'Po vdiqe ē'i do paratė ?' - Afrika, kazan plehrash i Evropės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

'Po vdiqe ē'i do paratė ?' - Afrika, kazan plehrash i Evropės

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 22 Oct 2009, 6:39 pm

Makina, veshje apo kompjuter: shumė objekte qė njerėzit nuk i pėrdorin mė nė vendet e BE-sė dėrgohen nė vende nė zhvillim. Shumica pėrfundojnė nė Afrikė, e cila po kthehet gjithnjė e mė tepėr nė depo plehėrash e Evropės.

"Ankesat janė tė ndryshme - dhimbje koke, kruarje, ndjenjė sikur i shpon diēka nė hundė apo nė gjoks, tharje fyti, djegie sysh apo djegie lėkure. Po ka edhe raste tė rėnda si dhimbje barku apo hemoragji, hemoragji nga hunda dhe sa vjen e bėhet mė keq."

Henri Petigant, mjek nė Abixhan nė Bregun e Fildishtė. Tek ai vijnė shumė pacientė qė kanė thithur ajrin e shtėllungave tė helmėta qė qelbeshin erė vezėsh tė prishura. Pėr ditė tė tėra ato mbulonin nė pranverėn e vitit 2006 Abixhanin. Burimi i tyre janė rreth 500 tonė mbetje toksike nga njė rafinerai nafte meksikane, e cila u ble pėr njė ēmim shumė tė lartė prej sipėrmarrjes holandezo-zvicerane Trafigura, dhe dėrgohet ilegalisht me ēmime dumpingu tek njė tregtar nė Abixhan. Pėr Trafigurėn njė biznes me leverdi. Por prej konaktit me mbetjet toksike kanė gjetur vdekjen tė paktėn 17 vetė. Rreth 30 000 kanė pėsuar dėme tė rėnda shėndetsore. Trafigura ngul kėmbė qė mbetjet helmuese mund tė shkaktojnė mė e shumta simptmoma qė u ngjajnė atyre tė gripit.

Gjithėsesi kjo sipėrmarrje ka rėnė dakord me disa prej shoqatave tė viktimava dhe tė tė prekurve, qė t'u paguajė atyre njė dėmshpėrblim. Tė tjerė refuzojnė qė tė marrin dėmshpėrblimin dhe duan qė t'i shohin pėrgjegjėsit nė bankėn e tė akuzuarve. Ēėshtje nderi, thotė zėdhėnsja e shoqatės Hortense Guidam Lobo: "Ne nuk duam para. Paratė duhet tė shkojnė pėr shėrbimin shėndetsor, pėr ndėrtimin e spitaleve tė reja. Po vdiqe ē'i do paratė?"
Rreth 3000 tonė tokė e infektuar dhe e helmuar, e paketuar me thasė nė perėndim pret qė tė depozitohet nė Afrikė. Por Afrika nuk ėshtė vetėm, stacion pėr mbeturinat toksike nga Evropa dhe SHBA, por edhe varrezė pėr makinat. Ato automjete qė nuk pėrmbushin mė normat e sigurisė dhe tė ambientit nė Evropė dhe SHBA pėrfundojnė nė Afrikė. Disa vende kanė vėnė taksa tė larta pėr importimin e makinave tė vjetra, por kontrabanda lulėzon, sepse makinat e forta dhe tė lira vazhdojnė tė jenė tė kėrkuara nė Afrikė.
Afrika ėshtė shndėrruar njė kontinent tė mallrave tė pėrdorura, second-hand. Kjo vlen pėr edhe pėr kompjutera dhe pajisje tė tjera elektrike, si televizorė, apo frigoriferė qė sillen me kontejerė pėr nė Afrika. Ndėr to ka edhe shumė aparate qė nuk funksionojnė mė.
Nė botė ekziston njė ligj qė ndalon eksportin e aparateve elektrike jashtė pėrdorimit. Por kjo nuk vlen pėr mallrat e pėrdorura dhe pėr kėtė shumė tregtarė paketojnė bashkė me aparatet e pėrdorura qė janė nė rregull edhe tė tillė qė kanė dalė jashtė pėrdorimit, duke i deklaruar si mall second-hand. Kėshtu nė Afrikė fitohen para edhe me plehra tė tilla qė nė Evropė kushton shumė qė t'i elimonosh. Njė gjė e tillė ka pasoja katastrofale pėr Afrikėn, thotė Martin Besieux i organizatės Greenpeace: "Problemi ėshtė qė aparatet elektrikė pėrmbajnė edhe substanca shumė tė rrezikshme. Ato dėmtojnė si ambientin nė Afrikė edhe jetėn e njerėzve. Tė varfėrit pėrpiqen qė tė nxjerrin prej kėtyre aparateve metale tė caktuara dhe pėr kėtė i ngrohin ato. Nė kėtė moment ēlirohen substanca helmuese."
Edhe prej djegies sė materialeve plastike, tė kabllove apo tė mbėshtjellėseve tė ndryshme ēlirohen substanca tė tilla si plumb, zhivė apo dioksinė. Substanca kėto qė shkaktojnė kancer dhe qė helmojnė dalėngadalė si tokėn edhe njerėzit. Gjithėsesi falė aktiveteve tė Greenpeace ėshtė arritur tė ngrihet shkalla e ndėrgjegjėsimit tė industrisė pėr kėto probleme. Disa sipėrmarrje kanė marrė pėrsipėr qė t'i eliminojnė vetė aparatet e tyre qė dalin jashtė pėrdorimit. Kurse tė tjerė pėrpiqen qė tė mos pėrdorin nė prodhimet e tyre substanca tė rrezikshme. Tė paktėn njė fillim.

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6763
Kyējet nė forum: 12087
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

Shiko profilin e anėtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 'Po vdiqe ē'i do paratė ?' - Afrika, kazan plehrash i Evropės

Mesazh nga engji prej Wed 09 May 2012, 12:36 pm

uuuuuuuuuuuu sa keq

engji
Anėtarė

Lokacioni: i pa ditur
Postime: 47
Kyējet nė forum: 1285
Regjistruar mė: 07/05/2012
Profesioni: PIANISTE
Vėrejtjet:

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 'Po vdiqe ē'i do paratė ?' - Afrika, kazan plehrash i Evropės

Mesazh nga Njona prej Wed 07 Nov 2012, 5:29 pm

sa gjynah qe me vjen per afrikanet e gjore


Nese me duhet qe te zgjedh ne mes frymemarrjes dhe teje une do te shfrytezoja frymemarrjen time te fundit qe te te them TE DUA
(Mār'Gŭxīmīn Me'Godīt-Kŭnderšhtārīn Ńk'uhapźm-Ńrrug Po'iŃgrźj-Lapīdārin)

Njona
Anėtarė

Lokacioni: Ne zemrat e atyre qe ka erresire
Postime: 140
Kyējet nė forum: 821
Regjistruar mė: 07/11/2012
Profesioni: Maturante

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi