Edukata fetare element konstruktiv apo dekonstruktiv?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edukata fetare element konstruktiv apo dekonstruktiv?

Mesazh nga Kle@Love prej Fri 30 Oct 2009, 12:28 am

Debati mediatik mbi futjen e lėndės fetare nėpėr shkolla shqipe nuk ka tė ndalur, individ me backgrounde tė ndryshme mendojnė dhe mbrojnė me fanatizėm se njė gjė e tillė ėshtė nė kundėrshtim me etikėn kushtetuese tė vetė shtetit tonė. Lėnda e edukatės fetare nėpėr shkollat kosovare padyshim se do tė ishte njė element pragmatik, por nė anėn tjetėr do tė ishte njė element konstruktiv drejt ndalimit tė disa elementeve devijante tė cilat kohės sė fundit e kanė kapėluar shoqėrinė kosovare, e veēmas tė rinjėt shqiptarė. Ėshtė fakt qė bota tani gjithnjė e mė shumė ėshtė duke u globalizuar, shkenca, teknologjia dhe informatika kanė arritur njė hierarki piramidale e cila defacto tregon se njeriu modern dukshėm ka pėrparuar. Krahas, kėtij hiper – zhvillimi me proceset e sekularizmit, shekullarizmit, postmodernizmit etj, edhe religjioni si njė proces i ndjeshėm i shoqėrisė dukshėm ėshtė laicizuar. Nė kėtė kontekst vendi i celulės sė pėrhapjes sė laicizmit Franca, por edhe shtetet tjera janė duke kontribuar gjithnjė e mė shumė nė pėrmbushjen e objektivave drejt raporteve me organizatat fetare si institucione legjitime pėr organizimin e jetės dhe shėrbesave fetare. Shteti si shtet ėshtė i obliguar qė tė paktėn organizatat fetare t'i ndihmon financiarisht, nė kėtė mėnyrė duke kontribuar nė pėrmisimin e vetė kushteve tė qytetarėve tė atij shteti. Tek ne pėr habi, shohim tė kundėrtėn, madje shpesh flitet pėr raporte tė tolerancės dhe pėr njė bashkėpunim nė mes tė vetė institucioneve shtetėrore dhe organizatave fetare zyrtare, por kur jemi tek gjėrat madhore siē janė ; financimi i kėtyre organizatave dhe tashmė edhe futja e lėndės fetare nėpėr shkollat kosovare, gjėrat marrin njė kthesė tjetėr. Atėherė, shtrohet pyetja : Kujt po i pengon lėnda e edukatės fetare ? Kush fshihet pas kėsaj heshtje ? e cila heshtje si duket i dėrgon nė afekt disa nga individėt qė me fanatizėm mbrojnė egocentrizmin e tyre, se kjo ide nuk bėnė tė aprovohet. Njeriu pa komb dhe pa religjion ėshtė i verbėr, madje kėto dy elemente janė pjesė e identitetit tė vetė njeriut. Andaj, duke mos dashur tė bėjmė njė pėrkufizim shkollor lidhur me kombin, kombi ėshtė bashkėsi popullore – njerėzore qė paraqitet me lindjen e shoqėrisė qytetare si rezultat i ndryshimit historik i formave tė bashkimit tė njerėzve me qėllim tė zhvillimit dhe mbijetesės sė tyre qė e karakterizon : territori i pėrbashkėt, jeta e pėrbashkėt ekonomike, kultura specifike, religjioni i caktuar, por edhe gjuha qė sipas Karl Dojē – it pėrbėn elementin mė thelbėsor tė kombit. Mirėpo, edhe religjioni sikurse kombi ėshtė proces i ndjeshėm, ai (religjioni) ėshtė njė lidhje emocionale, shpirtėrore, motivuese, psikologjike, metafizike me njė fuqi mbinatyrore. Prandaj, nga ky prizėm shohim se kėto dy elemente janė procese tė ndjeshme, dhe si tė tilla meritojnė njė analizė tė thellė tė njė qasjeje holistike.

Pse edukata fetare nėpėr shkolla ?


Eskluziviteti i tėrė kėsaj mund tė jetė njė projeksion drejt asaj qė futja e lėndės fetare nė shkollat kosovare do tė ishte njė pragmatizėm, por edhe vetė nė interes tė qytetarėve. Sot, jemi dėshmitarė tė asaj qė nė shkollat tona shohim probleme tė shumta qė tani mė janė bėrė edhe rutinė, vlen tė hedhemi njė vėshtrim nė terren dhe do tė habitemi nga : rrahjet e shumta nė mes tė rinjėve, pėrdorimi i alkoolit pa masė, pėrdorimi i drogės, mosmbajtja e mėsimit si dhe shumė probleme tjera qė padyshim nuk do tė mjaftonin t'i thurim mė njė refleksion tė tillė me pak rreshta. Sė kėndejmi, duhet pohuar se futja e lėndės fetare nėpėr shkolla jo vetėm qė do tė mundėsonte tė rinjėve njė shmangie nga dukuritė negative, por secili nxėnės tė paktėn do tė mėsonte njė element inskluziv mbi religjionin e tij. Edukata fetare pėrbėn njė element konstruktiv jo vetėm pse neve na pėlqen tė theksojmė, por ėshtė njė realitet i cili e dėshmon kėtė, hulumtimet e shumta tregojnė qė futja e njė lėnde tė tillė, padyshim se do tė ishte njė hap i rėndėsishėm, por edhe njė hap drejt raporteve ndėrfetare. Shtetet e ndryshme qė nga Franca qė ėshtė djep i laicizmit e deri nė SHBA, tė gjitha pothuajse njė gjė tė tillė e kanė tė rregullar mė ligj. Prandaj, nėse njė shtet ėshtė laik ashtu siē ėshtė Kosovė, nuk do tė thotė qė tė mungon mėsimi fetar nėpėr shkolla, sepse tė gjitha shtetet laike njė gjė tė tillė nė parim e kanė, por edhe praktikojnė. Madje, njė gjė e tillė ėshtė edhe nė luginėn e Preshevės, gjė qė dėshmon qartė se mėsimi fetar ėshtė njėri nga karakteristikat e vetė tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Nė Kosovė, edhe pse njė shumicė bukur e madhe me identitet islam mbi 90 % , ashkush nuk i pėrfillė fjalėt e tyre lidhur me futjen e lėndės fetare nė shkolla, gjė qė tregon se shumica diskriminohet nė shumė raste. Madje, fanatikėt qė mbrojnė me kėmbėngulje idetė e ateizmit theksojnė se pikėrisht ISLAMI na ka lėnė mbrapa, e qė realiteti tregon tė kundėrtėn, pra qė ata vetveten e kanė lėnė mbrapa. Vetėm nėse ia hedhim njė vėshtrim historisė, shohim se kur jemi tė religjioni Islam, Islami nė trojet shqiptare nuk ėshtė ardhur mė dhunė ashtu siē predentojnė disa historian, por konvertimi i shqiptarėve ka ndodhur nė mėnyrė vullnetare, tė paktėn kėtė e dėshmon historia. Andaj, individ tė ndryshėm, islamo-fob etj, tentojnė qė tė nxjerrin justifikime tė ndryshme, duke etiketuar shumicėn muslimane nė Kosovė, vetėm e vetėm pėr njollosje, madje teoria e etiketimit thotė : qė njerėzit ndryshojnė kur e dinė se si tė tjerėt do tė reagojnė me sjelljen e tyre, qė tregon qartė se nė disa momente njerėzit janė tė prirur tė ndryshojnė nė mėnyra tė ndryshme, por edhe pėr pėrfitime tė tyre personale. Egocentrizmi dhe narcizmi tejet i lartė i shumė individėve tregon kompleksin e inferioritetit nė raport me tė tjerėt e sidomos me shumicėn muslimane. Kėtu duhet theksuar se edukata fetare nuk ka tė bėjė asgjė vetėm mė njėrin religjion por, nė esencė me tė gjitha konfensionet fetare tė cilat ekzistojnė nė Kosovė.

Nėse jemi shtet laik, nuk do tė thotė qė skemi tė drejtė futjen e edukatės fetare nėpėr shkolla?

Euforizmi i tepruar, narcizmi, por edhe egoizmi relativ kanė bėrė tė mundur qė disa gjėra nė terren edhe tė hiper-zmadhohen, madje tė marrin konotacion negativ nė raport me religjionin. Procesi i laicizmit si duket po keqkuptohet dhe po keqinterpretohet nė versione tė ndryshme. Sipas sociologut bashkėkohor Anthony Giddens " laicizmi paraqet procesin nėpėrmjet tė cilit feja e humb ndikimin e saj nė sfera tė ndryshme tė jetės sociale " . Pra, laicizmi ka tė bėjė mė shkėputjen e fesė nga shteti (teokracia) dhe shtetit nga feja (totalitarizmi). Andaj, nė kėtė drejtim laicizmi nuk do tė thotė qė populli nuk ka drejtė tė fusė nė shkolla lėndėn qė ka tė bėjė me konfensionin e tyre fetar, por laicizmi ėshtė procesi ku ka pluralizėm dhe pikėrisht pas revulucionit frances 1789 erdhi, sepse u pa qė ishte e nevojshme njė pluralizėm, njė demokratizim i cili popullit do t'i mundėsonte njė pluralizėm, njė mozaik, njė shumėllojshmėri tė kulturave, religjioneve, grupeve etnike, etj. Megjithėatė, duhet theksuar se shteti laik jep pėrkrahje institucioneve fetare, nuk i kontrollon, por i financon ato, sepse janė nė shėrbim tė komuniteteve fetare tė cilat jetojnė po nė atė shtet. Kosova tashmė ėshtė pavarėsuar dhe ėshtė duke ecur me hapa tė sigurt drejt mekanizmave EuroAtlantik, ka njė kushtetutė moderne, andaj edhe nė kushtetutė nė nenin 8 thuhet : " Republika e Kosovės ėshtė shtet laik dhe neutral nė ēėshtje tė besimeve fetare ". Pra, edhe nga ky ,,Nen'' tregon qartė qė edhe pse ėshtė shtet laik nė ēėshtje tė besimit nuk pėrzihet deri nė atė moment qė njė organizatė e caktuar fetare bien ndesh me normat, vlerat, dhe ligjet e vetė shtetit kosovar. Mirėpo, nė shumicėn e vendeve demokratike si Zvicra, Italia, SHBA-atė etj, ekziston e ashtuquajtura ,,Inciativa qytetare '' , ku qytetarėt japin mendimin e tyre lidhur me proceset aktuale, preokupimet dhe mendimet e ndryshme, sepse nė fund tė fundit mė votėn e qytetarėve ato institucione ekzistojnė. Nė kėtė drejtim duhet pohuar se edhe pse tek ne njė gjė e tillė nuk ekziston, sipas deklaratės sė drejtave dhe lirive universale ėshtė e drejt e njerėzve qė i takojnė njė konfensioni tė caktuar fetar tė kėrkojnė tė drejtat e tyre, e nė kėtė rast tė kėrkojnė futjen e edukatės fetare nėpėr shkolla. Prandaj, procesi i laicizmit nuk ndalon njė gjė tė tillė, madje shumica e vetė shteteve laike e kanė tė rregullar qė herėt kėtė element. Kėshtu, qė nga prizmi sociologjik mund tė themi se lėnda fetare jo vetėm qė integron shoqėrinė nė njė element pragmatizmi, por krijon edhe njė kohezion social, madje edhe vetė edukata fetare ėshtė pjesė e identitetit, dhe normalisht qė luan njė funksion nė shoqėri, ose tė pakten krijon njė vetėdijėsim tek secili nxėnės pėr konfensionin e tij fetar, pavarėsisht se cilit besim i pėrket.

Si Pėrfundim, mund tė themi se varėsisht nga elementet egocentrike, narcizoide, tė shumė kundėrshtarėve tė kėsaj ideje, edukata fetare nuk ėshtė asgjė nė kundėrshtim me ligjin apo kundėr konfensioneve tjera, por nė anėn tjetėr ėshtė njė element me rėndėsi nė vetė jetėn e individit, madje nė aspektin psiko-social ndikon nė personalitetin e vetė individit. Duke marrėparasysh, dinamikėn e shpejtė tė jetės, globalizmin, procesin e sekularizmit, proceset radikale tė liberalizmit, konkurenca e tregut tė lirė si dhe vetė jetėn post-moderne apo atė qė Giddens e quan ,,Modernitet i lartė'', jemi dėshmitarė qė krahas kėtyre proceseve, po shohim qė ēdo ditė rinia (e sidomos nxėnėsit) ballafaqohen me shumė probleme, duke u nisur qė nga : delikuenca, alkooli, drogat e ndryshme, humbja e imazhit dhe vlerės sė femrės, por edhe probleme tjera. Andaj, edukata fetare nėpėr shkolla nuk mundet qė kėto t'i ndalon, por tė pakten mundet tė krijon njė vetėdijsim tek ta, e kjo do tė thotė qė nėse nxėnėsit mėsojnė pėr konfensionin e tyre fetar nuk do tė thotė qė do tė bėhen Prijės fetar, Priftėrinjė, Hoxhallarė apo Pastor, por sikurse nė ēdo shoqėri demokratike – laike edhe kėtu secili do tė ketė qasje mbi konfensionin e tij fetar. Madje, njė gjė e tillė mund tė bėhet edhe nė kuadėr tė lėndės sė kulturės fetare apo edhe tė lėndės sė edukatės qytetare, sepse nuk paraqet ndonjė rrezik potencial pėr shoqėrinė kosovare.



Autori ėshtė aktualisht Master nė Sociologji

Kle@Love
Super Anėtarė

Lokacioni: Durres
Postime: 6765
Kyējet nė forum: 10903
Regjistruar mė: 15/01/2009
Profesioni: Arkitekte
Vėrejtjet:

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi