tu bere qejfin. Femijet tane kane nevoje per te njejten vemendje si kur bejne detyrat e shkolles qe ua jep mesuesi/ja ashtu edhe kur mesojne qe te lyejne me boje kepucet e tyre. Atyre ju mjafton fakti qe kane vemendjen tone, nuk ka rendesi se cfare gjeje jane duke bere ata.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8640
Kyējet nė forum: 14232
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet e sotem

Mesazh nga Arni-y prej Thu 17 Jun 2010, 10:04 pm

Ku mund qė fėmiju i sontėm tė shohi pėrdhunime, vrasje, vrull nė trup tė vdekur dhe skena pornografike...? Nga do tė dinė se ēfarė dmth "sadist" dhe "pervers" ? Nga do kenė rastin tė shohin njeri tė vdekur i cili ngrihet nga varri, monstrum tė tmerrshėm, shpirt njeriu qė sillet pėr tė keqe...?
Natyrisht, pėrmes televizionit e kompjutorit.
Me ashtu skena tė "heronjėve", janė pėrplot filmat amerikan, ku, bashkėrisht dhe me shoqėrimin e prindėrve tė tyre, "kėnaqen" fėmijėt tanė nė to!
Nė kohė mė tė hershme, gjeneratat tona, kemi lozur mė fėmijėt e mėhallės si: "kokėsfshehur", "topi nė xhami", "kufiri", "ēelik", vajzat me: "lastik", "teze" etj.etj. ose i kemi pėrcjellur filmat vizatimorė, qė s'harrohen dot, si: "Borėbardha", "Pinokio", "Tomi dhe Xheri", "Kėsylkuqja", "Baljum baljum"... kurse sot, fėmijėt shohin filme vizatimorė si: "pokemon" e "Kanter"... qė me egėrsirat e tyre, mė shumė ngjajnė nė aksion apo thriler filme.
Po tė bėjmė njė krahasim pedagogjik pėr filmet vizatimorė tė kohės sonė, me ato tė sontmet, si: "Pinokio" me "Pokemon", do shohim se Pinokio ėshtė djalosh i ndėrtuar nga druri tė cilin i ndodhin shumė gjėra, por ai mundohet ta tejkaloj gjithė atė, por duke "gėnjyer" i rritet hunda... ndėrsa "Pokemon" janė " fėmijė tė rrezikshėm" qė mundohen tė venė drejtėsi, duke u rrahur me kundėrshtarėt nga gjitha anėt. Pėr mua ato nuk janė vetėm fėmijė tė rrezikshėm por njė grup i rrezikshėm. Nėse pėr Pinokion mund tė themi se ishte naiv, dhe nga gėnjeshtrat i "rritet hunda" - njė akt pozitiv pėr fėmijėt, nė pokemon pėrkundrazi, jetojnė krejtėsisht nė tjetėr botė, me ngjyra shumė tė hapura dhe frikėsuese, dhe me efektet e ngadalshme e tė rrahurave... -ku fėmisė i mundėson tė hyj nė botėn e ēudirave, maniakėve, vrasėsve, mafijashllėkut. Fėmiu pas atij filmi ka njė energji krejtėsisht tjetėr dhe pas epizodit tė nesėrm, ajo enregji i dyfishohet... dhe gjithėmonė deri sa tė rritet pak e fillon ti mėrziten ato filme, e ndjenė vet atė "kėnaqėsi" qė gjitėmonė i flen nė gjak. Nuk do frikėsohet mė nga asgjė, duke e udhėhequr ankthi vrasės deri nė vdekje!!!

Arni-y
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Shkup i Emathisė sė Illyrisė
Postime: 222
Kyējet nė forum: 5237
Regjistruar mė: 12/04/2010
Profesioni: student: i Fakultetit tė Arteve Dramatike - aktrim

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet e sotem

Mesazh nga Google prej Fri 01 Oct 2010, 12:51 pm

me preku pak kjo

femijet mesojn por nuk edukohen ............


qdo femij merr at qe i jep familja sidomos nena un kam dy djem iu ofroi gjith qka mundem po edhe qortimet e flakareshat si qes mas dore tani n kosov flakareshen po e permende menjiher te marrin per t keq po edhe flakaresha qe jipet me vend ka efektin e vet .



------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Google
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: prishtina city
Postime: 80
Kyējet nė forum: 4554
Regjistruar mė: 30/09/2010
Profesioni: instruktore

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet e sotem

Mesazh nga deti prej Fri 01 Oct 2010, 2:41 pm

Fatkeqesisht nuk jane si femijet e djeshem. Nga ana tjeter, nuk eshte e drejt ti fajesojme ata sepse ata nuk jane te ketille cfare jane sepse duan vet, por sepse dikush tjeter ua mundeson nje gjte te tille. Krahas prinderve dhe shkolles, eshte edhe shoqeria (rrethi) i cili ben ndikim te madh ne cilesite e tyre. Femjet ende nuk e kane personalitetin e tyre, jane te varur nga prinderit apo kujdestaret e tyre dhe mos angazhimi, mos puna dhe anashkalimi i tyre sjell situaten cfare e kemi sot me ta.
Femijet sot nuk jane kerkues sa duhet. Ata marrin gjera te gatshme, te servuara nga te tjeret. Me se paku jane vetvetja dhe gjithmone duan te jene si te tjeret. Jane te pa durueshem, te zhurmshem, nervozė, te ftohte, te lazdruar... Kane me pak edukate dhe me pak dine per miresjelljen.
p.s. sigurisht se ka perjashtime por emruesi i perbashket i shumices se tyre eshte kjo qe thash. Me kete i fajesoj edhe prinderit, e prind jam edhe vet.

deti
Administrator
Administrator

Shteti: Kosovė
Postime: 2018
Kyējet nė forum: 9643
Regjistruar mė: 19/06/2007
Profesioni: Ekonomist

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi